Ndër reagimet më interesante pas arrestimit të Fullanit, ishte ai i avokat Spartak Ngjelës.
Në pak rreshta, ai ka mëshuar faktit se vjedhja ka përfshirë dhe kokat drejtuese të Bankës, derisa dy prej tyre, Fullani e Golemi, vihen njëherësh në pranga.
Dhe sipas avokat Ngjelës, është një vjedhje që shkon tej një zelli e veprimi ordiner të një nëpunësi për të përvetësuar shuma parash, meqë ka një çelës në dorë.
Aludimi i avokatit është se ajo ka përfshirë shumë struktura, edhe ato më të lartat, ku qëndron dhe vetë Fullani.
Dhe shprehja e Ngjelës se Fullani duhet të pendohet dhe të tregojë të implikuarit, na vizaton në imagjinatë një njeri në dhomën e torturave, që i bëhet presion për të folur e rrëfyer çfarë mban të fshehtë.
Tek ne shqiptarët, kjo imagjinatë lidhet më së shumti me figurën e komunistit të rënë në duart e armikut, i cili rrihet e torturohet mizorisht në qeli të errëta, pa pranuar kursesi që të tregojë se ku fshihen shokët, me kë i preu telat e telefonit apo i ngjiti traktet, apo se ku ndodhet bazat e njësiteve guerrile.
Por ai, i cfilitur e plot dhembje në trup, qëndron heroikisht pa u dorëzuar ndaj dhunës së egër që ushtrohet mbi të.
Kështu dhe Fullanit, duhet t`i kërkohet të tregojë se kush janë bashkëpunëtorët e tjerë në vjedhje dhe se në ç`xhepa kanë përfunduar milionat e grabitura.
Por sipas skemës së avokat Ngjelës, më parë atij i duhet të pendohet. Sigurisht që Fullani nuk është në ato kushte kur i lidhur me zinxhir e me rroba të shqyera, një xhelat i vërtit kamzhikun para fytyrës.
Përkundrazi, ai është i mundur të vijojë të ushqehet vençe dhe aty, të qëndrojë me kostum e kravatë, e të lëshojë në gushë parfumin e markës iks, për t`u ndjerë sadopak me vlerë nën duhmën e rëndë të qelisë.
Shpresa mbetet që, jo një virtyt, por një dobësi karakteriale, ta çojë drejt asaj që kërkon Ngjela, në variantin:
-“Tregoi drejtorit se kush i hodhi traktet në klasë?”
-“hëhë..Genci..hë..dhe Agimi!”
E.Hoxha

Kushedi sa trakte jane hedhur!
JO NUK I TREGON SE E REF MAMI SALIU ME PLUMB BALLIT??
Genci duhet te tregoje ku jane shtypur traktet dhe kush eshte koka qe drejton traktaxhinjte.
Pirth mace perona i thon kesaj pune qe na thot ky zotnia avokat.
Gazetari qe bene pyetje? Me shume me pelqejne komentet e komentuesave qe sa vine e po e kuptojne kurthin ku ndohet shqiperia. Kurthi eshte demokrazia dhe sistemi kapitalist qe eshte duke dhene shpirt. Ky sistem qe nuk prodhon vlera , dhe pasuron vetem nje pakice te popullsise , qe po i privatizon cdo gje shoqerise , vetem ajrin nuk ka privatizuar , por qe nuk eshte cudi qe edhe per ajrin nje dite te paguajme takse, dite te veshtira kemi kaluar ,dhe te veshtira do te kalojme. Ku rinia me nga tre diplloma nuk ka te arthme dhe siguri per jeten………… Ky sistem qe e bazon ekonomine ne shifra, numra, duke luajtur bixhoz ne bursa , dhe jo ne ekonomine reale.
TRAKTET QE KA HEDHUR FULLANI ME SHOKET E TIJ KOMUNISTE MATEN ME 7 MILOINE USD NESE I BESOJME BANKES SE SHTETIT.
Por mund te jene edhe shume me teper po t’i besojme versionit te avokat Ngjeles qe i njeh mire nga brenda zullumqaret e edukuar dhe stervitur tek Partia e Punes. Prandaj edhe Prokuroria duhet te hapi syte dhe zbiriloje me kujdes se ku kane ikur LEKAT e shqyptareve, ndryshe Edi Rama do te duhet t’i kerkoje nje kredi te re FMN dhe BB per te mbyllur BRIMEN e ZEZE ne Buxhet dhe ne Thesarin e Shtetit.
Ketu jane vjedhur shuma te medha. Nuk ka per tu gjendur kurre. Sa para jane future kush e di? Sa para jane djegur kush e di? Sa para ka ndare fullani me Berishen ? Kush e di? Sa ka ndare me bankat e nivelit te dyte ? Kush e di? pse u vra Artan Santo? E di Fullani me Berishen dhe Mafia berishiane! Pa u futur Berisha ne burg asgje nuk fillon te regullohet ne Shqiperi!
asgje spo ndryshon dhe pas ardhjes ne KM te rilindasit mavri piktorit megalloman,qe di vetem te beje selfie,qe mendon se do ndryshojne gjerat me veterjedhje.
DUHET TJETER HETUES E PROKUROR PER TE SHKUAR TEK RRJETI DHE PARAT. KY PROKUROR DUHET TE NDRROI PIKESEPARI AKUZEN NDAJ GUVERNATORIT DHE INSPEKTORES. PROVAT I KA . PER CFARE ARESYESH NUK KE EMRUAR GUVERN … TE DYTE PERSE KONTROLLET NUK KANE NXJERRE DIFERENCA E TJERA E TJERA . KETO KANE KRIJUAR SHESHIN PER TE VJEDHUR PER VETE PA VIDIO DHE NJE ARKATARE E KANE FIMUAR NE VIDIO …….. KUJT JA SHESIN KETO FILMA /…………….. SHUME POSHTE NIVELI I HETIMIT , ME MIRE I DI POPULLI HAJDUTET SE KETO QE BEJNE HETIMIN , KETO JANE NE GOVATE …………..
Me pelqen shume paralelizma qe nderton artikullshkruesi por do ti sugjeroje se Fullhajni eshte ne anen e Xhelateve i kapur nga komunistet ku ne vend te torturave ç’njerezore i japin edhe buke edhe uje edhe e parfumosin e ku pasketj duan te dijne e kush i vodhi parate e popullit, Saliu apo Mziu!Ndaj edhe hetimet siç u hapen do mbyllen pasi “Axha Sali” e ka porosit mos me tregue se shum shpejt ka me e lirue!Mbyllja e ketij artikulli duhet te ishte qe: Ai qe e perjshtoi nga shkolla ka me u pushue prej pune .Axha i ka gati “nastradinet” per veprim,i ka ba Tironc bathoreje,me prona,me pasuni.Nje fjale me than Ai dhe rezojne gjithe pyllin “Nastradinet”!
e bija e sales me lulin kush tjeter
kush i ka vjedhur traktet thuaj, se jane 7 milion trakte jeshile. ta zeme sikur keta hedhin ne qarkullim para te paregjistruar,kush e zbulon?