Kreu i BSPSH-së, Gëzim Kalaja, ka paralajmëruar një tjetër protestë të 8+1-shave të enjten; por nga kampi opozitar, nuk është artikuluar më një mbështetje me “trupa” si të premten e javës së kaluar. Kalaja nuk e fsheh faktin se 8+1-shat janë ashiqare të paligjshëm, por me një (a)logjikë alla shqiptare, frymëzuese dhe dominuese e gjithë rrumpallhanes së tranzicionit në çdo lëmë, ai përligj këtë paligjshmëri, me një thënie trullosëse për çdo mendje normale: “Ligji, të cilin kjo Qeveri kërkon ta zbatojë, nuk e kanë zbatuar 4 kryeministra”!!!
Kalaja i referohet vitit 1999 ku flet për ligjin, por siç tregon dokumenti i mësipërm, në bazë të këtij ligji, është një udhëzim i vitit 2005, me firmë e vulë të ministrit të atëhershëm të Transporteve, Lulzim Basha, ku shkruhet qartë e saktë mbi kthimin bosh të taksive, ku përfshihen dhe 8+1-shat. Është pra udhëzimi i lëshuar nga ai që sot mëton se po bie theror për ligjin dhe Kushtetutën, dora vetë Lulzim Basha, kreu i opozitës. Është ndër ato preçedentë, që shpërfaq dhimbshëm se si ka qeverisur 8-vjet mazhoranca e djeshme me BB-të në krye, se ç`raport kanë patur e kanë me ligjin këta të ashtëquajtur shtetarë; se ç`vizion kanë patur e kanë mbi ndërtimin e funksionimin e një shteti ligjor, serioz e të denjë; e se mbi ç`moral të cungët bëjnë opozitën e sotme, duke dekonspiruar veten në çdo fjalë që thonë e në çdo hap politik që bëjnë.
Për opozitën…
Në dy linja kryesore shtrihet protagonizmi politik, pavarësisht pozicioneve: në moral dhe në menaxhment; të tregosh pra se ç`të avantazhon moralisht përballë rivalit, e po ashtu në vizionin qeverisës. Në këtë të dytin, nuk ka nevojë për shumë koment, pasi opozita aktuale, pas 8-vjetësh (ç)qeverisjeje, ka lënë një Shqipëri, që nuk krahasohet as me atë që dorëzuan komunistët në vitin `92, që ishte tmerrësisht e varfër, por jo kaq e çoroditur deri në kufijtë e vetasgjësimit si një vend normal. E për rrjedhojë, në sferën morale është po aq rëndë, ku asnjë lloj karte nuk i funksionon, pasi janë të gjitha si rasti i dokumentit të mësipërm, ku ngrihet kundër qeverisë duke e akuzuar se përse zbaton një ligj, që për më tepër vetë e ka urdhëruar të (mos)zbatohet!!!
Për Kalanë…
Protesta e 8+1-shave, është një rast që jo duhet ta fusë në “lojë”, por ta nxjerrë krejt nga loja sindikaliste Gëzim Kalanë. Pasi i ndërgjegjshëm gjithë këto vite se po shkelet hapur ligji, nuk ka bërë asnjë përpjekje që ta formalizojë ligjërisht një aktivitet taksi, por përkundrazi, ka mbrojtur një aktivitet të paligjshëm, afërmendsh me mentalitetin e “ligjit rrumpallë”, se në një vend ku paligjshmëria është sistem jete, nuk ja vlen ta zbatosh atë. Dhe në fakt, nuk ka shumë faj në këtë pikë, derisa ai e shumë të tjerë si ai në këtë vend, janë mësuar me qeveri, që të vetmen gjurmë që kanë lënë, është ajo promovimit të paligjshmërisë tek shtetasit e vet, e jo ajo e ndërtimit të shtetit e funksionimit të një shoqërie në bazë të ligjit dhe vetëm ligjit. Vërtet nuk ka faj! Ai e furgonistët e 8+1-shave, thjesht janë kapur gafil, jo prej ligjit, por prej një qeverie që po bën më të thjeshtën gjë për një vend normal, të zbatojë ligjin; por për anormalitetin tonë në kufijtë e katastrofikes, zbatimi i ligjit ngjan me një çmenduri!
Basha bërtet e klith se, sipas tij veprimet antiligj të qeverisë, po cënojnë demokracinë(!!!); por e kundërta paraqet më rrezik: nëse në kë vend nis të zbatohet ligji, ku e gjithë struktura shoqërore e ngrehina shtetërore është ngritur mbi paligjshmëri, atëherë mund të mbërrijnë në caqet e shkërmoqjes së një rendi, ama të ngritur përsëprapthi.
Kthehemi tek Kalaja. Nëse kryesindikalisti në fjalë, do ishte vërtet i përgjegjshëm për pozitën që mban dhe rolin që ka, i ndjeshëm si ndaj nevojave sociale të kategorive që mbron ashtu dhe ndaj ligjit e shtetit, me kohë do mund ta rregullonte këtë ngërç, duke kërkuar amendimin e ligjit, për t`iu përshtatur situatës së transportit në terren. Gjersa nuk e ka bërë, do të thotë se ka dështuar. Dhe nëse mes furgonistëve protestues gjendet ndonjëri me dy pare mend në kokë, ta parit që duhet t`i hakërrehen, është pikërisht Gëzim Kalaja.
Për protestuesit…
Në emër të njerëzores, nuk duhet injoruar aspak halli i tyre si ushqyes familjesh. Por nuk janë të vetmit në këtë hall. Krahas tyre, janë dhe ata që mund ta kenë zbatuar rigorozisht ligjin, edhe nëse janë sa gishtat e dorës. Me moszbatimin e një ligji, ata duhet ta kuptojnë se në një formë a në një tjetër, i kanë hyrë në hak dikujt tjetër, makar shoferëve të autobusëve; dhe u kanë rrëmbyer diçka nga risku e ushqimi i tyre. Nuk mohohet se u janë cënuar xhepat e hesapet, e kjo nuk gëzon askënd, por “goditja” që kanë marrë është më tepër psikologjike. Edhe ata si shumë shqiptarë në këto 23 vjet, të pamësuar me shtet e ligj, por pjesë aktive e një çorapi gjigant të endur kaq nga politika, pataksen në momentin që dikush u nxjerr ligjin përpara. Ky është dhe një mësim për gjithkënd, që ka menduar se përfitimet vijnë vetëm me paligjshmëri. Jo! Në shumatoren e përgjithshme, paligjshmëria vetëm me dëm rezulton në fund. Sepse, a thua vallë ndihet mirë një njeri në këtë vend që ka vënë pasuri në mënyrë të jashtëligjshme, ose thjesht është ushqyer me një “bukë te vjedhur”?! Ne të gjithë jemi të palumtur, të brengosur e të shkatërruar psiqikisht, sepse gjithë këto vite, kemi futur duart ne xhepat e tjetrit, duke e kthyer në sistem paligjshmërinë e vjedhjen si pasojë e saj, hapur ose të kamufluar, me vetëdije ose pavetëdije, por ama në thelb vjedhje ka qenë e është.
Për qeverinë…
Qeveria nuk ka pse sajon skema akrobatike me “siguri udhëtarësh” për të përligjur zbatimin e ligjit. Mjaft të thotë se ka vendosur të ktheje ligjshmërinë e shtetin dhe është krejt e legjitimuar moralisht e kushtetueshmërisht. Sepse 8-1-shat, nuk kanë të bëjnë vetëm me jetët e pasagjerëve, por mbi të gjitha me (pa)drejtësinë sociale, e cila varet jo pak nga shkalla e (in)formalitetit, që për rrjedhojë ndikon në sistemin e taksimit, që kjo qeveri më së shumti aty mëton se do vendos drejtësi. Nga moszbatimi i ligjit, mund të të merret jeta, por dhe të të nxihet ajo sa të jesh gjallë. Dhe ne nuk kërkojmë një rend social thjesht për të mbetur gjallë, por dhe për të jetuar. Si njerëz normal, nëse mundet. E.H.


Lul pederasti ne burg…..
Me duhet te pyes Nastradinin, per arsyen se kur e kam pyetur per moshen, me tregoi se eshte tek te 80-tat, por edhe ndonje komentues tjeter te nderuar, qe ka dijeni, jo nga historite e shkruara te Stefanaq Pollos, por histori te verteta, per periudhen e mbas clirimit te Shqiperise, ne luften e dyte boterore.
Pyetja eshte:
A kane qene ish kundershtaret e Enver Hoxhes dhe te sistemit komunist ne vitet 44-48, si kjo opozite e sotme, apo kane qene ndryshe, se po te kete qene opozita e atehershme, keshtu e zhurmshme dhe halabake, atehere duhet ti themi shpirtit te Enver Hoxhes, se na fal, qe te akuzuam per vrases, se une po te kem fuqine e Enver Hoxhes, sot, do ti kisha futur ne hell, jo me pak se 100 plehra, duke filluar me Sali shpellarin.
Te faleminderit horr i bulevardit.Une nuk i kam patur dhe as i kam qef horrat.
Ne gjithe kete mish-mash qe ka krinuar ne fakt ligji per transportin publik dhe moszbatimi i tij,te cudite fakti qe Ministria e Financave dhe zj. Brisejda kacurrelsja e tatimeve nuk bezajne kur ne fakt problemi me i madh ne kete rast eshte EVAZIONI FISKALPer te vertetuar kete DPT te beje publike te ardhrat e derdhura ne buxhet nga transporti publik psh per vitin 2013.Jam i sigurte qe shifrat duhet te jene te tmerrshme
Shkrimi i mesiperm i Ermir Hoxhes eshte nje nga ato qe i duhet lexuesit tone. I sakte, i argumentuar me fakte konkrete dhe jo propagandistik. Le te degjoje ai qe ka veshe dhe te shikoje ai qe ka sy. Te lumte, Ermir.
Gëzim Klaja është protagonist i shkatërrimit të vendit tonë, ai ka abuzuar me pronat, ka rrëbyer prona, ka vjedhur, ka prishur etj, që s’kanë fund.. ,por le të fillohet me verifikimin e pronave të tij dhe pastaj me të tjerat. Ai duhet të shoqërojë Saliun në burg.
QE SHUME LODHENI JU TE DITES DUKE MBROJTUR QEVERRINE, SA HARRONI THELBIN E LAJMIT NE VETVETE.
ATA TE MJERE QE JU HIQET BUKA E GOJES JANE THELBI I KETIJ PROBLEMI E JO KALAJA APO BASHA.
PO C’TI BESH, KESHTU ESHTE KUR PARATE I MERR ME “FONDE”NGA MINISTRITE, DMTH I VJEDH NGA TAKSAT TONA, E JO NGA SHITJET E GAZETES.
E GJITHE SHQIPERIA ESHTE “E JASHTELIGJSHME”, C’DO BEJE KY “RILINDASI” DO TI PRESE TE GJITHE ME SHPATE.
LIGJI ESHTE PER TI SHERBYER NJEREZVE E JO TI ROBEROJE NJEREZIT,
AI DUHET TE ULET NE TAVOLINE, SEPSE EDHE VETE ATA TE FURGONAVE E KANE PASUR GJITHMONE TE QARTE SE AJO PUNE NUK MUND TE VAZHDONTE PAFUNDESISHT, POR AMA KA NJE RRJEDHE LLOGJIKE EDHE NE KETE HISTORI.
O Lulash! Pirdh te shfryhesh i thone kesaj punes qe ke menderosur vete pikerisht Ti, o i pa pergjegjshem.
Duam ose jo per Berishe-Bashen, ju si gazete ti si gazetar dhe kjo si qeveri nuk ben dot pa folur e shkruar per ta. Ne te kundert ngelin pa pune. Keshtu qe vazhdo or E.H avazin e vetem qe di e mos pyet kot. Rroga per kete te jepet, ndryshe del ne asistence.