Dje guvernatori i Bankës Qendrore Ardian Fullani kaloi natën e parë në një mjedis paraburgimi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Me të gdhirë dita, shumë ngjarje “bankare” pasuan njëra-tjetrën, ai ishte ende në detyrë, dhe njerëzit e mediat, me kureshtje për të mësuar diçka më shumë, ndoqën çdo deklaratë, qëndrim, takim politik që bëri vaki lidhur me temën kryesore me emrin Banka e Shqipërisë.
Padyshim, tërhoqi vëmendje të posaçme aktiviteti tejet i ngjeshur i kryeministrit Edi Rama, i sapokthyer nga samiti i NATO-s në Uells: Takim që herët në mëngjes me aleatin dhe kryetarin Kuvendit Ilir Meta, kontakte e biseda me “partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë pranë qeverisë”, siç njofton deklarata për shtyp e selisë rozë, pa harruar edhe takimin me përfaqësuesit e FMN-së.
Gjithë linja e aksionit qeveritar dje ka qenë tranzicioni sa më normal (në një situatë kaq anormale) dhe mirëfunksionimi i Bankës së Shqipërisë, brenda parametrave të pavarësisë së saj institucionale.
Megjithë këto lëvizje, ajo që mbetet e pandryshuar nga dje në sot, është pyetja jonë: Kush e “trimëroi” organin e akuzës që vendosi të përshpejtojë etapat deri tani disi të ngeshme të hetimit, dhe të kërkojë nga gjykata firmosjen e urdhrit të arrestit?
Dje hodhëm tre opsione, por duket se e vërteta është më pranë opsionit të tretë: Vendimi është marrë nën presionin e jashtëm.
Zgjedhja e ditës kur kryeministri ishte i zënë me një agjendë madhore jashtë vendit, (thuhet se edhe kryeprokurori Llalla nuk ndodhej në Tiranë), nuk është e rastësishme.
Ashtu siç nuk ishte e tillë vizita në Tiranë dhe takimi me kreun e PD-së Basha, e një deputeti gjerman të partisë së kancelares Merkel, CDU.
Duke lënë mënjanë ndërkaq, thirrjet e vazhdueshme ndërkombëtare në vite, për luftë konkrete kundër korrupsionit, le të kujtojmë vetëm kërkesën e prerë të Merkelit ndaj kryeministrit shqiptar, “dekonspiruar” nga vetë Rama: “Keni korrupsion shumë të lartë dhe gjyqësor tejet problematik. Pa i luftuar ato, është e kotë të kërkoni investime serioze dhe mbështetje për anëtarësim në BE”.
Duhet thënë se në pohimin e paragrafit të mësipërm nuk ka asgjë “të keqe”. Dora-dorës që Shqipëria integrohet në struktura jetike ndërkombëtare, serioziteti me të cilin na trajtojnë, është baraz me seriozitetin që ne i japim vetes.
Nuk është më çudi sot, që Shqipëria si anëtare e NATO-s, i kërkon Aleancës të hapë një korridor partneriteti të veçantë për Kosovën, apo të qortojë Maqedoninë për trajtimin e shqiptarëve atje.
Nga ana tjetër, udha e vendeve të reja aspiruese për t’u integruar në BE është plot me shembuj të tillë. Kroacia, shembulli më i freskët, nuk ngurroi të burgosë kryeministrin e vet Ivo Sanader, i akuzuar për korrupsion dhe ryshfete. Dhe Sanader përtej kartelës së vet penale, ishte ndër arkitektët e hapave integrues të vendit të tij.
A është guvernatori Fullani, Ivo Sanaderi ynë? Sipas burimeve të gazetës, ai del sot, ditën e diel në orën 11 para gjykatës, pas natës së dytë në qeli. Por sido që të shkojë odiseja gjyqësore e porsafilluar, e sigurtë është se ai dhe Banka Qëndrore këtej e tutje do jenë dy kapituj të ndryshëm. Këshilli Mbikëqyrës e shkarkoi dje në darkë dhe tani ai është ish. Klasa politike shqiptare, me ca siklete e dha viston që ngërçi i BSH-së të zgjidhet, paçka se kreu i opozitës Basha, nxitoi të luajë prapë “politikanësh” dhe të anatemojë mazhorancën se gjithçka e bën për të shtënë në dorë Bankën e Shqipërisë.
I vetmi që nuk po ndihet, është deputeti Sali Berisha. Ish kryeministri që kishte paralajmëruar kataklizmë financiare nëse prekej guvernatori, postoi dje foto buzë plazhit me kalimtarë e dasmorë. Këta të fundit, duket se ja kanë marrë dorën dhe dinë ku ta hasin, ndaj nxitojnë të nxjerrin foto si me një monument shëtitës që duhet ta shfrytëzojnë për koleksionin e tyre fotografik sa kanë mundësi. Edhe ca ditë, sa të mbajnë temperaturat, e gjejnë “të paraburgosur” në rërën e Lalzit.

Sanaderi shqiptar do jete vetem Rama, Meta, Berisha ose te tre bashke.
1- Sanader u denua per vjedhje dhe jo per shperdorim detyre, qe ne gjuhen popullore do te thote paaftesi ose neglizhence
2- Sanader u akuzua nga nje hetim aktiv i prokurorise qe dmth
Prokuroria gjeti llogarine bankare ku ishin kaluar 10 milion eurot e ryshfetit per nje privatizim dhe i konfiskoi.
Fullani e coi vete rastin ne Prokurori (qe dmth se ka patur gjithe kohen e duhur per te manovruar) dhe Prokuroria jone e paafte vetem sa redakton shkresat per gabime ortografike. (si mund te kemi Prokurori te pavarur kur nje magjistrat del ne pune me 150,000 euro minus dhe jane te gjithe per ne burg).
i vetmi rast tek ne qe i afrohej Sanaderit eshte rasti i ilir Mutit me videon skandalozepor e pame te gjithe si perfundoi.
Fullani ishte nje guvernator i suksesshem, persa i perket krizes ekonomike ! Se cfar ndodhi me tej jan ndergjegjie e stafit qe ai drejtonte! Fullani nuk esht hajdut, jo se kerkoj ti bej avokatine, por hajduti dallohet ku rroga e tij ishte mjaft e majme per postin qe ai mbante, , ,, akuza ndaj tij esht nje pergjegjsi e tij ne krye te bankes qendrore!
Me cfare arshini e mat suksesin e Fullan Hajdutit more pervers i pacipe? Mos e ke fjalen per pazaret me Saliun per shit-blerjen e hotelit te falimentuar Dajti si nje REZIL i Shqypnise dhe i BSH ne syte e Botes? Apo e ke fjalen per Parajsen Ekonomike albaneze te Saliut qe e rendiste vendin tone pas Gjermanise se Merkelit pa patur asnje prodhim kombetar te hajrit?
Ti more i pacipe dhe i paudhe ose je nje familjar i Fullanit, ose te ka vene Saliu te dalesh ne kete forum me paturpesine e lakeit te paguar. Sa per dijenine e atyre qe ndjekin kete forum:
Vegla e Saliut per 8 vjet me radhe, Guvernatori Fullani kishte dy alterantiva per te vjedhur LEKAT e Thesarit te Shtetit:
– Te priste kartmonedha te reja ne shtypshkronjen e tij dhe t’ja jepte Saliut per zullumet e tij. Ky variant ishte me i rrezikshem sepse do te inicionte menjehere infalicionin e pakontrolluar qe do te binte menjehre ne sy te institucione nderkombetare qe monitorojne vendin tone dru me pre prej shume vitesh.
– Te vinte dore direkt dhe te vidhte Thesarin e Shtetit me ane te nje organizimi konspirativ mafioz nga poshte-lart qe lidh hajdutet e niveleve me te ulta me interesa minimale monetare me hajdutet e nivele me ta larta pa patur asnje njohje fizike me njeri tjetrin. Ky sistem punon ne menyre perfekte dhe nuk mund te zbulohet lehte deri ne momentin kur ndonje hajdut i niveleve te ulta zakonisht pendohet ose nga ndergjegja ose nga frika dhe fillon te “kendoje” te VERTETEN ne polici.
Po te mos ishte shfaqur hajduti ordiner i penduar me versionin e tij qesharak per vjedhjen e 7 milion USD ne breket e tij, shqyptaret dhe Bota nuk do te kishte mesuar kurre per kuserine historike te Thesarit te Shtetit dhe Fullani do te ishte sot Guvernatori Gjel ne BSH qe fliste me papionke ne qafe per sukseset e tij madheshtore njesoj si Enver Hoxha vite me pare.
o z. ‘nastradin’,
ca gjera i thuk e per kete te lumte,
por ne rastin specifik te ka ‘rreshqitur’ vete memoria qe percjell fotografia e vendosur jo rastesisht nga redaksia e ‘DITA’-s:
– d.m.th. dita, ora, vendi, konteksti i vecante i atij momenti politik dhe jo vetem, temat e diskutuara, dhe sidomos vete dy figurat e atij takimi;
– d.m.th. ka regji e regjizore te medhenj, por gjithnje nuk duhen harruar ‘nxenesit’ (vecanerisht ata qe behen me te mire se …) dhe pastaj, sigurisht qe ne fund ka edhe figurante (pra ‘hajdutet’ e rendomte = ceshtje serverash kompiuterike …)
SANADERI I KROACISE NUK MUND TE JETE SI FULLANI I SHQYPERISE
sepse ish Kryeministri kroat Ivo Sanader kishte pervehtesuar vetem fonde publike dhe nuk kishte vjedhur direkt me sekseret e tij Thesarin e Shtetit. Megjithe kontributin e tij per antaresimin e Kroacise ne BE Drejtesia e ketij vendi nuk nguroi asnje minute per ta kerkuar ne Brimen e Miut ku ishte fshehur ne Austri dhe ta ndeshkonte fort me forcen e Ligjit. Vetem pas kesaj Bota e pershendeti Kroacine dhe e pranoi ne gjirin e popujve te Civilizuar.
Ne kete fill llogjike Guvernatori Fullani ka 10 vjet qe zhvat shqyptaret me lloj-lloj murafetesh enveriste kuserie duke filluar qe nga plengprishesi PIJANEC Fatos Nano, per te kaluar me pas tek RRYSHFETCIU hajdut i floririt te Bankes se Shtetit Ilir Meta, qe te perfundoje tek DEMONI komunist Sali Berisha, i cili e beri Fullanin si nje BOS te paprekshem per te transformuar BSH dhe Buxhetin tone Kombetar si nje ARKE KURSIMI familjare. Prandaj me llogjike do te ishte qe gazeta qe kete kryeartikull te sotem ta titullonte:
A ESHTE SALI BERISHA IVO SANADERI SHQYPTAR?
megjithese persoeri nuk do te ishte e drejte, sepse Sanaderi vetem kishte vjedhur fonde publike ne vendin e tij, nderkohe qe Sali Krimineli ka vjedhur LEKA dhe ka vrare NJEREZ te pafajshem njesoj si mesuesi i tij, ANTIKRISHTI Enver Hoxha qe politika jone debile kombetare e mban akoma si HERO.
Ky eshte Sanader nr 1
se ktu politika eshte e gjitha …SANADER !
Sa ma mbushe mendjen me kete arsyetim.
Pse na paska rroge te mbajme , nuk paska nevoj te vjedh !?
Po ne sapo i hoqem nga pushteti ,kete rrace bargderrash.
Qe nuk kan ndonjehere te ngopur ,nga gjaku dhe djersa e popullot shqiptare.
Opozita e drejtuat nga lulushi.
Hihihihihihihi
Mutacioni me i peshtire i rraces njerzore.
o bari ,shko me dhi te nxjerresh buken e gojes lere drejtesine se eshte peshe e rende per ty.
Jo jo , Fullani është shumë i vogël për tu quajtur Sanaderi shqiptar , pasi Sanaderi i vërtetë , vazhdon akoma dhe fle tek rruga ortuzi , dhe jo në qelitë e burgut ku ka edhe vendin . Pra mos ia merrni ” meritat ” sali berishës ( gjithmon e shkruaj me të vogël ), pasi ai e meriton plotësishtë bnjë 10 vjeçar në burg deri sa ta ” thërrasë Shën Pjetri “.!
Merita FMN dhe BE,qe japin borxhe,se nuk i jep kush borxh hajdutit.Kete e shkrova qe dje ne komentin tim.Nderkombetaret e dine qe prokuroria dhe gjykatat komandohen nga PD.
Sanaderi shqiptar eshte Sali Berisha.Kur te futet ai ne burg mund te filloje shpresa per te luftuar te keqen qe ka mberthyer kete vend.
E keqja e te gjitha tw kwqijave ne kete vend eshte monstra e Vicidolit qe na e ka dhene peshqesh udb-ja serbe. Ka ne kete vend ndonje prokuror hero ta nxjerre para drejtesise kete monster qe ka vjedhur e ka vrare? As ka e as do te kete. Per ate duhet nje hetim nga nderkombetar, sepse ai e ka vendin ne litar.