Në një libër të shenjtë, pak a shumë thuhet se nëse jeta, ekzistenca, ligjet e saj, do i nënshtroheshin dëshirave njerëzore, çdo gjë do zhdukej në çast, gjë që nënkuptohet se gjithçka ndodh dhe zhvillohet në një urtësi hyjnore, që pak ose aspak përputhet me dëshirat dhe këndvështrimet njerëzore. Ja, brazilianët pretendojnë se rivalët e tyre në futboll, argjentinasit, janë më të avantazhuar këtë Botëror, pasi krah tyre është vetë Papa Françesku si “lojtar” i 12-të, meqë është me kombësi argjentinase, dhe përpos kësaj, është dhe tifoz i madh. Ata druhen se nga një bekim që Papa mund t`i bëjë ekipit të kombit të tij, fap, kupa e botës në dorë të tyre. Ndaj, dikush ndër brazilianë, është shprehur se do donte që t`ja paraqiste kreut të Vatikanit dhe botës katolike një kërkesë-ankesë për të mosmbajtur anën e askujt këtë Botëror; pra, për të qenë i të gjithëve, siç i takon, i drejtë dhe i paanshëm. Nga pikëpamja dogmatike mund t`i gjinden plot nonsense, bazuar dhe në logjikën e një besimi të qashtër, që një Papë të ketë rol përcaktues me veti magjike në fitoren e kësaj apo asaj kombëtareje; ndërsa nga ana parimore, është plotësisht e drejtë: Një Pape nuk i takon të dojë dikë më shumë se të tjerë për arsye të rëndomta të kësaj bote. Ai duhet të shpalosë drejtësi në çdo rast, edhe kur është fjala për futboll. “Drejtësi për të gjithë”- është e vetmi diktat hyjnor që njeriu e do, por kurrë nuk e zbaton. Pikërisht, kësaj siduket i druhen brazilianët tek Papa. Edhe pse e konsiderojnë përfaqësues të Zotit në tokë, prapseprap, të qenit njeri, u shkakton ankthe. / E.H.

O Dita qe kur jeni kthyer ne gazete te Vatikanit ? Hajde po e pranojme trajtimin me sarkazem te injorances se nje pjese te njerezve se Papa te “ben gjemen” ( te ha … m… do te thoshin lebrit) me mallkime dhe urime , por teorite teologjike te fese cfare duan ne shkrimet tuaja ?
Qe Papa te ben gjemen , kjo eshte e vertete , por jo me mallkime , urime dhe bekime , por me ushtri qe realisht nuk ka asnje rendesi se cfare emri kane , pasi kur e shkrepin ushtrite , vendimet poltike dhe urdhrat dalin pikerisht edhe nga Papa !
Ndersa sa per kulture te ketij artikullshkruesit , jo Papa qe nuk ka bythe , jo njerezimi , por asnje gje ne kete univers te dale kunder ligjeve te vete universit ! Por periudha e sundimit te Papes dhe papisteve , Patriarqise dhe patriarqisteve , Kalifatit dhe kalifatisteve etj etj eshte periudha e obskurantizmit (erresires) se shoqerise njerezore !
Sa e dobishme eshte erresira per qeniet njerezore , provoje te rrish mbyllur disa dite ne dhomen e gjumit ne erresire , dhe pastaj dil te takohemi bashke qe te te pyes , ore artikullshkrues !
Dogmat fetare , jane per skllaverimin e qenies njerezore , shfrytezimin dhe barbarizimin e saj ! Dhe po te ruaj “gjuhen fetare” eshte pune e djallit !
Papa dhe ideologjite fetare te te gjitha llojeve (mbase perjashtim ben ajo budistja qe eshte edhe me logjikja), krishterimin, islami, politeizmi indian, etj. ne kohen tone, por dhe per nje fare kohe ne te ardhmen, jane e do te jene mjete per te ushtruar influence politike mbi masen injorante (e thote mire krishterimi se populli eshte kopeja e deleve dhe prifti, si edhe hoxha, jane bariu politiko ideologjik i turmes pa tru). Sa kohe te kete njerez e popuj injorante fete monoteiste do ta vazhdojne ta ruajne kete influence. Kjo influence po shuhet thuajse plotesisht ne vendet e zhvilluara si vendet skandinave, Gjermani etj. por do te duhet kohe te shkulet nga vatrat e injorances ne bote.
Ka nje korrelacion te forte midis shkalles se injorances the numrit te besimtareve ne cdo vend te botes.
Sa te kete banka ne vartesi gjithcka mund te besohet. (historikisht roli i bankave ka qene gri i erret)