SHËNIM: A është “shqiptar” trajneri brazilian Luis Filipe Skolari?!

anazapta

A është “shqiptar” trajneri brazilian Luis Filipe Skolari?! Tej lojës, golave, emocioneve, futbolli ka ofruar dhe elementë të tjerë tërheqës, derivate të saj jashtë fushe, të lidhura direkt ose indirekt me të. Fjala vjen, futbollistët, përveçse si lojtarë, janë parë dhe si individë me karakteristika të veçanta, sidomos për jetën e tyre rozë, gjithnjë përthithëse nga një kureshtje e rëndomtë njerëzore. Kjo, më theksuar vitet e fundit, pasi dhjetëra vite më parë, lajm ishte të qenit dhe doktor të një futbollisti si Sokrates. Sepse ishte një epokë ku në fushë nuk kishte thjesht yje futbolli, por personalitete. Backenbauer, ishte një i tillë. Lineker, po ashtu, Kris Wadle, Matheus, Franko Barezi, apo Gerets. Backenbauer, ka qenë po ashtu dhe një personalitet edhe si trajner. Sharmi, serioziteti, të qëndruarit gjithnjë në këmbë, po pa turfulluar asnjëherë, pa u hedhur kurrë përpjetë, as nga gëzimi e as nga zemërimi, i jepnin nurin e një njeriu me shumë se të fisëm, një personaliteti pra. Sot, vështirë të hasësh të ngjashëm me të, por le të gjykojmë së paku nga veshja, se cili është më rrezatues nga trajnerët e sotëm të Botërorit. Pa dyshim që, trajneri gjerman Joakim Lëv, është jo thesht ndër më të pashmit, por dhe me veshjen më të hijshme. Referuar shijeve personale, kurrë s`më kanë tërhequr trajnerët e veshur me kostum sportiv në rast ndeshjesh. Nuk e di pse më kanë ngjarë me dikur mësuesit e fizkulturës, që as jashtë orëve shkollore të një dite, nuk e hiqnin veshjen sportive, bashkangjitur një bilbli të varur në qafë. Ashtu mund t`i shihje duke blerë bukën, qumështin, në rradhën e vajgurit, e ndodhte dhe në xhiron e mbrëmjes me gruan e fëmijët. Dhe kam menduar se nëse nuk do e kishin si rregull që ta linin regjistrin në shkollë, edhe atë do e mbanin nën sqetull në fragmentet e sipërpërmendura të një 24-orëshi. Eshtë kjo arsyeja se përse më antipatiku ndër trajnerë, me ngjan se është ai brazilian Luis Filipe Skolari. Pikërisht nga ajo pamja e gjithmonshme me atë kostumin sportiv, që nuk e di se përse as me ndonjë mësues fizkulture të dikurshëm nuk më ngjan. Imazhi i tij, që nuk ka asgjë të përbashkët më paraardhës famëmëdhenj si Tele Santana apo Mario Zagallo, por me shqiptarë, garipa province të pas `90. Sot, atë veshje e atë pamje, mund ta hasësh lehtësisht në segmentin Fushë Krujë-Milot, tek ndonjë kasap, në dyqanin e së cilit, sipër shkruhet: Mish derri, Lekbibaj Tropojë! /E.H.

Share This Article
7 Comments
  • Me koment idiot rralle se mund te hasesh, edhe muhabet pazari te ishte prap idiot do mbetej, o zot nuk e di kush eshte gazetari por ky shkrim te le pa mend nga injoranca.

  • ka arritur te kuptoje cheshte realisht e rendesishme per te qene i lumtur.
    Ne harxhojme shume kohe,energji,para, shoqeri te humbura…thjesht per tu dukur.

  • Po sot ska hajdut e gangster qe nuk vishet me kostum mor gazetuq. Nuk eshte shpata- tha skenderbeu- qe eshte nje hekur i dheut, por dora e fuqishme….
    Spaskeni me artikuj me vlere per te botuar o redaksi!?

  • Sa te zot qe jemi ! Do gjykojme edhe veshjen e trajnerve te shteteve te medha. Me cfar merremi ne, prandaj rrime ne vend numero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *