A i duhet Shqipërisë Gjykata Speciale

redaktor

Krijimi i një Gjykate Speciale në Shqipëri, jashtë strukturave të saj institucionale, sigurisht është një gjë hipotetike. Në të vërtetë nuk duhej të ishte shtruar fare kjo pyetje, nëse shteti i së drejtës në Shqipëri do të kishte qëndruar në këmbët e tij dhe jo në patericat e shumëfishta: Të politikës, të korrupsionit, të frikës dhe të nënshtrimit.

Mirëpo fakti mbetet fakt: Ne i kemi të gjitha institucionet kushtetuese të drejtësisë, por drejtësi nuk kemi.

Politika dhe interesat e saj, oligarkia politike e financiare, e kanë asfiksuar sistemin tonë të drejtësisë aq keq, sa që edhe njeriu që do të duhej të ishte qartësisht më i logjikshëm në të gjithë këtë histori, është kthyer faktikisht në një ushtar politik, i cili më shumë mendon se cila do të jetë grada e tij politike kur të rikthehet në Shqup, se sa cila është e drejta e tij kushtetuese në ushtrimin e detyrës së kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Jo të gjithë gjyqtarët, prokurorët, hetuesit tanë janë të korruptuar apo e duan këtë mënyrë jetese. Mes tyre, sado të paktë, pasi sheh rrushi rrushin e “piqet”, ka edhe nga ato që në bisedat vetjake e ndjejnë këtë trazim dhe duan të dalin nga qerthulli ku i kanë futur. Por, duke qenë pakicë e papërfillshme, duke qenë, si të thuash, ujët që humbet në shkretëtirë, forca e tyre është jashtë çdo logjike, edhe pasi shteti nuk mbështetet tek këta, por tek të tjerët, të shumtët, që janë bërë pjesë e oligarkisë financiare.

Krijimi në Shqipëri i Gjykatës Speciale ndërkombëtare, si po ndodh në Kosovë, natyrisht me një drejtim tjetër, do të kishte qenë një njollë turpi për sistemin tonë të drejtësisë, por njëkohësisht një ditë gëzimi për gjithë të tjerët.

Duke qenë e pamundur ngritja e saj sipas precedentit “Kosovë”, të cilës i kanë prirë rezoluta e vendime të Këshillit të Europës dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, tashmë ka ardhur koha që të ketë një katarsis në drejtësinë tonë, por jo nga ato që fillojnë si gjëmime të mëdha dhe përfundojnë si furtunë në një gotë uji, por që të lënë gjurmët në të sotmen e të përgatitin të nesërmen.

Nuk ka qenë sistemi dhe ligjet ato që kanë penguar deri më tash funksionimin e gjithë strukturës sonë të drejtësisë, përkundrazi, kanë qenë njerëzit që kanë minuar ligjet, i kanë hedhur ato në erë, i kanë përçudnuar, sa që nuk njihen më.

Nuk e di se çfarë faji ka pasur ligji mbi ata prokurorë, të cilët me marrëveshje të heshtur apo të ditur, vetëm se jo të shpallur, mbajtën nëpër duar me javë e muaj dosjen e Vjedhjes galopante në rrugën e Kombit, për ta paraqitur atë disa minuta pasi kishte përfunduar çdo lloj afati ligjor? Duke i hapur rrugë kështu precedentit “me procedurë” të lënies së lirë, krejtësisht të pagjykuar, të figurave shtetërore që vodhën shtetin si të ishin në mall të huaj. Nuk e di se cili ligj ka penguar gjyqtarët e Çështjes Gërdeci, që, në mos tjetër, të kishin kapur për veshi e të kishin sjellë në gjyq ata që, si skllavopronarë, përdorën si kavje fëmijët e vegjël në demontimin e armëve, jeta e të cilëve ishte e rrezikuar dhe disa nuk janë më në jetë. Cili ligj e pengoi prokurorin e çështjes që, sa për kureshtje të paktën, të kishte thirrur në prokurori birin kryeministror, Berishën e vockël, për ta pyetur se cila kishte qenë biseda e tij disa minutëshe me pronarin e Gërdecit, kur ende atje dëgjoheshin shpërthimet e vriteshin njerëz.

Asnjë proçedurë e tillë hetimore nuk ndodh në botë; aq më tepër kur thirren në cilësinë e dëshmitarët edhe përsonazhe të dorës së dhjetë dhe jo ata që dëshmohen si nxitës të krimit.

Ligji nuk është si druri që i shtrembër hidhet në zjarr dhe gatit një të ri. E vërteta është se në turrën e madhe të ligjeve ka edhe nene të shtrembëra, që duhen hedhur e përgatitur të rinj, ka gjëra që duhen ndrequr pa dhimbje që herët, por mbi të gjitha e shtrembëra qëndron tek ata që janë thirrur për të zbatuar ligjin.

Asnjëri nga prokurorët e hetuesit tanë nuk ka asnjë grimë nga stofi i Falkones; askush në sistemin tonë të drejtësisë nuk mund të marrë sot përsipër rolin e heroit, kur deheroizmi është tipari i ditës; është e vështirë, në mos e pamundur që të gjesh njerëz me përmasa të veçanta që i dalin ballas të keqes, krimit dhe ngrihen mbi to. Edhe nëse do të kishin dashur, politika, e bashkë me të edhe vetë struktura e tyre, do të kishin përbaltur gjithçka dhe, në vend të heronjve do të kishim pasur dështakët e rradhës.

Shumë kush e mban mend mbledhjen e Parlamentit, menjëherë pas Gërdecit, kur u bënë të njohur edhe emrat e prokurorëve që do hetonin ngjarjen. Sapo u thanë emrat e tyre dhe sapo rrethi po shkonte duke u mbyllur drejt familjes kryeministrore, Berisha u bë i çartur, skërmiti jo vetëm dhëmbët, por edhe armët, kërcënoi, ulëriti, hodhi idenë e pastrimit, dhe prokurorët nuk kishin rrugë tjetër: Ngritën duart dhe shkuan në punën e tyre.

Gjykata Speciale në Shqipëri, nëse do të kishte fatin të ngrihej, do të kishte para vetes disa nga ngjarjet më tronditëse të njëzet e pesë viteve të fundit. Por, pyetja e parë: Me cilët do të ngrihej?

Do të gjendej vallë një prokuror, një trupë gjykuese, e denjë dhe e guximshme, për shembull, për 21 janarin, që po harrohet dhe si po shkon puna, në kalendarët tanë do të kapërcehet nga data 20 janar në 22 janar, duke e përjashtuar Ditën e Njëzetenjëtë të muajit. Cili prokuror do të mund t’i thonte Berishës se cilat fakte sjell ai si ish-kryeministër kur deklaroi për makinat e mbushura me armë pranë lokalit të njohur “Tajvan”, cilat janë faktet e tij për njerëzit me çadra pistoletë, kush dha urdhërin për vrasjet, përse u fshinë provat nga ndërtesa qeveritare duke shkatërruar gjithë serverin në mesnatën e 21 janarit. Kush mund t’i thotë atij për grushtin e shtetit ndaj tre institucioneve kushtetuese: Presidentit, kryeprokurores dhe shefit të Shërbimit Informativ, duke i quajtur puçistë, horra e lavire bulevardi? Të jemi të qartë, askush.

Kush mund t’i thotë sot Edi Ramës se ku janë provat e reja që ke premtuar, çfartë fshehin sot institucionet nën shërbimin e tij, cilat janë faktet e reja që po sjelin pushimin e çështjes dhe përse ndodh e gjithë kjo? Të jemi të qartë, askush.

Kush mund t’i thotë thotë ministrit të Punëve të Brendshme, Tahirit se me cilat mbulesa financiare bën ai dhe familja e tij pushime të shtrenjta, luksoze, për më tepër duke pasur pranë njerëz të dyshuar për lidhje me botën e trafikut? Të jemi të qartë, askush.

Sepse të gjithë e dinë se pas kësaj do të vijë ndëshkimi i pushtetit. Dhe ndëshkimi i pushtetit do të thojë shkurt: Papunësi, si ndodhi në aq vite me Ina Ramën; do të thotë të endesh për të ripasur një liçencë avokati dhe mos të ta japin as atë. Ne i kemi thirrur prokurorët, gjyqtarët, gjithë sistemin e drejtësisë për të na mbrojtur, por ata vetë nuk i mbron askush, as ligji.

Dhe ata kanë mësuar mrekullisht ligjin e pashkruar të mirësjelljes me pushtetin. Nëse e bën këtë, e gjen veten një ditë si ai Ndreca i Kolegjit zgjedhor, si Gjin Gjoni i pasurive që nuk ia heton askush, si gjyqtarja Hajdari që bën dasma në Nju Jork; si të gjithë ata që, pasi i shërbyen pushtetit, e gjejnë edhe sot veten si anëtarë të Këshillit të lartë të Drejtësisë, anëtarë të Gjykatës së Lartë; që jetojnë në vilat superluksoze, që tallen me njerëzit ndërsa kalojnë në veturat jashtëzakonisht të shtrenjta; të cilëve një orë dore i kushton më shumë se sa rroga dy vjeçare dhe askush nuk i heton.

Dhjetë herë mund të reformojë qeveria e sotme sistemin e ligjeve të drejtësisë, dhe, dorën në zemër, bën mirë që i reformon. Sistemi i sotëm sa është i hallakatur, aq është edhe i pakujdesshëm. Për fat të keq në Shqipëri tri majat e shtetit janë kapur nga oligarkia politike, nga oligarkia financiare, nga oligarkia e drejtësisë. Që të jetë e lirë drejtësia, duhen zhdukur dy oligarkitë e para, çka nuk do të ndodhë edhe në dy dekadat e ardhshme dhe, për fat të keq, këtë mund ta bëjë vetëm oligarkia e tretë. Kështu janë të lidhura të trija dhe zhbërjen e tyre mund ta bëjë vetëm Gjykata Speciale, dhe në bashkëpunim me institucionet e specializuara jashtë Shqipërisë.

Të kuptohemi, jam i bindur se në kushtet e sotme krijimi dhe funksionimi i një Gjykate të tillë i përket më shumë utopisë se sa realitetit. Por, ndoshta është një mundësi që të tjerët do e shohin si domosdoshmëri. E pastaj, edhe ata vetë, të akredituar në Shqipëri e jashtë saj, nuk do të përsërisin deri në lodhje: Luftoni korrupsionin.

Sepse ky i fundit nuk luftohet as nga të korruptuarit e as nga të frikësuarit.

Share This Article
36 Comments
  • Eshte kenaqesi te lexosh shkrimet e Z.Bedri Islami.Ai ve gishtin ne plage per te gjithe problemet.Pra se fundi Z.Islami shpalos qe nuk eshte e korruptuar vetem qeveria e Larguar po dhe Qeveria Aktuale eshte pajtuar me teorine Mos me Ngit dhe Une nuk do te Ngas.Politikanet qe jane sot ne opozite e kane ntrashur shume zullumin , po sikurse del dhe nga ky shkrim dhe qeveritaret aktuale po ecin ne gjurmet e tyre dhe eshte e sigurte qe me kete klase politike nuk mund te reformohet Sistemi i Drejtesise.Sot per sot Drejtesia po merret me Zhan Valzhanet , qe vjedhin per nje cope buke dhe nuk merren me banditet qe kane vjedhur Miliarda dhe po vazhdojne te vjedhin akoma , po shperdorojne akoma, po merren me lloqe kavaje dhe po jetojne rehat ne vilat perrallore dhe u thone Miletit Folni me Meken .Ka me rast flagrant se akuza qe i u be Ridvan Bodes per 700 milion USD te zhdukura ,ndersa Ai pa iu trembur syri u doli para Parlamentit dhe u tha Maxhorances Ja ku me keni(me nje fjale hajdeni me rruani trapin).Idea e nje Gjykate Speciale eshte shume brilante per rastin e Shqiperise e sikur te ngrihej , ma merr mendja nuk do te mbetet politikan pa u hetuar dhe denuar.,duke filluar nga me i madhi deri tek i vogli(ketu perfhihen Drejtorat tagra-mbledhes)

  • Nje IDE e mire por e parealizueshme per nje vend te ashtuquajtur sovran
    Nderkombetaret eshte mire qe nje keto kushte te na dergojne nje princ Vid te dyte me gjithe attributet e nje sovrani.
    Nderkombetaret te nderpresin borxhet qe shkojne ne xhepat e mafies
    Te kerkojne nje parlament te vogel dhe nje qeveri te reduktuar.
    Eshte superlluks te kesh nje ministre per mardhenie me Ramen dhe Meten.Keto kushte nuk I ka as Putini.

  • T’u lumte Bedri! Si gjithmone, ke goditur ne shenje. Sado e veshtire qe eshte, Gjykata Speciale eshte zgjidhja me optimale. Te gjitha rruget e tjera jane njelloj sikur t’u japesh ujqve te gjykojne ujqit pse shqyen, dhe po i shqyejne perdite, dhentë.

    • Me 30 tetor 2014 Zoti Islami ka shkruar per “pandeshkueshmerine” ne Shqiperi dhe aty ngre si ceshtje qe ne Shqiperi vepron kupola e padrejtesise qe eshte vete sistemi prokurori-gjykate, te cilat i ka quajtur shtet brenda shtetit dhe nje strukture qe eshte kundra pushtetit te shtetit (qeverise) dhe si konkluzion qe kjo pandushkueshmeri eshte kalbezimi me i thelle i shtetit shqiptar. Kane kaluar gati nje vit dhe nuk ka asnje shenje se ky problem i madh ka nisur te vihet ne rrugen e zgjidhjes. Dhe kjo pikerisht per arsyet qe Islami pershkruan ne artikullin e sotem. Pra problemi me te drejte shtrohet se kush do ta veje ne rrugen e zgjidhjes hallin tone te madh. Me keta qe jane ne politike dhe drejtesi kjo nuk mund te behet ose te pakten nuk ka shprese. Pra, thirrja e deshperuar eshte : “Ku t’i gjesh keta!”, pra te ndershmit, qe do bejne kthesen e madhe. E pikerisht keta nuk i kemi do thote dikush. Kurse une do te thoja se ka brenda ketyre trupave, gjyqtare dhe prokurore, qe po t’u krijohen kushtet dhe te perzgjidhen nga pjesa me e paimplikuar e tyre mund te arrihet. Prandaj edhe pse duket hipotetike ka rruge dhe forma qe te mberrihet ne nje fare trupe te ngjajshem me “Gjykaten Speciale”, pa shkelur sovranitetin etj etj te shtetit tone. Po fundja nuk me duket se jemi edhe aq sovrane! Ne kete konteks une shoh si zgjidhje nje presion nderkombetar te bashkerenduar USA-BE te tille qe ta vene politiken shqiptare para kushtit te panegociueshem qe ta ngreje vete kete trupe te pavarur nga askush, por qe mbasi te krijohet me ligj me konsensusin e parlamentit, i cli do te veproj ashtu si ai i Kosoves, pra me presion gadi-gadi ne forme urhderi, edhe pse u pa nga te gjithe ngurimi dhe ne fund rezultati edhe pse ne kushte e problem me specifik. Ajo gjykate nderkaq ne Kosove do te jete me gjyqtarere te huaj dhe do jete jashte Kosoves, kurse kjo tek ne nuk do t eduhej te quhej gjykate, por dicka specifike kundrejt problemit tone, natyren e se ciles do ta percaktoje koha se si do te na çoje drejt saj. Po me pare duhet nje presion i forte qe e dine vete ata te medhenjte se si behet, te tille si me ate shprehjen e famshme te zhargonit shqip te ambasadores amerikane ne Prishtine qe u tha “te medhenjve” te Kosoves: “Mos e dh….fare!”. Politika dhe diplomacia eshte arti i te mundshmes pra edhe mund te behet. Une shoh vetem kete drite jeshile ne fund te tunelit. Nderkombetaret! Nese ata hiqen sikur e duan kete gje, por tjeter gje kane ne mendje atehere; Mjere ne e mjere Shqiperia!

  • Shume idera ka per Gjykaten Speciale, sado hipotetike eshte e frikshme si ide, sepse ligjeron moszbatimin e drejtesise nga shteti dhe institucionet perkatese.
    Drejtesia ngelet ne dore te strukturave jo te zgjedhura dhe te importuara nga vende te panjohura.
    Nese ideja e hipotetike e Gjykates Speciale duhet te diskutohet ja vlen te diskutohet parimi I nje Gjykate te tille. Nje Gjykate qe do jete e drejte dhe e paanshme,
    Kete e ben vetem gjykimi I gjere popullor.
    Ngrini nje gjyq popullor, me pjesemarrjen e te gjitheve, dhe do shikoni,
    Nuk do ngelet kerme pa u ndeshkuar.

    • .Gjyq popullor.Po popullin ku do ta gjejme?Ky popull qe jemi na mbledh ne miting xhinxhoni me leket qe na ka grabitur sa here di doje qefi me 500 lek per mitingash.Shkurt drejtesia u shit nga oligarkia e pare dhe u ble nga e dyta.Oligarkite shemben me levizje popullore te gjere.Eshte cmenduri te besosh se veteshemben.Keto oligarkite po te shikosh kane frike vetem nje gje,Enverin dhe komunizmin.Sa ai ju mbyllte rubinetin duke ja ditur radhen punes,i xhvishte nga pushteti ekonomik.

  • TE FILLOHET NGA NJEREZ “SPECIALE”

    Dje ne komentin tim kisha shenuar te njejtat problematika te situates tragjike me te cilen perjeton çdo shqiptar qe prej nje çerek shekulli, ne drejtesine e pa arriteshme nga cilido qe per te mbijetuar shet edhe gjakun e trupit te tij, ne varferimin ekstrem si ne kohet e epidemive te 1860-tes ku misri kalbej ne arat e plasaritura nga thatesira e njerezit izoloheshin nga tmerri i murtajes se zeze, ne shkaterrimin e pergjithte te edhe asaj pak kulture, arti e shkollimi qe i mbijetoi kolerave serbo-greko-malazeze e se fundmi boshnjako-vllahore, ne te drejten e mohuar te ligjit universal per te krijuar ardhmetaret tane te shendetshem, te edukuar, te mbrujtur me bujari, mikpritesi e besnikeri si stergjysherit tane, te lidhur me shpirt e zemer me ate qe para ardhesit e quajten meme Shqiperi !

    Strukturat dhe ligjet jane e shume shpesh edhe me te tepert, jane kopjuar me pika dhe presje nga demokracite perendimore, i jane pershtatur me se miri “moscenimit” te kesaj shpure vagabondesh e gangsteresh, qe jargaviten te shkumbezuar nga kokaina, heroina me tere librarine e substancave psiko-inibitore (nxitese) foltoreve, ekraneve, rrugeve te veteshndruar ne Mesia-t e turnit.

    Keta jane degjerimi me ekstrem i moralit njerezor, “me qetesi e dashuri” tallej nje nga kryehajdutet e kesaj matrange para syve e vesheve te miliona shqiptareve, keta jane “specialistet” e buratinit Bujar Mehmeti, ku numur njeshi eshte pikerisht vete silueta e tij prej trembesi sorrash, jane tere shpura e Abu Melek (Engjell) Agaçeve, te Petrit Vasileve veze-prites, te Naço shurraneve me bilete avioni te prere per t’ja mbathur, e shume te tjere, pa harruar histerikun pa te kaluar (nuk dihet se nga ka ardhur e kush eshte – shihni CV-ne e tij) Xhafaj, qe ligjet i ha mes fetave te sandviçeve ne dhjeteminuteshat e pushimeve te seancave “degjimore” ne komisionin qe i ra ne hise per ta shkaterruar.

    Dhe pak e dijne, qe mes kesaj matrahure, edhe pse nuk njihen ne publik, nje dore e frikeshme qe perçudnon drejtesine e mjeruar te shqiptareve jane te ashtuquajturit “specialiste te huaj”, kryesisht italiane, qe kane fjalen e fundit ne çdo zallamahi ligjore e ciles do sfere qe ti perkase, per deri arriten te draftojne ligjin skandal me te fundit per dekriminalizimin ate “Severino” !
    Nje gje duhet thene, as edhe njeri nga keta “specialiste te huaj” nuk huazon “trushleshesine” e tij falas, paguhet si frengu pulen me parate e taksave dhe borxheve tona.

    Ne kete lemshnaje kanceroze futen edhe shurdh-memecet e zgjedhur nga ne me voten e tradhetuar, kuvendaret ! Me perparesi, te vetedijshem per te ardhmen ndeshkuese qe i pret, kalojne per “aprovim” ne Kuvend, me gjuhen e shurdh-memeceve, çdo debilizem qe i perjeteson ne çoroditjen e tyre morale, politike, familjare, ne dem te miljona barkshpuarve qe ushqejne krijesat e te ardhmes tone me lotet e hidhura te mjerimit te skajte.

    Fillohet nga njerezit, ky vend ka me mijera njerez te mire, pa qene nevoja te quhen “speciale”, me ndihmen tone dhe vullnetin e sakrificen e tyre, eshte rruga e vetme per ti plehrizuar keta biçime gjakpires, qe mbahen gjalle me dobiçllekun e interesuar te te huajve, qe farezojne maskarallekun ku jemi te nenshtruar te jetojme.

  • Z.B.ISLAMI ka shume te drejte,por kjo nuk mund te realizohet tek ne.Para do kohesh maxhoranca aktuale propozoi krijimin e BYROSE SE HETIMIT,ku u thirren me ndihmen e ambasadorit te SHBA edhe drejtues te FBI-se.U hartua ligji dhe nuk u miratua nga SALIU dhe FBI-ja iku…! Perse? Edhe gjykata speciale nuk mund te pranohet nga opozita-Saliu.Kjo duhet te behet me nderkombetaret,por edhe ata sidomos te djathtet Europian nuk e duan nje gje te tille,pasi e dine qe mesepari do shkoi ne BURG miku i tyre SALIU,i cili ka lobistet e tij edhe pertej oqeanit.Edhe reforma ne drejtesi nuk mund te behet po qe Saliu gjalle & ne politike.Ky vend eshte i denuar te jetoi me politkberjen mafioze:”Vidh ti-me jep dhe mua”Mos me ngacmo qe te mos ngacmoi”.

  • *****..gjendja e jashtezakonshme ne shqiperi ,eshte kriminale e njollosur dhe e zhytur ne krime te renda te shumellojshme krimi sot eshte vete sistsmi i drejtesise. Ndodhemi ne nje situate kriminale te jashtezakonshme sot pas 24 vjet “demokraci” ku lundrojne ne pellgun e krimit prokuror,gjykates,oficer policse gjyqesore ,mjeksi ligjore ,K.L.D-se ,gjykata e larte,gjykata e apelit,ne tersi gjithe sistemi I drejtesise ne shqiperi ka deshtuar ,edhe Avokati i popullit eshte formal po bashkepunon me krimin se bashku me stafin e saje.Populli po masakrohet nga ky sistem drejtesie qe aktualisht eshte bere edhe organi me krimnal ne shqiperi i pa ndeshkueshem, i pa kapshem, i pa korigjueshem,nje organizate famkeqe qe s’jep llogari askujte ,qe shkel dhe ka shkelur mbi gjakun e viktimave ,mbi popullin fukara,sot ajo eshte bashkuar me vrasesit,kriminelet,me trafikantet ,me disa politikan vrases dhe te korruptuar dhe po mbajne penge gjithe shqiperine, -per te mos hyre ne B.E !.., – per te mos vendosur shtetin ligjor ne shqiperi si gjithe bota e perparuar .Perse te mos kemi dhe ne shqiptaret nje shtetet me ligje te drejta te shkruara saket ne ligje dhe me zbatim korrekt dhe te rrepte ne praktik .GJendja e jashtezakonshme kerkon masa drastike te jashtezakonshme ne drejtesi,çdo zvarritje eshte tradhti komtare.SHkarkimi i 300 prokurorve dhe 300 gjykatsve qe jane aktualisht ne detyre do te ishte rruga me e drejte per te vendosur shtetin ligjor te pa njollosur ne krime ne shqiperi, pasi munde te heqish nje pjese por kalbesira ngelet Brenda dhe infekton edhe pjesen e re,ata jane te lidheur me krimin dhe korrupsion jan nje unaze krimi qe duhet te hiqet nga gishti dhe hidhet pertok populli te beje divorc me keta gjakpirsa te largohen nga populli ,disa dhe te arrestohen dhe tu sekuestrohet pasurija.Çdo propogande dhe rruge tjeter se po bejme reforme ne drejtesi eshte nje genjeshter me pasoja te renda gjakatare kriminale.SHqiperija sot o ‘kurr ka nevojne per kriijmin e gjykates special per te gjykuar te gjitha krimet qe kane ndodhur ne 24 vjet e fundit te te behet nje autopsi krimi ne shqiperi gjat 24 vjetve .Te zbulohet se ku vajti pasurija e shqiptarve,ku vajti pasurija industriale ,te fabrikave,uzinave,minjerave,bankes shqiperise,pasuria marramendese e ushtrise .PO I – THEM KRIJIMIT GJYKATES SPESIALE ,vetem kjo mase ky gjykim do te vendoste drejtesin e shkelur dhe dhunuar ne menyren me te shemtuar nga kjo klase politike zhgaravin ne shqiperi gjat 24vjetve.#####.

  • Ju falemderit Bedri per shkrimin qe ze faqen e pare te nje leter-formati.

    Por, per sa kemi degjuar qysh nga permbysja dhe deri me tani egziston edhe faqia e dyte ne nje leter-format, per te shkruar per lidhjet “udhezuse” qe kane nderkombetaret e te gjitha rangjeve, me keta njerezit tane, per te cilen juve i permendni si neper grupime, por une i konsideroj me nje fjale: “Bllokmene te kapitalizmit”.
    Te moshuarit e motshem, kane patur nje fjale te urte:
    – Eshte e keqia me e madhe per nje fshat, kur hajduti theret ne mes te fshatit :- Zereni hajdutin!
    A ME KUPTOVE O BEDRI, ZEMER-MIRI SE “ku fle ljepuri” ? , -i themi ne nga anet tona.
    Ne shqipetaret kemi nje mentalitet te gabuar, kur mendojme se “nderkombetaret” qe na afrohen neve, sikur ata nuk kane fare haber nga hajduteria dhe ndoshta mbasi ata jane shkolluar vetem me fjalen: “interesi personal”!

    Pra ne faqen e dyte , ju Bedri mund te shkruani , se ne cfare rrethana ka bere vaki qe hajhuti te denoncoje dhe gjykoje hajdutin ? A e dini ju se kur peshku i vogel shkon te haje te madhin ? Kur peshkut te madh fillon te qelbet.

  • Pa e lexuar artikullin po jap shpejt pergjigjen time PO.mendoj se do ta ndihmoje shume drejtesine ne luften kundra korrupsionit dhe krimit te organizuar qe te paret jane pushtetaret e sotme, ata qe duhet te cohen para drejtesise.

  • jo mor mik jo se dihet se si vene keto gjera… edhe vete perendimi nuk eshte aq i paster, korrupsion, lobime, pandeshkueshmeri ka kudo… ndaj dhe do pjelle serish mali nje mi. Duhet nje force e re politike qe te kete kurajo dhe populli ta votoje ne shumice. Fillohet me ligjin zgjedhor. Pa u kthyer mazhoritari, nuk kemi gje ne vije. Sado manipulime, votuesi do i vere festen qe i takon kujtdo kur te vije puna per votim. Se sot, klasa politike nuk ka galje nga pakenaqesia e votuesit se hyjne me lista…..Deri atehere, hajde gudulisemi me zgjidhje utopike….

  • Mire e ka z Islami, shume mire, por ja qe zgjidhja hipotetike qe jep, eleminimi i sovranitetit te shtetit, si ne Kosove, eshte hipotetike. Me nje fjale, ku qeme? Asgjekundi. Ne fund te shkrimit thote me te drejte se duhet te eleminohen struktura politike dhe financiare dhe duhet filluar nga drejtesia. Drejt. Po si? Me kete komisionin qe na treguan para ca ditesh?! Ja qe edhe kjo eshte nje vrime ne uje.Pse? Sepse nuk eshte vetem saliu e eqja. Nje e dy dhe saliu. Pse, eshte e i paket Edi dhe Iliri se Saliu? Si kujtoni ju, Edi eshte me i paster se Saliu? Kush e vrau Santone? Pse policia u urdherua te mos e ndiqte motorrin dhe kush e e dha urdherin? Kush dha urdher qe te mos denohej djali i Xhuvanit edhe pse vrau per hobi 5 veta? Po mos denimin e Fullanit per vjedhjen e 8 miliarde lekeve ne banken e Shtetit kush e dha urdherin, Saliu vetem, apo edhe Rama dhe Meta? Po vjedhjen e Bankes tek Stacioni i Trenit ne mes te dites kush e vodhi para fillimit te fushates se zgjedhjebve lokale dhe u hesht? Nuk duhet drejtuar gishti vetem tek Saliu, por edhe tek te Majtet. Jane nje bajge e ndare ne mes me emera te ndryshem: PD,PS. Ata bejne sikur grinden ne parlament, por kane korjeret e fshehte qe i dergojne tek njeri-tjetri dhe merren vesh per bukuri se cfare do te thone e do te bejne te nesermen, teatrin qe ne te grindemi duke thene Saliu! Saliu eshte kryetari kupoles antishqiptare, por antare te saj jane dhe Edi, Nano, Meta, Basha dhe ca cironka te tjere si Ruci, Tahiri i vogel, Nishani robot i Saliut etj qe jane ne Gjykaten Kushtetuese e ate te Larte. Vetme permbysja e te gjithe ketyre dhe krijimi i nje parlamenti krejt te ri, me figura qe nuk duhet te kene asnje lidhje me cdo deputet e politikan prej vitit 1990 dhe te gjthe keta politikaneve t’u merret gjithe pasuria. Ndryshe me keq do te jemi.

  • Besoj se edhe artikull shkruesi i nderuar bie dakord, se gjykata speciale duhet te perfshije edhe te gjithe ato qe tradhetojne vendin e tyre ne sherbim te armiqve te Shqiperise, ato qe bashkepunuan me te huajt ne dem te UCK, te gjithe ato qe punuan per Sigurimin e Shtetit ne diktature e per pasoje shqiptaret vrane bashke-kombasit e tyre, burgosen, internuan, turturuan vetem per shkat te bindjeve te ndryshme me to, e vetem se deshen te sillnin ne kohe ate qe ish-veglat e diktatures po shijojne sot.

  • Ne mungese te profesionalizmit dhe korrupsionit marramendes qe manifeston sistemi yne i drejtesise, krijimi i nje gjykate te tille eshte me se i domosdoshem, pavaresisht se sa mundesi ka qe te realizohet!

  • Nuk duhet Gjykate Speciale,sepse do te jete edhe nje insitucion plus nga xhepat e taksapaguesve Shqipetare.Per mua per te vene drejtesine ne vend duhet nje Sali jo i kesaj kohe te Hitlerit por i kohes se Enverit ku me nje ligj ti zevendesoje te gjithe ata qe kane mbaruar universitetet e Plepave e te Cileve dhe ti zevendesoje me kuadro qe kane mbaruar Universitetin e Tiranes!Vetem keshtu mund te vihet drejtesia ne vend e te sherbeje si shtylle per mbajtjen e shtetit ne kembe!Se fundi nuk mund te kerkohet virgjeri ne nje shtepi publike i nderuar z.Bedri!

  • Shqiperise i duhet me nje votim popullor unanim, vetem per nje muaj, KOMUNIZMI.
    Vetem sistemi diktatures se proletariatit, ben efekt dhe shfarros deri ne rrenje pseudodemokratet ish spiune.
    Nje konsesus popullor, te rikthehet komunizmi nje muaj, ti lihet dore e lire diktatorit, te beje punen e vet dhe mbas nji muaji, ketij diktatori, ti sigurohet jeta e tij dhe e familjes per 5 breza, pa punuar.
    Kjo eshte metoda me efikase dhe me pak e kushtueshme.
    Te tjerat, jane thjesht shaka, ku i oambrojturi popull fukara, do ta haje sa krahu.

  • Qellimi i z.Islami ne botimin e ketij shkrimi eshte mese i mire. Ai shqetesohet si shqiptar e qytetar. Gjithsesi, duke mos qene ne nje mendje per gjithe permbajtjen e shkrimit mendoj te paraqes disa mendime qe mundet te ndihmojne deridiku per sqarimin e kesaj çeshtje kaq te rendesishme.

    Se pari: – duke lene menjane rendesine e ligjeve dhe te institucioneve- me duhet te them se ka nder burra te shquar te kesaj Bote edhe nga ata qe nuk i quajne kaq mrekulliberes as ligjet e as institucionet e ndryshme. Per ta, kryesore jane zemra e mendja e qytetareve. Por pa ligje e institucione as eshte bere e as mund te behet dot.

    Se dyti:ligjet ne fuqi, ne shume raste jane jashte kohe,te padobishem dhe mjaft te demshem. Mund te sillja shume shembuj, por po mjaftohem vetem me njerin, i cili per nga menyra se si ruhet prej periudhave me te erreta ja vlen ta permendesh. Fjala eshte per nenin 13 te K.Penal ai qe ben fjale midis asaj qe ben qytetari dhe pasojes qe ka ardhur. Ne teori kjo quhet lidhja shkakesore e mungesa e kesaj lidhje nuk mund te sjelle denim. Keshtu veprohet ne gjithe Boten. Mirepo ligjevenesi shqiptar nuk eshte mjaftuar me kaq. Ai mendimin e tij te mbrapshte e diabolik e shtyn me tej: ne Shqiperi denohesh edhe kur nuk ka ardhur asnje pasoje, por mundesia e ardhjes se tyre mund te ekzistoje ne menyre hipotetike. Me kete metode u denuan ne te kaluaren (prej te cileve dhe me vdekje) shume qytetare shqiptare nga punetore e fshatare e gjer funksionare te te gjitha niveleve. Denimi me vdekje ka ardhur edhe ne saje te “germimit trunor”, pra kur lidhja shkakesore mund te vertetohet (megjithese ne shume raste edhe e sajuar) per nje veper me te lehte dhe ne saje te nderhyrjes se politikes ose ne interes te saj rendohet me ane te “germimit trunor”. Pra ne saje te zellit gjakatar hetuesi ka zbuluar se “krimineli” nuk ka pasur ne mendje kaq sa duket, por me teper, sepse perveç nje demi material te parendesishem i akuzuari ka pasur si qellim permbysjen e pushtetit. Kjo “me teper” nga disa vjet burg ka sjelle “heqje kokash”. Keshtu u denuan e u ekzekutuan Genc Leka me Vilson Blloshmin. Sot koken ta lene ne vend, por duke pasur kete mendesi hartuesit e zbatuesit e ligjit- si ky me siper te shkaterrojne gjithçka. Pra nevoja e reformimit te ligjit eshte e domosdoshme. Por, reforma nuk duhet te kthehet ne qellim ne vetvete, por te shndrohet ne diçka te zakonshme mbasi reformimi nuk perfundon asnjehere. Ai eshte i perhershem. Ligji ka nevoje te ndryshohet sepse ai nuk eshte asnjehere i persosur apo dhe sepse shoqerise i dalin gjithfare nevojash.

    Se dyti prej ligjit duhet ta pesojne e te fitojne te gjithe. Kujtoni ju lutem kush fitoi prej privatizimit te pasurise qe ishte e te gjitheve, kombetare dhe e shtine ne dore disa te lidhur me pushtetin ose anetare te nje partie te vetme qe ka pasur ose ka pushtetin. Te mos flasim per pronat se shumica e popullit eshte bere jo me dhimbje koke,por me semundje mendore. Pra dhe ligjet jane bere ose zbatohen jo per te gjithe njelloj. Veprimi kesisoj mbjell vetem urrejtje. Mund te duroje dikush prej nesh qe femija te flere e te gdhihet pa ngrene? Kjo pabarazi sjell te gjitha te keqijat.

    Pra ketu nuk eshte fjale vetem te ligjet apo institucionet. Keta gjithmone reformohen nga çatia e jo nga themelet. Po u ndreq Gjykata e Larte, poshte dhenia e drejtesise ndreqet vetvetiu. Persa i perket kesaj mendoj si zgjidhje te efektshme futjen ne perberjen e Gj. Larte veç shqiptareve edhe te gjyqtareve te huaj, kryesisht nga Franca e Italia mjafton qe te njohin Gjuhen shqipe e te jene bere shtetas shqiptare. Po keshtu mund te sillte efekt te menjehershem ndyshimi i selise te Gjykates se Larte nga Tirana ne nje qytet tjeter. Ne fillimet e veprimit te shtetit tone Gjykata e Larte seline e saj e ka pasur ne Shkoder. Ne Gjermani e ka ne Karlsruhe. Mua do te me pelqente Sazani ose Bari ose çdo vend tjeter ku Gjykata e Larte te mos urdherohet e te kontrollohet sa me lehte e sidomos te mos kete kontakte me krimin.

    • O Guri i Kamjes!
      Te pershendes per gjithcka komenton,por ligjet tona jane aq mbrapsht sa shume prej tyre jane hapur ne kundershtim me KUSHTETUTEN apo vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe askush nuk e ….RRUAN fare!!!
      Ne Shqiperi nuk kontrollohen te gjitha vendimet e gjyqtareve,ne se jane te drejta apo jo,por mjasftohen vetem me kalimin nga nje Shkalle e Ulet tek te tjerat!
      Edhe kur rrezohet nje VENDIM I PADREJTE,prap nuk NDESHKOHEN GJYQTAREWT!
      Kjo i ka bere ata si PERENDI dhe qe ketu fillon PADREJTESIA,KORRUPSIONI etj!!!

  • Z.Islami…..ose Bedri,apo Shkrimtar Islam Bedriu

    Me vjen mire qe e pranon ne fund qe mendimi dhe shkrimi yt ESHTE NJE UTOPI !!!
    Do jete me mire per mos te humbur ata qe ju lexojne,mos te merreni me tema,qe te cojne te burimi e nuk te japin uje,ose shqip pa BEREQET!!!
    Te gjithe e dine dhe JU,qe ALBANIA ne sallonet e Brukselit eshte si ato Barsaletat e Policeve,po ku te gjithe EUROPIANET E “NDERSHEM” kane futur duart ne MUT,ku Shqiperine e kane RRJEPUR DHE PO E RRJEPIN SE GJALLI,ATA…qe sipas teje do vine e do ngrene GJYKATEN SPECIALE.
    Mendoj se lexuesve u DUHET. FOLUR QARTE DHE SHKURT,dhe jo me shkrime ku ne fund humb vete qellimi i TITULLIT DHE SHKRIMIT.
    SOT nga ATA EUROPIANET E NDERSHEM,PO RRIPET GREQIA,dhe do te vazhdoje per sa kohe NJEREZIT FLENE GJUME,NEN INJORANCE E IDIOTIZMA KOLEKTIVE.
    Mendoj z.Islami se nuk behet ILUMINIM ME SHKRIME UTOPIKE!!!

  • Z.Bedri ! Eshte e tmerreshme kur shteti dhe pushteti kapet nga mafia berishiane !? Kujtoni
    Italine !!! Ka kaluar nje gjys shekulli dhe mafia italiane ende nuk eshte ”shkulur”…!!! Kjo do
    te jete fatkeqesia me e madhe e vendit tone: instalimi i mafias se Saliserb Berishovicit dhe
    akoma me keq qendron ne faktin se BE -ja dhe SHBA-ja ende e quajne PD-n parti dhe i ker-
    kojne pozites ”konsensus” e ”bashkepunim” me kete bande mafioze , ne vend qe te rekoman-
    dojne nxjerrjen jasht-ligjit te kesaj bande mafioze,kriminele ,hajne e gjakatare….!!!

  • Kta e kane çu kete vend deri aty sa asht zor me e pru ma n’fije veç me pase nji shkop magjik si ne perralla Nuk ke asnji zyrtar sado te thjeshte ne burgjet ton a Kto e kane ba shtetin si lope ,mjel e mjel e shko n’pune tande

  • nje gje nuk kuptoj pse duhen shpikur gjera koti kur i kemi te gjitha instrumentet per te vene drejtesi. ketu more shoke mungon vullneti. dhe kur mungon vullneti asgje nuk i ben derman kesaj pune

  • “Nga i pate”
    Në antikitet, në Athinë vepronte një gjykatë e veçantë, e cila kishte për detyrë të kontrollonte me rreptësi, dhe paprerë, se me çfarë burime materiale jetonin elita qeverisëse e shtetit të Athinës. Një ditë prej ditësh, Kleanthit, 330-230 p.e.s, nga Assos, boksier-atlet, i mbërriti në banesë fletë-thirrja, prej gjykatës në fjalë. Të gjithë u habitën. Cila ishte arësyeja? Kleanthi nuk ishte zyrtar i institucioneve shtetrore të Athinës. Më vonë, pas vdekjes të Zeno, ai u bë i dyti kryetar i shkollës së famëshme filozofike të Stoikëve në Athinë. Arësyeja e padukshme për publikun – por e dukshme për gjykatën e ndershme dhe të paanëshme ishte fakti se Kleanthi, ndonëse nuk kishte ndonjë burim shtetror të ardhurash për të jetuar, qëndronte çdo ditë në sheshin e filozofëve; i dëgjonte me ëndje dhe bisedonte me ata! Gjykata e thirri Kleanthin si të dyshuar, dhe i bëri pyetjen e famshme “Nga i pate”. Domethënë: “Me çfarë të ardhurash jeton”? Kleanthi u përgjigj: “Natën mbart ujë, ditën filozofoj”! Për këtë arësye, ai, më pas, u quajt edhe “ujëmbartës”. Gjykatësit e admiruan punën, gjetjen e tij të ndershme, dhe përkushtimin e Kleanthit në dobi të komunitetit. Ata vendosën që Kleanthi të mbështetej materialisht nga shteti, në mënyrë që të vazhdonte, pa u lodhur me punë fizike, të filozofonte për lavdinë e Athinës.
    A është koha që edhe në Shqipëri, ndonëse me “pak” vonesë, të votohet, në Kuvend, ligji “ Nga i pate”, dhe të ngrihet gjykata speciale. Si ajo e Athinës – jo si ILKPD – që ti thërrasë njerin dhe tjetrin, agallarët e administratës shtetrore, dhe ti pyesë: me çfarë të hollash i bëre pallatet, vilat, dyqanet; bleve toka, godina, vaporë, aeroplanë; ngrite fabrika etj., etj., investime vetiake në Shqipëri, dhe jashtë shtetit? Një gjykatë aq speciale sa në punën e saj të mos merret me disa nëpunës të gjorë – siç po ndodh deri më sot me ILKPD – që kanë harruar, fshehur, apo “nga padituria zoti kryetar”, ndonjë kacidhe të thatë, Deri më sot, ILKPD nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka stërvërtetuar, me besnikëri kriminale, fjalët e Dhiogjenit, i cili, kur pa një kusar të vogël që e shpinin në burg, i tha: ah more i shkretë, sikur të kishe vjedhur më shumë nga sa ke vjedhur, në vend që të të shpinin në burg, do të nderonin! Nga: Naspiba.

  • DY burra qe e ndiqni shtypin por per hir te moshes kerkonin qetesi dhe jo debate me njerzit kishi zgjedhur gjuhen e tyre per te komunikuarNJE dite njeri e pyeti shokun kur vidhet me shume dhe pa pasoja kur je roje apo i thjeshte tjetri ju pergjigj kur je ithjeshte por miqte e tyu caktojne rrojen qore diten dhe shurdhe naten

  • Ckuptim ka te ngresh nje gjykate tjeter speciale ne albanistan sot! Ckuptim ka te besh ligje ne Albanistan sot! Kjo eshte tallje dhe per njeriun me inteligjence me minimale ne albanistan!
    Albanistanit sot ne radhe te pare i duhet nje doreheqje totale e gjithe personave qe kane punuar ne mafian e drejtesise. Si nje ndermarrje e falimentuar totalisht! Te ndertohet nje gjykate speciale qe te analizoje dhe te nxjerre ne pah veprimtarine antikombetare dhe kriminale te kesaj trupe mafioze. Te hudhen poshte te gjitha vendimarrjet e kesaj mafie ne 25 vjet . Te filloje drejtesia duke filluar ne radhe me organizatoret dhe drejtuesit e levizjes te dy gishtave perpjete te dhjet-orit 1990 si agjente dhe kriminel lufte.
    Te perzgjidhet nje ekip me njerez te pergatitur nga ana juridike ne perendim dhe qe nuk kane punuar gjate ketyre 25 viteve asnje dite ne shqiperi.
    Atehere behet drejtesia ne shqiperi. Atehere shpronsohen dhe denohen tere mafiozet dhe kriminelet qe u pasuruan ndermjet grabitjes apo shitjes te pasurine kombetare apo urpurpimit te saj keto 25 vjet ( jo me kot i ngriten gishtat perpjete keta mafioze). Pra nuk ka nevoje fare per ndonje gjykate speciale brenda dhjetrave gjykatave mafioze te albanistanit.
    Kush do ta bej shtrohet pyetja! Kjo mafia qe sundon sot ne pushtet dihet qe sdo e beje! Atehere duhet nje parti e re nga njerez te paperlyer nga koha e mafias dhe kriminalitetit keto 25 vjet, pra njerez qe kane jetuar tere keto vite ne perendim.

  • Bedri, shoku im i femirise.
    Je shume realist por naiv. Si femija i vogel e deri student, qe kam njohur. Po ku gjinden ato burra qe te bejne ato qe thua ti.

  • LEXONI KOMENTUESIN DARIUS,

    kUSH DO E BEJE GJYKATEN SPECIALE UJQIT E EUROPES QE E KATANDISEN SHQIPERINE NE KETE DEREXHE?!

  • EUREKA – Shkrimi i Bedri Islamit me komente! Or zoti a shoku Bedri, po ti qenke vertet i privilegjuar nga gazeta! Ja komentet, nuk mungojne! Per te tjera shkrime komentet kane hyre ne censure a kane firuar diku, nuk ka zot nene ta shpjegoje! Mbase komentohen vetem shkrimet e Bedriut! Fut mik te Ardian Thano e na shkruaj ndonje shpjegim se vertet nuk po kuptohet asgje.

  • Me duket se te gjithe rihni uje ne hava.More zoterinj rroni me aktualitetin apo enderoni se si mund te behen gjerat.Qe te kemi shtet te fortr do BURRA ,por jo si Ai qe do Arvizuja,por si Ai qe dhjesin gjak gjithe hajdutet e kriminelet e ketij vendi pra duhet te ngjallet ENVER HOXHA dhe nuk ka nevoje per gjyqe se te gjith ketyre harave ju bie infakt e qerohen nga kjo bote.Qe shqiperia te behet duhet urgjentisht nje personalitet dinjitoz qe tju thote ndal dallaverexhinjve te ambasadave dhe duke u mbeshtetur fuqishem tek populli tja u bejne ketyre monstrave ne pushtet sic ja bene Caosheskut ne Rumani.Nuk mund te degjohen me ata persona qe mbasi ulen dhe drekojne me hajdute e kriminela i bejne thirje popullit mos votoni kriminelet.Hajde pastaj o popull dhe meri seriozisht keta njeres.Shqiperia shpeton vetem nga nje lider i ri,patriot atdhetar dhe qe i dhimset ky truall dhe njeres te tille kombi yne ka prandaj eshte emergjende syrgjynosja e kesaj klase politike nga te gjitha krahet qe populli ti ndeshkoje sic di AI.POSHT MATRAPAZET DHE HAJDUTO KRIMINELET E KETIJ KOMBI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *