Në njërën nga këto pasdite, ndërsa udhëtoja nga qyteti i Ulmit në drejtim të Shtutgartit, krejt befas, pranë meje po rrinte një familje shqiptare. Ishin pesë vetë, si mësova më pas, vinin nga një fshat në afërsi të Kukësit, dhe, as nuk e dinin se ku po shkonin. Ishin ulur nga autobuzi i linjës Prishtinë – Hamburg në qytetin e Ulmit dhe, pasi u kishin thënë se nga nisej treni për në Shtutgart, kishin zënë vend. Më tej nuk e dinin. Njeriu që duhej t’i kishte pritur nuk ishte dukur dhe burri, rreth të dyzetave, babai i tre fëmijve, kishte vendosur të nisej për në Shtutgart, gjithnjë me shpresën se më pas diçka do të bëhej. Kërkonin strehim politik, nga ajo që bisedova në atë rrugë më shumë se një orëshe, kishin me vete disa letra, të paguara jo lirë, diçka që flisnin për një gjakmarrje të mundshme. Në fshatin e tyre kishin mbetur vetëm pleqtë: Fillimisht njerëzit i kishin marrë rrethinat e Tiranës dhe të Durrësit, tani po i merrte Europa, duke mos e ditur në se do të rrinin apo do të ktheheshin.
Të mërzitur disafish: Nga rruga e gjatë, e stërlodhshme, nga mungesa e njeriut që do i priste, nga enigma e asaj që mund të ndodhte, nga shpenzimet që nuk i kishin menduar se do të bëheshin, nga moslajmi për prindërit… nga të gjitha, kishin në vete shpërthimin e zemërimit që mund të vinte nga njëri çast në tjetrin.
U ndamë në stacionin kryesor të trenit në Shtutgart. Unë do të nisesha drejt Sarajevës, ata drejt së panjohurës. Nuk mund t’u thoja asgjë, nuk e dija nëse kishin shpresë për të pasur një fillesë ëndrre, më thanë vetëm se më në fund dikush do i priste aty pranë; dhe, duke parë kantierin e madh në stacionin e ri të trenit që po ndërtohet, burri, me duar të plasaritura, tha vetëm se “paska punë, më duket”.
Vetëm kaq. Asgjë më shumë dhe filloi të kishte një shpresë. Ishte nisur nga një fshat afër Kukësit dhe nuk e dinte adresën e mëtejme të familjes së tij. Më i vogli ishte ende vocërrak, ende besoj se nuk e dinte se çfarë po ndodhte.
Nuk është familja e vetme që merr këtë rrugë. Janë mijëra të tilla, sidomos në këtë vit, kur zbrasja po vjen si rreketë që nuk ndalen. Vetëm në dy muajt e fundit më shumë se 13 mijë shqiptarë, nga të gjitha viset e shtetit londinez shqiptar, kanë arritur në shtetin gjerman. Asnjëherë më parë nuk është vërejtur një dyndje e tillë, si një epidemi braktisjeje. Me trena, me avionë, me anije, legalisht e ilegalisht, me shpresë e pa shpresë, të organizuar apo vetanakë; të mbrojtur me ndjenjën e largimit, gjithnjë e më shumë, pa e ditur se ku do të jenë në një ditë të nesërme. Vetëm me shpresën e dyshimtë, “ishalla, nuk na kthejnë”. Vetëm kjo është hë për hë në mendjen e tyre. Pas saj nuk ka më asgjë.
Si ndodhi kështu e përse vazhdon të ndodhë? Janë hedhur dhjetra hipoteza, nga më të ndryshmet, që nga deklaratat pa vend të diplomatëve të huaj e deri tek dora e fshehtë që organizon këtë braktisje masive, gjithnjë me joshjen e një jete ndryshe. Nuk e di se cila prej tyre është më e sakta, por të gjitha së bashku kanë sjellë këtë gjendje, në të cilën hemorragjia e kombit po rrjedh pa ndërprerje.
Disa ditë më parë, shefi më i lartë i Policisë së Shtetit, duke u ulur në aeroportin e Rinasit bërë një deklaratë foshnjarake. Ai “fajësoi” më shumë shqiptarët që jetojnë deri më tani në vende të tjera, ku ka humbur perspektiva dhe që tani po “sulen” drejt vendeve më të begata evropiane.
Nuk e kisha besuar se një epror kaq i lartë, njëra nga detyrat e të cilit është edhe parandalimi i kësaj braktisjeje, të bëjë deklarata kaq naive. Por, si ndodh shpesh në këtë botë, të gjithë e duan të keqen larg vetes. Edhe policia e Shtetit e do këtë, edhe ministria e Punëve të Brendshme e do këtë, edhe qeveria vetë e do këtë.
Por kjo nuk e thjeshton të vërtetën: Njerëzit po ikin nga fshatrat e qytetet e Shqipërisë; dyndja do të ishte shumë herë më e madhe, nëse njerëzit e varfër do të kishin pasur mundësi materiale më të mëdha.
Burri nga një fshat afër Kukësit, që takova rastësisht në një tren, kishte shitur dy lopët e shtëpisë dhe paratë nuk i kishin dalë për këtë udhëtim pesë vetësh, megjithëse kishte qenë udhëtimi më i lirë. Kishte marrë edhe borxh, ndërkohë që duart i hanin për punë. Si e thashë, fjalia e parë që tha kur shikoi kantierin e madh të stacionit të ri të trenit në Shtutgart ishte, “paska punë”, dhe nuk mendoi se këtu do të bëhej qejf. Kishte ardhur për punë, çka i kishte munguar në shtëpinë e fshatin e tij. Kishte duruar një dekadë, dy dekada, që të mos ikte nga vendi ku kishte lindur, por pastaj, si më tha, “fëmijët e kishin detyruar, është detyra e burrit t’u dalë zot robve të shtëpisë”.
Përse ikin njerëzit? A e ndjen qeveria e tashme se kjo ikje është edhe një përgjegjësi për të, dhe se, sido që të ketë ndodhur në këtë fillim braktisjeje, deri më tash gjërat duhej të ishin zgjidhur?
Po i kthehem përsëri familjes nga një fshat në afërsi të Kukësit. Disa herë u kishte vajtur në shtëpi një njeri i njohur dhe u kishte thënë, “pse nuk ikni, çka prisni”. Fillimisht ishin luhatur, pastaj ishin bindur, në fund kishin vendosur. Emisarë të tillë, të errët bredhin ditën për diell, por kjo nuk është gjithçka. Është diçka më e madhe se kjo valë pëshpërimash, që nuk pushon ende as sot.
Është fillesa e bjerrjes së shpresës. Një burri, kur i humb shpresa për të gjalluar familja e tij, tek ai ka humbur gjithçka.
Pas zgjedhjeve të 23 qershorit, dy vite më parë, njerëzit kishin shpresën se me theqafjen e një qeverie që mos ardhtë më, do të kishte shpresë për shumë gjëra të tjera. Pas ngjarjeve e kthesave të tilla, shumë njerëz e humbin shpresën më shpejt se të tjerët, sidomos ata që kanë besuar më shumë. Dhe kur gjërat bëhen ngadalë e askush nuk i thotë pse rritja do të jetë e ngadalshme, por e sigurtë, në mendimin e tyre hyn dyshimi. Dyshimi se mos gjërat përsëriten dhe, kur dyshimi fillon e rritet, atëherë fillon edhe braktisja.
Gjërat nuk ngrihen duke filluar me prishjet, sidomos me prishjet, të cilat janë të lidhura me një vend pune, me bukën e gojës. Në Pogradec, në zonë turistike, prej viteve ishin të ngritura disa objekte turistike, me leje apo edhe pa leje. Duheshin prishur, por edhe prishja ka kohën e saj, ka momentin e duhur. Duhet të ndërtosh më parë, që asgjë të mos mbetet në boshllëk. Nuk jam për gjërat rrumpallë, por edhe nuk jam për gjërat pa drejtim. Askush nuk ka menduar që asaj dite, për afro një mijë vetë që punonin në atë zonë turistike, ashtu si edhe sot askush nuk e di se sa nga këto familje nuk gjenden më në Shqipëri. Mund të zgjidhej gradualisht, e jo vetëm këtu, por në shumë e shumë vende.
Ne kemi aktualisht një qeveri, e cila, sidozot, detyrën e parë të saj kishte nxjerrjen e vendit nga humnera financiare. Këtë po e bën dhe i heqim kapelen. Por kemi gjithashtu një qeveri që mëton të jetë e së majtës, dhe kjo do të thotë se ka detyrimin të jetë një qeveri më tepër sociale se sa konservatore.
Njerëzit që po ikin, në të shumtën e tyre, janë që duan të punojnë, dhe të punojnë fort. Të paktë janë ata që kanë marrë rrugët për qejf.
Këto njerëz mund të punojnë fort edhe në vendin e tyre. Askush nuk e lë vendlindjen pa e kthyer kokën pas. Edhe shefi i sotëm i qeverisë dikur ishte me kokën pas, dhe në momentin e dhënë, u bë pjesë e jetës së vendit të tij.
Kushtet në të cilat jetojnë ata sot janë në skajet e mjerimit. Nuk mund të përshkruhen, qoftë edhe përmes një shkrimi. U dhëmb mungesa e gjithçkaje, ashtu si u dhëmb edhe mungesa e shtetit të tyre. Ndjenja se, edhe pse të larguar, përsëri kanë një shtet që u thotë një fjalë të mirë. Qoftë edhe “kthehuni, Shqipëria do të bëhet”.
Le të mendojë për të tjerët, si për hallin e tij të dikurshëm. Me shefin e qeverisë ne kemi një mik të përbashkët në Augsburg: Piktorin e shquar Gjelosh Gjoka. Kam qenë shumë herë në shtëpinë e tij, ku ende është një qilim i bukur, dhuratë nga skulptori Kristaq Rama. Piktori i shquar, shqiptar nga viset shqiptare të Malit të Zi, ka një pikturë të famshme, “Vajtojcat e Kosovës”. Sa herë që e kam parë atë pikturë kam menduar edhe për nënat tona, në atë vetminë e tyre të pikëlluar, sidomos kur bijtë e bijat i kanë larg.
Qeveria, kur ka kohë, le të mendojë edhe për këtë. Në dy muaj më shumë se 13 mijë vetë janë larguar.
Sarajevë, 21 gusht 2015

Shkrim i bukur. nuk ke ca i shton. njerzit kane humbur shpresen dhe kjo eshte me e rende se skamja. tek kompania ku punoj ne tirane vetem muajin e fundit kane ikur 4 veta jashte shtetit. kur i pyet pse te thone; Ky vend nuk behet.
Z.Bedri shkruan origjinalen e ketij vendi ku jetohet keq se nuk punohet dhe ska se ku te punohet,pasi ato qe u ndertuan ne kohen e Enverit-i shkaterroi SB+A.H.Ka shume te verteta,por ajo qe del nga ky shkrim eshte se,keta njerz qe ikin i shtyn nje dore e fshehte qe nuk ua do te miren atyre & shqiperise.Ajo dore e zeze qe kerkon rremuje,destabilizim,vjedhje,vrasje,pushtet,para..!
Njerzit e pane gjatoshin Rama,si shpresen e fundit qe u kishte mbetur nga klsa politike kriminale shqiptare.Tane qe e kuptuan se dhe ai,eshte si gjithe te tjeret,vendosen te marrin rruget e botes per mbijetese.Mallkimet e ketyre njerezve do ti zene nje dite keta pushta politikane.
GJERMANI FLOKE KUQ I HOFFMAN-it
Gjermanet e Hoffman-it kane nje shprehje mjaft domethenese: “Der Teufel, verkshteht sich, in den Einzelheiten” (Djalli fshihet pas detajeve !). Mora shkas per kete koment, pas publikimit te listes se profesioneve qe jane te kerkuara per azilantet ne Gjermani dhe “Ikjes” se madhe te shqiptareve.
Shume vite me pare, nje mik i imi i semure, me kerkoi ta zevendesoja ne kolaudimin e disa aparateve te telefonise mobile (jo telefona celulare) ne impiantin e prodhimit industrial te ALCATEL-it. Nga kureshtja pranova me kenaqesi kete “aventure” te pa pritur dhe u nisa me makine drejt zones ku ndodhej impianti i prodhimit.
Tek shkruaj keto radhe, mornicohem kur kujtoj peripecite per te gjetur “fabriken”, ndodhej ne vendlindjen e Salvatore Letizia-s (ai qe vrau ne mes te Tiranes gangsteret e droges Mentor Lufin dhe Gerti Goxhajn), ne Marçianize (Marcianise). Pas shume xhirosh ne meandret e rrugeve me plehra e seks-shiteseve te te gjitha ngjyrave, me ne fund e gjeta: ishte nje godine moderne e rrethuar me kangjella shume te larte, pa asnje targe te fabrikes, krejt anonime.
U mahnita nga e papritura qe gjeta brenda atij rrethimi gati mesjetar: qindra te rinj femra e meshkuj, qe punonin kokeulur rreth tryezave te tyre te punes, mbushur me kompjutera, instrumente mates e komponente elektronike te pafund. E ishin te gjithe inxhinjere ! Isha ne medyshje te pyesnja se mos gjendej mes tyre edhe ndonje shqiptar.. po ja lashe kuriozitetin vetem fantazise, kushdi edhe mund te kishte mes tyre “te ikurit e medhenj” si sot.
Pa u zgjatur ne detajet e kolaudimit te “Stacioni di testa dei Gruppi Primari della Estenzione dei Celullari in Galleria” (ne shqip: Aparate te Grupit Kryesor te zgjatjes se sinjalit celular ne tunele), vura re qe per te njetat aparatura ishte prezent edhe nje perfaqesues i nje shoqerie tjeter. Gjithe kohes, i gjori nuk hapi gojen as per te thene nje fjale, degjonte e ndiqte me vemendje ate qe beja une.
Pasi beme te gjitha provat e programuara, kur kerkova te benim proven e fundit: “Variazione nel tempo del guadagno” (ne shqip: ndryshimi ne kohe i perforcimit te sinjalit), inxhinjeri italian u memecua dhe nje purpur i lehte pershkoi fytyren e tij: zakonisht nuk e bejme, me tha i sikletosur.
Ben pjese ne normen e kolaudimit – i thashe – andaj duhet ta provojme edhe kete. Pasi hezitoi nje çast, duke pare edhe kembenguljen time, u largua, duke u kthyer me nje tjeter personazh: floke kuq, i fryre si fuçi djathi, fliste vetem anglisht dhe natyrisht gjuhen e Hoffmanit te ambasades gjermane. Pasi shkembyem dy fjale, per te shmangur proven e per te me trumaksur me “gjenialitetin” e tij teutonik, filloi te me ilustronte funksionet e aparatures, me nje program kompjuterik te realizuar nga ai vete, qe i ngjante atyre reklamave qe beri Edi Kristaq Vares Poetesh Rama, per promovimin e Shqiperise Turistike, pak kohe me pare, e mbani mend apo e keni harruar….
Inxhinjeri gjerman, pasi kuptoi kembenguljen time, u dorezua, nuk mund ta bejme proven ne fjale… Mire i thashe, me therisni kur te krijoni kushtet per ta bere edhe kete prove.
Aso kohe ALCATEL ishte “blere” nga SIEMENS-i gjerman, andaj mbase mungonte edhe targa e fabrikes, dhe ky kuqaloshi i Hoffman-it, vinte nga gjermania vetem dy here ne muaj, per te shitur “gjenialitetin” e tij, paguar … uf!
U largova me keqeardhje nga fabrika anonime, me vetedijshmerine qe mes atyre qindra inxhinjereve te rinj italiane te skllaveruar, nuk mungonin edhe gjenijte e vertete. Hoffmanet e turnit kishin hedhur kthetrat e tyre mbi nje nga industrite me inovative qe egzistojne ne perendimin e zhvilluar te BE-se ku enderrojme te futemi edhe ne shqiptaret e “Ikjeve te medha”.
E shprehu mjaft qarte ne intervisten e tij Scholl (ambasadori austriak) qellimin final ku synojne te arrijne me Ballkanin, krijimin e nje feudi me njezet milion banore, ku investitoret e Hoffmanit te investojne ne krijimin e fabrikave te gozhdeve, patkonjve e jastekeve te mbushur me kashte, ku profesionaliteti i kerkuar lejon te punojne edhe te plep dipllomuarit e shumte, ndersa ata te vertetet, “gjenijte” shqip foles, i pranojne pa kushte si emigrante ne ate toke te larget qe dikur piedestaloi nje fare Adolf Hitler, ne ate toke ku psikopati-bipolar i Surrelit, do ekspozoje krijimet shkarravine qe trembin edhe lopet e Vunoit te Kokedhjereve te panumurt.
Z. Xume
Nderroje urxhent emnin ne BELUL se na gajasr
Mirushke apo Mirrush !
Te paska kaluar shpejt ajo kriza e papronuncueshme e shkembimit te vrimave te jashteqitjes, ki kujdes me gojen tani se nje nga reaksionet e mundeshme eshte edhe gojemutngrenja.
@XUME PROTOPAPA
Te jap shume te drejte.Ne qe jetojme ketu po i shikojme e perjetojme cdo dite dhe per ate qe´´paska´´thene zoteria-´´paskapune´´jam dakort se ka por zoteria ka harruar se nuk flet gjermanisht dhe e dyta ashtu si dhe ´´tageszeitung´´gazeta ditore shkruante me nje titull te madh´´kane mberritur prostitutat e punes´´dhe e kishte fjalen per bullgare,rumun e ceke me polake qe vijne dhe ulin gjithe pazarin e punes deri dhe per nje cope buke….Pastaj zoti Bedri duhet ta dije qe ne gjermani pa gjuhe pa sigurime shendetesore DHE PA PAGIM TAKSASH nuk te pranon njeri dhe qe te arrihen keto duhen te pakten nja 10 vite te themi…..Eshte nje vend ku dhe kamarierit i kerkohet leja qe ka dicka ne ate zanat qe kerkon te beje pra Zoti Bedri megjithese shkrimi yt ´´rreh diku tjeter´´duhet t´i thoje dhe keto.Mua personalisht i pari azilant qe me ra te takoja ´´kishte ardhur ne gjermani me fuoristradenpersonale si dhe kishte nja 4 kg flori ne qafe e duar´´ndersa i fundit ishte te djelen qe kishte ardhur´´per te mos u kthyer me´´-si tha dhe vete me bilete avioni 400 euro se´´nuk i paraqitej gjermaneve si tip do ko do´´
Te jap te drejte XUME se ato qe ke shkruar jane te gjitha te verteta……
Po e mbyll dhe une me nje shprehje gjermane´´besoji te gjitheve por mos beso djallin qe fshihet tek secili´´
Bedri je shume korrekt ne shume gjera por ke po aq gabim!Nuk ikin pogradecaret qe ju prishen lokalet! S’keni te drejte! Por nje nga ndertuesit ne breg te Liqenit dhe qe kishte zene gjysmen e rruges ishte nga Kukesi, kushuriri i Emin Gjanes! Shteti ne Shqiperi mund te vendoset vetem me nje shtet diktaktorial! Greqia ka patur gjeneral Papadhopulos, etj! S’ka burre ne SHqiperi, por edhe ne bote, te beje shtet ne Shqiperi, per aq kohe sa Berisha saboton c’do gje te mire ,qe po perpiqet te beje Rama! Shqiptareve u duhet dashuria Veri- Jug qe te filloje shteti!
SIPAS SISTEMIT TIMS, 263,000 SHTETAS SHQIPETARE U LARGUAN ME 2014 NGA SHQIPERIA DHE NUK JANE KTHYER ME.
KJO ESHTE SHIFRA E MIGRIMIT, JO ATO QE PERPIQEN TE NA I SERVIRIN KELLIRAT.
Dhe numri i votuesve nuk ka ndryshuar.
Komplet trap.Servil histori e sajume
TEK KY PORTAL E LEXOVA PARA 7-8 DITESH, TE DHENAT ISHIN MARRE NGA SISTEMI TIMS I MB, PO QE SE MASHTRON MINISTRIA E BRENDSHME, ATEHERE EDHE UNE I BIE QE PO MASHTROJ.
Per Arbenin.
Ne se ka njerimekellire dhe zhul,me injorant dhe antishqiptarte terbuarm,je ti,nder gjithe komentuesit . Me sa duket , tipaguhesh per keto felliqesira.Interesant…! Sa me injorant te jete njeriu,aq mer shume i pelqen vetja.Ti,je tipik i tille .
Xhume,bej kujdeset qeverinea se ajo po I mbush me sukses gropat .Nuk eshte faj I saj qe po mbushim gropat e botes.Ne na pelqejne gropat
Per vit te ri ambasadoti gjerman do dhuroj kalendar qe azilantet shqiptare te shkojne dhe te hapin ekspozita i Sandrino Edvini
Kukusianet mashtrohen se di kush do me spopullzuar ate vend,sidomos ne zonat ku ka miniers! ‘Dikkushi ‘ qe iu thot ketyre pse nuk ikni ia ka mesyur token e tyre per nje grusht pare,se nen tous ka Baker,flori qe po duan me glaberuar qe sa e sa vjet ‘te fortet e minierave’….
Mos shisin token tuaj,mos lejoni qe t’iu sklaverojne edhe ma shume.
Respekte per Z.Bedri Islami.Eshte pasqyrues real i aktualiteteve shqiptare.Me ka bere pershtypje nje film:KAPITALI .Ku Guvernatori i Bankes ,pas nje truku spektakolar deklaroi , ne pershtatje te situatave konkrete:Une jam ketu per te pasuruar te Pasurit dhe per te varferuar te Varferit.Kete lloj politike e kane luajtur te gjithe qeverita shqiptare te Pas-Punizmit.
Vendin e pare ,domosdo e ka Saliu me zagaret e tij:Bode,Ruli, Basha etj. Po te njejten trajektore po ndjek dhe Mazhoranca aktuale.Nuk mund te beje shtet kjo mazhorance duke patur ne perberje te njejtet Soj Makutesh.
Zgjidhja e vetme eshte Propozimi i Z.Bedri per krijimin e nje Gjykate Speciale e drejtuar nga Nderkombetare te sprovuar.Deri tani po shikojme vetem nje loje kungulleshkash Pozite -Opozite dhe thellim te mjerimit popullor
Emigrimi eshte i vetemi shpetim per SHqiperine.Sa me shume emigrant aq me e forte SHqiperia. Emigrantet do punojne andej dhe do dergojne pare ne SHqiperi. Me keto pare do behet buxheti i shtetit , se SHqiperia nuk prodhone asgje.
Ajaxs!Mos harro te shtosh:dhe e vetmja menyre per te pushtuar Shqiperine pa lufte.
Rreth 67.000 mije familje qe nuk jane kthyer me,mire kane bere se i kane shpetuar arkes se KUBESE rreth 1.800.000€ ne muaj asistence.
Si kohe krize qe eshte kane marre masat dhe QIVIRIA.
BEDRIU BEN MIRE TE SHKRUAJE PERRALLA SE HARTIME DI TE BEJE çDO SHQIPETAR I PARA VITEVE ’90. Pas 25 vjetesh nje informacion i munguar duhet te jete ‘udherrefyesi’ i lire i pa varur e profesionist per te treguar RRUGET E DALJES NGA KRRIZA E PERGJITHESHME DERI NE HUMBJE INDENTITETIT!
Kjo nuk behet me rubrika kAmentuesish shumica te pa pune e salisjane qe luajne e shajne njeri tjetrin apo ‘Xume protopapat’ qe tregojne 10 here ne dite te njejten perralle.
Gazetar Islami me fjalen ‘QEVERRI’ pas 25 vjetesh ç’fare kupton ne nje vend 25 vjet pa shtet pa pushtete si ai legjislativ kur nuk ka perfaqesuar asnjehere ‘sovranin’ e kur me kushtetute paòavure jemi ‘Rrepublike parlamentare’ pa sistem gjyqesor po mbi te gjitha pa informacion?KUSH DO TU JAPE PUNE SHQIPETAREVE 25 VJET NE NJE SISTEM EKONOMIK PA EMER KUR TERE PASURIJA KOMBETARE U SHPERBE E U VODH ….ENVER HOXHA?!
KJO ESHTE ZOTI ISLAMI ARRITJA E RILINDASVE TE TU NE MES MANDATI!!!
IMAGJINO NE FUND TE MANDATIT 2017. ME DUKET SE KE FILLUAR TA KUPTOSH KATASTROFEN O KOMUNIST I PANDREQSHEM.
Une jame i bindur 100%, se nga te gjithe keta emigranta te fundit qe ikin drejte Gjermanise ,shume pak prej tyre kane qene te punsuar ,d.m.th nuk kane humbur vendet e punes tani ne kohen e Rames.Mund te jene shume arsye te akumuluara nder vite ,por te thuash se tani humbem shpresat qe kishim me pare ,eshte nje absurditet.Ai vend ,ka kohe qe eshte i pashprese,dhe duhen shume vite qe te gjeneroje shprese.
Mire eshte ti lyesh syte dhe vetullat por se pari duhet te kesh breke ne bythe dhe prapanice te lare.
Ne kohen e Ramizit u be tufezimi i bagetise, levizje idiote dhe antiekonomike, qe ndoshta me urdher apo… do pershpejtonte fundin e sistemit??!!
Sot te gjitheve na pelqejne trotuaret bosh, por me pare krijohen vendet e punes dhe pastaj dermen mund ti vesh fshatareve qe shesin 2 tufa me qep apo spinaq apo edhe ndonje shishe me qumesht.
Hartohen politika punesimi pastaj fillo nga lukset.
KAMENTUESES mira ,sa vjeçe ke qene e sa shkolle ke bere kur flet per ‘tufezat dhe arezat’ se ajo nuk ish politike idjote por perkundrazi nga tufat e kooperativave u ndane ca ‘bageti’ si puna e shumices se kAmentuesve dhe u krijuan per individet apo konsumatoret baze fshati apo lagjeje,shkurt filloi copezimi i ekonomise se centralizuar per ti hapur rrugen te ashtuquajtures ‘ekonomi tregu’ qe keto 25 vjet e quajne ca si ju salisjanet e salushet:’Lirija e tregut te lirise se tregut te hajduterise’.Reformat ne ekonomi nuk i bente xhaxhi Ramizi por kish intelektuale qe i kish respekt gjithe Europa.Vetem idjotet e militantet e semure ne ‘demokraci tere gjerat ne te mire e ne te keq ja dedikojne NJISHIT ‘BURRAVE TE SHURRES’!
Paska pune!!!
te shkosh atje ku eshte puna dhe financa, per jeten dinjitoze te familjes, eshte nje proces qe bota e njeh dhe nuk e paragjykon.
Ajo qe bota e civilizuar nuk njeh dhe nuk eshte e gatshme te pranoje, jane turmat shqipfolese qe kerkojne azil, qe kerkojne te “akomodohen” ne shtepine e tjetrit, me shpenzimet e tij dhe qe nuk duan te kuptojne se me nje veprim te tille, i marrin vetes dhe kombit qe i perkasin, cdo arsye per tu marre seriozisht.
Shqiptaret, nuk kane asnje arsye per azil. Ata, nuk jane as me keq dhe as me mire nga gjendja ekonomike, po ti krahasosh me fqinjet veriore serbe apo ata maqedone,,me ata bullgare me tej apo ata rrumune. Dallimi mes ketyre kombesive, qendron tek fakti se vetem ne shqiptaret kerkojme AZIL. Te tjeret kerkojne pune dhe nuk demtojne imazhin dhe interesat e kombit te tyre, me pamjet shqetesuese, si ato te shqiptareve ne tenda, nen urat franceze apo mbi arat gjermane.
Ne Tirane, mund ti degjosh keta “azilante” para nisjes se tyre, tek dine te te llogarisin mire, se si do kullandrisin jeten ne Gjermani me parate qe u jep ndihma sociale atje. Eshte e veshtire te ndjekesh Z.Islami, ne perpjekjen e tij per ti klasifikuar te gjithe ata qe perfundojne stacioneve te trenave ne Gjermani, si persona qe “kerkojne pune”.
Realiteti azilkerkues shqiptar, eshte nje ARME ne doren e te gjithe atyre, qe ne te kaluaren, kane shprehur “bindjet” se shqiptaret nuk meritojne te trajtohen si pjese e ketij kontinenti. Eshte nje “argument” ne duart e atyre, qe gjithmone kane patur dyshimet e tyre ne aftesine shqiptare per shtetformim.
Duhet te jesh “optimist i pariparueshem”, qe ti nxjerresh dicka pozitive, kesaj fiaskoje qe perjetojme sot. Qeveria e sotme, mund te tregoje me gisht tek ajo e kaluara dhe problemet qe ka trasheguar, per “te shfajesuar” vetveten. Jane perpjekje te denuara per te deshtuar sepse realiteti ne vend, politikat e ndjekura ne terren, flasin nje gjuhe tjeter. Pervec arnimeve kozmetike, Shqiperia qendron ne vend numero dhe dergjet e pashprese nen mungesen e shtetit te se drejtes, e korrupsionit ne administrate dhe paaftesise profesionale.
Keto ishin premtimet e koalicionit te sotem, kur kerkoi voten me 23 qershor.
Perfundimisht jemi nje popull idiot. Populli qe i besoj Piramidave qe po te fusje 5 lek merrje 10 ashtu si me magji, vetem Shqiptaret kane qene nga popujt Europian. I njejti mentalitet edhe sot. Qe ky eksod masiv eshte rezultat i mashtrimit as nuk ka dyshim. Sepse robi s’mund te vij nga fshati (ku s’paska pune!!!) dhe te mbaroj ne kamp refugjatesh, me faresoj njerezish dhe me femije. Nuk ka lidhje me shprese e lesh me presh, Shqiperia ka pare gjithmone me keq, ka lidhje me mentalitetin e njerzve me deshiren per tu pasuruar me pahir. Me idiotllikun tone.
Jam 46 vjec dhe i mbaj mend te gjitha ngjarjet dhe qeverite e tranzicionit ne Shqiperi.Ta them me bindje te plote se pas zhgenjimit prej qeverisjes se pare te Sali Berishes,zhgenjimi prej kesaj qeverie dhe prej Edi Rames eshte me i madhi qe shqiptaret kane perjetuar ne keto 25 vjet.
Sepse njerezit shpresuan dhe besuan aq shume ne premtimin e nje rilindje totale te shtetit dhe shoqerise shqiptare pas gjithe atij tranzicioni te lodhshem e te dhimbshem.Prandaj dhe vota qe kjo qeveri mori ne 2013 ishte gati njesoj si vota per ndryshimin e sistemit ne 1992.
Edi Rama dhe grupi i tij ne vend te rilindjes kane vendosur te njejtin sistem si ai qe gjeten,i Berishes.Me te vetmin ndryshim qe kane nderruar emrat,personat qe zhvasin.Nje grusht i vogel pushtetaresh dhe klientela e biznesmeneve prane tyre vjedhin ne menyren me te babezitur dhe me te paskrupullt te papare deri me tani.Shikoni cfare behet me tatimet dhe doganat ku kane firuar nepermjet kontrabendes dhe evazionit mbi 150 milione dollare,miliarda qe do i mungojne rrogave,pensioneve,ndihmes ekonomike,shendetesise etj.dhe qe i kane perfituar oligarket te cilet sponsorizojne qeverisjen.
Shikoni cfare po behet me shendetesine e plot pune te tjera te shtetit ku gjithcka po jepet me koncension tek klientela per te rrjepur dhe pervetesuar sa me shume edhe ato pak para qe shteti ndan ketu per shendetesine.Ky grup qe ka sot pushtetin po vendos rekord per menyren dhe shumat qe po vjedh.Dhe i gjithe ky realitet skandaloz shoqerohet me nje propagande qeveritare te shpifur per gjoja arritje,reforma e ndryshime qe nuk jane askerkund.Nje tallje e turpshme me njerezit a thua se mileti nuk ka sy te shikoje,veshe te degjoje dhe mendje te gjykoje.
Prandaj dhe njerezit po marrin arratine ne mase njrsoj sic ndodhi ne 1991,sic ndodhe ne 1997.Sepse po e humbin totalidht shpresen tek kjo qeverisje e bashke me te edhe shprese se ky vend mund te behet ndonjehere nje vend normal europian.
Ketij komenti nuk ke c’i shton as cfare t ‘ heqesh asnje presje ! Eshte nje vleresim sinteze e realitetit politik & ekonomik shqiptar ne dotet qe po kalojme !… Cdo perpjekje per t’i thene te zezes te bardhe eshte , me se paku, nje militantizem politik pa kurrefare vlere !…
Me pak fjale Bedriu vazhdon ti bjere fyellit ne vrimen qe i bie Rama : ” Fajin eka Saliu”.
Pse beheni merak le te na ikin pjesa memadhe malokeve te saliut dhe te na lene rehate ,se i vodhi saliu me lulin dhe e kerkojne te tjereve.Keto i bene berisha ,basha dhe zoti flamur biznesmeni qe eshte nga kuksi ,po kujt i behet vone
Ikja nga vendi yt nuk do te thote se ti shpetove nga varferia , ti kerkon te gjesh lumturi ne kete jete si cdo kush … por po shkon te prishesh lumturin e tjetrit , e dikujt ne Gjermani … kjo bote keshtu eshte , cdokush kerkon qe “me nje luge te hash ne dy pjata”
Me ben pershtypje qe ne fund te nje artikulli te gjate ku z. Islami pershkruan tragjedine qe po ndodh me nje pjese te popullsise shqiptare ne Shqiperi “kerkohet” sikur po lypet qe “Qeveria
K U R K A KOHE??? le te MENDOJE??? edhe per azilkerkuesit shqiptare. Vereni me sa kujdes trajtohe qeveria. Pra kur ka kohe le te mendoje-qe do te thote se ne qoftese nuk ka kohe -te mos mendoje- por per te vepruar as qe eshte e nevojshme. Kjo qeveri i ben mire ketij vendi dhe ketij populli edhe vetem duke menduar per te. Ja per shembull -nuk ka ilace ne spital? ok QEVERRIA” MENDON se ilacet nuk jane ne spital dhe pacientet sherohen me mendimet e qeverrise…. Per me tej jam plotesisht i nje mendje me komentuesin “Artan”