Jemi ne atdheu i shprehjes: Shumë zhurmë për asgjë?!

anazapta

Jemi ndër shoqëritë më kakofonike për llojin e zhurmave që shpërndahen në eter, por dhe për tonalitetin e tyre. Jemi ndër shoqëritë që edhe pse ngremë shumë gardhe mes njëri – tjetrin, me llojin më të çmendur të bashkëjetesës komunitare, ku sa jemi individualistë, jemi po aq dhe hundfutës në jetën e privacinë e tjetrit, e sigurisht imponues pa kararar, deri në dhunë. Besoj çdokush ka vënë re fjalosjet më zë të lartë në ambjente publike, sidozot dhe në të mbyllura siç janë urbanët, ku ndokush qan ndonjë hall apo bën ndonjë gallatë duke e ndarë këtë me të gjithë gjindjen rreth e rrotull nëpërmjet tonalitetit të lartë të zërit. Por më gricës, është zëri i muzikës nëpër lokale. Vetëm në Shqipëri has restorante ku lëshohet break-dance, bar-kafe lagjeje me tekno në pikë të mëngjesit, pikë interneti me hip-pop, të gjitha me volumin lart, pa pyetur për klientin.

Kasetofoni i makinës, ishte ndër qejfet më të përhapura shqiptare në fillim të viteve 90-të; jo thjesht për të dëgjuar muzikë, por për t`u ngrefosur ndër njerëz, sipas parimit të dhunshëm: ajo që më pëlqen mua duhet të të pëlqejë dhe ty, me ngritjen e volumit në maksimum, pavarsisht vendit ku ndodheshe apo kohës. Pra, jo vetëm muzika, por dhe volumi, tonaliteti, është një dell shqiptar që nuk ka shtet që ta ç`rrënjosë. Ndaj dhe ka ndodhur një incident dy ditë më parë në Lushnjë, kur tre vëllezër kanë dhunuar ca efektivë policie, pasi i kanë prekur  rëndë në tela: U kanë kërkuar që të ulin volumin e muzikës në lokal! Një përleshje për dy oktavë që mund të kishte kushtuar dhe jetë njerëzish, pasi një prej policëve përfundoi në spital me dëmtime në kokë. Eshtë një sfidë e madhe të ndërtosh shtet në Shqipëri. Sepse paralel duhet të ndërtosh një shoqëri të denjë, duke nisur që nga tonaliteti, me të cilin flitet, bisedohet, debatohet, ose dëgjohet muzikë. Jemi një vend tipik ku ka dhe bëhet shumë zhurmë për asgjë!  / E.H.

 

Share This Article
4 Comments
  • Hipa furgonit per Tirane me kusht,qe furgonaxhiu te mos e ndizte kasetofonin.E pranoi kushtin fillimisht,por ne mes te rruges nuk duroi dot me.U detyrova te zbres.Jemi shoqeri e zhurmshme.I kujt eshte faji?Zhurma eshte sfide,eshte karshillek biologjik qe tregon posedim territori.Qeni kur leh,ujku kur ulerin,kaposhi maje plehut sfidon gjithe mtuesit e mundshem per ate”maje plehu”.Na kane arsimuar dhunshem 98%.Kujt i sherbejne keto shifra or Ermir djali?!Edhe Majlinda,edhe Xhozi kur zhurmonin ne Bruksel,qe te na pranonin letrat,krijonin kete efekt,ndaj parlamentaret Europjane qeshin nen buze,si qeshim ne, kur bushtra komshiut na leh tek gardhi.

  • Popull primitive. Cdo dite jep prova si i tille, por i dalin ne krah “patriotet” qe jane i njejti soj.

    • Ti theofan je i lire te vesh te gjesh ate popullin tend te kulturuar… po se mos bie nga shiu ne bresher pastaj se edhe greqeria me ze te larte flasim e bisedojne.. si komb llafazan..

  • Ne fakt jemi shum larg kultures europiane Ajo qe me bene pershtypje eshte qe ne muhabetet i bejme me ze te lart sikur te jemi te gjithe shurdha duke pare dhe europen si eshte nuk marim te pakten 5 % te kultures por veprojme sikur kemi zbritur nga malet Per mendin tim kultura ne shqiperi duhet te futet ne teks shkollor ajo duhet te sjell ndryshim ne vendin tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *