SHËNIM: A ka ‘2 prilli’ dhe një “viktimë” të 5-të?!

anazapta

Sot mbushen 23 vjet nga tragjedia e 2 prillit në Shkodër. Ndodhi fill pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit, ku doli fituese PPSH. Ishte një reagim i natyrshëm shkodran ndaj një të vërtete që nuk mund të kontestohej, siç ishte pra vijimi i qëndrimit të komunistëve në pushtet, por krejt i përligjur nga ana njerëzore prej dëshirës e padurimit për ta mbyllur njëherë e mirë atë epokë mbi katërdekadëshe të tyre. Atë ditë mbetën pa frymë e u sosën: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Çela e Nazmi Kryeziu. Shumë teori konspirative e kanë shoqëruar më pas atë ngjarje. Misteret e saj, ndodhen gjetiu: atje ku dhe avokati i njohur proçesit të 2 prillit, i ndjeri Nafiz Bezhani, i ka lënë në librin kushtuar përvojës së tij lidhur me hetimet për këtë ngjarje, të titulluar ‘Proçesi i Shekullit’, shkruar pikërisht për të ndarë me publikun ca ankthe, dyshime e të vërteta të hidhura që shoqëruan më pas atë proçes në kushte krejt demokratike. Kujtojmë se për ‘2 prillin’, u dënuan: Çapajev Taçi me 20 vjet heqje lirie, Aredin Shyti me 17 vjet heqje lirie, Xhemal Dymylja me 16 vjet heqje lirie, Dilaver Papare me 15 vjet heqje lirie dhe Gjek Çelaj me 15 vjet heqje lirie. Në inkoshiencë, atëhere e sot, shumëkush ka menduar e mendon se ai krim nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me këto emra. Në fund të librit, edhe Bezhani këtë ndjenjë përcjell. I zhgënjyer nga një frymë antiligj; i munduar nga fakti se duke qenë në kushte demokratike nuk po e ndjente asgjëkund “magjinë” e demokracisë për të zbuluar jo copëza të një vërtete, por të vërtetën e madhe për atë tragjedi, atij nuk i mbetet veçse të shpresojë se ‘2 prilli’ e të tjerë të ngjashëm me të, i përkasin një të ardhmeje tjetër për t`u zbuluar në emër të ligjit, drejtësisë e moralit njerëzor, e sigurisht për t`u dhënë ndëshkime të qashtërta e plotësisht të meritueshme në emër të tyre.

Por fatalisht, as kjo nuk ndodhi vite me vonë, siç shpresonte e ëndërronte avokati. Pas 10 vjetësh, 4 të vrarë të tjerë do përgjaknin, kësaj here bulevardin Dëshmorët e Kombit para Kryeministrisë. Dhe rekordi i antiligjit, është se as për jetët e humbura të tyre nuk ka asnjë të ndëshkuar. E rëndë do ishte edhe nëse të ndëshkuar do ishin më pak fajtorët e jo ‘fajtori’ vetë; por dhe fakti që nuk ka asnjë pas hekurave për katër shpirtëra të hequr qafe me nga një plumb në kokë apo gjoks, është tejet i rëndë. A mos dhe pas kësaj qëndron një “hije” që i sillej vërdallë avokatit, për të mos shkuar kurrë tek e vërteta e akullt e 2 prillit, por dhe për të mos e botuar librin e tij?!  Dhe a është vetë avokat Bezhani “viktima e 5-të” e 2 prillit?!  / E.H.

bezhani

Share This Article
14 Comments
  • Ngjarjet qe pasuan protestat e 2 prillit 1991 dhe 21 janarit 2011 kane te perbashketa numurin e viktimave (4), por, ka nje ndryshim midis tyre. Ndersa 23 vjet me pare u denuan disa persona, qe, sic po del, nuk kishin lidhje me ngjarjen, ne rastin e dyte, dihen nga te gjithe se cilet jane pergjegjesit kryesore dhe ata qe shtine me arme kunder 4 te pafajshmeve dhe gjykimi i drejte po vonon. Ne te dyja ngjarjet drejtesia me dashje ka vepruar dhe ka mosvepruar. E gjithe rokopuja vjen nga sistemi yne i kalbur i drejtesise. Duhet reforme rrenjesore ne kete hallke te rendesishme te shtetit. Sa me shpejt, aq me mire per te gjithe ne qe shpresojme dhe gjithnje shpresojme…

    • – Jo “pipi” Ne 2 Prill 1991 veprimet ndodhen tek selia e nje partie qe ishte ne pushtet. me 21 janar ndodhen tek Kryeministria. Te shkonin me 21 Janar tek selia e PD apo e LSI se kam harruar me ke e kishit sherrin dhe selia edhe mund te digjej por nuk do qellonte njeri . E kupton ndryshimin teknik se ka edhe ndryshim politik por nuk jemi ketu …..tung

      • Z Dynjaja Nuk mund te flasesh me mund ” dhe mund te digjej” kjo eshte shprehje absurde. Ne kryeministri ishin pushtetaret be Sali Berishes dhe urdhrin e dhane ata kjo eshte absolute.Shkaktare dhe autore, urdheruse e te dyja vrasjeeve eshte PD dhe askush tjeter. Eshte ajo qe vrau me shume njerez se cfar kishte vrare Enver Hoxha per 50 vjet. Shkaterrimi i shqiperise ka vetem nje emer PD dhe injorantet esaj qe uzurpuan shtetin dhe shkaterruan gjithcka per interesat e tyre.

  • Basha sot ka shkuar ne Shkoder per te perkujtuar vrasjen e kater deshmoreve.
    Por si nuk i vjen turp ketij personi, kur dihet se 2 prillin e organizoi Partia Demokratike
    dhe kater deshmoret u vrane me porosi te Sali Berishës.
    Po 4 deshmoret e 21 janarit a do ti perkujtoje Basha me Berishen. me që i vranë vetë?

  • Turp duhet tu vije familjareve te 4 viktimave, qe shkelen mbi gjakun e te afermeve te tyre dhe sot jane bashkepunetore me dirigjuesin e vrasjeve Sali Berisha.
    Ashtu sic nuk ka turp Fatmira Hajdari, qe eshte bere pale me vrasesin e burrit te saj.
    A ishin keta qe u denuan ne brendesi te politikes se Ramiz Alise me Sali Berishen, kete nuk e di, por une them se ish PPSH-ja ne bashkepunim me ish sigurimin, realizuan vrasjet, por jo PPSH-ja ne pergjithesi, por personat qe kishin akses, si Alia, Berisha dhe Arbnori e Spahia, qe vinin nga krahu i “persekutuar”, per ti treguar shkodraneve se na vrane komunistet.

  • 4+4=8 vrasjet e 2 prillit -Shkodër dhe 21 janarit Tiranë u bënë nga Saliu,Arbnori e Spahia në Skodër dhe Sali-Basha në Tiranë.Këtë nuk e luan as topi Mato Grudës..

  • Sa here shkruen te tilla gjera dy fjale shkruen per PPSH gjoja me urrejtje .Kurse per ate qe uli me kemb ne toke kete semundje te shekullit shkruen mbi njezet rrjeshta.Me 2 prill ishte per ndryshim sistemi kurse me 21 janar ishte per karriken e Edi Rames besoj se e dini.Kto fjal keni qe ne dhjetorin e vitit 1990 qe i flisni.Me vjen me qesh kure shkruejn disa qe ne komunizem 4 klas kishin po banin namin me dokrrat qe flisnin,po ne ishim te detyruar ti ndigjonim.Tani qe ne pushtet jan ish komunistet filluan e nxierrin sqepin.Mire thonin gjermanet e luftes:Komunist kaput se e dinin se cfar ndytsirash jane.

  • Te gjithe keta i ka vrare Sali Berisha me banden e tij ! Njerezit nje dite e do ta thone hapur
    tragjedine shqiptare qe ia kalon tragjedive shekspiriane ! O tempora ,o mores ! Quo Vadis ?

  • Kur behet fjale per vrasjet e 2 Prillit dhe te 21 Janarit te gjithe permendin nje emer: Sali Berisha.Shumuca e bejne fajtor pakica e perjashtojne nga fajesia.Shtrohet pyetja:.A do te dale ne skenen shqiptare ai burre qe do te kete aftesine dhe guxumun te vendose “piken mbi ..i..” per te dya keto masakra”Avokat Bezhani e nisi kete pune por…..dikush tjeter duhet ta vazhdoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *