SHËNIM: A ka burrë nëne t`i kërkojë Berishës të bëjë testin e drogës?!

redaktor

Pas propozimit “kaçist” (nga Kastriot Islami pra), se deputetët e parlamentit duhet t`i nënshtrohen dhe testit të drogës – kjo, në kuadër të marrëveshjes për dekriminalizimin – janë ‘kuqezinjtë’ e Spahiut ata që e kanë kërkuar këmbëngulshëm këtë, me një protestë para Kuvendit.

Dhe duke dalluar në kërkesën e tyre që, testit duhet t`i nënshtrohen të 140 deputetët pa asnjë përjashtim, mendja të shkon tek Berisha, se si do reagojë ai kur një bluzë e bardhë t`i drejtohet për t`i marrë sasinë e nevojshme të gjakut. Tek ‘Shvejku’, flitet për një njeri, e cili e kishte pasion t`u merrte njerëzve të ndryshëm urinën për t`jua analizuar.

Ja si përshkruhet ai në libër:“Ky zotëria na kishte në Vinohrad një laborator për të analizuar shurrën. Ai nuk bënte gjë tjetër vecse fliste e mendonte për shurrë, mbante gjithnjë me vete një shishe me shurrë, kujtdo i rraste në dorë shishen me shurrë që t`i merrte erë dhe i jepte secilit një shishe që t`ia merrte shurrën për ta kontrolluar. Ai thoshte se nga analiza e shurrës, varej fati i njeriut dhe i familjes së tij”.

Dhe ja si përshkruhet më pas një situatë, kur ky njeri i fiksuar për t`u marrë njerëzve sasi shurre për analiza, i bie të përballet me një karakter të egër:“Nderimet e mija zoti Malek! Ja tek e keni shishen dhe ju lutem ta bëni shurrën në të”. Që nga ai çast u bë kiameti! Ai ngriti dhe shenjtorët nga varri! Portieri (është fjala për Malekun), u hodh nga shtrati vetëm me benevrekë dhe ta zuri atë zotërinë për fyti, ta përplasi përtokë dhe e futi nën raft. Ai u rras aty brenda dhe heshti.

Por portieri nuk e la të qetë: e nxorri që andej, morri kamxhikun dhe, ashtu siç ishte me benevrekë, e ndoqi poshtë në rrugën ‘Çelakovski’, tamam si ndonjë qen kur i shkel bishtin me këmbë. Në rrugën ‘Havliçek’, hipi në tramvaj. Portierin e zuri polici dhe mes tyre filloi zënka. Dhe, duke qenë se portieri ishte vetëm me benevrekë, për hir të moralit publik, e morën dhe e futën brenda në një kosh të madh dhe e çuan në polici. Që nga koshi, ai thërriste e çirej tamam si një dem: Të poshtër! Do t`ua ndreq samarin! Mua deshët të më analizonit shurrën?!

Jeni të lirë ta mendoni e përfytyroni nëse, edhe Berisha do reagonte ngjashëm po të vijë ai moment për t`i kërkuar sasi gjaku a urine, për analizat e drogës.

Share This Article
19 Comments
  • Berisha droge? Se besoj, viagra po e detyroi Grida plakun, se Liria ja ngrinte me uje te ngrofet. Ec bace tani ne fund luje kandilin.

  • aman kush i shkruan keto ..zhgaravina
    po ti kerkoni analizat ktij piktorit tuaj a e mendoni se cfare do ndodhe ?
    a e mendoni ndonjeher pergjigjen e analizave ? te pakten dhe per 3 ministrat e ripjelljes
    dhe kryeministrin
    nuk po dua as te hyj ne vorbullen e krahasimeve sepse
    ky ngelet nje shkrim kot
    jepni ndonje artikull te detajuar te njerzve qe keni ne uje ,mjaft me palacot e politikes !

  • Po car test leshi droge duhet me i kerkuar ketij plere,ky eshte nje mix-toksik qe nuk ka psikiatri+psikiater+shkence apo shkencetare ta marri persiper,,shiku famekeq i gazidedes ja zhduku kartelen tek 5-sa e ketij cmendurie qe ka nje jete qe kurohet me haloperidol,ju thoni test ky do mbyllur ne Carantine…

  • Waw Desert Rose qenka nga ato te prillit apo edhe te majit.
    I vjen keq per Salen Lirine apo Griden nuk e mora vesh.Po jo moj çupe se nuk eshte ndo nje gje e madhe po munde provoje edhe vete.Politika keto rregulla ka e jashte standarteve luhet.
    Pyet Griden moj.Edhe Rames le t’ja bejne analizen kush ju pengoi?
    Po edhe Lulushi nuk eshte keq te mos e beje ate dreq test.

  • ***Analiza e shurres Berishes eshte nje loje e rrezikshme ku munde te kthehet ne nje skene violente pranda duhet derguar ndonje I besuar I PD-se tije,kundershtime nuk do kishte p.sh po te shkonte ÇANI ,ose Saliu te shkonte te emisioni -“zone e lire” me ato karnavale ndoshta do zbutej….mbetet per ta pare..!!??..@@@@@@@@@@@@@@

  • ai eshte per psikiater, psikolog dhe veteriner vella, ti thua test droge. Ka nevoje edhe per nje prift qe te rrefehet.

  • Mbeshtes mendimin tuaj “fteri ” po te bashkohen te dy Cani dhe Sala do bejne gare kush te shtremberoje turinjte me shume qe te behet me I peshtire se ç’jane ne te vertete .
    Si Saliu si Çani nuk e kuptoj se pse disa injorante I degjojne .
    Sa per testin e shures Saliu do pranoje se eshte mesuar me shurerat e Bllokut

  • Per ti marre gjak Berishes pak e veshtire se ai eshte rob pa gjak kurse persa i perket shurres nuk keni seç i merrni se ai e bani shurren ne breke ne 23 qershor por me mire i bani analizen e mutit se vetem aty mund tju japi rezultat nga qe mban shume ere.

  • ai ka nevoje per dajak tja thysh cdo kock te trrupit deri sa te ngordhi dhe fevzo ti shkruaj nje liber per heroizmat qe i ka bere ketij vendi yyyyyyyyyyyt rrace e ndyre te humt soj e sorrollop

  • sa per analizen e gjakut mos u lodhni kot se ky eshte rob pa gjak sa per shurren ai e bani ne brek me 23 qershor me mire i bani analizen e mutit ajo po mund te jape rezultat se ka fillu me mbajt shume ere

  • Ci duhet Spahiut dhe Kackes testi per drogen o milet. Keto qe po degjojme te behen ne Shqiperi nuk i kemi degjuar kurre ketej nga jemi. Mund te kete deputete edhe ketej qe natyrisht marrin droge po asnjerit nuk i hyn ne pune kjo gje derisa nuk ndikon fare ne punen e tyre te perditshme. Kemi me vite qe jetojme jashte por keto gjera nuk i kemi degjuar. Ajo eshte zgjedhje e secilit. NQS shfaqen probleme ne punen e perditshme qe ndikojne konkretisht ne punen e tyre atehere ka denime. Por asnje nuk do guxonte ketej te thoshte tu behet testi deputeteve. O zot ne Shqiperi vetem bema degjojme.Te pagdhendur tere jeten mbetet o qyqer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *