A ka në të vërtetë jetë në varreza?! Jo, sigurisht! Aty frymojnë vetëm ata që vijnë të fusin në dhe të dashurit e tyre, t`i përkujtojnë ato me lot, lule e lutje, si dhe varrmihësit, tërë baltë e pluhur, të cilët u përgatisin “shtratin” atyre që nuk zgjohen më. Varrezat janë trishtim e paqe bashkë. Trishtim kuptohet pse, ndërsa paqe, pasi presupozohet që aty, robi i sfilitur nga jeta, nga ankthet, brengat e stëemundimet e gjithçfarëshme të jetës, më së fundi bie rehat, duke mbyllur sytë në paqen e përjetshme.
Dhe është vetëm ideja e një morrie krimbash e mikroorganizmash të tokës e dheut që i sulen trupit të pajetë, si dhe tretja e çdo gjëje veç eshtrave, që e cënon disi idilin e paqes, si një cohë ledhatuese që e mbështjell të vdekurin. Por në kushte shqiptare, ky idil, cënohet dhe prej të gjallëve mbi tokë, ca lloj fantazmash të ç`njerzillëkut, që u aviten varreve në terrin pis të natës për t`u shkulur ndonjë pjesë metalike të destinuar për në furrat e shkrirjes në periferi të Elbasanit. Pra, për skrap. Siç është shprehur një kolegu ynë gazetar, M.Kikia, tanimë nuk është halli se të vjedhin rrobat e ndera në tel, por bashkë me rrobat, të marrin edhe telin, që u duhet për skrap, sigurisht.
Sipas një lajmi të një agjencia informative, janë rreth 200 varre në Elbasan, që kanë rënë preh e grabitjes së pjesëve metalike. Ndërkohë, sipas rojtarit të vareve, aty enden dhe përdorues droge, që siç duket, mes varreve e shpirtërave të vdekur ndihen më të ekzaltuar në përjetimet e tyre tejtokësore. Kështu siç po shkon puna, edhe varrezat duhet të pajisen me kamera vëzhguese, ose me sisteme alarmi të instaluara nëpër varre, një shërbim plus që mund të ofrohet nga agjencitë funerale. Vetëm në Shqipëri, pyetjes nëse ka jetë në varreza, mund t`i përgjigjesh: Po!
Shkrim mbreselënes ermir per ne qe kemi te dashurit atje dhe nuk i lene rehat. Ka ardhur koha qe te vendosen edhe ato sirteme qe thoni ju atje. Te pakten paqja e tyre te mos cenohet. Ndersa per ne te gjallet eshte edhe brenga se per nje varr duhet te paguajme dhe peseqindmijshen e tij. Edhe pse ka punuar nje jete te terë as nje cope toke nuk i takon falas. E kishte mbi dhe nuk e ka nëndhe? Hajdutet e varrezave jane qeniet me te peshtira. Ketyre po . Kur te vdesin te mos ju caktohet varr! Nderime ermir! E kam veshtire te komentoj per kete teme. Te mos i kishe përmendur ata krimbat qe do te na hane kur te veme atje. E dini pse? Sepse edhe gazetaret i hanë ata qafira!