SHËNIM: A ka “jetë” përtej politikës?!

redaktor

Kronika e Top Channel mbi homazhet për nder të aktorit të humorit, Skënder Sallaku, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, ishte më e sakta në struktrën e vet informuese. Ajo bënte diferencën me të ngjashmet e televizioneve të tjera, pasi nuk kishte përfshirë në prononcime asnjë politikan. Për të folur shkurt, bukur e plot sens artistik e njerëzor mbi të ndjerin, ishin zgjedhur vetëm miq e kolegë të të tij, kuptohet artistë. Prej vitesh, kolegu Mustafa Nano me të drejtë sikletohet nga një shfaqje më shumë se bajate ditët e festave fetare, ku dhjetra mikrofona gazetarësh vërsulen drejt turinjve të krerëve politikë, për të marrë prej tyre ca deklarime skematike, qartësisht të shtirura, me fraza krejt të palëngshme, si për të plotësuar një normë pune të bërë rutinë, por që nga ana tjetër, kanë “prodhuar” personazhin e politikanit që dublon e sfumon ccdo personazh tjetër në këtë vend duke u futur si pykë në ccdo fragment jete. Fjala vjen, përse u duhet servirur shqiptarëve Sali Berisha duke folur për figurën e Skënder Sallakut, tashmë që nuk gëzon as ndonjë status të lartë qeveritari?! Mbi cc`rregull e kriter i drejtohet mikrofoni atij e jo përshembull një ish-presidenti a ish-kryeministri tjetër, i cili mund të ishte për homazhe tek i ndjeri si ccdo njeri i zakonshëm?! Sepse besoj që aty të kenë qenë dhe Mejdani ose Moisiu, Majko apo Pëllumbi. A është kaq e pamundur të vijë një ditë që në raste të tilla, por dhe të tjerave që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me politikën, të na kursehen shfaqje të tilla, krejt paradoksale në thelb, mirëpo si ccdo gjë e mbrapshtë, është kthyer në normalitet?!/E.H

Share This Article
6 Comments
  • Edhe ne Top Channel po te shikoje lajmet 20 minutat e para lajme per ministra e politikane. Dhe jo lajme serioze si ne cdo vend demokratik, por propagande. Filn minister takoi kete e deklaroi ate. Fistek politikan takoi ate e tha kete. Nje turp i vertete per gazetaret e shekullit te 21. Nuk po them te kapin standartet anglosaksone, por mjafton te shikosh lajmet e RAI per te mesuar dicka me shume.

  • Ne Shqiperi ndodhin pradokset ma te medha.Televizionet dhe gazetat jane te interesuara te japin vetem lajme tronditese dhe shume shume rradhe ndonje lajm per kulturen dhe teper rradhe per shkencen.Ne televizionet shqiptare rreth 20-25 minuta japin vetem politikanet veprimtarine e sikur ata jane koka e Zeusit.Une shoh çdo nate lajmet tek televizinet franceze dhe lajmi ma i gjate ashte 15 – 20 sekonta e vetem per persidentin ose kryeministrin.Bej fjale per televizionet kombetare si TF 1,2, 3.Ndoshta politikanet tane jane m

  • Gazetaret ,a jane gazetare!!!???
    Ata ta mirfilltet jane kethyer ne ANALISTE dhe mjafton te marresh mikrofonin ne dore te te mesohet goja te besh pyetje e te shohesh drejt kameren kur flet packa se mund te mos e keshkryer kete arsimim del e ben politiken e nje shteti te tere ,aq me keq me probleme.
    Vini re ne vendet e zhvilluara sa eshte mosha mesatare e gazetareve .
    Oratoria te dashur gazetare (te rinj qe doni te ushtroni gazetarine) qe as nuk lexoni libra jashte shkollore studjohej qe para 3000 vjetsh !!!
    Prandaj ju gjithe diten dhe te gjithe merreni me Salen dhe me politikanet sikur keta te ishin qendra e botes.
    Nese s’dini te pakten kopjoni te mirat e kasaj pune …

  • Ndoshta politikanet shqiptare jane ma” te zgjuar” se ata francez e kane ç’tju japin ketyre te fundit.Fajin per kete mendoj une e ka korrupsioni ne te gjitha nivelet edhe tek botuesit e pronaret e televizioneve qe jane aq te lidhur me politiken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *