Shënim: A ka nisur pazari për votat e reformës?

redaktor
Deputetet e PS, Musa Ulqini, Pandeli Majko dhe Ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar. /r/n/r/nLawmaker Musa Ulqini, Pandeli Majko and Former Prime Minister Sali Berisha, during a parliamentary session.

Largimi i deputetit Vladimir Kosta nga grupi parlamentar i PS, zor se mund të quhet rrufe në të kthjellët. Kjo për faktin se Lad Kosta, siç thërritet rëndom, ka shprehur herë pas here dhe publikisht rezerva se nuk merret seriozisht, se meriton një peshë më të madhe specifike brenda grupit parlamentar dhe në PS; dhe më kryesorja, se meriton njëfarë vëmendjeje speciale nga kryeministri Rama.

Deputeti jo më socialist, që e nisi karrierën në jetën publike përmes shoqërimesh në grup të ish-kryeministrit Nano nga biznesmenë, që u bënë objekt barsoletash, mund të ishte larguar edhe më herët, duke parë se për shumë arsye, “feeling-u” mes tij dhe Ramës, që e çoi deri tek futja në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës, kishte shteruar shpejt. Atehërë, pse pikërisht tani ky largim?

Së pari, duket se përzgjedhja në vetvete, ishte një gabim i Ramës dhe PS-së. Njerëzit e thjeshtë, votuesit e zakonshëm e marrin vesh formimin, fjalorin dhe bagazhin e një deputeti kur ai flet publikisht, apo në rastin konkret, edhe më keq akoma, kur shkruan letra publike që turpërojnë dhe bojën e harxhuar. Por ata që e përzgjedhin, e dinë shumë më përpara se ç’kandidaturë i kanë ofruar elektoratit.

Megjithatë, duket se vetëm një zhvillim i fundit do arsyetonte largimin “protestonjës” të deputetit Kosta nga PS; dhe ai nuk është kalimi i pushimeve të verës si deputet i çliruar nga vargonjtë e partisë. Reforma në drejtësi, ka mbërritur në pikën ku diskutohet dhe numërohet edhe vota e fundit. Vetëm në këtë mënyrë do të merrte kuptim dhe peshë specifike mandati i deputetit për Lad Kostën.

Lexuesit e mbajnë mend se refreni i ditëve të fundit i Berishës dhe PD-së, është se mazhoranca po blen vota për të kaluar reformën në drejtësi. Aq shumë i “zemëruar” u shfaq Basha, sa kërcënoi të vetët se do diqte të gjitha mandatet e opozitës, çfarëdo që të nënkuptojë kjo. Por po ashtu nuk është sekret se Berisha akuzon kundërshtarët më fort për diçka, pikërisht atëherë kur është duke e bërë vetë atë akt. Dhe rasti aktual ngjan të jetë i tillë. Padyshim, duhet të presim datën 21 për ta kuptuar skemën deri në fund.   / DITA

Share This Article
9 Comments
  • Mekat!
    Kendveshtrimi i shenimit, duket sikur rrjedh nga subjektivizmi i Z Rama.
    Pyetja ngrihet : a ka te drejte deputeti Kosta te problematika qe ngre, ne raportin e marrdhenies se tij me Kryetarin!!!!! Une mendoj se PO!
    Fakti se perse e ngre tani, eshte e drejte e tij, dhe jo e jona,
    Fakti qe neser eshte pervjetori i 25 i yni eshte mjaft kuptimplote, te heqim “syzet” me te cilat shohim Kryetarin, dhe ta shohim ate ashtu sikur eshte; i piset, i pamoralshem, beseprere, dhe mosmirenjohes ndaj nesh socialisteve te thjeshte,
    Faktet qe ngre deputeti jane reale dhe te prekshme, ndaj jemi katandisur ne kete gjendje varferie ekonomike,morale shoqerore etj,
    Fakti qe deputeti po vepron me ndergjegjen e tij nga ju quhet, besethyerje, nga une quhet dinjitet,dhe vlere morale.
    Fakti i votimit te reformes,nuk ka lidhje me vetlargimin e deputetit, nese ju jeni kunder pluralizmit te mendimit, atehere, nuk ishte e nevojshme qe te kishim 140 deputet mjafton te kishim 5 ose gjashte persona dhe kaq. keqardhje per kete shenim te mjere dhe pa nivel nga ana juaj. Uroj qe te kete dhe deputet te tjere qe te kene kurajen e ketij zoterie, mbase ne kete menyre do te na rikthehej shpresa se ky vend nuk behet.

    • O “aranit”,tani nuk eshte casti i duhur per te gjykuar mekatet e shumta,te psikopatit E.Rama,por esjhte momenti per te votuar reformen ne drejtesi,e cila…,po qe se do te behetashtu si thuhet , mund te gelltite edhe vete Ramen,po e beri hak . Ndaj,nuk duhet te shperndahemi e cojme uje me mullirin e Vicidolit .

  • Gaboheni rene kur mendoni se Berisha e ka blere per rrjedhje votash kete deputet radhe ne gjirin e Rigjirisave!Berisha e ka kapur demin per briresh ndaj e gjithe politika sillet verdalle per te ashtequajturen reforme e drejtesise !Eshte PS qe e ka kapur per bishti demin,ndaj mos prisni qe Ladi te kaloje ne favor te Berishes por prisni kur te futet ne radhet e Likes (Berishes se dyte ).Me kete levizje lind vetedijeshem pyetja legjitime:A po e çojne LULu-te vendin drejt zgjedhjeve te parakoheshme per te mos u bere reforma ?Them se po .Ne nje vend ku dhjet Kinezi pa tjeter qe jashteqitjen do ta haje vietnamezi!

  • Shume mire ti behet Edi Rames.Njerezit e perzgjedhur prej tij nuk jane socilaiste,edhe qeveria nuk eshte sociliste ,edhe drejtoret ne institucionet e larta apo vendore nuk jane socialiste,prandaj keta njerez largohen pa asnje pike pergjegjesie per ata qe e kane votuar.Edi Rama po qeverise me PD-istet dhe LSI-istet,tek -tuk gjen ndonje socialiste.Harram vota e socilisteve kudo ne Shqiperi

  • Analize e sakte.Disa komente mediokre alla Sali.Deputeti Kosta siduket e ndjen se po behet reforma ne drejtesi dhe se do paguaj me shume gjyqeve per te deklaruar se ku i gjeti ato per Ramen,etj qe do ket ne llogarine e tij.Ky mund te shkoj me PD ose LSI,keshtu PS po pastrohet nga qelbesirat pasoi e mosthellimit te strukturave te PS apo te Rames ne perzgjedhjen e deputeteve dhe pesimi behet mesim.Me 21 korrik do shofim se ku do te jet PD,LSI,me dore -larte apo ne b…

  • Reforma u be si tha LSI dhe PD pse mos te votohet. Rama. as nuk e ka lexuar Reformen dhe jo me ta kryente ate. Kete e Deklaron Rama apo jo.

  • tashme u mor vesht dhe vizita e lulash bashiqit ne gerrqiii me bakojanis ja dhe sinjali i pare i grekofonit e drodhi bythen tani te presim kush tjeter ka marre urdher nga greqia per te mos votuar reformen………………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *