SHËNIM: A kemi ne këllqe për afganët? Drama e tyre, detyrimet tona dhe “zgjidhjet” përherë të cekëta, të përkohshme dhe rrethanore

Edlira Shehu

Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Ka pak ditë që opinioni publik shqiptar hoqi dorë nga diskutimi i ftesës për të kënduar në Korçë Goran Bregoviç-it dhe u fokusua tek përgjigja e menjëhershme pozitive e qeverisë shqiptare për të pritur disa qindra afganë përkohësisht.

Diskutimi nëse duhej apo mund të (mos)pranonim kërkesën e ShBA është krejt pavend. Jo vetëm se tragjedia që po ndodh dhe po projektohet në Afganistan është e padrejtë dhe e dhimbshme. Por për të gjitha arsyet e tjera, që nga fakti se prej kujt vjen kërkesa tek anëtarësia jonë në NATO, që nga aspiratat kombëtare tek historia jonë me arratisje e eksode, që nga tradita e mikpritjes e deri tek borxhi që i kemi mikpritësve tonë a të bashkëkombësve tanë. Mbi të gjitha, se e kërkon stina politike në botë dhe se pak rëndësi ka nga fryn era politike në vend, ardhja e afganëve nuk mund të jetë çështje debati.

Ajo që me të drejtë krijon pikëpyetje e pakënaqësi në jo pak është se vendi jonë është i papërgatitur për tu përballë me ardhjen e tyre, krahasimisht sado i kufizuar numri, ashtu si jemi të papërgatitur për çdo eventualitet të çdo lloji. Kjo zakonisht e çon elitën tonë politike në gjetjen a ‘shpikjen’ e zgjidhjeve të pakmenduara, afatshkurtra dhe me kosto, që lënë shumë për të dëshiruar.

Për shembull, ndonëse tërmeti i nëntorit të para dy viteve u parapri nga një më i vogël dhe me më pak dëmtime, prapë lëkundjet na gjetën të papërgatitur. Mungonin ekipet e trajnuara dhe mjetet e nevojshme për të shpëtuar ata nën rrënoja. Ata që mbetën pa strehë i sistemuam provizorisht e po i sistemojmë përfundimisht falë humanitarizmit të shqiptarëve – kryesisht të organizuar dhe monitoruar nga dy fondacione –  dhe donacioneve të ndërkombëtarëve.

Po kështu, kur mbyllja prej pandemisë ishte bërë e padurueshme dhe meqë, përtej paketave të ndihmës qeveritare, ekonomia po vuante apo se ndonjë hapje spektakolare po shtyhej, u lançua dhe u vu në zbatim ideja e vaksinimit të një pjese të konsiderueshme të popullsisë – kryesisht të moshuarit vulnerabël- me vaksinën kineze. Ekspertiza ime është e munguar dhe unë uroj fort që mbrojtja e ofruar nga sinovac të jetë katërcipërore, por agjencitë përkatëse perëndimore nuk e kanë certifikuar ende.

Prej kufizimit të lëvizjes apo ndonjë arsyeje tjetër më jetike, ajo pjesë e popullsisë e vaksinuar me sinovac në vendin që na e ofroi edhe ne me bollëk e çmim konkurues, po rivaksonohet me një tjetër alternativë.

Kur zjarret, të qëllimshme a jo, përfshinë Shqipërinë, para ndërhyrjes efektive i lamë të rriteshin e të bëheshin bubulak, teksa do gjehej se kush ishte përgjegjës për shuarjen apo në pritje të ndonjë bamirësie, si ishin helikopterët çekë, pasi pajisjet tona ishin fort larg sofistikimit adekuat.

Edhe për akomodimin e afganëve të gjorë në pritje të ëndrrës amerikane zgjidhjen e kishim prodhim rrethanor. U boshatisen konviktet e Qytetit Studenti brenda natës. Por, nga tetori, po u hapën universitetet, afganët do i vendosim në hotele verimi. Për ata që ndodh e nuk i pranohet kërkesa për azil në tokën e premtuar apo ata që përgjigja u vonohet nuk ka transparencë. Me sa duket, me kismet, do prodhohet ndonjë zgjidhje rastësore – ‘fët e fët’-, derisa ndonjë vend perëndimor apo ndonjë grupim humanitar do i zgjasë dorën ‘afganëve të Shqipërisë’.

Teksa të ikurit e parë të fatit të hidhur janë tek porta, në fakt, pak çka është e qartë. Por përtej ndryshimeve kulturore, besoj se, mysafirët afganë nuk do kenë fort vështirësi të perceptojnë çorganizimin tonë sistematik.

Share This Article
10 Comments
  • Ata afgane qe nuk ploteojne kriteret per te marre azil politik ne SHBA do ta fitojne ate te “Drejte” automatikisht ne Shqiperi.” Rrofte miqesia shekullore edviniste albano-afgane”!

  • Edhe Edona i bashkohet korit mediatik qe mundohen ta justifikojne kete prurje afganesh ne Shqiperine e Afganizuar nga nje pushtet 8 vjecar Rama.
    Edona e nis qe ne fillim keq shkrimin, jo nga padija por nga deshira.
    Se pari – Edi Rama pranoi se ai vete i ka kerkuar amerikaneve te strehoje afgane ne Shqiperi, pra nuk ishte kerkese amerikane.por zell i Rames per ti sherbyer atyre.
    Se dyti – Nuk jane “disa qindra afgane qe do vijne perkohesisht”!
    Sepse “perkohesisht” u tha edhe per Muxhahedinet iraniane te strehuar ne Manze por ata kane vite aty e nuk dihet as numri tyre, as se kur do shkulen prej andej.
    Se treti – Talebanet e ardhur ne pushtet kane deklaruar bashkqeverisje me te gjithe, edhe me ish Presidentin. Kane deklaruar dhe se nuk kane armiq brenda e jashte vendit dhe nuk perndjekin askend. Prandaj padrejtesia e tragjedia ne Afganistan ka mbaruar bashke me pranine amerikane atje. Kjo i ben qesharake pretendimet per “azile politike”.
    Se fundi – Kur nuk ka transparence, ka mashtrim. Perderisa nuk tregohet numri sakte i afganeve qe do strehohen dhe afati i sakte se sa kohe do qendrojne, gjithcka tjeter eshte bajate dhe e turpshme
    Shembulli i Muxhahedineve ne Manze eshte tregues konkret qe flet shume..

  • Hoqem ngelesat shqiotare dhe po sjellim me te miret e afganeve.
    E tha Erion Veliaj. Keta qe po ikin nga konviktet jane ngelesa.
    Ama ata qe po vijn o lali jan shum mashkullore.

  • Afganet duhej te dergoheshin ne ato hotele te Shaiperise qe qendrojne bosh gjate vitit dhe e kam fjalen per ato qe ndodhen ne Gramsh, Leskovik, Tropoje, Malesi e Madhe dhe shume qyetet te tjera. Ata, a jane njerez ne nevoje apo njerez te privilegjuar?
    Shqiotaret ne toke te tyre, po trajtohen si qytetare te dores se dyte dhe afganet si qytetare te dores se pare. Ata studente duhej te kishin dale para Bashkise dhe me valixhe ne dore te protestonin per largimin e tyre nga konviktet .

  • Nuk besoj se vendet e tjera kane nxjerre students nga godinat…te gjithe I marin duke llogaritur e pa ceduar buxhetin e sherbimet ndaj qytetareve….ke ne bjeri ti biem…pa zjarrfikese prape ca vite….

  • Sa te dhembshur qe jane. Rroft ai Arbri dhe ai hoxha qe po i bejne te varferit me shtepi, se keta te tjeret i ke per publicitet te rreme says:

    Ne jemi nje shtet me i vogel dhe i varfer se Danimarka e cila ka marre. vetem 84 afgane.
    Shtet qe nuk strehon shtetasit e tij si Shqiperia per hater te Kimetes qe ti mbuloje korrupsionin e ka ne plan te marre me mijera afgane.

  • Nuk jane as te paret as te fundit, nen pushtimin osman (qe kemi edhe sot) te gjithe vendbanimet e medha, qyteza etj ne Arberi u popullsuan me aziatik.

  • Dikur, pas vrasjes së Patrik Lumumbës, shteti i diktarurës së proletariatit, hapi dyert për kongolezët revolucionarë që u larguan nga barbarizmat e reaksionit.
    Mendoj se u bë mirë.
    Kuptohet që ishte SHTET.
    Por dhe tani mendoj, që përderisa jemi pjesë e NATOS, dhe kërcyem nga gëzimi kur ubpranuam, duhetvtë vazhdojmë detyrën tonë, derisa kemi dërguar trupa në Afganistan.
    Ne duruam 500 vjet hordhitë turke dhe nuk durokemi disa vite ca afganë.

  • Po ne s’kemi kellqe per shqiptaret, nga t’i gjejme per afganet ?
    Rinia, e gjithe do te iki nje ore e me pare nga Shqiperia, pikerisht se nuk ka kellqe atdheu.
    Nuk ka…, se ja thyejne politiqenet. Ata qener qe e kane lene Shqiperine te vjedhur, te grabitur, te peshtyre, ne syte e gjithe botes.
    Cfare kellqe kerkon nga Shqiperia per Afganistanin ti mer lal ?
    Ne cilin planet jeton ?

  • Me demek, per te shku ne USA, ata duhet te bejne kerkese, me shprese se ju aporovohet…
    Per te ardh ne Albanistan, nuk ka neveoje per kerkese, se ne jemi katandis si …tip Haleje e USA
    Po dole me bythe te lare, shkon ne USA
    Po dole bythpalare, rri ne Albanistan, bashke me EdRamin. Merrni nje pasaporte shqiptare dhe voto Numrin 12.
    Birinxhi…Shqiptaret ikin dhe lejne Shqiperine, vendin e tyre e zene afganet.
    Ky eshte prosperitet all AdRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *