Prej disa kohësh, në qarqet politike, në media dhe deri tek përfaqësitë e huaja diplomatike, tema e dekriminalizimit të pushtetit, në qendër dhe në bashkitë e Shqipërisë, është bërë si kryetemë dhe rreth saj po vërviten saktësime e hamendje, të pathëna dhe të sakta të ditura, po sillen nëpër mend emra dhe ngjarje, nga arkivat e gjithë botës po nxirren dëshmi e po sajohen të tilla. Si do të thoshte Fishta, “një lamsh i madh asht ka ndodhë e as dreqi e i biri nuk po din se si po çartet”.
Në të vërtetë dekriminalizimi është fryrë se ka qenë një e vërtetë. Po të dëgjoje opozitën e sotme, gjysma e parlamentit, natyrisht nga mazhoranca, prej kohe duhej të ishte në të gjitha burgjet e botës, e po të ndiqje thirrjet e saj, prej kohe duhej të ishim në luftë kundër një qeverie të poshtër, hajdute, vrasëse, kundër kriminelëve më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë.
Por , megjithë fryrjen, që ndodh zakonisht në politikën shqiptare, ajo që duhet bërë mbetet vetëm një: pushteti, në të gjitha hallkat e tij, duhet pastruar. E jo vetëm pushteti administrativ, legjislativ e financiar, por edhe pushteti gjyqësor, sidomos ky i fundit duhet zhbërë nga kriminalizimi.
Një shumicë të ndjeshme të legjislativit tonë , jo vetëm sot, por edhe më shumë në të djeshmen, e përbëjnë biznesmenë të fuqishëm, me kapitale të mëdha financiare, me një rreth të gjërë rreth vetes, të cilët, shpesh herë edhe vendosin mbi drejtimin e një vote të caktuar. Disa prej tyre e kanë bërë pasurinë në një tërthore të dyshimtë, në pak vite janë bërë të fuqishëm, kanë rreth vetes klane të ashpra dhe ngulmuese; pasurinë fillestare e kanë vënë duke qenë askush e më pas, pasi janë bërë pjesë e politikës, e kanë shumëfishuar atë në një proporcion gjeometrik të pajustifikueshëm. Nganjëherë rruga e pasurimit të tyre ke ecur përmes drogës, lidhjeve të paligjshme, por sidomos përmes korrupsionit galopant të paparë ndonjëherë në këtë vend.
Ndoshta është e drejtë që të mos jetë në listat e këshillave bashkiakë një njeri që është dënuar, qoftë edhe për një rrahje të rastit, por shumë më e drejtë se sa ai, nuk duhet të jenë në këshillat bashkiakë, ashtu si në parlament e në qeveri ata që e kanë vënë pasurinë dyshimshëm dhe ajo është shndërruar në vilat e stërmëdha, në zhvendosjen e pasurisë jashtë shtetit, në investime të dyshimta dhe të lidhura me klane të politikës. Këto të fundit është më e vështirë t’i zbulosh, pasi kanë dëshmi të pastër penaliteti, por, dëshmi e mbi dëshmi është ajo që kanë vënë vetë e familjarisht, deri tek dhëndurët, kunetërit, bijat e hallat.
Por shënimi im nuk ka të bëjë thjeshtë vetëm me këto. Ndoshta nëpër ujërat e pushtetit do të rrjedhin edhe për disa kohë shumë papastërti politike e financiare, pasi edhe dëshira për të ndryshuar rrjedhat është gjithnjë e më e paktë. Ndryshimi brenda natës i kahjes politike e bën të pavlefshme çdo lloj “dëshmie” korrupsioni apo e “higjienizon” biografinë e njeriut të përfolur. Nganjëherë kalimi bëhet aq i shpejtë, sa që edhe mendimi politik ende është i papërgatitur. Shpëtim Idrizi, për shembull, një biznesmen i pasur shumë, sa ishte në kahun politik shqupas ishte burrë i mirë për opozitën dhe i padashur për mazhorancën. Ndërrimi i kahut politik e bëri të dyshimtë për opozitën dhe “burrë të mirë”, bile nacionalist, për shumicën qeverisëse, aq sa e bënë edhe nënkryetar të parlamentit.
Kjo më kujton shpesh fabulën e njohur të Dritëro Agollit te romani i famshëm i tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” për njeriun me çibuk. Kur e mban një njeri me kapele republike, i thonë modern. Kur e heq njeriu me qeleshe, i thonë prapanik.
Por përsëri desha të dal mbi këtë ide për kriminalizimin, ose më saktë, desha të shkoj disi përtej saj.
Ligji për kriminalizimin ndëshkon secilin që ligjërisht quhet i dënuar. le të jetë ashtu, megjithëse e drejta e ndryshimit tek njeriu ekziston gjithnjë. “Vetëm të marrët dhe të vdekurit nuk ndryshojnë”, më thonte dikur në Zvicër disidenti i përjetshëm, Adem Demaçi.
Por përtej kësaj kategorie, për të cilët nuk ndjej as dhimbje e as mërzi, në Shqipëri është i njohur fakti se janë ende të fuqishëm tre lobe, që herë pas here kanë bërë ligjin në Shqipëri. Lobi serb me rrënjë e me degë që nga Prishtina, ku ishte e është ende pjesë e qeverisë, e deri në Tiranë; lobi grek, që bëri faljen e detit si të falte një llokume pa arra dhe lobi islamik xhihadist.
Çfarë duhet bërë me këta njerëz, të cilët, jo vetëm shpirtërisht, por disa prej tyre, edhe organizativisht janë të lidhur me shërbimet fqinje, dhe që përmes tyre përçohet një linjë e ashpër antiatdhetare?
Ta zëmë se, në politikën shqiptare, kërkojnë të rifuten disa emra të njohur të shërbimit të dikurshëm serb, edhe të dënuar për këtë veprimtari. Duhen pranuar ata si përfaqësues të një rrethi të caktuar njerëzish, apo duhen lënë jashtë politikës dhe vetëvendosjes?
Shumë prej tyre nuk janë dënuar thjeshtë e vetëm se regjimi i shkuar ishte paranojak, por sepse shpirtërisht e organizativisht ishin të lidhur me shërbimin serb apo grek. Kapllan Resuli, për shembull, që tani del si Kapllan Resuloviq, thellësisht antishqiptar dhe përçues i idesë së serbizimit të vendit, nuk është rasti i vetëm. Po sikur në politikën shqiptare të kërkojë të rifuten njerëz si “Pashtriku”, çfarë duhet bërë?
Në politikën shqiptare janë ende të fuqishëm struktura të lidhura ngushtë me shërbimin e fshehtë grek, dhe megjithëse lehtësisht e naivisht mund të mendohet se tani po fryn një erë e re, moderne e pragmatike, përsëri, jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën, këto shërbime e këta njerëz u shërbejnë qeverive të tyre, edhe në dëm të shtetit fqinj.
Duhen lejuar këta njerëz, thjeshtë se e kanë humbur dëshminë e penalitetit, të jenë ligjbërës e ligjzbatues? Këta njerëz nuk janë anonimë, ata shfaqen përditë përballë nesh, në kohërat e fushatave politike, si është edhe kjo e tashmja, megjithëse quhet e pushtetit vendor, ata marrin hov të paparë, përshfaqen në të gjitha vendet ku mendojnë se e kanë kohën për të futur megaliidhenë mes njerëzve, dhe në shkëmbim të saj të denigrojnë vendin e tyre.
Liria e fjalës, si mund të mendojë dikush, është e tillë, deri aty ku nuk preken interesat e shtetit tënd. Liri fjale ka edhe në SHBA, edhe në Evropë, por jo për të qenë parajsa e shërbimit të fshehtë, ta zëmë shërbimit të fshehtë ushtarak rus.
Në vendin tonë ka një bulim të pazakontë të lëvizjes islamike xhihadiste. Një rrjet i organizuar gjërësisht lëviz ende krejt lirisht nëpër truallin e politikës ose jashtë saj. Aktualisht është një ndër rreziqet më të ndjeshme për të na larguar gjithnjë e më shumë nga mendimi progresiv dhe fizionomia perëndimore. Zakonisht ata janë njerëz pa penalitete juridike, por dëmin e kanë shumë më të madh se të ketë dhjetëra penalitete. Duhen lejuar të futen nëpër strukturat ligjkrijuese?
Ndoshta, e gjithë kjo që shënova më sipër, mund të jetë e tingëllueshme si një mbyllje brenda vetes dhe purifikim i politikës. Le të mendohet si e tillë. Qëllimi i këtij shënimi, nëse mund të quhet i tillë, është që të hapim të gjitha dyert për ata q janë njerëzit e dëshmuar për shoqërinë tonë, dhe duke mbyllur dyert e të kriminalizuarve, të mos lëmë një bërxhik dritareve të hapur për njerëzit e grumbulluar rreth së keqes, që në këtë rast është më e dhimbshme se sa dhimbja e zakonshme.
Sepse është për të gjithë.

Me nje fjale te thjeshte: duhet dekriminalizim i shoqerise qe duhet te filloje nga kokat siper.
Shoqeria shqiptare ne kuptimin klasik eshte e tera e kriminalizuar (thyarja e ligjit eshte krim, pak rendesi se cilit ligj)
Rama me aksionet e tij (trafiku, energjia, uji, kontrolli i territorit) filloi vendosjen e ligjit dhe dekriminalizimin e shoqerise.
Sot me shume se kurre kjo duhet te filloj nga lart poshte dhe keni per te pare sa shpejt krimi do te ulet
Dekriminalizimin që përmënd z. Islami e bën në çdo vënd shërbimi sekret. Ne me nder teje, e kemi shkatërruar dhe tani bëjmë sikur. Ata do kontrollonin nga k/ministri, ministra, deputetë e çdo pozicion drejtues. Me pak fjalë ne rrahim ujë në havan. Çdo person që punon për shërbimet sekrete të vendeve të huaja, pavarësisht janë aleatë ose jo, duhej të ishte nën mbikqyrje të rreptë e jo të vihej në pozita drejtuese. Sot është nder të jesh agjent i perëndimit. Paradokse.
Vertet nuk mjafton dekriminitarizimi sh Islami.Pse duhej te filloj nga ju si spiun i sigurimit te shetit qe nga viti 1990.Kurrsesi ashtu sic benit ju dhe pusht tetart e komunizmit qe kishit parim ca ti pushkatoj ca ti burgosim ca ti internom,te tjert rrine vete.
O Mark UK po ti nga e di se Z.Islami ka qene spiun apo keni bere pjese ne nje celule?Me siguri nuk ke arritur te mbarosh 4 klase shkolle dhe kjo duket nga injoranca e shkrimeve te tua ,te pakten duke lexuar gazetat mund te te hapen syte te kuptosh idiotllekun tend,jemi 25 vjet pas komunizmit dhe komunisti me i poshter eshte babai yt shpirteror SALI BISHA meshire dhe keqardhje per handikapin tuaj
korcari: Per dijeni B Islami eshte nga Puka ose ma sakt nga Fush Arresi.Ka ken gazetar i gazetes Jeta e re.Organ i komitetit te partis Shkoder.Prandaj mos u merr me ate pune.Ne fillimet e demokracis beri c’ ishte e munder te pengonete pluarizmin me menyra nga me te ndryshmet.Nuk e paten me sy te mire duke ditur edhe te kaluaren e tij.Tani eshte ne Europe me bahet ne Germany.Ka mar zemer qe ne pushtet ka shoket e vete e hyn e vazhodon zanatin e vjeter te gazetarit.
Dakort z. bedri,tradiciionalisht SHQIPERINE e kane drejtuar tre lobe turkoshak,grekofil,serbo
-fil qe ne kontekste te ndryshme kane konkuruar me njeri tjetrin per interesa te tyre.Ndikimi i tyre ke qene dhe mbetet i madh sa nuk lejon.qe kombi yne te prosperoj,dhe strukturat e shte
tit te jene zgjatime te tyre ose te paafta.
te vetmet lobe ne vend duhet te jene ai anglosakson apo kontinental. Lobet e fqinjeve jane thjesht armiqesore sepse per ta eshte mbijetese!!!!. Po ndersa me serbin llogarite jane te hapura, me grekun akoma nuk thuhen gjerat troc. Sa per xhihadistet, boll te merret Amerika me ISIS dhe pastaj te tjerat bie vete. Ndaj fokusi ne padrejtesite historike qe ka gatuar greqia. Merhumat qe kemi ne krye, pozite apo opozite, nuk kane cfare prisin me per te deshmuar se nuk jane te blere nga grek0-serbi!!!! I lini dokrrat e hartat (sikurse beri sot avokati ne media) por po keni bythe dilni nje vizite ne Cameri e me gjere dhe ballafaqohuni dhe diskretitojeni shovinizmin grek se keta te fundit vine pa galje kudo ne jug dhe valvisin flamujt e vorioepirit nderkohe qe asnje, ASNJE, DEPUTET, MINISTER, NJERI PUBLIK SHQIPTAR, nuk shkon ne Shqiperine e marre nga greku….. dilni dhe jepuni zemer te tjereve ose mos beni show me harta dhe venie kurorash tek cepi i kufirit, qe i dime dhe jane komentuar deri ne ezaurim total. Dilni dhe krijoni precedentin, takoni arvanitasit, camet, vizitoni varret, kishat e xhamite e vjetra…shpalosni flamurin e Qemalit. Ndryshe, mallkuar qofshi, cfare prisni ju njerezit e thjeshte te shkojne ne ato vise????? Nuk i le greku qe ne kufi ndersa juve nuk ju ndal dot.
Qe ne kemi pasur qeveri vasale dhe ne sherbim te greko serbit, kete e ka treguar historia e ketyre viteve duke filluar qe me ardhjen e Janullatosit ne krye te kishes ortodokse autoqefale shqiptare dhe deri tek prania e Fazllicit ne mbledhjen e Sigurise Kombetare!
Pse kemi nje Sherbim Informativ Kombetar per te qare hallin, nje President sakat , dhe nje Prokurori te Pergjithshme qe ” fle gjume” zoti Bedri Islami, kjo nuk do te thote qe populli nuk i mer vesh gjerat, po shteti duhet ti kete ” themelet e forta ” se ndryshe ” urithet” ate pune kane te ” punojne nen toke” .
Agje nuk i pengon te vene njerezit e ndershem , te afte e patriote po nuk duan, se duan servilet, te degjeneruarit, te korruptuarit, ata qe u japin pare, duan femrat e bukura per sekretare e per te plotesuar nevojat e tyre , per te tjerat nuk pyesin edhe pse jane te afta!
Epo keto zoti Bedri, mund dhe duhet ti bejne nqs duan te bejne shtet , ndryshe inteligjenca do largohet , te rinjte do largohen dhe shpresa do te vdese ! Ate qe se bejne me arme , armiqte tane e bejne ” paqesisht” me ” urithet” e tyre!
Kur ke trajtuar nje teme zoti Bedri per Gjermanine dhe beje anallogjine se si mund te behet edhe Shqiperia, une do te thosha se Konrad Adenaueri, kur u be Kancelari i pare i Gjermanise pas Luftes se ll boterore : i tha popullit gjerman : doni ekonomine ( pagat, taksat , niv. ekonomik)
Apo doni Gjermanine ! Dhe gjermanet ju pergjigjen : jo duam Gjermanine ! Mire u tha kancelari , shterngoni rripin dhe kembe gjermani te mos dale nga Gjermania!
Dhe Gjermania u be, dhe sot eshte motorri i ekonomise europiane dhe boterore! E beri vullneti,
Disiplina , vizioni dhe zbatimi i ligjit !
Ne Shqiperi , qe kur u zbatua ” Katovica ” dhe vazhdon kjo gje , nuk ka shprese per shtet modern e te forte, por seicila parti do mundohet qe te beje makiazhet e radhes , dhe ‘urithet ” do kene terrenin e duhur per ” te punuar ” !!!!
Te vijne greket e te bejne ligjin ne Shqiperi , e shteti te rrije ” si ne vorre” kjo eshte e pafalshme!!!!
Kaq poshte te kene rene shqiptaret !!!! Te dale Bollanua, Vangjel Dulja e shume e shume te tjere e te bejne thirrje antishqiptare : gjoja ne emer te Partise per te drejtat e njeriut :
– po ku ishit ju mor kodoshe greke :
– per Gerdecin per 21 Janarin , per vrasjet e pafundeme qe ndodhin ne Shqiperi
, per perdhunimet , per vjedhjet, per tritolet, per gjakmarrjet etj etj Apo keto. S’hyjne tek te drejtat e njeriut, po ju jeni nje parti greke qe punoni pa rreshtur per interesat greke ne Shqiperi dhe per
Helenizimin e Jugut te Shqiperise , per te realizuar Megalidhene dhe Vorio Epirin!
Prandaj Vigjilence dhe Pune !