Në gjuhën tonë urbane, një vend të veçantë zë shprehja: “burgu për burra është!” Po si përthyhet figura e Fullanit tek kjo sentencë?! Shprehja në vetëvete, parë në një kontekst të caktuar social, kulturor dhe etik, përfshin dhe arsyen se përse ke rënë aty.
Më tepër ajo u dedikohet atyre që në burg kanë rënë padrejtësisht, me nënkuptimin se burrat e vërtetë, sprovohen dhe më padrejtësi, e jo se ke vjedhur, rrahur dike, apo bërë ndonjë palaçollëk të një natyre tjetër.
Më pas është dimensioni i vuajtjes aty, të hequrit keq, ku vetëm një vitalitet burrëror ia del ta sfidojë. Nga media po mësohet se Fullani ka nevojë për ilaçe, se ushqimin po e ka cilësor të sjellë nga familja, dhe se po kalon një farë stresi jo të vogël nga ky fat i beftë, ku nga një pjacë e lartë jete, përfundon sakaq i mbyllur në një qeli burgu.
Dhe ky është ndoshta momenti i një testi real që ai duhet t`i bëjë vetes, nëse është apo jo burrë, me një apo me dy ‘r’.
Nëse përjetimet e atyshme marrin kahje keqardhjeje për çfarë ka lënë jashtë, me dreka e darka luksi, udhëtime, kostume të shtrenja, shoqëri të zgjedhur me të kamur e të pushtetshëm, sigurisht që do ç`burrërizohet paq dhe për aq sa është; në të kundërt, nëse do endet në përvoja të ngjashme dhe shumë të skajshme në anën tragjike të tyre, patjetër që do jetë një investim i fuqishëm në burrni, pa qenë nevoja të bëj heroikun, mjaft të bëj inteligjentin.
Si hap i parë, duhet që në vend të porcioneve me ushqim të zgjedhur, të nis të kërkojë libra. “Ridënimi” i Lubonjës, “Intervistë me vetveten” i Petro Markos, “Letër mbesës nga burgu” nga Pjetër Arbnori, apo Rrno për me tregue” i At Zef Pllumbit, do ishin në këto momente për të peshku më i shijshëm, bifteku më pikant apo sallata më proteinike. Eshtë krejt në dorën e tij që të mos “vdesë” si guvernator banke, e të jetojë si burrë, qoftë dhe prapa hekurave.

Jam e sigurt qe ky nuk ka shfletuar nje liber ne jeten e tij ,as per ti pare vetem figurat .
Nuk dime a mund ti bejme kte favor ,do ja dergoja une librin e P.Markos
“Interviste me veteveten” ,megjithse kam pershtypjen se ky do e gjente veteveten te personazhet e S.KING .
I kendshem ky shenimi ,por kur jeton si gjarper nuk vdes dot si shqiponje .
A e moret vesh o te MJERE,qe keta ZABERHANE nuk donin te rrezohej SOCIALIZMI per te prure nje sistem me te mire per popullin,por per te prure kete sistem te MIRE PER VETE!!!
Krahasoni SOCIALIZMIN DHE KAPITALIZMIN dhe do kuptoni se rame nga SHIU NE BRESHER!!!
JO CDO GJE QE SHKELQEN ESHTE AR,ka thene populli!
Bile me shume mundesi ka qe te jete MUT,sic eshte KAPITALIZMI SOT!!!
Ky vetem libra nuk besoj se ka lexuar ndonjehere, mbase edhe ka lexuar nga ato me aventura ose si ato qe ne rinine e tij I quanin ‘te verdhe’. Por libra qe edukojne dhe formojne karraktere burrerore kurre! Ndryshe nuk do ishte ky qe eshte aventurier i sojit te nanos, dhe bithelepires nga ata te berishes.
E keqeja me e madhe per te eshte se megjith qe eshte i izoluar, nepermjet parave qe premton shpreson se do te dale sa me shpejt. Me ” shoket” qe ka patur , mendon se te gjithe nuk i zen gjumi per te, gjersa ta shikojne te lire. E kunderta ndodh ne krahun tjeter qe ” shoket ” te cilet e futen brenda, do ta mbajne gjate aty deri sa te kete bere te gjitha transfertat ne kesh tek ustaj boss. Mbi te gjitha ka patur shume fat se nuk ju be nonje atentat ose nonje aksident me makine, ose nonje largim ne drejtim te pa ditur. Shembuj ay din shume dhe per kete duhet te ndjehet i lumtur. Sa per fundin e tije sesht cudi qe bossi i floririt dhe i thesarit do ta ushqeje mire duke lejuar familjen se nuk ka asnji garansi po te ushqehet si te gjithe te tjeret.E ne fund ka per te mbetur nji nenpunes i pa vlefshem per shoqerine se nuk mundi te organizoje mbrojtjen e djerses se shqiptareve, ose nji dallkauk qe nepermjet postit ndihmoj te vjedhin parate e shqiptareve, ose si perkrahes i hajduteve, si nji i barabarte me te gjithe hajdutet qe ka njohur shoqerija shqiptare. Dhimbjen nuk e ndjen se ka shum shoke si vetja ne parlament, qeveri , shoqeri edhe pjestare ne shtepi. Mjere Shqiperija ne duar e kujt ka rene.
Jo ore mik. Do bënte mirë të merrte një bllok e të shënonte të gjitha transaksionet dhe llogaritë rrjedhëse të fytyrave të qelbura të politikës shqiptare dhe me siguri do t’i duhet shumë kohë për ta bërë. Pastaj t’ia dorëzojë gjyqit për të lehtësuar disi veten e t’ia ngopë atyre që e përkëdhelnin dhe e lajkatonin. Vetëm do zoti të mos pësojë ndonjë ‘atak kardiak’ apo ‘asfiksi’ ose ndonjë vetvarje.
KU E LE KANUNIN E LEKES
“Burgu eshte per burra” Ermir i paemer kesaj radhe, i dedikohet njerit nga nenet e Kanunit te Lek Dukagjinit, gjakmarrjes.
Thuhej per Colin e Baldushkut: u burgos si burre pasi mori gjakun e mikut te vrare, apo per Maksin nga Korça pasi mbyti me thonjte e pa prere ç’virgjeruesin e tij ne netet e para te burgut, apo per Maksin e Tirones kur u jargezua duke britur per padrejtesine e burgosjes se Fullanit si ish dashnore bukuroshe e tij, apo per ate grekun e Agimit te Arte Ilias Kasidiaris qe Alket Rizai do i vishte fustan ne burg, apo per Grida Dumen qe thyen arra me shtrengim shalesh para dyerve te burgut qe e pret, apo…
Nje gangster, hajdut e kriminel nuk mund te quhet burre, nje kokelope, pisllekmbartes e i jashteqitur jo vetem s’mund ti thirret burre po as ti rekomandohet lexim librash te burrave te vertete siç mund te jete “Rrno vetem per me tregue” i at Pllumit.
Ato te Arbnorit e Lubonjes mbase ke te drejte edhe mund ti lexoje per vete perafrimin me autoret e tyre, Petro Markon t’ja leme çunit te Shiqere Berishes ta lexoje ne serbisht, se ne shqip pak veshtire se mund ta kuptoje.
Princ Leka shekuj me pare e quante burreri, shqiptarizmi sot e quan zbatim te ligjit, pa privilegje e lehtesira, sepse ne fund te fundit qe te mos ngelet vetem sllogan shprehja aq e preferuar e Edi Aunirthte Rames dhe e Ilir Arkerkuesit – Drejtesia e barabarte per te gjithe – edhe burgu duhet te jete i barabarte per te gjithe ata qe e meriojne ate.
Fullan Albanazi le te lexoje ne qeline e tij edhe pak letersi nderkombetare si vepra madhore e Dostojevskit: “KRIM DHE NDESHKIM” apo vepra boterore e Shollohovit “FATI I NJERIUT” qe te bindet perfundimisht se:
BOTA ESHTE ME RROTA
dhe fati i krimineleve sado te mbrojtur nga pushteti mafioz eshte gjithnje i parashkruar nga Zoti.
Ne vepren boterore te Shollohovit “FATI I NJERIUT” femija jetim pa vrastarin gjakatar te familjes se tij qe qeshte para gjykates dhe tallej me vendimin e saj dhe nuk duroi dot dhe i tha ne sallen e gjyqit: “Mos qesh por qaj me denese o kriminel sic qanin prinderit e mij kur i torturove deri ne frymen e fundit!”
Prandaj edhe Fullani nuk ka pse te “burrnohet” ne qeline e burgut, por duhet te lexoje letersi nderkombetare qe te “QAJE” dhe te pendohet per zullumet e tij me LEKAT e shqyptareve te vorfen ne sherbim te plote te pushtetit mafioz.
Fullani libra ???!!!
vetem ^po ja nxorri sales edhe lulit ku i kan parate ne qipro apo libi atehere ai eshte burre qe i vodhen ne rrugen durres -kukes
Arrestimi i Fullanit eshte padyshim nje pike e rendesishme qe i jep shprese shoqerise tone te derrmuar nga megallomania dhe kusaria e qeveritareve te te gjitha niveleve.
Te shpresojme tek ndeshkushmeria per njerezit e fuqishem qe shkelin ligjin.
Por te tallesh me Fullanin e arrestuar tregon se shpirterisht jemi te mjere.
Krahasimi i fundit, me Lubonjen,Ate Pllumbin,Pjeter Arbnorin e librat e tyre ,eshte gabim,. ata ishin te burgosur politike, ky eshte per nje vjedhje qe nuk i dihet fundi.
Hajduti Ardjan Bitraj duhet pergezuar,sepse me vjedhjen e tij,hapi nje vrime ne murin e bankes ku populli pa se parate e shqiptareve vidheshin ne breke si parate e Sudes,Xhaferrit,VEFA,se banka,keshtjella impozuese ne qender,ishte impotente,me keq se llamarinat e Zenit ne Gerdec.Te gjithe keta profesore me tituj,pedagoge,rektore,Guvernatore, ,pa te cilet sistemi monetar kombetar do te binte brenda dites,paskeshin qene vete hajdutet,qe e mbajne ne koma kete vend prej 24 vjetesh.
Burre me nje r apo me dy r…kjo eshte çeshtja…..epo une them se Fullani do jete vetem BUUUU….!
ky do te jete shurre se edhe shurra me 2 r eshte.