SHËNIM: A na ka pushtuar sindromi i “seksit të ëngjëjve”?!

anazapta

Sindromi i “seksit të ëngjëjve” buron nga historia e rënies së Kostandinopojës nën pushtetin otoman, pasi thuhet se ndërsa qyteti madhështor po merrej nga sundimtarët e rinj, priftërinjtë e atyshëm grindeshin se ç`seks kishin ëngjëjt! Që do të thotë se ishin angazhuar me më të parëndësishmen gjë, duke i kthyer shpinën më akutes. Në terma shqiptare kjo do të thotë të merresh me çdo gjë përveç thelbit. Dhe debati ynë publik, mënyra se si shqyrtohet, trajtohet e shoshitet një çështje, rrallë shkon tek thelbi. Teksa vendi është në zgrip, teksa sektorë strategjikë zhvillimi janë në një situatë alarmante degradimi, teksa jeta shqiptare po përjeton kulmin e çoroditjes, protagonistë të ndryshëm publikë po shqetësohen rreth faktit se a ka apo nuk ka kryetar PS-ja?! Që mund të ketë probleme organizimi brenda një partie kjo nuk është ndonjë çudi e madhe. Por është ndryshe të ketë probleme organizimi që mund të burojnë nga shkelje statutore e ndryshe  të ketë proleme për çështje parimesh, që mund të reflektojnë në qeverisje. Sot, qytetarit shqiptar, nuk para i intereson nëse Rama është apo jo kryetar i PS-së në bazë të statutit. Kjo mund t`i interesojë anëtarisë. Por asaj mase të madhe njerëzish që presin që ky vend të tregojë shenja që po shkon në normalitet, u intereson krejt tjetër gjë. Së fundi për këtë çështje kishte folur dhe avokat Ngjela çuditërisht, që pothuajse ka një prirje pozitive në ligjërim e që bën diferencën, për t`u shkuar në thelb gjërave. Kur avokati morri fjalën në një kuvend të PS-së gjatë kohës në opozitë, e përligji prezencën e vet aty si një politikan bindshmërisht i djathtë, duke rrëfyer një bisedë më të atin e ndjerë në të ritë e tij, ku pasi e kishte pyetur se e ka një moment ku mund të bashkohen të majtë e të djathtë, ai ishte përgjigjur se kurrë, pwrvecc njw rasti:  nëse përballë kishin një tirani. Pra, iu shmang vogëlsisë së prezencës së tij aty që mund t`i ngjante debatit mbi “seksin e ëngjëjve”, për hir të një çështjeje më kauzale. Sot është koha për të thënë me klithma: “Të shpëtojmë Shqipërinë!” e jo që të bëjmë PS-në me kryetar legjitim në bazë të statutit!        / E.H.                                 

 

 

Share This Article
6 Comments
  • “Seksi i Engjejve
    _____________

    Mehmeti i II-te ishte vetem 21 vjec kur vendosi te marre Konstandinopojen. Veprimi i pare ishte (1) izolimi politik, nepermjet dy traktateve me Hungarine e Venedikun. Ketu kemi perpjekjet (e fitoret ne disa raste) te Huniadit dhe Matias Korvinit. Duhen 75 vjet te tjera te bien si fuqi ushtarake e konsiderueshme ne Europen Qendrore; kur Sulejmani Madheshtor shkaterron armaten Hungareze te Luisit te II ne Betejen e Mohakut (Muhacs 1526) Megjithese nuk i pati mundesite per Pushtim Direkt, i la nen Vasalitetin e Xhon Zapoljes, nje princ me origjine Kroate e Vojvoda i Transilvanise. Fisnikeria Hungareze gjindet para nje lufte pa fund ose pranimit te nje Princi te Krishtere; zgjodhen te dyten. ((John Zápolya ndenji ne pushtet deri ne 1540- kur vdiq) Mehmeti fillon izolimin (2) ekonomik dhe (3) ushtarak. Turqit mbyllen te gjitha rruget detare, fillon bllokada. Pas nje incidenti kur fundosin nje anije veneciane “Perendimi” [gjenova-venediku] cuan me pak se 7-800 ushtare. Nena e Perandorit te fundit te Konstandinopjes ishte Serbe, vellai i tij (Xhoni i VIII) pati idene se “duke bashkuar Kishat” Perendimi do u jepte ndihme me te fuqishme. Diskutimi Teologjik ka pasur vlere strategjike, kujtojme ketu skizmen kishtare Lindje-Perendim, qe datohet si e ndodhur ne 1054. Ne Firence (1439) pas disa debateve te nxehta kjo u pranua, Por pati dy efekte (1) Njerezit qe prisnin “ne shtepi” e konsideruan si tradheti te besimit Ortodoks (2) ndihma e Krishterimit ra ne Varne te Bullgarise (1444)

    Kemi nje Konstandinopoje qe nga ana ushtarake s’ka me rendesi, ekonomikisht varej nga republikat italiane per furnizim nga deti, tani priste te ndodhte e pashmangshmja. Ka qene “Periudhe Kohore” dhe me plot faktore gjeo-politike, ekzakt sic ndodhin gjerat sot, dhe neL2B ku duhet kohe, traktativa, ngjarje ne aferi e shume faktore te tjere te realizohet nje event Madhor. Mehmeti II kishte fuqine me te madhe Ushtarake te kohes, jo nje bande qe dolen –rrethuan-pushtuan- e i dhane fund nje epoke. Muaj e vite para rrethimit, Turqit rekrutuan inxhinere, arkitetkte, detare; pati pergatitje te medha politiko-ushtarake. Ne fakt krishterimit i dhimbej Konstandinopoja…Turqit ishin afruar shume; deri ne Maj 1453, Senati i Venedikut po diskutonte te conte nje flote per ndihme. Ne qytet kishte 50.000 civile, garnizon prej 5.000 ushtaresh dhe 2.000 te huaj, ky numer i vogel do mbronte Muret qe ne perimeter total shkonin 20km gjatesi. Perballe ishin Turqit, 150.000 te tille. Me 200 anije qe bllokuan cdo ndihme detare. Cdo nate muret caheshin nga topat e cdo nate mbrojtesit e tij mundoeshin te riparonin.

    Ne ndryshim me shekuj me pare tani qyteti gjarperonte dhe ishte shtire ne drejtime te ndryshme, ka pasur disa porta, e fortifikime brenda fortikimit, nese kishte rezerva dhe ushtare nje keshtjelle e tille mund te rezistonte brenda vete qytetit per 3-4 vjet Ka pasur dhe nje mur me te ulet detar, nga hyrja e detit kishin vene nje Zinxhir te rende, brenda nen det, duke beret e pamundur kalimin e anijeve Turke tu dalin nga ana tjeter. Keshtu bllokohej zona nga Kulla e Eugjenit ne Gallata, plus ana e Marmarase kishte kurrente te forta Detare, kjo krijonte idene qe goditja nga Deti ishte e Pamundur, dhe ne fakt keshtu ishte! Por. Ketu futet ne pune Gjenialiteti i Mehmetit te II-te. Ne 1452, brenda 4 muajve nderton nje ekshtjelle perballe qytetit, Rumelihisar. (muret ishin 8 metra te trashe!) Dhe i bllokon fytin Bosforit. Per here te fundit Mehmeti i ofron nje mundesi Konstandinit, “Shko ne Greqi, mbaj besimin fetar dhe jeni te lire, une dua qytetin” Pergjigja: “Do mbroj njerezit e mi deri ne piken e fundit te gjakut.”

    Ka paralele ne jeten e njerezve te cilet “e pamundura” s’jua ka ulur ambicjen. Aleksandri i Madh arrin ne Qytetin-Ishull te Tyra-s. Kerkon te dorezohen, ato s’pranojne. Ne fillim u thote, “a te hy ne tempullin tuaj te falem dhe per nje sacrifice” Me takt ja kthjene “ja ku e ke Tempullin e Heraklitit, ne toke” Kjo e zemeron Aelksandrin: “Do ju tregoj une si lidheni ju me token” Per cudi te Tajraneve e te ushtareve te tij, fillon te “mbushe detin” ne gati 900 metra qe lidhin ishullin me token. As vete nuk e dinte sa e veshtire do ishte kjo. Ku do gjindeshin pemet, guret e medhenj, plus deti kishte dallge…. Te gjithe e quajten kete plan, te cmendur.

  • II.

    Mos harrojme se 300 vjet para Aleksandrit, Mbreti Nabukadnezar i Babilonise futi qytetin nen rrethim per 13 vjet, e deshtoi ta marre. Tyra ka qene nje fortese jashtezakonisht e forte per kohen, e pa-penetrueshme. Kjo eshte po ti shkoje afer! (me anije) Aleksandri…s’kishte floten ne ate kohe. Nje vite me pare ne lufte me persiante e “prishi” per ti lene ushtaret e tij ne lufte-per-jete e vdekje … pra s’ka terheqje. Ja arrin ta ndertoje “rrugen lidhese” deri ne gjysme. Tirjanet, mbushin nje anije me material shperthyese, afrohen me varka dhe e djegin duke vrare te gjithe ndertuesit dhe ushtaret e Aleksandrit ne zone. Ky fillon nga e para! Do e bente dy here me te gjere, e ushtaret do mbronin ndertuesit. Iken tek aletate dhe merr anije per bllokade totale. Gjeneralet e tij nuk e pranonin kete. Ishte me e lehte te vazhdoje fushaten duke anashkaluar kete qytet, por mendja e tij e kuptonte se duke vazhduar ne Egjyp, ky qytet Fenikas do sherbente furnizim per armiqte e tij. Duke ja lene shpinen e zbuluar. Ne fund e mori qytetin.

    E bera kete parallel per te ilustruar “cmendurine“ e njerezve te medhenj. I tille ka qene dhe Sulltan Mehmeti, ne llojin e tij. Turqit, qe tashme kishin bllokuar gryken e qytetit, marrin mbi 30 anije, i cmontojne duke i kaluar neper toke, pastaj i ri-montojne dhe i fusin brenda ne portin e mbrojtur te qytetit (ate qe jua beri te pamundur zinxhiri) duke shkaterruar besimin e fundit te Mbrojtesve. Kjo bllokade ka qene nje ekzekutim perfekt i strategjise ushtarake, mbeshtetur nga ekzekutime te shpejte, te sakta dhe te jashtezakonshme na ana llogjistiko-inxhinierike (disa akoma i rezistoje kohes) rralle te pare ndonjehere.

    Renia e Konstandinopojes, shenon nje kthese – qofte dhe simbolike – ne Historine Europiane. Mehmeti hyn ne qytet pa u ndaluar deri tek Shen Sofia, te cilen e proklamon si Xhami. Ky ishte akti i tij i I-re i tij e fundi i Perandorise Romake. Konstandini i XI vdiq duke luftuar, trupi i tij pa koken gjindet afer kishes. Te nesermen, kur Sulltani e meson kete leshon nje dekret te II-te “kjo kishe do Ngelet Vend i Shenjte dhe Mbrojtes per te gjithe Kristianet.”

    ***

    Ne largersi Historike, shpesh e humbim periudhen kohore, e me kalimin e kohes te pavertetat, gjysme te vertat e mitet; jepen si fakt i kryer. Kjo puna e “diskutimit per Seksin e Engjujve” gjate rrethimit, eshte i pabazuar. Te krishteret verte luftuan deri “ne piken e fundit te gjakut” sic premtoi dhe perandori. Ne nje lufte qe dihej nga palet luftuese e kushtdo tjeter, qe e kishin te humbur. Pse ka ardhur ky mit? Une mendoj se eshte nje “akrobaci intelektuale” Dhe e kam vere re ne Mediat Perendimore (behet disa here) Sa me i ulet te jete niveli (i argumentit) a toni i personit (i larte, me i larte) jepet si Gogoli. Nje shembull. “ne nuk po bejme asgje per terrorizmin, po na rrezikohet civilizimi, po bejme si atehere kur na mbyten Turqit e po diskutonim seksin e Engjujve” Dhe degjuesit – te cilet jo te gjithe kane bagazh, njohuri apo mendime personale te edukuara e analitike; kujtojne se kjo eshte e vertete. Nuk ka gje me te forte ne Argument kur i jep dikujt nje parallel ” te patundshem” historic dhe “te pakundershtueshem” per ta (1) frikesuar (2) mobilizuar (3) perdorur. Mbrojtesit e Qytetit bene ate qe duhej bere, nuk paten asnje rruge tjeter. Asnje te vetme, pervec dorezimit, duke perdorur kete shembull [kushtdo qe e ben] ne (1) ja humbin vleren guximit dhe fisnikerise se tyre. (2) ulim vleren/ gjenialitetin Mehmetit te II-te dhe Perandorise Turke ne kulmin e saj (3) cimentojme nje te pavertete historike (4) promovojme dembelizmin tone intelektual; duke neglizhuar faktet dhe stabilizuar te pa-verteta per gjeneratat qe vijne pas.

    Nje i Ri apo e Re/ qe degjon kete shprehje dhe e merr si te vertete; ngelet me mendimin se Konstandinopoja kishte shance; se Paria kish shkuar ne Party dhe “budallenjte aty brenda” nuk shihnin c’behej jashte me 000-000 Turq, e keshtu humb gati 2000 Histori e Civilizim duke filluar nga Roma. Pse e bejme ne kete? Behet me qellim qe ti te Levizesh se po na vjen Barbaria. Miqte e mi, Barbaria nuk vjen kur do ajo – te pakten keshtu mendoj une – por Barbaria vjen, kur je vete i Dobet!

    P/s/ persa ka shkruar autori me poshte, jam dakort me me. E.H .ngelet nje nga te preferuarit e mi, dhe punetor i palodhur i gazetarise.

    • Mendoj qe ky diskutimi mbi seksin e engjejve apo sa engjej mund te hedhin valle mbi nje koke gjilpere ishte me teper diskutim i shkolles skolastike te perendimit.

  • Zoti eshte nje mashkull I ndershem dhe prane vehtes mban vetem burra.Njehere qe shkoi me Marijen e beri per te shpetuar njerezimin dhe jo per qejf.

  • Nuk u mjafton blushve fitimi i zgjedhjeve te 23 qershorit per te perligjur qenien e Rames ne krye te P S?
    Per analogji :Ne raste se PS nuk do ti fitonte zgjedhjet Rama do te ishte i detyruar dhe do te jepte dorheqjen ne menyre te pa revokueshme nga dretimi i partise pa pritur mbledhjen e forumit {kongresit} per te vetmen arsye , mos realizim te objektivave.

  • A e dini sa te tjere jene si Ben Blushi ne PS? Vetem faktet qe nuk po behet asnje reforme,qe nuk po largohet asnje i besuar i Saliut nga pozicionet kyçe te pushteteve,megjithe poshtersite,grabitjet,mashtrimet qe ka nxjere media dhe vete strukturat shteterore,tregon se nuk ka ne PS,LSI,unitet,per te bere ndryshime dhe zhvillim.I nderuar E.H.kerkojeni diku tjeter qe ka ngelur ne zgrip,gjendja ne Shqiperine tone.Po Servet Pellumbi qe deklaron se PS akoma nuk ka mare pushtetin edhe ky ato perallat e engjeve sheh? Po analistet e nderuar qe deklarojne,qe ne kete situate te pa pare me fakkte skandaloze,”PS OSE ESHTE PALE OSE E PA AFTE QE HESHT DHE NUK VEPRON”nuk vertetojne se s’ka unitet per te kapur 84 votat per ndryshime radikale qe po i kerkon Europa dhe Amerika?Me duket se Edi Rama po mashtrohet nga deputetet e tij,po te shohim se si u vendosen njerezit ne pune e drejtim,pa arsim,njerez qe para 2-3 vjeteve kane qene me PD,njerez me probleme dhe shpesh njerez qe kane precedente penale,njerez me diploma te blera e mastera te fallsifikuara etj,etje,per te cilat sot baza e PS eshte distancuar me keq se ajo qe po ndodh me PD.Shekoni te verteten ne sy dhe mos merni informacione nga kryetaret e PS,por nga antaret dhe njerezit qe duan PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *