Dje ishte Dita Ndërkombëtare e Tokës dhe, kur është fjala për Shqipërinë, mendja të shkon pa ndonjë sforco tek raporti ynë llahtarisht i shprishur me mjedisin. Mjedisi ynë, ai ku jetojmë jetojmë, është dhe skaneri më i saktë i psiqikës tonë të rënduar, i një kaosi në kokat tona, i një pandjeshmërie që na e ka bërë jetën më të vështirë dhe pa shijen e duhur. Për këtë tokë janë përlarë sa e sa shqiptarë në 20 e kusur vjet, duke e përgjakur për të drejtën mbi të; e mbi këtë tokë kemi përmjerë si bagëtia, duke e ndyrë me plehra nga kemi mundur. E kemi trajtuar këtë tokë si mallin e askujt, e mbi të kemi bërë çfarë na është dashur, duke e zhveshur nga çdo lloj hijeshie e dobie. Për dy dekada me rradhë, armiq më të mëdhenj e më të ashpër, kjo ‘tokë’ nuk ka parë ndonjëherë. Teksa i afrohesh tunelit të Kalimashit në rrugëne e ashtëquajtur të Kombit, ku mbi të, në dy anët e saj feks një tabelë e paparë gjëkund me fjalët: “Mirësevini në tunel!” – a thua se aty brenda mund të hyhet dhe për piknik familjar, – sipër në malin që i është hapur barku, vëren me trishtim se si i kanë prerë pyjet, se si qindra drurë dergjen të shtrirë përdhe, e se si kanë zhveshur nga gjelbërimi relievin rreth e rrotull duke e kthyer në një shëmti të gjallë. E kur vjen Dita e Tokës, të kujtohet dhe një shënim dikur që hasej mbi pllakat e trotuareve tona, ku shkruhej: ”Mos pështyj përtokë!”. Kjo po. Rrugët tona ku ecim çdo ditë, kanë nevojë emergjente për të tilla apele drejtuar çdo dykëmbëshi me tru e zemër që hedh hapat mbi tokën ku jeton. Dhe një parti me prirje nacionaliste, që ekziston dhe i ushqen famën vetes me kultin tragjik të fqinjëve që na kanë halë në sy, gjënë më të mirë në këtë ditë pikërisht këtë do bënte: të dilte rrugëve me flamurin kombëtar, e tu bënte thirrje bashkëkombasve se dashuria për atdhenë mund të nis që përdorimi i domosdoshëm i fasoletave, për të mos lëshuar sekrecione gojore apo hundore përtokë, siç ka thënë një shqiptar i mençur Maqedonisë i bërë për rahmet, që nëse e do atdheun (babatokën), baba nuk mund të pështyhet; e po ashtu, nëse e do mëmëdheun (nanatokën), as nana nuk mund të pështyhet. Ndërsa një profet ka thënë: “Mbrojeni tokën se ajo është nëna e juaj!” / E.H.

Ti mire ben qe shkruan perdite, por ato pllakat i kishte vene italiani duke pare injorancen e ketij populli. Ashtu kemi qene atehere, ashtu jemi sot.
Keto njezet vite shqiptaret harruan se jane pjelle e kesaj toke, duke u ngritur kunder natyres.
Harruan se si do te sillet neser natyra ndaj tyre. Hakmarrja e natyres eshte me e tmerrshmja.