SHËNIM: A po sillet PD-ja si një principatë brenda shtetit?!

anazapta

Kur PD është në pushtet, qeveris aq keq sa bëhet imperativ kombëtar kalimi i saj në opozitë! Por sapo kalon në opozitë, sillet në atë mënyrë sa të të detyrojë t`ja dorëzosh sërish pushtetin! Eshtë ndër të rallat forca politike në një sistem demokratik, që sa është beter në qeverisje është po aq dhe në opozitë, pikërisht prej kësaj lloj filozofie prej cubash. Pasi dështuan turpshëm të ndërtojnë një shtet normal, duke e lënë vendin më keq se ç`e lanë komunistët në 92-shin, mospajtues e inatçorë me verdiktin e popullit më 23 qershor, daëngadalë po përvijohen si një principatë që sfidon shtetin e ligjin e nuk pyet për asnjë normë demokratike. Shikoni se ç`lloj politike të pisët kanë zgjedhur të bëjnë me reformën territoriale, një reformë që për turp të tyre, edhe pse e kanë patur në program, në 8 vite as që e çuar ndonjëherë nëpër mend për ta bërë. Pse?! Shumë thjesht: nuk janë prej atyre që kanë këllqe për reforma e qeverisje! Janë një peshë që nuk e mbajnë dot. Mjafton si argument sistemi energjitik që e kanë lënë më keq se ç`e gjetën, ku ngjashëm kanë vepruar me çdo sektor tjetër. Sistemi që kemi zgjedhur për të ndërtuar shtetin e shoqërinë, quhet demokraci dhe bazohet në ‘votë’ dhe ‘ligj’. Më 23 qershor, një shumicë dërmuese shqiptarësh, nuk pranuan të vijojnë kontratën me PD-në, por zgjodhën të nënshkruajnë kontratë me PS-në. Në këtë kontratë, ishte premtuar dhe realizimi i reformës territoriale. Kjo reformë ka qenë ndër më të artikuluarat në gjithë shpalosjen e programit të PS-së. Pra, nuk është diçka e re, për të cilën duhet të pyeten qytetarët, siç thotë Basha, një tezë spekullative e bërë bajat prej tij, pasi kurrë nuk e sqaron se çdo të thotë të pyesësh qytetarët për një reformë, kur ata janë pyetur e janë përgjigjur më 23 qershor?! Konsensusi i kërkuar për këtë reformë dhe i dhënë pa asnjë ngurrim nga mazhoranca, ka të bëjë me delikatësen që bart ajo e jo me ndonjë detyrim ligjor; pra, është më tepër një sjellje me thelb demokratik. Ngjashëm si me zgjedhjen e Presidentit. Dhe është rasti për të kujtuar preçedentin që la Rama kur ishte në opozitë. Edhe pse me një shumicë krejt të brishtë përballë pakicës, PD-ja e zgjodhi pa konsensus Presidentin – pasojat e të cilit po shihen çdo ditë. Por Rama nuk bëri thirrje për vërshim në rrugë, pasi i qëndroi principit demokratik që Presidenti, edhe pse pa konsenus, është gjithsesi i ligjshëm. Dhe në emër të kësaj ligjshmërie, nuk ngurroi të shkonte dhe në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Nishani. Të njëjtën gjë bëri dhe në rastin e Presidentit Topi. Ndërsa PD-ja, mirë që ftohet rregullisht e nuk shkon në Komisionin e Reformës, duke u qarravitur për ca kritere, që në fakt janë teka që i shton mbas çdo teke që i plotësohet (është gati të thotë: Po ma dorëzove pushtetin, vij në komision! Ndryshe nuk të vij, por ti mos guxo ta bësh reformën!), por ka kurajo të dalë mbi ligjin e të kërcënojë me protesta në rrugë! Gjithë thelbi i kësaj çështjeje që është ngërçizuar, është nëse ka apo jo shkelje ligjore në hartimin dhe zbatimin e reformës territoriale. Nëse ka, drejtoju gjykatave. Nëse nuk ka, prit kur të vish në pushtet e bëje si të duash. Jemi në një situatë që një vend e një popull, i cili ka prekur buzët e humnerës për shkak të një qeverisjeje skandaloze në çdo zë, nuk po mundet t`i largohet rënies, sepse e tërheq nga poshtë një grusht kokëkrisurish që ka zgjedhur gremisjen.    / E.H.                                                              

Share This Article
14 Comments
  • te pakten termi principate i korrespondon nje kuptimi riorganizimi po PD nuk po di te riorganizohet, mjaft te citosh nje udhezim te kreut qe nga njera ane kerkon transparencen e humbjes kurse nga ana tjeter shmang cdo hallke qe per pergjegjesi strukturore duhet te jete pjese e analizes se zgjedhjeve te 23 qershorit. I bie t’i kerkohet z. Basha te terheq aktin administrativ qe te lejoje transparencen e humbjes se zgjedhjeve ne mos qofte shaktari kryesor i kesaj humbjeje

  • PD eshte bere si nje gur i rende qe perpiqet me te gjithe format e mundesite,te terheqe pas pisllekut,vulgaritetit e brutalitetit te saje tere shoqerine tone.

  • Me pelqeu shume si shkrim. Sidomos rreshtat e pare. Rama duhet ta kuptoje se para ketyre cubave, njerez pa din e iman, duhet dora e forte. Shqiptaret te vleresojne vetem kur ben te fortin, siç po ben Berisha dhe PD-ja sot. Dhe jo kur je qullac, apo shume i qyteteruar. Mua me duket se perplasja Rama – Berisha sot eshte pak a shume si ajo dikur midis Nolit te shumeditur dhe vizionar dhe Zogut dhelprak dhe te pabese. Dhe dihet se kush fitoi…

  • I drejte artikulli, por ketu problemi qendron tek mazhoranca dhe Rama. Po e le veten te kompleksohet nga PD-ja pa aresye dhe nuk arrin te mbrohet edhe kur punon mire.

    Mazhoranca duhet te jete ne rregull me ligjin, pasi demokracia eshte procedure. Per te tjerat nuk duhet te kete frike. Konsensusin e ka marre nga ne me vote. PD-ja le te lehe gjithe diten.

    Tung,
    Blendi

  • Sepse jane arrogante, cinik, mashtrues, genjeshtare i kane te gjitha te keqijat qe mund te kete nje njeri. Dhe per me teper per te mbajtur pushtetin vrasin ( ta pafajshem dhe me duar ne xhepa) jo vetem ata qe jane kunder por edhe ata qe dalin brenda tyre si te tille. Nuk kam njohur ne histori ( kjo reçente) nje parti qe te punoje kaq ekstremisht kundra interesave te vendit te vet dhe qe sjell pasoja kaq shkatrimtare ne kaq pak vite. Nuk e di ju lutem me thoni gaboj.

  • Po ….

    Si nje”Qeveri paralele” me lojtaret e saj-hije:

    Presidenti,
    Prokurori,
    KLD-ja,
    Kushtetusja,
    SHISH-i

  • PD-ja ?

    Parti Cete-Cubash Veriore Injorante,
    te dhunshem,
    te pabese,
    thashethemaxhinj,
    “dembela-veriore” qe kurre nuk i kane thene punes “Po”,
    mashtrusa,
    kurre nuk duan te mesojne nga qyteti si te ecin dhe flasin gjuhen shqipe … etj.

    • Shkrimi shumë i saktë .
      Por pas leximit të komentit tënd, çfarë duhet të mendoj unë veriori socialist, që mbështes me sakrifica këtë kauzë prej 24 vjetësh ?!
      Gjeografia jote politike është e pavërtetë…
      Anyway, unë do të jem prapë po ai, i pandikuar nga koncepti yt.

  • Pa qene aspak kunder autorit te shkrimit, me duhet thjesht te bej nje paralelizem me pushtetaret sotem… Lexoj shkrimin dhe kam pershtypjen sikur shikoj te njejten skenar qe xhiron qe prej me shume se 20 vjetesh ne Shqiperi… Po c’jane keta largot e sotem… Ministra qe vetem vjedhin, dy kryeministrat e vendit RAMA META qe vetem te tregojne haracin qe duhet te paguash per c’do gje…. Iku nje Sali po shume te tjere paskan qene te formatuar ne te njejten menyre… jane te gjithe te te njejtes fare, thjesht eshte lustra ajo qe i dallon… i vetmi lejtmotiv i klases politike aktuale eshte VJEDHJAAAAAAAAA, TRAFIKU ….. eshte harbimi ne mallin e tjetrit… Pyesni sa jane tarifat per poste te Ministres Kodheli apo Ministrit Bushati…. Haraci nis nga 10 000 mije euro….pyesni dhe do degjoni….jane po te njejtet kriminele qe drejtojne si ne legjsitaliv po ashtu dhe ne ekzekutiv…. Populli ziu mendon se iku Saliu dhe cdo gje eshte ne rregull….historia e tij ka mbaruar… po nje tjeter akoma me e zymte ka filluar…. te ikesh nje ore e mepare nga ky vend eshte e vetmja shprese qe mund te mbaj shpirtin gjalle….

  • Kur PD është në pushtet, qeveris aq keq sa bëhet imperativ kombëtar kalimi i saj në opozitë! Por sapo kalon në opozitë, sillet në atë mënyrë sa të të detyrojë t`ja dorëzosh sërish pushtetin! Eshtë ndër të rallat forca politike në një sistem demokratik, që sa është beter në qeverisje është po aq dhe në opozitë, pikërisht prej kësaj lloj filozofie prej cubash.(artikulli, par I)

    Observim mjaft i qarte, presioni qe ushtrojne sapo lene pushtetin shkon nga pasivo-agresiv ne dhune te hapur. Shiko kur jane “ne pune” ja degjon kush zerin Rulit, Bodes, Pollos, a me keq Flamurit? PD-ja asnjehere nuk ka qene Parti, nje nga faktet baze ngelet se eshte nje Anije Pushteti per z Berisha. Shih, te gjithe te larguarit, pa perjashtime, shajne me teper dhe jane kundershtaret me te zellshem te tij. Pra s’ka unitet ne ideologji dhe vizione; por Lufte per copa-pushteti.

    PD-ja shpesh me veprimet e saj, ku ne cdo deklarate thote ” Do dalim ne Rruge!!” me kujton trupat SA/ Kemishat ngjyre Kafe, ‘stormtroopers’ (Sturm Abteilung – SA) ose ‘Brownshirts’. Shume nga ta kane qene ish-ushtare te papune qe nga lufta. Kur filloi te rritej grupi jo vetem benin Sigurimin e Hitlerit dhe mitingjeve Naziste por filluan anti-mitingjet kunder oponenteve. Kur Nazistet moren Fuqine me procesin Demokratike (voten) Ne Reichstag ne Shtator 1930 si parti II-te moren 18.2 % te votave. Ne 1932 moren 34.7%. Kjo eshte nje nga dobesite e “votes demokratike” e cila nuk ka mekanizma ndalimi ndaj “nje grupi te rruges” te afte per te bere gjithska, me presion, frike e manipulime nga cdo ane.

    Disa ne fakt, “nje grup i tille i organizuar” i terheq me idene e nje “lideri te forte dhe disipline militanteske” plus premtime te mepasme. Thene keto, PD-ja Shqiptare, ne mungese te nje te djathte Solide me kapacitet e konkurence te ndershme Politike, mblodhi “by default” (ku te shkonin tjeter?) rryma te cilat Historikisht shikojne tek e Djathta ti perfaqsoje ne politike. Biznesmenet, fermeret, ish te burgosurit Politike, nje pjese intelektualesh, tradicionalistet etj…Dhe pas 20 vjet+ e kuptuan se ku ishin e ku po shkonin.


    Per hir te realitetit do pare dhe ana tjeter; PS-ja dhe parti te tjera Politike jane ne nivel sh. te dobet, kjo jo vetem krijon vakum….Por nuk ngre standartet qe popullata te shohe nje alternative tjeter se si behet procesi Politik. Shqip? Kap njerin-perplas-per-tjetrin.

  • Rama eshte rrezik te pesoje si toleranti Ramiz Alia,qe ne vend te organizonte shtetin demokratik,duke marre shembullin e Ten-hsiao-Ping,u dorezua para presionit te halabakeve te Sali Berishes dhe dihet cfare ndodhi.Dorezimi i sistemit te drejtesise ne duart e Saliut solli pandeshkueshmerine per te gjithe krimet dhe sistemin grabites te financave te shtetit,sidomos pas 23 Qershorit.Qeveria nuk qeveris dhe fjalimet me batuta te kryeministrit jane si hartimet e zysh Nores.Berisha qeveris principaten e tij,Meta shton rradhet dhe bllokun me shenime,ndersa Rama mban fjalime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *