SHËNIM: Agonia e Becchettit

redaktor

Një koment në faqen online të Il Fatto Quotidiano-s, ku njoftohej urdhri i arrestit për investitorin Francesco Becchetti, shkruante dje: “Një investitor që nuk dihet nga i vijnë paratë, dëshiron të ndërtojë një perandori mediatike ndërkohë që bizneset e tjera të tij luajnë pingpongun me lëvizje fondesh e aksionesh derisa humbasin? Po ç’donte në Shqipëri, që së fundi është bërë një vend serioz? Ta kishte bërë këtë punë në Itali, kishte shanse për t’u bërë kryeministër!” Komenti italian ishte një aluzion i qartë për Berluskonin. Dhe një lavd i befasishëm për “Shqipërinë serioze”, që në realitet ka shumë punë ende, jashtëzakonisht shumë. Por fakti mbetet që nëse Becchetti nuk do ishte pronar i Agon Channel, lajmi i këtyre ditëve nuk do kishte bërë kaq shumë bujë. Dhe nuk do ishin ngritur kaq pikëpyetje. Dhe berishat, Senior dhe Junior, nuk do kishin marrë mundimin të dilnin si flamurtarë të medias së lirë. Ky sekuestrim edhe i televizionit tani për fushatë, a nuk është politik? Pse nuk u bë më parë? Apo më pas? Pse të paktën median prokuroria nuk e la veç, qoftë dhe për të treguar se nuk e ka me median si të tillë, por me pastrimin e parave të pronarit? A duhet të bëjë “dallime dhe hatëre” drejtësia nëse ka fakte apo indicie të forta?

Këto janë pyetje që shtrohen këto ditë. Një merak i kuptueshëm për ne si gazetarë do të ishte dalja si të papunë e shumë kolegëve tanë. Ndërkaq, gjatë gjithë këtyre viteve padyshim që minimalisht ka rënë në sy të opinionit publik, sesi një investitor nuk arrin dot të mbarojë një hidrocentral, por gjen paratë për të investuar në projekte të tjera, qoftë dhe mediatike.

Por tani jemi në pikën që Francesco Becchetti akuzohet të paktën për evazion fiskal. Ka dy sfonde kjo ngjarje: Fushata elektorale, siç thamë, dhe qëndrimet kritike të Agon Channel ndaj qeverisë, dhe një fushatë tjetër, që shpresojmë të mos mbetet e tillë, ku ekzekutivi dhe institucione të tjera, me inkurajimin e ambasadave strategjike në Tiranë njoftojnë fillimin e ndryshimeve të mëdha sa i takon reformës reale e të shumëpritur në drejtësi. A është çështja “Becchetti” e vënë në lëvizje nga ngjarja e parë, apo e dyta? Vetë Becchetti në intervistën e tij hedh dyshime se një gjyq miliardash (6.6 miliardë euro) me gjigantin italian Enel ditën e nesërme, dhe urdhri i arrestit ndaj tij, nuk janë një përkitje e rastësishme. Dhe rezulton se të paktën në këtë fushë, investitori të cilit i janë vënë në dyshim të fortë financat, është ekspert gjyqesh, duke i marrë dëmshpërblim vetë Deutsche Bank-ut.

Aksioneri kryesor i Tv Agon deklaron se televizioni nuk bëhet fjalë të pësojë ndonjë ndryshim; gjithçka si më parë. Por shumëkush do besonte se ky është fillimi i agonisë së Becchettit.

DITA

Share This Article
13 Comments
    • Arrestojeni more kete Hajdut. Ka ardhur ne Shqiperi me leke te vjedhura por dhe ka vazhduar te vjedhe dhe ketu me ane te mashtrimit. Duket ne fytyre ky fshatar.
      Kaperdiset si gjeli maje plehut.
      Prokuroria e Pergjitheshme ti sekustroje cdo lloj pasurie qe ai zoteron ne Shqiperi te luajtesheme e te paluajteshme pasi ai me veprimet e tij jo vetem qe ka vjedhur nepermjet evazionit fiskal por dhe ka vene ne veshteresi ose ka cuar ne falimentim biznese te ndershme ne Shqiperi.

  • Gallata me e madhe ,ne fakt eshte per te qare,por ne e marrim me sportivitet,mbrojtja alla shqiptarce nga ana e pune marreseve te Agon Channel.Eshte me vene kujen kur degjon ,karen e perhershme,Sonila Mece,Lubonjen,Bejtjen,etj,me “analizen” e tyre,ky i bejne fresk pronarit te tyre.Eshte e turpshme qe ne Shqiperi kemi kete lloj rrace gazetaresh,analistesh etj.

    • Turpi me i madh nuk ishte fare analiza e tyre e cila ne asnje moment nuk mori ne mbrojtje becchettin. fare. Mbrojtja e Becchettit nga analistet eshte megjithate me legjitime (edhe sikur te ishte) se sa dorezimi pa kushte i kryeministrit ndaj nje pronari te dyshimte sa dreqi, sic ishte Tan Hoxha. me emrin e te cilit celi fjalimin e fitores ne 2013. Ky eshte turp. turpi me i madh eshte falsiteti galopant i sjelljes se kryeministrit qe flet para drejtesise me retoriken e shkuar te berishes qe fliste per para te zeze e te bardhe e per mielll te zi e te bardhe. Nuk i mbeti ketij vendi qe lan para nate e dite prej 25 vitesh, te shplaje becchettin nga faqe e dheut sepse jane te pakten 5 vende evropiane qe duhet ta kishin bere deri tani . pikerisht ato vende qe as nuk po denjojne ti kthejne pergjigje prokurorise shqiptare. turp eshte qe nuk ka aleance mes gazetareve per te mbrojtur se paku njeri tjetrin nga fara e shpifur e te gjithe pronareve, pa perjashtim. nese ky paska fituar para nga manovra financiare dhe beteja gjyqesore, keta kokepalaret e tjere te mediave me bisht e me emra te tjetesuar, kane lare parate e droges e te prostitucionit. turp eshte qe kryeministri nuk mban dot distancen e barabarte nga te gjithe, po lan e lyen sot sandrin, pasuron me parane publike Bolinon dhe i shpeton sh …nga Top Channel. Turp eshte qe padurimi per ta pare ate tv te mbyllur dhe mllefi e xhelozia e madhe nuk fshihen dot as pas batutave per gjoja anti korrupsion. E nga kush…nga qeveria e Ilir Metes dhe e mogulit prej lecke Koco Kokedhima . turp eshte qe syte e mllefit dhe inatit te vogel nuk u kthjelluan kurre ne kete vend te qelbur per te pare te vertetat sic jane. Turp eshte padurimi per te pare nje media te mbyllur e cila nuk do mbyllet, me qe ra fjala sic nuk u mbyll ajo media tjeter kur pronari vdiq ne ferrari me dashnoren e kur nje pronar tjeter i asaj medie me pare ishte vrare me tritol. Ndaj boll ja qate hallin me hipokrizi gazetareve , te cilet jane per te qare hallin gjithkund tjeter ku nuk u paguen as rrogat, as siguracionet.

  • E marrin nderkombetaret kete pune ne dore.Rendesi ka qe Shqiperia po citohet ne shtypin nderkombetar si nje vend serioz.Ky vend ka filluar te beje shtet.Plehra mafioze Italie si Becchetti nuk shihen me me adhurim katunar,si perfaqesues te biznesit evropjan ne Shqiperi.

    • Hajde bullshit hajde. Po genjejme boten domethene. Po heqim qafe nje mafioz te huaj meqe mafiozeve tane …i hame m…n. Paska filluar te beje shtet ky vend meqe pasi e zbardhi gerdecin dhe 21 janarin e pasi futi ilir meten ne burg per korrupsion mafioz te shtrire ne gjithe hallkat e shtetit e pasi denoi ben imamin per korrupsion me parane e shtetin ne favor te Klanit te Sandrit, e pasi marrim perdite leksione se si behet shteti nga Koco Kokedhima Lefter Koka e Ben Ahmeti e meqe shteti na siguroi dhe parate e fushates 5 milioneshe , ka ardhur momenti te bejme SHTET. Ha ky popull prandaj vazhdoni.

  • Eshte turp i madh te merresh me Becchettin. Fundja ka sjelle para ne Shqiperi dhe ka punesuar disa qindra shqiptare qe mbajne familjet e tyre.Persa akuzohet , beni mire te kontrolloni ma pare te gjithe sipermarresit shqiptare dhe te gjithe politikanet e te dy kraheve qe kane vene pasuri marramendese ne kurriz te prones publike dhe interesave te popullit.
    Mendoj qe problemi te sqarohet me seriozitet dhe qetesi , dhe jo te behet buje , per lekuren e Ariut para se ta vrasesh.
    Dihet qe Shqiperia eshte vend i perfolur per te gjithe pislleqet e mundeshme.dhe te gjitha keto jane bere me pjesemarrjen e politikaneve dhe seksereve te tyre.Pra po ti futesh ketij problemi drejtesisht , ma merr mendja se nuk do te mbese pasanik shqiptar pa u hequr dhe qimet e By…s

    • Ore idiot.
      E kupton qe ai nuk ka sjelle para por ja ka marre shtetit shqiptar duke perfituar nga TVSH fallco qe merr mbrapsht ng shteti me ane te mashtrimeve?
      Edhe me ane te ketyre mashtrimeve ja futi edhe deutche bang 160 milion

  • Po tefterin e Metes e mbani mend,ministri Prifti qe ishte dhe eshte kryehajdut e njihte mire Padrinon e tij,dhe si spiun vendoste kamera ne oren e murit per te incizuar Meten,pazar hajdutesh dhe mafiozesh,njelloj vazhdon puna,mendo pupullin se cfare ben kur shikon ministrin dhe zv/kryeministrin me teftere ne dore.Po Koco cfare do,Bregasi cfare do,han pa porta,prandaj edhe nqs vjen ndonje mafioz per te hedhur ca pare,ato jane vjedhur qe ne banke.Kot flasim,e kemi pas shitur,po e shesim dhe do te shesim bythen tek te huajt.Shtet koti,te vjen turp nga vehtja se cfare po edukojme,edhe Isa i gjore doli tani se ka qene mercenare,po trupat tona cduan ne Afganistan,mercenare jane,por jane demokrete.

  • po kjo K…qe rri me kete hajdut Becchett ,kujte ja drejton gishtin? Me leka te vjedhura eshte veshur.Vendi I te dyve eshte ne burg dhe sekuestrim te pasurise.

  • Po cfare te keqe ka qe bie ne shqiperi para te pista dhe i investon, More te mjere a e dini qe Mali i zi po zhvillohet me pastrim parash dhe standarti i jeteses fale ktyre investimeve eshte dy here me i larte se ne Shqiperi.Po keto pasuri qe po i vene politikanet tane cfare parash jane ,parat e taksa paguesve Shqipetare jane po le te merremi me tanet qe i vjedhin dhe na ndertojne fshatra turistike ne Spanje.lereni ate Italian qe i merr ne Itali dhe i sjell ne Shqiperi.

  • Vaj medeti [ose Luli] qenke hidheruar shume per Beketin,apo Agonin e Adit e Saimirit.Teoria jote qe mireqenia vjen nga p[arate e pista eshte utopike.Po te ishte se kjo eshte menyra me e mire per te flakur fukarallekun ,atehere nuk do kishim keq,por do hanim me luge floriri.Une nuk flas per ty ose ca te tjere si ” LOVE’ etj,flas per ata qe kane sy dhe vesh dhe mendjen ne koke.

    • Per ata qe kane veshe e sy, po plasim te degjojme e te na provohen se cili eshte burimi i parave te ngritjes se Top Channelit te Edi Rames. Kjo do ta beje te besueshem kete” nisme ” pastrimi qe deri tani tingellon se pari qesharake se dyti e deshtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *