SHËNIM: Ah moj Europë, kur ta këndojnë lebërit mes Brukselit!

anazapta

Këto ditë, një grup shqiptarësh dhanë shfaqjen e radhës së folklorizimit të gjithçkaje, duke futur hundët më këngë e vargje dhe atje ku intelekti më i kulluar njerëzor do kishte një ngurrim intelektual për t`u shprehur: tek Europa dhe punët e saj. Vetëm në gjuhën e shqiptarëve ekziston një ofezë e tillë që e konsideron Europën si të përdalë e nga ana tjetër, si për paradoks, shkohet deri në grotesk për t`u vetëquajtur me patjetër europianë. Në thelb, tentohet gjithnjë ai, vetëviktimizimi, si mënyra më e mirë për të mos u marrë kurrë me veten por me tjetrin, edhe pse historia, përvojat e shumta njerëzore, si dhe përvojat e popujve vitalë, na kanë dhënë leksione të bollshme mbi ekuacionin e artë të daljes prej terri: merru me veten, se aty gjallon e keqja!

 

Ngrihu moj Europë bujare,

Mbi të shkuarën mëkatare,

Ktheju borxhin shqiptarëve,

Se pa të nuk do ishe fare!    

 

Ishin këto ca pak prej atyre vargjeve që u lëshuan në ajrin e Brukselit prej një grupi polifonik lebërish nga Shqipëria, pjesëmarrës në një aktivitet të quajtur “Ballkan Trafik”. Dhe imagjinoni vetë z. Fyle e zyrtarë të tjerë europianë, të cilët prej stërlodhjes me shqiptarë u ka ardhur në majë të hundës, se si u rrëqethet mishtë prej këtyre vargjeve. “Se pa të nuk do ishe fare!” – vargu i fundit që konkludon shkencërisht, se kjo Europë që është sot, nuk do ishte pra nëse nuk do ishim ne, shqiptarët! Ndërsa tre vjet më parë, ishte vetë Ylli i Bakajve i cili duke i paraprirë me vargje liberalizimit të vizave, sfidonte arkeologjinë botërore si bilbil nga goja por më tepër bilbil nga trutë, duke shpallur se qenkemi kombi më i vjetër! Janë këto as më pak e as më shumë se ca “rrapushxhaferizma” (kënga e famshme për Rrapushin, por dhe Salinë, me iso, lahutë e çifteli), që nuk kanë asnjë lidhje me artin e mirëfilltë si shprehje e kultivuar e ndenjave njerëzore.

“E kundërta e të bukurës nuk është e shëmtuara, por gënjeshtra”, ka thënë një i mençur i kësaj bote. Sipas një aksiome, arti vërtet është shprehi e asaj ç`ka duhet të jetë e jo e asaj ç`ka është, por kjo është në funksion të aspiratave njerëzore e jo sajimeve me natyrë fantashkencore me gënjeshtrën si lëndë të parë!     / E.H.

bruksel

Share This Article
34 Comments
  • ti qe e ke shkruar qenke per t’u bere synet nga koka. Ç’pune te prishin leberit ty dhe Evropes? Ata qe kane kenduar atje kane thene te verteten qe bythecer si ti dhe si ata qe na udheheqin nuk kane guxim t’a thone . Pa sakrificat e kesaj rrace Europa do ish Perandoria Osmane. Kufijte e sotem prej ketyre kurvave i kemi. Ndofta ke munguar ne oren e historise,por dorezimi i Ulqinit e Tivarit Cernojeviceve u be vetem pas bombardimit europian te qytetit. Ata leberit qe shkrove zotrote,kane ne pemen e fisit me shume te rene per kete vend sa kopje gazete shiten ne dite. Laje goje mire kur te permendesh Laberine e leberit. Jane shume te rende per ty.

  • Ju lumte leberve,kenges se tyre dhe luftes Nac-çlirimtare te tyre!
    E.H, –KUJDES NGA “PERKTHYESIT” !!

  • Z.Artikullshkrues.Europa nuk e prish rehatin per keto vargje te kenduara nga nje grup Lab.Arsyeja??As qe ja ndjen aspak.Po te them me shume.Europa pelqen me teper kritikat ndaj saj perkunder lajkave qe ti kerkon ti bejne Shqiptaret.Per me teper,Europa respekton c’do opinion,perfshi ketu edhe kriktikat.Por me sa duket nuk ja paske aspak idene se c’eshte Europa.Vetem nje gabim kane bere Labet e mij ne vargjet e tyre.Ata ndoshta nuk e dine,qe Europa de-fakto nuk ekziston.Eshte thjesht nje shprehje gjeografike.Ekziston Rusia,Kina,SHBA-te,por jo Europa.Ky kontinent qe ne e quajme Europe(banoj ne Europe pre 11 vitesh)kurre nuk u bashkua dhe kurre ne histori nuk eshte bashkuar,qe mund ta quajme Europe.Prandaj,Labet e mij,i drejton nje subjekti qe nuk ekziston.Europes.

  • Kesaj i thone: “Pune e mbare, o mundvgjerun!” Tjetri shkruan shqip dhe thote ashiqare se duhet ta shohim te keqen te vetja, se te keqija boll e boll kemi pasur nga k..rva Evrope, e cila e di para nesh qe EUROPE kemi qene qe ne zanafille te saj, por qe nuk na ka dashur kurre,se nuk na do dhe as ka per te na dashur kurre. se duhet te na ktheje RESTON qe Shqipot ia shpetoi RILINDJEN EUROPIANE nga sulltanet, Por dhe sot e kesaj diteEvropa e ka koken te serbet e grekerit, se… helbete jane te krishtere ata. Po patem shprese te Evropa qe po shkermoqet per vete , zi e me zi do te na shkoje…
    Te me falin komentuesit, por ky eshte mendimi im.

    • Po Europa mban “jevgjit” e gjithe afrikes mor djale, perse sa here ne kemi ngritur pak koken dhe i kemi kerkuar ndihme nuk eshte dukur ndonjehere ne dere? Perse na ndau a na copetoi? Perse pellet per vrasjet e cifute por hesht per vrasjet e cameve? Ku esht ebarazia midis kombeve t=dhe te drejtat e njeriut per b=vendin tone? Po si te shohim ne gabimet tona kur per demokracine e filluar ne 92 na dhane si peshqesh sali berishen dhe e prune ne fuqi, dhe e mbajten ne fuqi. Po pçerse nuk e ndihman Nolin te mbaje pushtetin kete europianet tane kaq demokrate, por e lane serbin te risjelle nje satrap ne fuqi perseri.

      Po perse mor Ermir Hoxha merzitesh ti se thone laberit se pa ne nuk do kishte Europe? Po mos t’i kishte mbajtur turqit Skenderbeu, ( qe i kerkoiEuropes ndihme tere kohen qe mbreteroi e Europa se prishi terezine po coi nje njesi prej 100 vetesh , gjithesej 300 luftetare dhe e mabjten me fjale tere kohen – europe kopilice) , turqit do kishin bere baterdine ne europe.

      Pra or ermir, mos na bej teorira, se ne nuk kemi cte bejme kur na vene ne fuqi zogera, berishovica, dhe hoxhera. Se edhe E. Hoxhen, lere se cfare thone teveqelet, ne e kemi prej europes. Cfare te beje shqipetari i shkrete mor Ermir, kur i vene ne krye njerez qe ne vend ta cojne perpara e cojne mbrapsht ne histori, se nuk na tepruan turqit, por u dehs Zogu i matit, Veri i gjirokastres, dhe berishe qeni i tropojes qe ne vend te na sillnin ne nje hap me europen na cuan mbrapsht ne kohe…..

    • shoku e ke gabime qe ve per vete kete titull ata jan njerez dhe biles po te themi te vetetn shqipetar puro e keqia e tyre eshte se jan shume te prapambetur ne mentalitete e tyre po ama jan pjes e kombit tone se vete ata nuke e kuptojne se kete menyre te menduasri dhe vepruari saliu i tyre i bashur e ka shfrytezuar per ti mbajtur ata ne ersiren e mendjes se tyredhe saliu te beje qefe dhe karjer ne tiran cti thuashe te shkretve akomo se kan kuptuar se ne demokraci po humbe duhete te respektoshe palen tjeter qe shumoca e popullit e do me vjen shume keqe per menyren se si i kuptojn gjerat por do te thosha kete vidio tia dergojen saliut dhe te shohim se cdo thote se a jemi ne a po sjemi ne per ne evrop a na takon te hyme ne nje bashkesi vlerashe si eshte evropa se saliu pergjetrohe se sdo rama po ai sariti te edukoje te pakte njerzite e tia ata qe e votojn tiu thot atyre se kjo eshte demokracia dhe jo dhuna pjyeteni njeher sale se cdo thote ose lulin te na shpjegojn se si jane regullat e demokracis keta qe jane gjoja puro demokrat?

  • perse nuk kenduan labet::: Vlora Vlora ::::::::bieri mort te lumte dora ::::se enveri i ra labve nje e nga nje ::::i therri mbas kraheve ::::labet na e bene shqiperine komuniste e ndihmuan enverin me vra vellezerit shqiptare ::::tani duan ta bejne edhe brukselin komuniste :::: mungonte rama :::vacja dhe hysniu ::te kendonin bule persefoni jane labe more labe ::::trime ::

    • Bravo, ata kendojne si te fryje era, dikur Dulles e tani qe dulla e soc. i la pa buke i kendojne EU per nje cope buke , i kendojne cpoes se bukes e interesit “varfanjaket” se dinjitet nuk kane……

        • Dikush me mend ka thene se ndryshimi midis te civilizuarit dhe injorantit eshte se injoranti nuk njeh limit, kuptove ?
          M….jaltin e ke ne koke dhe po e nxjerr nga goja….

  • Me te pa rendesishmet nuk duhet te tregohemi te vemendshem deri sa te ulim dhe vehten. Ska rendesi kenge labe apo vargje qe popujt i drejtohen ne menyre paqsore Evropes .Une kam degjuar e pare sjellje me te keqija nga vete popuj qe jane ne Evrope .
    Sigurishte qe ne aderojme por kulturen do ta kemi shqiptare .Do ta shajme vence sic dim kur kemi te drejte .Kur te kendon nje popull kjo nuk eshte ofendim.Demokracia qe perfaqson Evropa ne themel ka filozofine e popullit e jo te sundimtarit . Populli ti thot hapur ato qe ndjene. Dhe ne kete pike ne si shqiptare kemi te drejte me ato cka degjojme e shohim se si Evropjanet zvarrisin procesin integrues te shqiptarve .Ngulin kembe ne nje pike qe shqiptaret nuk bien dakorte .E dine mendjen e Saliut e te Pd dhe i thone Qeverise Rama te gjeni konsensusin e te bashkpunoni per reforma .
    Rama mor zoterinje te Evropes e gjeti konsensusin me popullin qe e votoje mbi 75 % e ju na thoni te gjejme llofin me hajdutet dhe kriminelet .Kjo eshte dhe arsyeja e asaje kenge te sheqerosur se une do te ishja edhe me i vrazhde kur duhet ti kendoje politikes Evropjane .

    • Pershendetje Dita,
      Me keqardhej ju shkruajme se artikull shkruesi nuk e ka fare haberin e historise tone, letre qe qenka edhe nje person pa taban kur nuk shkruan emrin por vetem inicialet, kjo do te thote se qenka nje burracak dhe te tille persona as mos i afroni dhe jo me te jepin opinione.
      Doemos duhet te jete ndonje i shkolluar me diplome te blere sepse qenka fare injorant.
      Zoteri, me thuaj ndonje emer qyteti europian me te vjeter si fjala vjen Durresi, Berati, Tirana, Shkodra, Ulqini etj.
      Me vjen keq por sic i thone andej nga laberia : zotrote me qenke nje k… gomari qe se paske shokun.
      Nqse nuk ke mundesi te lexosh cfare kane shkruar historianet tane atehere te keshilloj te lexosh cfare shkruajne te tjeret per kombin tone.

    • Labet e kane vertet gjoksin me grope , por ate ne mes te kembeve e kane me gunge o i degjenerum ! Ti kur t’iu …. kujdes mos mbytesh !

      Evropa kupton labçen shume mire , por sot nuk ka kush t’iu flase perveç ketyre njerezve te thjeshte ! Labçen e kuptojne edhe keta zgerdhjeret duke perfshire edhe autorin e shkrimit ! Zaten pse flasin sot keta lloj zaberhanesh , qe na marrin edhe te drejten e shkrimeve dhe medias , prandaj eshte degjeneru keshtu Shqiperia !

      Ky shkrusi i artikullit eshte nje injorant ne te gjitha fushat ! Ja zente buka e Shqipetise syte te degjenerumit .

    • Mos u qaj hallin leberve o HASAN. Ata vrimen e pasme e kane tek vendi, por Ti je ne hall se vrima e pasme te hapet ne goje.

  • Eshte me te vertetë mjerane tendenca nacionaliste shqiptare se ne jemi boshti i Tokës, krijimi i të gjitha kulturave të botës, kur alfabetin e kemi krijuar vetëm më 1908, ndersa univeristetin e parë me 1957. Çekia kishte universitet qysh në kohën e Johan Husit , pra më 1200.! Një shtet a komb matet me kulturën që trashëgon e, për pasojë, me ekonominë që ka sot! Heshtni së fundi ju laraska dhe prisini ndonjë lëmoshë nga Europa e Michelangesos, e Shekspirit, e Rilindjes Italiane, e kryveprave të shkencës, mjekësisë, detarisë, zbulimeve gjeografike, letërsisë dhe pikturave të mrekullueshme! Heshtni!

    • Ci pandeh ti shqiptaret qe na ze ne goje Shekspirin ,Universitetet e botes dhe sukseset ne shkence qe Shqiperise realisht i mungojne .Thua se jemi majmune. Ske faje kaq di kaq thua
      Sigurishte qe nuk pretendojme se jemi qendra e botes por qe kemi me shume se te tjeret qe perfaqsojne Evropen kete nuk e mohojne dhe vete ata. Me fal. Ngjyra nacjonalizmi nuk kane shqiptaret.Te ishim nacjonaliste me kohe nuk do te ishim ketu ku jemi .
      Bene dhe nje gabim dashakeqas .Ke degjuar apo ke lexuar per talentet shqiptare qe kane sfiduar ata ne rangje boterrore .Po te jap vetem nje te fundit. Ne konkursin e Al Pacinos ku morren pjese 28 mije konkurues dolen vetem 16 fitues dhe i 6 ishte shqiptare .Nuk te radhise e shume te tjere qe i gjene kudo ne cdo fushe e kohe qe kane treguar sesa larte jane shqiptaret .Keto na bejne qe te mos ndihemi inferjore sic na rekomandoni te heshtim .
      Ndoshta gjukon politikishte dhe ke kete iluzjon te gabuar per shqiptaret. Politikanet si puna e Saliut me shok jane pjese te kalbura te ketije kombi .Ajka dhe fara shqiptare nuk ka per te rene aq poshte sa te tjeret te na shohin me percmim .Ate qe nuk e bene politika e bejne shqiptaret kudo qe jane .

    • E verteta eshte e hidhur por e vertete, nuk duam ta kuptojme se jemi bregu i lumit te Europes…..

  • Kënga Labe që është kënduar në Bruksel nga Gjenerali i këngës labe Golik Jaupi duhet dëgjuar me kujdes dhe evropianët duhet ta mësojën mirë historin e rracës iliro-pellazge {Shqiptarëve} që janë shkrirë brz pasë brezi duke e vaditur me gjak lirinë dhe dinjitetin e vendeve dhe kombeve nga lindia e largët e deri në skoci. Ndaj poeti thotë:
    Është mbrujtur gjakë me baltë dhe shtrydhe tokën kullon gjak. Apo Nga kio baltë e kësajë toke, Merr një grusht e shtrydhe fort,pika gjaku do pikoj,luftën e madhe tregon.
    Porë edhe kënga e kënduar që ju i referoheni mirë do ishte të interpretohej deri ne fund ku poeti i madh Maliq Lila thotë:
    Mojë Evropë Evropë e shpresës
    jepi besë vendit të besës.
    Ngreu mjalto luolen e vesës
    mos na le në tehun e presës.

    • Edhe,ne vazhdim te asaj qe tha dhe miku im kengetari model i kenges labe, Tomor Lelo, por dhe, i nisur me nje cickerr… inat, per autorin e ketije shkrimi,po u percjelle dhe nje kenge tjeter labe qe thote:

      HERSHMERIA JONE!…
      (Kenga labe, eshte deshmi…)

      Qe kur shpellat vune jejone,
      Edhe honet,iso bene…
      Lind lahuta,guret thone,
      Binjake me Labcen zene!…

      Dy Relika,qe nuk cmohen…
      (Jane hershmeria jone),
      As nuk shiten,as dhurohen
      Na i lane te paret,prone.

      Dy relike,Pellazgjike,
      S’gjenden ne te tjerat vende!
      Evrope,meso gjuhen shqipe
      te njoc historin tende.

      refreni – Ne mbi trojet tona rrijme,
      qe sa jeta mori fryme!…

  • Zoti E.H. Mos u çudit që lebërit t’a këndojnë në mes të Brukselit.
    Po ruaju kur lebërit të vënë festen e bardhë në kokë dhe të hedhin valle !

  • Evropa po te ishte e ndershme duhet te shqetesohet qe qeveria shqiptare mban ne fuqi ligje qe shqiptret te vjedhin pronat e njeri tjetrit dhe te vazhdojne te vriten me njeri tjetrin.

  • Ata nuk duan te na shikojne me sy, akoma nuk e keni kuptuar ? Na njohin shume mire se cmu…. populli jemi. Labet kendojne si te fryje era, dikur Dulles e tani qe dulla e soc. i la pa buke i kendojne EU per nje cope buke , i kendojne copes se bukes e interesit “varfanjaket” se dinjitet nuk kane……

  • Ahahahah, traplliqet e tyre. Shyqyr qe Europa nuk eshte me prejardhje shqiptare se nuk do ekzistonte.

    Fjala Europe vjen nga greqishtja. Hapni librat.

  • Keta Leberit ishin gallate dhe ne ITALI, urdheronin dhe mesonin ITALIANET, pasi sipas tyre nuk merrnin vesh fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *