Ka qenë gjithë brumë intervista më e fundit e deputetin e opozitës, Dashamir Shehi, ku ndër shumë deklarime të “nxehta”, ishte ajo e ajkës së mbetur të PD-së. Madje këtë ajkë, pra potencialin njerëzor që gjendet aktualisht në grupin parlamentar të PD-së, Shehi e vlerësonte si më ngriturin se të PS-së, e që për shkak të një përvoje qeverisëse, edhe më të kolauduar. Dhe ka shumë mundësi që kjo të jetë krejtësisht e vërtetë.
Por çështja që shtrohet është se ç`produkt kanë sjellë në realitetin e gjërave këto potenciale, kjo ajkë?! Dhe ky është ngërçi, ose më mirë thuhet misteri më i madh i 23 viteve tranzicionit; pra që si ka mundësi që një vend i udhëhequr nga njerëz të shkolluar, me tituj e grada, të jetë katandisur në një pikë vdekjeje klinike, me një ekzistencë ku më shumë frymohet se sa jetohet?! Askush nuk ka vënë në dyshim formatin intelektual të Sali Berishës, por moralin e tij, vizionin dhe mënyrën se si e ka ushtruar pushtetin. Dhe duke marrë shkas nga kjo, ajkat e dy partive, ndahen në dy kategori: në njerëz të shkolluar, pse jo dhe të aftë, por pa pikë dashurie për vendin, pa pikë përgjegjshmërie për punën që kanë marrë përsipër; pra me moral të cungët, si dhe nga njerëz vizionarë, ndoshta pa tituj e grada, por të ndershëm e të përkushtuar, që siç duket, me një bilanc paksa naiv e pa shifra, janë mbytur si “zë” nga grupimi i parë. Si shembull vlen ai i një ministri në mandatin e parë të Berishës kur ishte President, i cili e bënte në këmbë rrugën nga shtëpia në dikaster e anasjelltas. I aftë e modest, i papërlyer për asnjë çast të ushtrimit të detyrës, flitet se hartoi një skemë të detajuar e tejet profesionale të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së pronës, duke e vënë theksin tek kthimi dhe kompensimi përfundimtar dhe pa shumë kosto i saj, skemë e anashkaluar dhe më pas e lënë në harresë qëllimisht nga Doktori, deri sa jemi këtu ku jemi, me një lloj “bombe” sociale gjithnjë në shpërthim, me pasojë qindra viktima, e pengesë thelbësore e zhvillimit dhe e vendosjes së drejtësisë sociale.
Dhe rrjedhimisht, a nuk është kjo Shqipëria e ajkave, të majta e të djathta qofshin?! Kush e solli batërdinë urbane e territoriale, degradimin e ambientit, shkatërrimin e fshatit si pasojë e braktisjes së tokave; kush e produktoi gjithë këtë ankth social, këtë lloj katrahure në ekonomi e prona, apo korrupsionin e frikshëm në Drejtësi e në çdo lloj marrëdhënieje?! A nuk u atribuohen ajkave këto?! Atyre me tituj e grada?! Mos erdhi gjithë ky zullum nga të paditurit, të pashkollët, nga ata që nuk dijnë të lidhin kollaren apo se si mbahet luga e piruni, e që nuk kanë lëçitur dy faqe libër në jetën e tyre?! Ne sot kemi nevojë të dimë se në cilën forcë politike ndodhen ajka e njerëzve më të sinqertë, më të ndershëm, më vizionarë dhe më atdhetarë në punën e tyre. Po të ekzistonte vërtet kjo ajkë, më pas gjëja më pak e vlefshme do ishte nëse njerëzit në përbërje të saj, ishin të PS-së apo të PD-së. Kjo skemë ndarjeje do binte vetvetiu. Ashtu siç nuk ka vlerë të evidentohet nëse zoti Shehi është i kësaj apo i asaj ane, pasi mbetet aset me vlerë për të gjithë.

Eshte ajke qe nuk haet se eshte nga qumesht I prishur..!!!
Dash Shehu aset? Nje bajge e ndare pergjysme.
Te gjithe JU qe i keni rene ne qafe ketij populli the shumevuajtur mendohuni mire se vjen nje dite qe i paguan te gjitha dhe pyeteni vehten nese ja vlen te lesh familljen e te gjithe te dashurit pas kokeulur, pasuria nuk eshte gjithecka. Njeriu ka vetem nje jete dhe pasurine nuk e merr me vehte ne boten tjeter.
Sado qe perpiqet te duket ndryshe ne permbajtje , ne funksion eshte po nje nga shume qimet e nje l..eje te vetem.
Kur ka thene kete Dashi, ka pas pire rraki thane. Sepse, duan te thone qe rrakia e thanes te ben mire kur je me diare. Por kur je me diare nga poshte, jo kur je me diare trunore.
C’i ke mor Dash keto budallalleqe. U plake mor qyq, akoma nuk zune mend ?
Ja kesoj burri je ty o Dash, te dha nje kocke Sala dhe na e bere hirren-ajke.
Po more keshtu eshte ajka, si Flamuri, Ed Halimi, Aldo Bumci, Lul Dylberja, Bogdani, 2 Gencet qe ajke mund te jene por ne fushen e hajnise, etj.
Apo eshte ajke Saliu qe i mbylli 8 vjete pushtet me minimalisht 30 te vrare e qindra te plagosur. Pse mer Dash keshtu eshte ajka ?
Ma fal modestine, por nje keshille: Midis lajthitjeve dhe heshtjes, zgjidh te dyten, me thjeshte: kur do thuash budallalleqe me mire mos fol.
Na felliqe Tiranen o Dash.
C’ia ke bo mire o Pap Delia. Dashi me gote rakie para, na ka qite PD ajke, po mor Dash po, ajke, por ajke e thartume ama, qe titujt Profesor e doktor i kane marre jo se dijne e jane te mencur, se trurin e kane parrudha fare, por pasi hyne ne politike dhe pas dy vjetesh u bone dr.prof. Sa turp per ata qe ua kanwe dhene kto tituj. E tmerreshme, ajke prof.dr. Xhelal Mziu, te rrofte shkolla e djersa qe ke derdhe ne shkolle e pune per 30 vjet me radhe, Mziu me PD-iste te tjere-ajke. Po e fute vehten dhe ti Dash ketu, dhe ti ajke e thartume do te jesh, ose si duket me ajke pate parasysh ata te djathte te tjere qe vajten tek FRD se tek PD populli vetem ajke nuk sheh, hirre plot, por hirra, ti Dash e din mire, o per derrat, jo per njerzit.
Dashi ka haruar te thote te verteten e madhe,qe nga kjo e vertete e madhe tremben te
gjithe ata,qe nuk jane ajke por kake.Domethene eshte ajka ata qe nuk i njohin ne kete
popull dhe kaka ata qe i dine te gjithe ne kete popull.Dashi eshte pjesa e kakes.
Cdo shoqeri njerezore ka ajken e vet intelektuale dhe morale. Individe qe iu perkasin njekohesisht te dyja ajkave ka pasur dhe ka shume pak. D. Shehu merr si objekt krahasimi veten e tij kur flet per ajka. Nuk eshte hera e pare qe degjoj brockulla prej tij. D. Shehu fitoi nje lloj popullariteti sepse flet me shume ne nendialektin tiranas dhe e folura e tij eshte me e kuptueshme per popullin. Por keto 24 vjet nuk kane shenuar asnje mendim dhe asnje veprim politik te tij qe t’i rezistoje kohes dhe t’i sherbeje vendit.
DASHI e ka fjalen per ata qe hyne ne parlament me trike e fanelle leshi dhe pas 4 apo 8 vjetesh dolen me nga 2-3 vila,biznese,asete kombetare ne pronesi,makina luksoze,dashnore qe e perkedhelin me leket e taksapaguesve te thjeshte,arrogante e driteshkurter,qe veshen kostum si zoterinj por qe zoterinj ne sjellje dhe mentalitet s,paten kurre! Kam vetem nje pyetje per kte urith te politikes sone: Kur ne jemi ne kte gjendje qe jemi sot per shkak te ksaj ajke qe ai permend, cfar do kishte ndodhur sikur neve te na kishte marre zoti mendjen e te zgjidhnim per te qeverisur kakaiolen(njerzit kake) cdo kishte ndodhur?
”Ajka ,,jane te gjithe ata qe Berishovici i beri me ”mastera e universitete ,, te plepat e Durresit !
C’flet ore Dash ? A ke rrokullisur ca dopje ? ”AJKA ” Otempora, o mores ! Quo Vadis ?
Lexono Pap Deline dhe asnje koment tjeter.