Aleatët më të mirë të opozitës janë logjika dhe e vërteta

redaktor

Florion Mima doli dje në një konferencë për shtypin për të nënvizuar të njëjtin shqetësim që kisha nënvizuar dhe unë në ‘Zulunë’ time në numrin e djeshëm të ‘Ditës’. Doli pra për të thënë se rritja e të ardhurave doganore ka ardhur edhe nga zhdoganimet e rritura gjatë dhjetorit për mallrat e akcizës, si karburantet, cigaret apo pijet alkoolike, e prandaj, pretendimi për arritje historike është një tollumbace që duhet shfryrë disi. Në këto rrethana ka kuptim edhe të thuash që në arkën e përbashkët të shqiptarëve nuk do të futet një sasi parash, që do të futej sikur mallrat e akcizës të zhdoganoheshin në vitin 2014. Dhe Mima e tha dhe këtë gjë. Dhe e tha me një logjikë eksperti e me një shqetësim të njimendtë opozitar. Deri këtu jemi ok.

Por Mima nuk e lë me kaq. Ai shtyhet më tej në deklaratat e tij. Nuk është në stilin e tij të flasë shatra-patra e të bëjë fluturime surreale. Mima vetë pra është logjik dhe racional, por ka dhe tabiatin e tundimin t’u shkojë pas midesë boss-ëve të tij (ky është një tabiat i të shumtëve, në mos i të gjithëve, në politikën shqiptare). Kjo gjë e shfytyron, por Mima nuk e bën për të madhe këtë shfytyrim. Ku e kam fjalën? Ja, po ju sjell dy pasazhe të shkurtëra nga reagimi i Mimës: 1. [Kjo që ndodhi me doganat] është maskaradë zhvatjeje e dirigjuar nga duar afër qeverisë; dhe 2. [Me këtë që ka ndodhur], paratë nuk kanë shkuar në arkën e përbashkët, por në xhepat e qeveritarëve të korruptuar.

Këto fraza të fundit nuk janë të Mimës. Duket që nuk janë të tij. Mima është ekspert dhe i shtruar, dhe si i tillë nuk i bën goja të flasë kuturú. Asnjë zhvatje nuk është e provuar, ndërsa pohimi tjetër, që thotë se “paratë e humbura kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve”, është jo vetëm i paprovuar, por edhe  i paprovueshëm. Mima i pari e di se në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me një hile e lojë tregtarësh para se të hyjë në fuqi paketa e re fiskale. Paratë pra kanë përfunduar në xhepat e këtyre tregëtarëve. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë mufka, për sa kohë që Mima, apo dhe të tjerët, nuk i provojnë ato që thonë.

Dhe nuk kuptohet pse opozitarët kanë nevojë për mufka kur u duhet të hahen me qeverinë. Logjika dhe e vërteta u del dhe u tepron në këtë betejë të tyre.

Share This Article
13 Comments
    • Kjo ndodh me te gjithe ekspertet tane, se ata jane me shume te politizuar (se aty del perfitimi) ,sesa ekperte. Dhe kepusin perdite mufka me xhufka.

      • Nje tjeter non-sens i Nanos. Pikerisht llogjika dhe e verteta eshte ajo qe mungon (dhe qe i lidh) qofte ne shkrimin idiot te nanos ashtu edhe ne prononcimin e Mimes se Bishes.
        Ky shkrim i dyte i Nanos per kete ceshtje tingellon ose si nje forme autokritike dhe distancimi nga Bisha dhe te tijte ose si tregues i forces se madhe intelektuale te nanos qe paska bere edhe Mimen e opoziten te thone pikerisht ate qe ka thene edhe Nano.
        Nano perseri ketu po ben nje muhabet kafeneje te kot qe nuk i hyn ne pune aspak publikut – nese do te tentonte te jepte shifra reale dhe nje investigim real e metikuloz te hamendjeve dhe supozimeve te tij (dhe mesa duket ede te opozites) atehere mund te merrej seriozisht mendimi i tij.

  • ja mustafa ja mustafa olla majara olla çıkışında. göç ybu ğoçeşembe.
    Hajde Mustafa xhan hajde. Po si nuk u lodhe more derman aman aman. Merresh me politike, bravo. Po mos u merre me pd mor xhan, pd vdiq, shih keta Hajdutet qe e kan te sigurt qe ne pushtet nuk kthehen me, dhe do vjellin me sa te mundin, hajde Mustaf jasha.

  • nano je nona…jep problemin,krijon lajmin,jep te verteten dhe jep dhe zgjidhjen..po te shterojne idete mesa po ve re…SOS MEIDEI MEIDEI

  • Mustafa, allah allah.

    Po rri o njeri se ai qe nuk flet je ti jo Mima. Ishte Minister biri i botes dhe e di shume mire se kush i ka kompanite dhe cilet kane mbeshtetes kompanite. Kush au rekomandoi futjen e naftes para dates 1 Janra 2014. Ketu qendron problemi.

    Ti i the Edi Rames tek emsioni yt gjithe siklet kur i tregove foton me Koco Kokdhimen, ku Kocua keshillonte me gishte Edni dhe edi qe rrinte gati-tu para tij, u pa se sa ne siklet ishe kur i fole duke kerkuar falje.

    Ajo qe ti duhet te besh eshte ti kerkosh Qeverrise pse qe ne daten 1 Janar u rrit cmimi i naftes dhe cigareve, kur ato kishin hyre ne dogane ne vitin 2013 me arkcize tjeter? Po ashtu duhet ti kerkosh hesap nese zbaton dot ligjin qeverria qe kompanite e te gjitha llojeve, te kene rezerva per 3 muaj, me qellim qe c’fare do te ndodhi ne bursat nderkombetare, shteti dhe qytetaret te jene te mbrojtur per 3 muaj, ku gjate kesaj periudhe qeverria ka mundesi te mari masa te ndryshoj ligjet dhe tarifat per ti ardhur ne ndihme konsumatoreve.

    Me kete duhet te merresh ti jo te besh gallate lart e posht kush tha c’fare dhe kush e ka thene realisht i pari, servilizem apo jo.

  • Sa i cuditeshem je. Dje bera nje koment te shkurter ku te sugjeroja te hidheshe gjer ne drejtorine e doganave dhe me cilesine e gazetarit dhe te drejten e informimit publik, te kerkoje te dhenat e doganave per periudhen ne fjale dhe ne se nuk je ekspert per analiza ekonomike, te kerkoje ndihme ekspertesh dhe te beje kritike ne se e shikoje me vend. Keni bere trajnime dhe e dini me mire se lexuesit e gazetes metodiken e nje shkrimi investigativ. Pse na merrni kohen dhe doni te beni te zgjuarin kur nuk jua kerkon kush? Si dhe dje, thjesht ju sugjeroj ti hipni makines dhe te shkoni deri te drejtoria e doganave dhe ne mos per temen ne fjale do te gjeni tema te tjera qe mund te ndihmojne te besh nje shkrim me vlere…..

  • As Mima dhe aq me pak Nano ja vlen te komentosh.Te gjithe jen bere te perbuzur.Megjithate vazhdoni te jetoni me idiotizmat tuaja me Berishen ne krye.Gazeta e nderuar “Dita” beri gabim fatal qe punesoi nje gazetar medioker si Nano.

  • Mima pse dhe ti u bere te lexosh ato qe shkruajne tipat dhe shoket e Fahriut? Je bere apo do behesh pishman per arritjen tende?

  • MUC-O:- Me ‘Zulune’ gjete nje vend pune tek Gazeta e Nderuar ‘DITA’! Sa vende ke ndryshuar nga ‘Dejavu’? Mbete nje DESHTAK pa Bosht!

  • Mima eshte nje ekspert i thençin. Ne fakt eshte nje sahanlepires, nje servil kronologjik, nje i mjer qe nuk flet po se komanduan. Ky i ashtuquajtur ekspert flet si injorant pa asnje argument. Keta lloje servilash qe kane zene vend ne Parlamentin shqiptar jane nje fakeqesi per popullin qe i paguan me taksat e tij. E vetmja qe mund ti themi eshte se: me broçkulla te tilla pa asnje fakt, pa asnje argument dhe jashte çdollogjike vetem se e bejne qesharak ne syt e opinionit.

  • Mustafa je duke na shitur dengela ! te mori ty nje shprehje ky servili dhe doli ti tani si tek ai tregimi: Ti ja ben harzikos dhe harzikua ty. Anal… Listet!!

  • Bej ti opozite me Ramen, sikur nje here te vetme or Mu.. Nano, qe te shohin e te mesojne dhe keta te PD. Por Muckoja ka merak se mosi prishet gjumi i drekes qeverise e nuk i jep rrogen pastaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *