Eshtë ngazëllyes një valë solidariteti që ka përfshirë shoqërinë shqiptare, me të gjithë target-grupet shoqërore, për t`u bërë njësh kundër ardhjes së mijra tonëve armë kimike nga Siria, një paradigmë kjo e urtësisë popullore se çdo e keqe e ka një të mirë. Kësaj i thonë “përsëri në këmbë”, pasi siç Din Hyka, edhe ne, u gjynjëzuam gjithë këto vite, duke ja prerë këmbët e dinjitetit vetëvetës me zullume të njëpasnjëshme. Dhe për ironi, po behëmi bashkë në kauzën e mjedisin e shëndetit, mu aty ku kemi shfaqur hapur e pa asnjë lloj vraje ndërgjegje një barbari me përmasa historike, duke shkatërruar pyje, të mbjella, toka, shtretër lumenjsh, hapësira urbane; duke e bërë Shqipërinë vendin më të shëmtuar të mundshëm, vendin më mizerabël nga ana estetike e ambjentale, vendin më pak të jetueshëm për njerëz normale, me sendërgji pozitive për të pastërtën, të bukurën, të hijshmen.
Sakaq, kjo valë solidariteti, po shoqërohet dhe më një lloj populizmi naiv, ku të gjithë rendin pas berihajt, duke mospranuar të gjykojnë kthjellët një çast të vetëm, por për t`ju dhënë këndjelljes që provokon kauza anti-kimike, siç në dashurinë e parë, ku mendja del jashtëfunksionit dhe gjithçka është nën pushtetin e adrenalinës moshore. Dhe të gjithë këtë dehje, këtë zjarrmi adoleshente, e ushqen media me lajme të tipit se për sa sekonda ngordh me sarin, apo duke bere fakt të kryer pa asnjë fakt hipoteza të sajuara një orë para së gazeta të shkojë në shtypshkronjë, pa menduar për helmin që hedhin në eter duke toksikuar mendjet e miletit.
Duhet të qartësohemi e ta pranojmë dhe me dhimbje, se jetojmë në një botë plot të mira, por dhe me helme e helmatisje të çdo lloji, të tilla që të cojnë në atë botë sa hap e mbyll sytë; të cojnë dalëngadalë duke bërë që të kalosh fillimisht në duar bluzash të bardha; të helmatisin organizmin, por dhe zemrën apo trutë e kokës. Jo pa qëllim e përmenda më sipër faktin se ne kemi qënë në gjithë këto vite “Sarini” i jetëve tona, duke e çuar në asfiksi.
Çdo gjë, kur del jashtë konteksti, mund ta rrotullosh si të duash, e ta çartafillosësh muhabetin në atë farë feje, sa e shndërron derrin në dajë, apo më saktë hallën në dajë, pa qenë fare nevoja për ndonjë ndërhyrje në statusin fiziologjik.
Në këtë botë ku jetojmë, ka shumë gjëra në nuk na pëlqejnë, por që janë brenda kontekstit të zhvillimit. “Progresi që vret”, e quan Alija Izetbegoviç. Armët kimike janë një realitet. Siç është realitet fakti se Shqipëria ndodhet në Ballkan, e se duke qenë e riskuar të jetë pjesë e zhvillimeve botërore, edhe do avantazhohet prej tyre siç anëtarsim në NATO apo nesër anëtarsimi në BE, por dhe do disavantazhohet në drejtime të tjera, siç është ky i tanishmi, ku i ka ra për pjesë të përfshihet si kandidaturë e mundshme për t`u bërë vendpritje, magazinimi apo demontimi të armëve kimike të Sirisë. Ndokush e ka përkthyer këtë moment, si një nëpërkëmbje të dinjitetit të shqiptarëve, si një viktimizim i të voglit, që shfryn për fatin e keq duke pranuar të jetë dhe m…, ama veç i vogël jo. Dhe ndoshta kanë të drejtë. Përveç helmeve kimike, kjo botë ka qenë e është plot hilera e pashpirtësi.
Por druaj se ajo që po kërkohet, shkon deri në absurd, duke kërkuar parajësën mbi tokë. E kërkuam këtë parajsë në kapëcyell të viteve `90 duke vërshuar me çdo çmim drejt perëndimit dhe na u deshën ca pak vite për të kuptuar se ajo botë nuk qe si në ëndrra. Se dhe ajo kishte paudhësitë e saj. Ama e pranuam, duke menduar se ajo thjesht nuk qe e përsosur përballë mynxyrës komuniste.
Për të qenë sa më konkret e të shtruar, helmet e Sirisë, edhe sikur te jenë larg, shumë larg nesh, janë po aq afër, pasi janë në këtë botë ku jemi dhe ne, në këtë botë ku largësia e afërsia janë relative. Një rrethanë e caktuar ta bën të keqen e afërt e një situatë ta largon atë. Mirëpo jo gjithçka është në dorën tonë. Mbi një pllajë në jug të Shqipërisë, kam ca rrënjë ullinj, në një lëndinë parajsore, ku shkoj e kridhem në jeshllëkun e paqtë duke tretuar vështrimin në qiellin blu, një lloj “arratie” poezia vetë. Por pak më tutje, po ndërtohet një TEC nga Stream Oil që ka marrë më konçension vendburimet e gazit asaj ane. Dhe mund të them se rrënjët e ullinjvë të mij të bekuar, që ma bëjnë jetën më fisnike, ndodhen në një truall plot gaz. E pra unë nuk mund ta ç`bëj këtë realitet të botës, ku nuk kam asnjë rol, por vetë Zoti i Urtë e Fuqiplotë e ka bërë të tillë në funksion të jetës. Unë thjesht duhet t`i mirëmenaxhoj këto dy pasuri, si një sendërgji morale në hapësirën e lirisë që disponoj për të bërë mirë apo keq.
Nuk para më tërheq mendimit Çili-st, por Henri solli një argument të qashtër për një qasje të tillë kur tha se afro 80 përqind e energjisë elektrike të Francës vjen nga impjantet bërthamore. Ato impjante, në vetëvete bomba janë, si ato të Hiroshimas e Nagasakit, por që përdoren për qëllime jetëdhënës e jo vrastare. Ne e duam Amerikën. Madje aq shumë sa dhe fëmijët, më të shtrenjtit tanë, do donim t`i lindnim atje apo t`i shkollonim atje, nëse ne nuk e patëm atë fat. Ama dhe Amerika cytaz është me armë kimike dhe helme vrastare, për të gjitha arsyet. Por ne mendojmë se atje shpërthejnë vetëm fishekzjarre për Krishtlindje në variantin magjik të Times Square-s. Po kështu dhe Europa. E ne në këtë rast, gjykojmë drejt e themi: Epo ata i menaxhojnë për qëllime të mira e në siguri të plotë! Ja, këtu duhet përqëndruar debati, e jo në nivel utopish që të kuturisin në realitete që vetëm jeta e pyllit mund të t`i ofrojë.
E gjithë jeta jonë, aktiviteti ynë, raporti ynë me sendet dhe realitetin e gjithëcfarshëm me të cilin sigurojmë ekzistencën, ka në vetëvete dhe pjesën e proçeseve të ndryshme kimike, me sa e sa helme, por që evitohen nga antikorpet e llojeve të ndryshme. Kjo ndodh dhe brenda organizmit tonë.
Ajo që e ka helmatisur keq dhe opinionin këto ditë, është dhe uryshi i medias për të prodhuar sa më shumë scoop-e, që si në një lobarator kimie, i kanë përzier aq keq lëndët e informimit nëpër epruveta gazetash e televizionesh, sa është krijuar një lloj tymnaje si ajo me një episod humoristik të Mr. Bean-it. Dhe situata është aq qesharake, sa kemi mbërritur në pikën ku numërojmë viktima pa nisur ende lufta. Thjesht se duke kaluar çdo cak të njohjes dhe intepretimit të drejë të realitetit, kemi humbur kordinatat dhe po jetojmë një realitet virtual.
Vëreni me kujdes se si po stigmatizohet kryeministri, i cili ende nuk ka marrë ndonjë vendim, por vetëm ka potencuar një qëndrim parimor që ka të bëjë si me avantazhet e si me risqet e të qënit në NATO. Një gjë krejt normale, që është abc-ja e të qënit anëtar të një aleance si ajo Atlantike. Ndërsa virtualisht, është formuar një shef qeverie zemërgur, që nuk çan as kokë e as mender-e për gjindjen dhe i rri lepe peqe Uashingtonit. Askush nuk do dëshironte të ishte në vend të tij në këtë situatë, ama gjithkush ja lëshon, më e pakta një romuz (siç Jozi përshembull), ku maksimalja që mund t`i thonë duke ju hakërryer për tmerrin që mëtojnë si i pret është: Kush të tha të bëhesh kryeministër?! Sepse, tani për tani nuk kanë asnjë arsye racionale për t`i kërkuar llogari për atë që po bën (pasi ende nuk po bën asgjë), duke u detyruar vetëm t`i thonë pse je!!! Duket se sasitë e para të kimikateve mbërritën. Sari-ni po mpin arsyen!

Shikoni Sali Berishen se si ben balete, Sikur ne te kemi harruar se ai eshte njeriu qe e ka shenderruar Shqiperine ne nje vend te shemtuar afrikan ku gelonte korrupsioni dhe vdiste demokracia. Ndaloni nje here dhe mendoni mire se cfare shkencerisht do te thote i gjithe procesi i shperberjes se LHL dhe pastaj te vendosim. Ne mund edhe te perfiojme nga ky proces.
E cuditshme se si reagojme ne Shqiptaret ne menyre naive e pa arsye, gjithmone te fryre e te drejtuar si kope delesh nga disa barinj qe kane bere gjemen, kane prishur cdo kullote per kopete e tyre. Une mendoj qe duhet te veprojme individualisht per ta bere kete vend me te paster. Ta kerkojme te ardhmen e ambjentit te paster me kulturen individuale te perkujdesjes. Te dalim e te pastrojme gjithe mbeturinat qe jane kudo. Pa shikoni lumenjte tane, tokat, qytetet, pyjet, livadhet, nentoken. Te ndotura. Me shume mundesi edhe me kimikate po aq te demshme sa edhe armet kimike. Nevoje per kthjellim mendjeje…
o gento, keto mendoji ndonje dite tjeter, tani kemi dicka me te madhe per te menduar e diskutuar, vepruar…
gazetar eshte ky???????
mendo qe ne manualet e ushtrise thuhej se duhej vene kundergazi dhe te futeshin ne bunkere,pasi te jepej alarmi se niveli i zarines ra do hiqnin kundergazet dhe do luftonin prape.Mendoni sikur Enrico Fermi te degjonte Sazan Gurin dhe Mesila Doden,si do ia bente bota pa reaktoret dhe pa energjine nukleare?Sado te keqija ka sjelle kjo teknologji,duhet te jemi krenare qe njeriu ka arritur kaq progres,te zbertheje te padukshmen.Do digjnin drute akoma bota,qe jane pergjegjese per gazrat serre katerfish me teper se gazi metan,gaz ky qe eshte vdekjeprures;sfidoj shkencetarin e shquar Sazan Guri nese nuk eshte keshtu.Por sidoqofte,jam i kenaqur me lajmin se qeveria ka deklaruar se do terhiqet nga akordi.Do dalim ndoshta te varfer nga ky pazar,por me entuziaste,me te bindur se fjala na degjohet,porse duhet te bejme sakrifica per te rregulluar jeten tone dhe vendin tone,tua leme femijeve me te mire nga ç’e gjetem.
Po perse duhet te zgjidhet SHqiperia?? Perse vendet e tjera nuk i marin?? asnje pseudogazetar apo analist nuk i jep pergjigje kesaj. Perse gjithmone per punet e pista te SHBA shfaqet Shqiperia?? Na mbani fjalime ketu sikur keto qenkan karamele dhe çdo gje eshte e sigurte. Mendoni edhe per femijet tuaj o te mjere.