Si u bë e ditur nga mediat, e më pas nga një bisedë telefonike me zotin Ramush Haradinaj, më 17 qershor ai është arrestuar për pak kohë në aeroportin e Ljubjanës, dhe, pasi i është ndaluar pasaporta, është lënë i lirë, por pa mundur të lërë shtetin slloven.
Nuk është hera e parë që shtete, ish pjesë të Jugosllavisë, bëjnë ndalimin e figurave të njohura politike e ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithnjë nën pretekstin e fletë-arresteve që ka lëshuar prej më shumë se 14 viteve shteti serb. Megjithëse më pas ata janë të lirë të vazhdojnë udhëtimet e tyre, qofshin vetjake apo shtetërore, problemi që kanë hapur ka qenë i ndjeshëm dhe ka krijuar një gjendje tensioni në të gjithë jetën politike të Kosovës.
Nëse do të merreshin parasysh si serioze fletë-arrestet e shërbimit sekret apo të sistemit të drejtësisë serbe, atëherë me siguri, thuajse asnjëri nga ish drejtuesit e strukturave të luftës, në të gjithë piramidën e tyre, nuk do të kishte mundur të udhëtonte jashtë Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk do të kishte mundur të vizitonte as Tiranën, as Shkupin; nuk do të kishte mundur të ishte pjesë e delegacioneve të larta shtetërore; nuk do të ishte në bisedimet e zhvilluara në Bruksel apo në Uashington; nuk do të mund të përgjigjej në ftesat që u bënë figura të larta të politikës botërore e drejtues të rëndësishëm shtetesh.
Nga ana tjetër, shteti i Kosovës, megjithëse prej disa vitesh i shpallur si i pavarur dhe me institucionet e tij të drejtësisë, ende nuk ka lëshuar asnjë urdhër arresti në adresë të Interpolit, për asnjë nga figurat ushtarake e politike serbe, të cilat bënë ose dhanë urdhër të bëheshin masakra të përbindshme në Kosovë. Dhe kjo ndodh kur thuajse të gjithë emrat e atyre që u prinë masakrave njihen e janë të dokumentuar. Si duket, “toleranca shqiptare e kosovarëve”, është më e krishterë se sa vetë Papa, si thuhej dikur, ose, më shumë se hedhja dritë mbi problemet dhe drejtësia, atyre u intereson rrethi i ngushtë i përkujdesjes për vete, ose më saktë përgjigjja e pyetjes: “E, ku jam unë”?
Por le të vijmë tek thelbi i këtij shkrimi.
Për herë të parë, nga një institucion “humanitar” gjerman, përmes një letre të shkruar, që më dërguan si ankesë në shkurtin e vitit 1999, mësova se kishin filluar të hartoheshin dosjet për ato që po ndodhnin në Kosovë, në luftën e saj, dhe megjithëse deri asaj kohe ishin me qindra shqiptarë të zhdukur, “institucioni humanitar” po trazohej për fatin e katër serbëve të zhdukur, paraushtarakë, të cilët, disa muaj më pas u bënë të gjallë në një fshat serb.
Hidhërimin më të madh, ndoshta nga gjithë të tjerët, ushtria dhe policia serbe, gjatë luftës, e ka patur pikërisht me zotin Ramush Haredinaj. Dosja për të, si duket është përgatitur që herët, por jo pa ndihmën e një onturazhi shqipfolës, bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb. Si do të mburrej më pas njëri prej tyre, shërbimi sekret serb, përmes shqiptarëve kishte krijuar një rrjet të dendur në UÇK, dhe njëri nga shërbimet, në bashkëpunim edhe me grupin lëdëkëist të drejtuar nga Ekrem Kryeziu i Prizrenit, ishte pikërisht përgatitja e dosjeve të ardhshme të gjykimit.
Shteti serb, sistemi i tij pushtues, e kishte hidhërimin e madh me zotin Haradinaj, pasi, duke qenë drejtues i Zonës Operative të Dukagjinit, ai ishte njëkohësisht edhe porta hyrëse e njerëzve dhe e logjistikës nga Shqipëria drejt Kosovës. Ofensiva e parë e madhe e ushtrisë serbe është bërë pikërisht në këtë zonë, dhe, duke pasur ndihmën e një tabori serb në radhët e shqiptarëve që luftonin, ata bënë të mundur që humbjet të ishin të ndjeshme. Dhe pikërisht kur menduan se kjo çështje u zgjidh, pra nuk do të kishte më Zonë Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj e ringriti atë. E ringriti vetë dhe me ndihmën e brigadës së 113 që drejtohej nga heroi i Kosovës, Mujë Krasniqi, “Kapuçi”.
Kjo është hera e tretë që zotin Haradinaj e arrestojnë. Më parë, familja e tij kishte provuar dhimbje të mëdha. Në majin e vitit 1997, pikërisht duke kaluar kufirin, do të vritej vëllai i tij, Luani, shefi i sektorit të logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Disa muaj më pas do vritej vëllai tjetër, Shkëlzeni e më pas, në një pritë, vëllai tjetër. Do arrestohej përmes një akuze të nisur nga shërbimi sekret serb dhe të servirur nga ish bashkëpunëtorët e këtij shërbimi pranë UNMIK-ut, Daut Haredinaj, “Davidi”, dhe si të mos mjaftonte e gjithë kjo, përsëri përmes një dosjeje të punuar mjeshtërisht në Beograd dhe të dorëzuar tek Karla del Ponte, në kohën kur qeveriste Kosovën do të arrestohej për herë të parë, Ramush Haradinaj.
Të tjerat dihen. Dihet se si shkoi ai vetë në Hagë, historia e gjykimit të parë, aludimet se dëshmitarët janë trembur ose eliminuar, dhe këtu u bënë jehonë edhe analistë nga shteti shqiptar, megjithëse këmba e tyre nuk kishte shkelur kurrë në Kosovë; është i njohur vendimi i parë për pafajësinë e tij; pastaj arrestimi i dytë, sërish nga Del Ponte, gjykimi i dytë, pafajësia e ridëshmuar.
Përse ndodh e gjithë kjo? Shteti slloven e di krejt mirë se ajo që ka ndodhur me zotin Haradinaj, kalon tashmë të gjitha instancat e dëshmisë së pafajësisë së tij dhe të luftës së drejtë zhvilluar nga strukturat nën komandën e tij. E di po ashtu, se lista serbe, me qindra e qindra shqiptarë të Kosovës, është një absurditet. E di se, duan apo nuk duan, zoti Haradinaj ka lëvizur me dhjetëra herë jashtë Kosovës.
Në Kosovë është një situatë e pazakontë. Të gjitha institucionet ligjformuese e ligjzbatuese janë nën kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare për formimin e Gjykatës Speciale, gjë që eksperimentohet për herë të parë në një shtet të pavarur. Të duket sikur krimi ka ardhur nga Kosova drejt Beogradit dhe jo nga Beogradi drejt Kosovës.
Jashtë Kosovës, me gjithë thirrjet që bëjnë për krijimin e kësaj Gjykate dhe ndryshimin e disa neneve të Kushtetutës, ka mjaft forca që nuk e duan këtë miratim. Jo sepse kanë nostalgji për luftëtarët apo duan të bëjnë mbrojtjen e tyre, por nga që, në këto momente, paraqitja e forcave drejtuese politike të Kosovës të paafta për të miratuar një LIGJ, dhe mundësia e aprovimit të tij në Këshillin e Sigurimit, do të ishin goditje për vetë klasën politike në Kosovë.
Të mendosh se do të kesh miratim të plotë të këtij ligji pas Gjyqeve të njohura si Drenica 1 dhe Drenica 2, është utopi e skajshme. Sado të fuqishme të jenë lidhjet me liderëve dhe pasuesve të tyre, shembulli i Drenicës, në të cilat dënimet u shqiptuan mbi bazën e hipotezave dhe dëshmive të mbrojtura nga njerëz që as vetë gjykatësit nuk e dinë se në cilin shtet janë, dhe pastaj të mbledhësh deputetët, gjysma e të cilëve kanë qenë pjesë e luftës, dhe t’u thuash “miratojeni ligjin, sepse kështu mund të dënoheni edhe ju”, është farsë politike, e dhënë përmes drejtësisë. Të arrestosh njërin nga drejtuesit kryesorë të luftës, në një vend përmes të cilit ka kaluar dhjetëra herë, mbi bazën e një vendimi serb të më shumë se dhjetë viteve më parë, e pastaj t’u thuash” miratojeni ligjin, sepse do të bëjmë drejtësi” është përsëri një utopi politike.
Ramush Haradinaj provoi për herë të tretë arrestimin e tij. E njoh prej shumë e shumë viteve dhe, në kohën e duhur, kam pasur fatin të bashkëpunoj ngushtë me të, e po ashtu, më tej, në kohën e qeverisjes së tij, për herë të parë pranova një detyrë shtetërore, duke qenë këshilltari politik i tij. E gjithë ajo që ngrihet për të, megjithëse e tonifikuar dhe e aplifikuar edhe nga media në gjuhën shqipe, andej e këndej kufirit, është një hiç , një krijesë e dhimbshme, që rrënjët i ka në politikën e mbrapshtë.
Pyetja që bëhet tashmë është e thjeshtë: Kush e ka radhën pas tij. Askush nuk e di se cili do të jetë në arrestimin e një dite tjetër. Lista serbe është shumë e gjatë dhe si duket, nostalgjitë e vjetra po zgjohen në këtë gadishull ballkanik, shpesh herë duke i ndihmuar edhe vetë ne.

keto qendrime te sllovenise jane jashte llogjikes per te vene drejtesi nevende por dhe gjykata e hages mos ka ndermete qe mos veprimi dhe zbztimi i vendimeve tesaj sidhe disa vendime te pa drejta te saj po ja ullin vlerat deri sa te humbas fuksionet qe i jane caktuare needhe me qindra dhe mijera kur janjane formimin e saj apo keto veprime do te bejne qe te ashperesohet persri situata kosov serbi dhe te jete qendra e zjarit ne euvrope Mendimet ecin ne drejtime qe nuk i deshiroj por dhe fakte te bejne mos te besosh tek drejtesia qofte edhe ne disa institucione nderkombetare edhe pse jo i drejte sic emerohet ndonje her per rezikun e nacionalizmit nuk ka shembuj qe poulli jone te jete bere burim i futjes se sherrit Po cila eshte llogjika qe vjen me vrete ne shtepin time dhe une mbrojtesi i vetes time jame fajtore se te vrase tu ne shtepin timeHapen vendet e punes tek territorri im dhe punesohen nga zonat serbe nxiren fitime dhe investohet ne zonat serbe dhe ne vend burrimet e kesaj pasurie svihet dore as per zhvillim ekonomik dheshoqeror PER te vrarit shqipetare interesimi nderkombetare eshte minmal edhe kurse per serbet e kunderta te gjithe shtet jane lidhur me in terpolin per kapjen e te denuarit ne vendi etyre uar e hages nuk kainformsi ka mundesi qe gjykata shtet e tjera per pafajsin e hajradinajt
Moj Evrope moj kurve e motit, nuk e them une, e ka thene Fishta i MADH
Duke percjell ndalimin APO edhe arrestimin e ramushit ne ajroportin e Lublanes njeriu ska si mos te zhgenjehet ne politiken e kosoves,duke perfshi edhe vet ramushin ne at Politik.
Pse thuhet kshtu nje lider lufte nje komandant mai suksesshmi nder gjitha zonat duke kuptue qe serbia synim kishte blokimin e zonave kufitare me shtetin ame.
E mbas luft se di ku gaboi pse mos ket njerz idealista rreth vehtes ashtu siq kishte ne luft qi duhej lidhjet e ti me fam. mbretrore,po perulja pran fantazmes se kosoves qe edhe per svekuri po shofim sherr,Ramushi duhet me at mosh te pjekur me karakter te nje familje atdhetare vella i 3 deshmorve te kombit bashkluftetar edhe i vllaut tjeter Dautit dhe haradinajve tjer ,duhet te nxjerr msime nga dobsit qe ti kthe opet ato komuna ne dor po dhe tjera ky do Jet fitore per gjith kosoven,mos te lakmoi me mjafton qkan dhe ti perviel mangat ushtarakisht nese esht nevoja,e qe esht e domosdoshem qne situat e sollen kosoven.
Bedri, je bere bajat me keto mbrojtje te njerezve qe shume kosovareve u kane shkaktuar dhimbje. Ti vazhdon te shkruash si ne kohen e propagandes enveriste por harron se jetojme ne kohen e shtypit te lire dhe tashme te paberat, edhe pse kerkohet te fshihen me zhdukje deshmitaresh, krime, kercenime, shantazhe, dalin ne drite.
Ka shume te drejte Lubonja kur shkruan:
http://www.gazetadita.al/fatos-lubonja-i-cileson-shqiptaret-skizofrenike/