Një ndër akuzat që Berisha e PD kur ishte në pushtet i bënte Ramës në opozitë ishte se kërkonte t`i imponohej si pakicë shumicës; pra, se kështu po prishte rregullat e demokracisë. E në role të kundërta, PD po tenton të bëjë të bëjë pikërisht atë për të cilën deri dje akuzonte opozitën: t`i imponohet si pakicë shumicës, aq më tepër kur është më shumë se pakicë, e kur përballë ka një më shumë se shumicë, pas rezultatit plebishitar të 23 qershorit. Nuk është ndonjë gjë e re kjo. E gjithë politikëbërja e PD-së, pra e Berishës thënë më mirë, është e tillë që ka rënë bash në mu ato gropa që ka hapur vetë për kundarshtarin, duke përdorur dy a më shumë starndarte për të njëjtën çështje, gjë që ka sjellë një anormalitet ulëritës në kodet e mënyrës së të bërit politikë.
Mjafton rasti i freskët i zgjedhjeve të 2009, ku Berisha mbrojti proçedurën mbi parimin në aspektin juridik, përballë kërkesës së Ramës për hapje kutish; e dy vjet më vonë, ndërroi pllakë duke bërë të kundërtën, duke mbrojtur parimin mbi proçedurën (të numërohet çdo votë), e në fund e morri Bashkinë e Tirënës me proçedurë. Ose rasti i Bashës që akuzonte Ramën për nonses në mbajtjen e dy posteve, atë të kreut të Bashkisë dhe kreut të PS-së e e tani rri vetë në të njëjtat pozita.
Së fundi, edhe pse mazhoranca ka pranuar t`i ofrojë opozitës atë çfarë shprehu si kërkesë dy ditë më parë në kuadër të Komisionit mbi Reformën Territoriale, të drejtën e vetos, kreu i saj Basha, ose Berisha më saktë, prapë kanë refuzuar, duke e bërë më çorbë muhabetin, me Zanën e ILDKP-së dhe AMA-n, a thua se po diskutohet mbi parimet e konsensusit e jo për vetë konsensusin në një çështje të caktuar. Të martën tha: Nuk marrim pjesë në Komisionin Parlamentar për Reformën Territoriale, pa na u dhënë e drejta e vetos. 24 orë më vonë, mazhoranca u thotë: merreni të drejtën e vetos. Dhe reagimi i Bashës, është i llojit: Nuk jam zgjedhur për të pranuar konsensus, por për të kërkuar konsensus, me kushtin e vetëm që ai të mos më jepet (!)

FUTINI NE BURG keto QELBESIRA,se po qelbin Shqiperine!!!
PO EUROPA KURVE PSE HESHT KUR DEGJON MBROCKULLA TE TILLA????
NJELLOJ SI NE 21 JANAR:BERISHA BURRE SHTETI!!!
JO,JO,BURRE……… MUTI!!!
Basha nuk eshte kryetari i partise demokratike si e qua,jten per t’i ber qefin,pasi ne realitet.apo de ffakto si i thone,eshte zedhenesi i SALIUT, ndaj kini miresine te mos e shani per ato qe thot sot e i harron neser,pasi keshtu vepron sheffi SALI.