SHËNIM: Basha, ky fatorino!

anazapta

Kreu de jure i PD-së, Lulzim Basha, u zhvendos dje për ca orë në pozitën e kreut të Bashkisë, për të prezantuar projektin e Terminalit të Tiranës. Për këtë po, ja vlen të dëgjohet, e jo për Tramin. Një ndër aspektet sociale më të shëmtuara të kryeqytetit, dje dhe sot, është pikërisht mungesa e tij. Rama investoi në infrastrukturë dhe në përmisimin e transportit urban, por do ishte mirë që të linte pas një terminal. Për shkak të furgonave kuturu, në akset kryesore të kryeqytetit, shoferë apo fatorino të ofertojnë mundësi udhëtimi në këtë apo atë qytet, ndonëse ti je nisur për gjetiu, apo po ec në qejfin a hallin tënd, gjithnjë duke theksuar fort faktin se dhe dy veta duhen për t`u nisur. Vatra më barbare, mbetet stacioni i trenit, ku klithmat e parreshtura të fatorinove të pajtuar për këtë shërbim, ngjajnë me vokalica të çjera shtazësh të zëna në kurth. Vërtet që një terminal udhëtarësh, është gjëja më emergjente që i duhet kryeqytetit, në funksion të respektit ndaj njeriut dhe qytetarit dhe eliminimit të ca shfaqjeve të shëmtuara urbane me elementë katundareskë të frikshëm. Basha kërkoi që, Këshilli Bashkiak të votonte unanimisht për nisjen e zbatimit të këtij projekti. Por e qelbi pak muhabetin kur ia atribuoi vetes si vepër të mirë, pikërisht veprën më të shëmtuar që bëri sapo, nën shtytjen e “shokut të armës”, Ristan-mavrisë, u fut hajdutçe në zyrën e kreut të Bashkisë: anullimit të projektit të Sheshit Skënderbej, siç kishte bërë dhe me një vepër tjetër publike vite më parë në pozitën e kreut të Transporteve, prishjes së mbikalimit të Zogut të Zi. Sheshi Skënderbej ishte kantier ndërtimi, e jo një vatër urbane e degraduar ku duhej ndërhyrë me rrahje gjoksi, sikur diç po rregullon. Ajo drejt të rregulluarit ish; drejt të bërit siç duhet, pa makina; drejt një sheshi unikal për nga rikonceptimi urban, funksionaliteti dhe bukuria. Por Basha zgjodhi të sillet si faturino nën urdhërat e shoferit (Berishës), duke bërë çirakun e bindur para ustait. E tani, i dënuar të jetë thjesht një faturino, u lutet njerëzve për të hipur në furgonin e tij bosh, me shofer të çakërdisur! / E.H.

Share This Article
6 Comments
    • sa militantizem i semure, kaq e pat edhe kjo gazete eshte bere e palexueshme, po si ka mundesi qe asnjehere nuk ka kritikuar emerimet e drogmeneve ne administrate e shume shkelje ligjore te tjera te qeverisjes, si ka mundesi te mos shoihe asgje pozitive ne punen e opozites. Kur lexon kete te duket vetja se lexon temen, i njejti stil, profil, gjuhe perfshi dhe te komentuesve?

  • Si mund te ndertohet nje Stacion Qendror apo Terminal i Kryeqytetitt ne……. Kashar.

    Me sa kam pare “Central Station” jane pergjithsisht ne zonat qendrore te qyteteve si ne Amsterdam, Londer, Paris, Vjene, Budapest, Rome, Berlin etj. ndersa ne duhet me shku ne … Kashar me hyp trenin apo nji autobuz.

    Si e ka mendu Lulushi ket pune ?????

    • e ce pyet te them une kote ci erdhi nga b…………. e tha nga goja qe te duket qe dhe ai thot nje gje o mjer ne per keta xhordolle te politikes

    • Terminali do sherbeje per ardhjen me te shpejte te kamzes, bathores, e paskuqanit ne qender te Tiranes.

      Jo, faleminderit!!!

  • Saliu nuk do ta kishte mbjellur me bare e druj sheshin ”Skenderbej” pro ta dinte she nuk
    do te ”fitonte” me 23 qershor. Ky shesh do t’i duhej atij per the mbledhur horrat e mitinga-
    shet te tipit te ”trustit the lulelakres” per the permbysur me dhune qeverine e majte. Por
    c’e do se llogarite nuk I dolen dhe I shkoi huq prishja e sheshit .
    Koncepti katundaresk per sheshin tregon qarte se cfare k/ministri kane patur mbi koke
    shqiptaret !
    Nje lutje per K/ministrin Rama ! Mos e prishni bukurine e Tiranes me TRAME . I ka ikur koha
    e trameve he the gjithe boten ! Sot eshte koha e METROVE dhe jo e trameve !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *