SHËNIM: Basha, politikan me pushkë druri!

redaktor

Ekziston një tip loje me humor, kur dikush sillet sikur kërkon të ndeshet me dikë duke kërkuar të mos e pengojnë, e nga ana tjetër bën çmos që të (vetë)pengohet për t`u justifikuar se nuk po e lënë të ndeshet. Shenja të tilla ka dhe oferta e Bashës për t`u ballafaquar në debat televiziv me kryeministrin Rama; është më tepër një trimërim artificial (Basha e ka si mallkim artificialitetin në sjellje dhe protagonizëm publik), në përpjekje për të mbajtur lart kuotat e opozitarizmit, me bindjen se Rama nuk do i përgjigjet.

Por sikur t`i përgjigjet?! Dhe do bënte mirë t`i përgjigjej ftesës për duel, për të parë nëse Basha do (vetë)pengohej nga ndokush. Debate të këtij lloji, kanë rëndësi vetëm nëse zhvillohen me një etikë, që duhet thënë se ende nuk ekziston ndër ne në kulturën e përballjes; në të kundërt, ato janë vetëm arena të ballafaqimit gojor, ku fiton talenti dhe dhuntia në batutë-kundërbatutë.

Dhe në këtë pikë, rënia tuç e Bashës që në sekondat e para të “kërleshjes”, është e paevitueshme. Eshtë thjesht çështje talenti, që nuk ka të bëjë me aftësinë politike apo vizionin politik të njërit apo tjetrit. Pastaj, njerëzit gallatë duan dhe atë janë të prirur të shijojnë nga dueli, pavarësisht kampeve ku rreshtohen; pakkujt i intereson nëse Basha apo Rama ka të drejtë në pamundësinë e ndërtimit të terminalit të transportit urban.

Dhe kur është fjala për gallatë, Rama është mjeshtër në gatimin dhe servirjen e saj, nëpërmjet zotërimit të aftësisë në artin e batutës. Ka një diferencë të madhe e të thellë mes të dyve, që veç një aksident politik, si këto që prodhon realiteti shqiptar, kanë ekuivalentuar këto emra, Ramën me Bashën. Dhe në një shkrim të para disa kohëve, e kam theksuar se ekuivalent i Bashës nuk është Rama, por Erjon Veliaj.

Nëse Basha e ka aktiv një proçes autoperceptimi mbi veten, me teste vetëvlerësuese në bazë dhe të metodave krahasimore, veten duhet ta shohw përballë Veliajt e jo Ramës. Më e pakta që mund të thuhet për diferencën mes Ramës dhe Bashës, është se nëse Rama nuk do jetë në politikë në një moment, ka shumë ç`të ofrojë në fusha të tjera, duke qenë po aq tërheqës, provokues e në qendër të interesit publik; ndërsa Basha, nuk dihet se ç`mund të bëjë tjetër veç politikës – që dhe atë e bën për dreq – e sesa mund të vlejë si figurë me përmasa publike, pa qenë protagonist në politikë.

Edhe Berisha, në mos qoftë politikan, një doktor me emër ka qenë e ka mundësi të jetë sërish, nëse do donte. Ja pra, që nuk është mangësi e vogël, jo vetëm përballë një kundërshtari politik, por dhe brenda familjes tënde politike. Kjo e bën Bashën të ngjajë si partizani i vogël Velo…me pushkë druri!/E.H

Share This Article
7 Comments
  • Rama,s’mund te bjere ne nivele te tilla ballafaqimi… Cili eshte ky qe e kerkon kete duel?! A ka moral kjo ndeshje?!.. Ai eshte nje hajdut i paster parash te popullit,(Shkuar Fullanit), Dhe po kaq hajdut i votes se popullit. Atehere,qe te pranosh kete ndeshje,me par duhet te pranosh se, Lulushka i salushit, s’paska bere asgje dhe se e meritoka vendin e bashkiakut! Z. Rama,mos ja jepni ket’mundesi ketij kaposhi dalur, jo nga pula, por, nga inkubatori berishist…

  • Urtè o Luli i Bashajve se po tè vjen rradha me duket,si ish-Minister i Brendshem kujtohu pak.
    Plaku Sali po i humbet delfinet e tijè ,po tè kemi DREJTESI kjo fare e keqe te mbyllen mbrapa
    portave te hekurta pa asnjè qindarke.
    .

  • Lulush Salushi nuk eshte tiger prej letre por eshte luani i adhuruesve te plakushit qe e ka nxjerre prej brekeve.Ne debatin me Edvin Kristaqin ky luan do te tunde rrapin pasi do te thote:”Ore, Edrama, ty nuk te don Tirana, kush te sheh i vjen per te vjelle, se as kioska si kepurdha,as caraca, as thana nuk ke mbjelle, ti ne Tirane vetem ke permjerre ate qe Brojka, Kelmendi dhe une e kemi dhjere, ne nderim te urdherave te plakushit, komunist-enverist-demokrat Salushit qe i kemi zbatuar me nder perhere”.Nuk mund te jete tiger prej letre trimi i kreshnikut Salush, qe ka ardhur prej shpelle, i rritur me leng boronicash e mjedre si boçe geshtenje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *