Kush është ajo vlerë e jashtëzakonshme e jona si shqiptarë që e përdorim si medaljon krenarie përballë botës?! Pa dyshim, e thënë fort: bashkëjetesa e harmonia fetare. Dhe kujt i dedikohet pra kjo vlerë unikale që bota mbarë nuk e ka dhe ne e kemi?! Logjikisht i bie që t`u atribuohet bashkësive fetare, besimtarëve përkatës, atyre që në kodet etike të besimit, kanë gjetur e praktikuar në terrenin e ashpër e plot kundërthënie te jetës, prerogrativat moralë për të jetuar me tjetrin ndryshe në atë që më shumë bashkon sesa ndan. Pra, për të jetuar në paqe e harmoni, pavarësisht dallimeve dhe diferencave dogmatike. Mirëpo ndodh që çuditërisht, kjo meritë nuk u njihet bashkësive fetare, drejtuesve të tyre dhe besimtarëve, por një njeriu që ka zhvlerësuar besimin në funksion të kombit dhe atdheut. Pra, Pashko Vasës, me vargjet e tij mesazhuese: “….dhe mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit, asht shqiptaria!
E ka potencuar këtë lloj foklorizmi së fundi, edhe presidenti Nishani gjatë një vizite në Katar, në një vend që duke mos patur fare histori të ngjashme me tonën, aq më pak një lloj rilindjeje kombëtare, nuk kanë si ta kuptojnë kontekstin e frazës lapidare, dalë nga goja e Vasos. Besimet nuk thërrasin në mohim të atdheut, një gjë që fort mirë e ka ditur dhe Vasoja. E për të qenë të sinqertë, apeli i tij nuk ka qenë për të braktisur besimin, identitetet fetare, por që në emër të tyre ta lartësojnë vlerën e atdheut. Ashtu siç në emër të besimeve, është garantuar bashkëjetesa dhe paqja fetare. Sakaq, paradoksi tjetër është se, edhe pse u atribuohet besimeve një vlerë e tillë e rrallë e përmasave sociale e shoqërore, deklarohet me të madhe –siç ka bërë presidenti ynë mustaqelli – se shteti është i ndarë nga feja! E nënkuptuar kjo, se gruri është i ndarë nga egjri, për shkak se egjri – pra feja – i prish punë grurit, pra shtetit ! E kujt pra, një shteti, një politike, një soji qeverisës që e ka telendisur popullin e vet duke e shklyer, përçarë e duke i sjellë sa e sa drama sociale.
Ky paradoks, zgjidhet vetëm nësa bashkëjetesa si vlerë e jona, nuk pasohet nga cilësimi ‘fetare’, por i thuhet bashkëjetesë dhe harmoni….jo fetare! / E.H.

Unë s’e kuptoj pse ne e potencojmë vazhdimisht këtë virtut të ‘harmonisë fetare’, Aty ku një cilësi potencohet aty mund të themi se ka probleme që potencimi rreket t’i zgjidhë. Është pak a shumë e ngjashme me institucionin e ‘besës’ që e kemi potencuar gjithmonë e vazhdimisht. Por ja që na rezultoi se pabesia na rrethonte kudo, dikur në trajtë të fshehtë (me spiunët dhe informatorët e diktaturës) tani bëhet haptazi dhe kthehet në virtut pikërisht pabesia. Kush është i pabesë, hajdut, gënjeshtar etj,etj. ai është më trim, më burr, më i shquar etj, etj. Këto atribute dhe antivlera i përforcoi më shumë tranzicioni ynë i lodhshëm. Modeli më i shëmtuar u bë politika dhe politikanët tanë.Unë them se e ashtuquajtura ‘bashkjetesë fetare’ përdoret për të fshehur të kundërtën e saj-dasinë dhe luftën fetare në mënyrë latente.
Pse nuk trumbetohet me të madhe dhe në vende të tjera bashkjetesa fetare, se nuk i kemi vetëm ne tre-katërllojet e besimeve që gjoja na shkojnë në harmoni të plotë sa bota të na e ketë zili. Thuajse të gjitha vendet kanë besime të ndryshme, Amerika dhe Kanadaja janë shembulli më i mirë. Edhe pse popullsi konglomerate multifetare atje nuk është lartësuar ndonjë ‘harmoni’ fetare edhe pse janë kombet me ekonomitë më të forta të botës. Ne Shqiptarët e kemi zakon të ekzaltohemi me gjëra vanitoze dhe kam përshtypjen se bota na sheh dhe tallet me ne. Them ta shikojmë jetën dhe mbarëvajtjen më me realizëm dhe mençuri e të mos tregohemi ‘kokëbosha’.
Pa hyre ne komentin e temes, nje pershendetje te sinqerte per z. E.H. Ka ngelur buferi i fundit per 12 FB ditore te “berishes/ rames” me nje variacion mendimi qe perfshin fusha te rendesishme debati, per te gjithe shoqerine tone. Respekt per kete zoteri gazetar.
Harmonia ndërfetare ka qene dhe mbetet nje nga virtutet e shqiptarve, ne kuptimin qe ne nuk kemi njohur perplasje midis besimtareve te feve te ndryshme, sic ka ndodhur ne France apo në Greqi, Turqi etj. ose sic po ndodh akoma sot ne Irlanden e veriut ose ne Pakistan etj. Tradita e harmonisë fetare midis shqiptarëve është dicka që duhet të krenohemi me të vërtetë.
Në qoftë se sot kjo theksohet më shumë, ka një arsye të fortë dhe kjo eshte sepse shqiptaret janë të vetdishëm për përpjekjet qe po behen nga shtetet fqinj per ta dëmtuar atë me të gjitha mjetet, duke përfshirë mjetet financiare.
Kjo traditë e lashtë shqiptare e harmonise fetare ka qene dhe mbetet nje nga armet me te forta ideologjike të shqiptarizmes që e ka shpetuar kete komb dhe shtet nga përpjekjet thuajse 2-shekullore per ta eliminuar.
Ne te gjithe, te krishtere e muslimane, jemi shqiptarë mbi gjithshka.
Shqiperia mbi te gjitha!