Në bisedat e përditshme, në shkrime të ndryshme, në debatet në radio dhe televizion dhe veçanërisht në raste fushatash, rëndom dëgjojmë shprehjen: Tirana ka 1 milion banorë!
Kjo shprehje është përdorur kaq shumë në vitet fundit sa gati është kthyer në mit, askush nuk e ve në dyshim. Të mirëqenë e marrin edhe kandidatët e varur dhe të pavarur për kryetarë bashkie, prandaj dhe e përdorin në dëgjesat me zgjedhësit apo me telespektatorët.
Kështu e kanë fushatat zgjedhore – do të thotë dikush – bëhen premtime dhe përdoren shifra të fryra, prandaj nuk duhet të merren kaq seriozisht! E qartë, mirëpo duhet të ketë edhe një cak, përndryshe krijohen premisa që çojnë në përfundime apo politika të gabuara.
Në themel të çdo strategjie, politike apo program zhvillimi për çdo njësi administrative-territoriale, që tani të gjitha quhen bashki, qëndrojnë banorët me kërkesat për më shumë shërbime cilësore nga organet e qeverisjes vendore,nga kryetarët e bashkive dhe këshillave bashkiake. Të pohosh se bashkia e Tiranës ka 1 milion banorë, kur mund të ketë pak më shumë se gjysmë milioni, do të thotë se je duke hartuar një buxhet një herë më të madh!
Shifrat e INSTAT
Të dhënat kryesore për bashkitë siç janë sipërfaqja, popullsia apo dendësia për banorë për km² të publikuara nga INSTAT duhet të përdoren ashtu si janë, përndryshe mund të biesh në gabime zinxhir. Psh, nëse pohojmë se bashkia e Tiranës ka 1 milion banorë dhe se sipërfaqen nuk mund ta zgjerojmë dot, atëhere dendësia e popullsisë del gati një herë më e lartë! Në anën tjetër, PBB për frymë del një herë më i vogël. Po kështu, 1 milion banorë, kanë gati një herë më shumë nevoja për burime financiare për kopshte,çerdhe, shkolla, ujë, kanalizime, heqje plehrash, etj.
Pak muaj më parë, në një të përditshme, botohej ankesa e një mjeku të urgjencës: Tirana ka 1 milion banorë por vetëm 3 ambulanca! Në fakt, sipas censusit, në tetor 2011 qyteti i Tiranës kishte vetëm 418,495 banorë!
Më në fund, nëse ndonjë kandidat për kryetar bashkie mendon se Tirana vërtet i ka një milion banorët, nuk duhet të zhgënjehet kur në kutinë e votimit të gjejë më pak se priste.
Pas ndarjes së re administrative u krijuan 61 bashki që janë secila prej tyre mesatarisht 6 herë më të mëdha për numrin e popullsisë dhe për territorin. Kjo i ka bërë disa kandidatë, jo vetëm në Tiranë, të përdorin shifra të popullsisë të gjendjeve civile, që janë më të larta nga popullsia që banon aktualisht në territorin e bashkisë.
Ndryshimet e thella politike dhe social-ekonomike prej vitit 1991 u shoqëruan me largime masive të popullsisë në emigracion por edhe me lëvizje të vrullshme brenda vendit. Miti “Tirana 1 milion” bazohet kryesisht në shtimit mekanik të popullsisë nga zonat e tjera të vendit drejt kryeqytetit e rrethinave të tij. Sipas censusit 2011, në krahasim me vitin 1989, popullsia ka rënë në 10 qarqe të vendit: 53.7 për qind në Gjirokastër, 41.6 për qind në Kukës, 30.6 për qind në Dibër, 36.3 për qind në Berat etj. Në të kundërtën, është rritur në qarkun e Tiranës me 300,137 banorë ose 66.8% dhe në qarkun e Durrësit me 44,255 banorë ose 20.2%.
Kur do t’i ketë Tirana 1 milionë banorë?
Megjithatë popullsia e qarkut të Tiranës është shumë vite larg shifrës 1 milion banorë. Ky qark, në vitin 1989 ka pasur 449,228 banorë ose 14.1 për qind të popullsisë të vendit, në vitin 2001, 597,365 banorë ose 19.5 për qind dhe në vitin 2011, 749,365 banorë ose 26.8 për qind. Sipas projeksioneve të INSTAT, qarku i Tiranës, do të arrijë në 833.088 banorë më 2016, 888.786 banorë më 2021, 932.349 banorë më 2021 dhe 965.108 banorë më 2031 ( INSTAT, Treguesit rajonalë, 2015. F.15).Pra, qarku i Tiranës nuk do ta kapë 1 milionshin as pas 15 vjetëve. Po bashkia e Tiranës, që është më e vogël se qarku?
Dikush mund të thotë se edhe INSTAT nuk ka të dhëna të sakta pasi popullsia është në lëvizje të vazhdueshme. E drejtë, shifra të sakta nuk gjen dot as në vendet e zhvilluara. Mjafton të përmendim faktin se në këto vende hyjnë miliona emigrantë të paregjistruar. Por, përderisa nuk kemi burime të tjera, atëhere duhet t’i referohemi INSTAT-it pasi është institucioni ligjërisht përgjegjës për të botuar statistika zyrtare për treguesit social-ekonomikë, përfshirë popullsinë.
Pra, të gjithë të interesuarit, dhe sidomos ata që kanë marrë përsipër për të shpalosur alternativat e tyre para një publiku të gjerë duhet të konsultohen me të dhënat që nxjerr INSTAT në forma të ndryshme, edhe ato online. Nga ana tjetër, ky institucion duhet të bëjë publike jo vetëm numrin e popullsisë sipas qarqeve apo bashkive, por edhe sipas qyteteve e fshatrave pasi dëgjesat nuk bëhen vetëm në qendra të mëdha.
Sipas ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në RSh”, qarku i Tiranës ndahet në 5 bashki: Tirana, Kamza,Vora, Kavaja, Rrogozhina.
Bashkia e Tiranës (aktuale) përbëhej nga 11 njësitë bashkiake. Kurse sipas ndarjes së re do të ketë edhe 13 njësi të tjera përbërëse si: Petrela me 17 fshatra, Farka me 6 fshatra, Dajti me 13 fshatra, Zall-Bastari me 12 fshatra, Bërzhita me 12 fshatra, Krraba me 1 qytet dhe 2 fshatra, Baldushku me 14 fshatra, Shëngjergji me 12 fshatra, Vaqarri me 10 fshatra, Kashari me 7 fshatra, Peza me 10 fshatra, Ndroqi me 11 fshatra, Zall-Herri me 9 fshatra.
Më 22 maj, INSTAT ka hedhur online në faqen www.instatgis.gov.al të dhënat e censusit të popullsisë 2011 sipas ndarjes së re territoriale me 61 bashki për tregues të tillë si: popullsia banuese, arsimi, punësimi, kushtet e banimit dhe nivelit të jetesës etj. Sigurisht kjo është një punë e dobishme, ndonëse e vonuar në kohë. Kandidatët duhet t’u hedhin nga një sy këtyre të dhënave para se të shkonin në dëgjesa apo në debate televizive.
Nga këto të dhëna del se bashkia e Tiranës (e reja) më 1 tetor 2011 ka pasur 557,422 banorë, nga të cilët 418,495 në kryeqytet dhe 138,927 në ish komunat që përmendëm më lart.
Ndërkohë bashkia e Kamzës ka pasur 104,190 banorë, bashkia e Vorës 25,511 banorë, bashkia e Kavajës 20,094 banorë dhe bashkia e Rrogozhinës 22,148 banorë.
Sipas publikimeve më të fundit të INSTAT, popullsia në qarkun e Tiranës më 1 janar 2015, ishte 800,986 banorë ose 6.8 për qind më shumë se më 2011. Mbi bazën e këtyre të dhënave, mund të vlerësojmë se bashkia e Tiranës ka sot 595 mijë banorë!
Shpresojmë që në të ardhmen të mos e dëgjojmë shprehjen e Tiranës me një milion banorë. Madje, nisur nga ky rast, do t’u sugjeroja kandidatëve për kryetarë bashkie të përdorin të dhëna e tregues sa më të saktë pasi vetëm kështu do të tregojnë seriozitet dhe bindje se programi apo kontratat që i ofrojnë elektoratit kanë një bazë të shëndoshë realizimi.
Ne lagjen ku une banoj jetojne rreth 400 mije banore dhe jane mbi 10 qendra tregtare te tipit TEG-ut te populluara gjate gjithe fund javes e ne te tjera aktivitete deri dhe 6-7 shkolla te tipit Sami Frasheri dhe nuk pretendohet per 1 milion.Tirana nuk ka 1 milion banor qe jetojne pra qe jane me rezidence ne Tirane.
jo,nuk ka
Kam pershtypjen se ideja per nje milion banoret e Tiranes, nuk qarkullon qe ” para disa vitesh” sic thuhet ne kete shkrim, por pasi bashkia e Tiranes me ndarjen e re territoriale u shtua shume.
Pra nuk behet fjale vetem per banoret rezidente te qytetit te Tiranes, por edhe komunave qe i jane bashkuar.
Eshte bere vertete nje cenzus me regjistrimin e popullsise se Shqiperise, por sikur nuk me mbushte mendja qe te kete rezultuar qe Tirana te kete pasur vetem 417 mije banore rezidente.
Aty rreth 500 mije banore thuhej se Tirana ka aritur ne vitet 90-te, e tani ne vitin 2015 , padyshim qe kjo shifer eshte ritur.
Rreth 300 mije banore ka pasur ne vitet 80-te e qe ky numur eshte dyfishuar, mjafton qe nga Dajti te hedhesh nje veshtrim mbi Tiranen e sotme qe nuk ta kap dot shikimi i plote.
Në vitin 1989. Tirana si qytet kishte 178 mij banorë
Zoterinj te nderuar, ju flisni me opinione, ndersa artikullshkruesi me shifra dhe fakte sipas dokumentave zyrtare. Dhe shqetesimi i tij eshte i drejte nese e keni lexuar me vemendje dhe e e keni kuptuar se çfare thote ai.
Marr shkas nga shkrimi me siper:- “Moj e mjera Shqiperi- nga Dy PLEQ ne cdo shtepi” kendon Maja Alickaj! T’a shohesh Vloren nga Kuzum-Babaja, te jep pershtypjen se ka rreth 500 mij banore (?!) Por kur sheh pallate me 11 deri 15 kate BOSH, apo pallatet 5-6 katesh te ndertuar para vite ’90, ku 20-30% banojne cifte pleqesh, nga qe femijet prej 20 vitesh jane larguar ne emigracion, realiteti eshte NDRYSHE! Listat elektorale jane FIKTIVE! 4 Femije jane larguar familjarisht ne Greqi e Kanada, qe perfshijne 16 votues. I shtoj edhe 42 votues Niper e Mbesa ne Greqi, Itali, Amerike e Kanada (?!) Ja pse mbeshtes shkrimin e L.Shahollarit!
Shume e drejte ajo qe thote artikullshkruesi. Vetem nje detaj i vogel, Kamza de Tirana edhe pse nuk jane e njejta bashki jane e njejta zone urbane sepse ka nje vazhdimesi gjeografike dhe nga ana ekonomike e funksionale Kamza eshte e orientuar drejt Tiranes. Madje nuk e kuptova se si me ndarjen e re administrative Shen Gjergji qe eshte ne fund te botes ben pjese ne bashkine Tirane ndersa Kamza qe eshte vijimesi e Tiranes nuk u bashkua.
O budallonj!
Shikoni se si shprehet artikullshkruesi: Njehere me Bashkia Tirane e pastaj Qarku Tirane.
Kur thuhet BASHKIA kuptoni territorin brenda vijes se verdhe, kur thuhet QARKU kuptoni Shengjergj-Valias-Kavaj -Piqin e po te doni çojeni deri ne Athin se edhe atje ka Tironca!!!!
Ej ça gallate me kta-kush e kush te rrej e te natarroj me shum.
Nganjehere spekullohet me dyndjet ditore ne Tirane.
Frankfurti ka 600,000 banore te regjistruar, por gjate dites, qarkullojne rreth 3 miljon njerez.
Stambolli ka perafersisht 16 miljon banore, por thuhet qe gjate dites, mbushet ne mbi 25 miljon njerez, ku gati 3-4 m7ljon jane ilegale, qe jetojne ne kete qytet.
Censusi i popullsisë i vitit 2011, për mendimin tim, nuk duhet t’i referohet askush (dhe asnjëherë) për arsye se ai Census dështoi totalisht si pasojë e një organizimi tejet të dobët dhe vlejti vetëm për dy gjëra:
1) Morën paratë ata që ishin caktuar me këtë punë (Organizatorët dhe grupet në terren).
2) U deklaruan disa të dhëna të manipuluara që i interesonin Pushtetit të asaj kohe.
Edhe sot e kujtoj kthjellët atë moment kur grupi në terren hyri në shtëpinë time (i përbërë nga një person i ri ) dhe filloi të shkruante, në një fletë letër të shkëputur, të dhënat “që i duheshin (Ajo copë letër e shkëputur… mund të bëhej shuk dhe të hidhej në plehra sapo të dilte nga shtëpia ime) ; dhe unë nuk kuptoja dhe nuk kuptoj edhe sot mosseriozitetin e zbatimit të kësaj detyre të rëndësishme që ka pasoja edhe në ditët tona (siç është edhe ky artikull që; bazën kryesore e ka pikërisht te ky Census.
sipas mendimit tim mendoj se tirana i ka arritur 1000000 banore
budallenj budallenj
tirana po arrin 3 mil ti thu se nuk i ka arrit 1 milion
genjeshtra vetem genjeshtra
Heret a von tirana ka per te pasur 1m arsyja për me here esht bashkimi kombetar mundet qe deri ne vitin 2030 qyteti tirane do ti ket 1m banore