Artan Hoxha, gazetari investigativ i cili dekonspiroi profesionalisht planin ndyrësisht dhelpërak të Berishës për fajësimin e opozitës si vrasëse e protestuesve më 21 janar, – pasi ua kishte numëruar vetë në lule të gjoksit e ballit me duar të tjera në këmbëz – është shprehur kundër largimit të Erzen Breçanit nga rradhët e Policisë së Shtetit.
Njohës i mirë i çështjeve që kanë të bëjnë me Rendin, Artan Hoxha ka komentuar në një intervistë radiofonike për kolegun Franko Egro në Albania Neës 100-ditëshin e parë qeveritar në lëmën e sigurisë publike e të reformës në rradhët e Policisë. Ai ka vlerësuar emërimet e reja në zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit, por tha se duhej të kishte patur një gradualitet në disa ndryshime, që edhe pse të nevojshme, sipas tij kanë sjellë një vakum në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe ende nuk po japin efekte të dukshme në terren.
E papritura në intervistë ishte kur gazetari u ndal tek figura e Erzen Breçanit, duke e vlerësuar atë si “një kuadër të kompletuar profesionalisht, paçka rreshtimit të tij politik, ose implikimeve me natyrë politike gjatë ushtrimit të detyrës”. Në gjykimin e Hoxhës, Breçanit duhej t`i jepej mundësia që të vijonte të kontribuonte në Policinë e Shtetit, ku do mund të dallohej qartë më pas nëse ai ka ndikime politike në ushtrimin e detyrës. Sipas tij, ky akt, do ishte në nderin e qeverisë së re. Befasuese duke patur parasysh qëndrimet e mëparshme të gazetarit. e.h.
Në foton e vogël: Gazetari Artan Hoxha. Foto e madhe: Ish-zv.drejtori i Policise se Tiranes, Erzen Brecani i fotografuar në shkollen “Bajram Curri” ku ishte KZAZ 33, ne Njesine Nr.4 ne Tirane një ditë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Në kete KZAZ pati tensione dhe parregullsi ne procesin e numerimit.
O Z.Hoxha ja ke fut kot.Ky shpellari Brecani duhet te jete ne burg e jo ne policine e shtetit. Bindjet politike le ti mbaje per vete e jo te dhunoje njerez se mendojne ndryshe nga ai sidomos kur eshte i veshur me uniformen e policise se shtetit.
ketij i ka falur nje shtepi Irfani me kusht per 29 vjet per t’i sherbuer atyre qellimeve qe ka Irfani dhe tani ka filluar te leh ne favor te Saliut
Artani ka te drejte si njohes i policise shqiptare.Brecani u ngaterua me politike,servil i Berishes.Policia ose polici i mire duhet te ndahet nga politika.
I paska marre edhe ti nje GRUSHT PARE,o Artan!!!
Edhe ti shkove per lesh!!!
Ne se ti nuk e paske kuptuar BYTH-LEPIRJEN e ketij kelyshi te Berishes,pune per ty e jo per qeverine!!!