Shënim: Berisha si nostalgjik për ata që ka rrahur dhe masakruar

Alqi Kociko
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

 

Në 25 vjetorin e Partisë Socialiste, Sali Berisha publikoi një letër të hapur urimi. Në mesazhin e tij, kryetari faktik i PD-së tenton të duket se e ka kryer më së miri adetin e urimit, por fjalët e mira i shkojnë “kryetarit Nano” që e reformoi ish-partinë staliniste PPSH etj etj. Stalinisti i fundit ndërkaq paralajmëron socialistët e thjeshtë për lejimin e “monstrës politike të neobllokmenëve me emrin Rilindje” në marrjen e kreut të partisë.

Kuptohet që nga Berisha nuk mund të pritej një urim formal, qoftë dhe i thatë, sa për të dëshmuar se të paktën në raste të tilla di edhe të tregohet sadopak njerëzor, e jo më “xhentëllmen”. Zor se mund të pritej gjithashtu një indiferencë totale, ndoshta përmes një kundërlajmi duke shëtitur në Lalz teksa lexon variantin e ri të reformës në drejtësi.

Jo, edhe këtë rast ai padyshim do ta shfrytëzonte për të mprehur shprehitë e vjetra të “heroizimit” të atyre që i ka vrarë e masakruar deri edhe fizikisht. Berisha lëvdon në mesazhin e tij të lodhur e plot gabime gramatikore (me kaq shumë para, si nuk paguajnë një korrektor këta autorët e mesazheve e letrave të hapura, xhanëm?!), pikërisht PS-në që ka rrahur, ka burgosur, ka vrarë; pikërisht atë kryetar homolog rival që e rrasi në burg se nuk i kishte menaxhuar mirë ndihmat e huaja, në të njëjtën kohë kur vetë Berisha po rrafshonte qetësisht një pasuri kombëtare të vënë në 45 vite punë.

Lëvdon atë parti që u afrua me të majtën progresiste evropiane, në një kohë kur vetë ai mallkonte Amerikën dhe zhvaste ëmbëlsisht kursimet e një populli…

Gati-gati sa s’u thotë socialistëve: Sepse ju punova qindin, ndaj dolët kaq të mirë?!

Nuk është vendi këtu për të renditur sërish bëmat e plakut malinj. Por edhe pse padashje, nga rreshtat e tij pikon nostalgjia për një kohë tjetër, atëherë kur dajaku dilte drejt e nga xheneti mbi kurrizin e atyre që “uron” sot.

Ndoshta ka të drejtë, përderisa asnjëherë nuk e ka përjetuar të anasjelltën… / DITA

Share This Article
7 Comments
  • i themi ne shkodranet muti me mut lahet dhe shurra me shurren gjuhen te dy jeni mafioze

  • Berisha ka rrahur vetem ata qe nuk i kthejne dore. Mire ja u ka bere. Shikoje Ramen ne kete foto. Eshte i njejti Rame qe Berisha e rrahu per “krim pasioni”, pastaj i rrahu edhe te vellain Olsin. Ndersa Rama i rreh supet Berishes.

  • berisha eshte nje viktime e mjere

    ai eshte nje lloj dordoleci qe luhej dhe luhet edhe sot nga dy bossat e tij:

    -elez biberaj( rajersonovic) dhe frank wisner.

    sali bisha ka nje avantazh:
    ka shume zyrtare amerikane dhe europjane qe ai u tund pislelqet qe kane bere.

    vizita e fundit e Nulandit tregoi se berisha nuk eshte problem shqiptar por I amerikaneve….AQ ME SHUME QE SA HERE KJO ZONJE NA I PUTH LUL KRIMINELIN …

    thjesht

    KJO FESTE MBI VARRIN E SHQIPERISE TE IMPOTENTIT KRIMINAL EDI RAMA ESHTE

    SHENJTERIMI I ENVER HOXHES SI NJE NGA BURRAT E SHTETIT ME TE NDERUAR QE KA NXJERRE NJERZIMI.

    TE NXJERRESH 250 MIJE NJEREZ NE BULEVARD PER TE RREXUAR SALI BISHEN NE 21 JANAR 2011

    TE VRITEN 4 -5 KOKPLARE DHE TE ZGERDHIHESH ME VRASESIT E TYRE

    ESHTE KRIM ME I MADH SE VETE VRASJA

    MALLKUAR EDI RAMA NE JETE TE JETEVE !!

  • Shqiptaret po i vuajne pasojat pergjate 25 vjeteve te
    ketyre dy personazheve MALINJE : NANO -BERISHA !
    Ky binom i ka shkaktuar aq te keqia ketij populli sa qe
    duhet po aq kohe per vene ne rrugen e drejte te ketij
    vendi . Nano i mallkuar mbolli hajnine dhe Saliu malinj
    mBolli vrasjet, hajnine, mashtrimin,genjeshtrat ,krijoi nje
    bande horrash mafioze. Cdo vjedhje qe behet sot ne Shqi-
    peri ,ashtu si ne te kaluaren , ka vulen e Sali Vicidolit,permes mafiozit kuksian Muli qe i organizon dhe
    i ve ne veprim bandat e Saliut qofte per vjedhje apo vrasje,
    kercenime ,grabitje e plackitje.
    Se fundi , Sali Berishovic Milloshevici eshte tradhetari me i madh i kombit shqiptar ! Historia do ta thote fjalen e saj ….!!!!

  • Amerikaneve u kane plasur revoltat ne gjithe vendin, Amerika eshte ne krize te thelle, tani dalin per te qetesuar bashkepunetorin e tyre Saleh qe ka 25 vjet qe po i therr dhe grabit shqiptaret.
    Luluand perqafohet me nje Kriminel si Lulushi qe pushkatoi 4 qytetare dhe plagosi dhjetra te tjere ne bulevard se bashku me babain e tij ideologjik Serbin Saleh.
    Kjo eshte nje maskarade e asgje me shume, per te mbajtur te paprekur kriminelet, tradhetaret dhe grabitqaret MAFIOZE te popullit mjeran shqiptar..

  • *****Sali kryekriminelI NJERIU i shkatrrimit me themel të pushtetit , të shkatrrimit ,të vënjes zjarrit ,të vjedhjes së pronës përbashkët , të zingjirit të uzinave e fabrikave dhe gjithë industrisë rëndë në shqipëri .
    -Të ,vjedhjes masive pasurive të shqiptarve të nëntokës dhe mbi tokës ,të vjedhjes dhe shkatrrimit fermave bujqësoere e blektorale ishë pasuri e përbashkët e popullit .
    -Është i pari kryeministër në histori të 33 kreministrave në 100 vjet shtet shqiptar që ka dhënë urdhër për bombardimin e popullit vet me aviacion ,me LHL,me artileri ,ky është krimineli S.Berisha , KRIMET E TIJË janë të egra e të përbinshme si Gërdecit ,gjenocidi i vrasjes së 4 protestuesve më 21 janari ngjarje të rënda të pa harrueshme kriminale që kanë përgjakur shqiptarët .
    -Kurrë dhe nuk do të ketë qetësi në këtë vendë pa u ndëshkuar fajtorët.Krimet e S.Berishës NUK KANË TË SOSUR në historinë pasë viteve 90 të këtijë vendi.
    -Kky person jo vetëm që nuk u ndëshkua për krimet makabre që ka KRYER por na delë përsëri NË TRIBUNË TË PARLAMENTIT dhe bënë thirrje popullit shqiptar të armatosen , të vrasim njëri tjetrin si në vitn 97 -të ,që shqipëria të marrë fundë dhe mbi gërmadha të sajë të këndojë qyqja ,kjo është dëshira e S.Berishës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *