9 vjet më parë, në ligjërimin e politikës shqiptare do futej akronimi KOP (Komiteti i Politikave Orientuese), një grupim individësh me nur intelektual e vizionar, që do luanin rolin e ndërhyrjes plastike në portretin e rrudhur e të lodhur të Berishës, për ta bërë atë të gëlltitshëm nga masa, e për rrjedhojë të pranueshëm për t’i besuar pushtetin. Përfaqsuesit e këtij grupimi, mes të cilëve rrëzëllente dhe kreu i sotëm demokrat, Lulzim Basha, prezantuan veten por jo vizionet e tyre të detajuara për çdo fushë.
Ata thjesht u morrën si të mirëqenë se çoç do kishin një ndikim pozitiv për një qeverisje më pak dallkauke se ajo e viteve ‘92-’97. Ishin pra një garancie tek elektorati për një votë destinuar Berishës. Dalëngadalë, KOP nisi të çmontohej derisa u shua tërësisht dhe sot është e vështirë të thuhet se cilat ishin gjurmët e atij grupimi në politikëbërjen e djathtë. Gjykimi mbi qeverisjen 8-vjeçare të PD-së ra sërish vetëm tek figura e Berishës, por KOP kishte një borxh moral ndaj shqiptarëve për të bërë një bilanc para tyre. Gjithnjë për faktin se ishin “garanci hipotekore” për Berishën dhe njëherë në qeverisje. / E.H.

florian mima dhe luli me harxhine ishine me te spikaturite pere shkatrimin e shqiperis bijete e betuare qe kete vende e cuan me keq se turku pra 1000 vjete mbrapa
Shkrim i bukur shpues! Por ti mor ermir djali ke harruar një gjë,-nuk e ka emrin K O P sepse u ndryshua nje muaj me voné? U bë ” K O P J A ” sepse kusht kryesor i pushtetit okult ishte që cdo “kopist” duhej te ishte ” K O P J A ” e liderit me koké,me tru,me gurrmaz ,me gjithcka? Prandaj korigjoje shkrimin here tjeter me kete informacion. Me informacionin qe ke pasur shkrimin e ke mire por situatat kane evoluar!? Nderime ermir!
Ashtu duhej te ishte,kopje e liderit. Ne qe nuk ishim kopje nuk hengrem bukë. Na abandonuan?
e ke gagim quhet Gupi I Orientimit te Politikave dmth GOP-I dhe nje fjale e urte thote ka vrara gopi me shume se topi, por me sa duket Saliut I plasi ne dore
Edhe varianti juaj qëndron o “lom deliu”? Nderime!