Fjala është sigurisht për “blutë” e politikës. Pra PD. Të paktën nuk mund të mohohet se futja e Ramës në politikën aktive prej kur u zgjodh Ministër Kulture, hapi dhe një erë të re në shijet estetike. Nga politika nisi të mendohej dhe për lustrën e gjërave, makiazhin mbi rrudhat e së rëndomtës, pra për të paktën pak fasadë në mungesë të thelbit; për pak formë në vend të përmbajtjes. Dhe vite më vonë, fill pas Rama dizenjoi një PS tjetër së jashtmi (brenda po e po), ja behu dhe PD-ja të ndryshojë, duke u shndërruar nga një seli në trajtën e një shtepie partie me qerpiç, në një godinë imponuese deri diku.
Kjo ka garë vijoi dhe pak muaj më parë, ku ndërsa Rama dizenjoi një kryeminsitri tjetër së brendëshmi, tek SHQUP-i, u mendua për sallën e mbledhjeve të grupit. Nuk dihet se ç`mendje e ka dizenjuar atë ambjent, por tavolina vezake, thënë ndryshe tryeza ovale, është për tmerr aq e madhe, aq e kabashme në përmasat e saj, sa deputetët që ulen përreth saj, i kthen në liliputër.
Po ashtu, dhe Bashën në krye të saj, që veç me anë të zoom-imit arrin të vijë në një plan të pranueshëm, pasi me gjithë atë sipërfaqe blu tryeze përpara, të ngjan se trupin e ka të zhytur në ujë e kokën jashtë mbi suprinë. Eshtë e qartë se këto “kohë dalëmendsh”, pakkujt i ruhet për dizanjin defektoz të “bluve”, por ja vlen ndoshta të mbahet pak gjallë dhe debati mbi estetiken, përballë epikes së trishtë aty e kudo ku pretendohet se bëhet politikë. / E.H .

Gjynah.PD ka nje “Dizenjatore” te mire, pse nuk i ndihmon pak ajo
Mund ta kritikoni PD-ne ne ngjyra (blu e erret?) por jo ne koncept.
Aty, ka nje evokim te Historik qe s’mund te injorohet.
Mbreti Artur, ra ne hall me baronet e fuqishem qe s’pranonin asnje mbi koke, e zgjodhi nje tavoline te rrumbullaket. Cdokush ish i barabarte mes te barabarteve, fama fitohej ne beteje. Me pelqen (pa mase) ky rregull kalorsiak, tregon fisnikeri dhe respekt.
Po qeka tavolina ovale?? Pune e madhe. Koncepti vlen.
ZGJERIMI I HAPSIRAVE TE LIRISE GARANCI E SIGURTE PER TE RINGRITUR PARTINE DEMOKRATIKE
Per hir te se vertetes nje pjese e madhe e shqiptarve kane nje histori bashkepunimi, distancimi apo edhe kundervenje me Partine Demokratike. Natyrshem qe tera keto fenomene jane shfaqur si pasoje moseperfaqesimi e mosvlersimi te indealeve nga PD zyrtare, nga kundervenja e grupeve me me shume pushtet e me me shume perkrahje apo thjesht nuk jane zbatuar rregullat e lojes brenda vete struktures se Partise Demokratike.
Pra une nuk mund te besoj se Partia Demokratike mund te ringrihet thjeshte nga disa zevendesime mekanike dhe kaq. Nese femija vjen me kembe dhe doktori e terheq fort per kembesh me siguri qe femija ka per te mbetur sakat nese nuk vdes ne moment.
Me kete dua te them pamvarsisht simpative apo antipative qe kane shqiptaret apo antaret dhe is-antaret e Partise Demokratike per Berishen, Partia Demokratike nuk mundet te ringrihet me frymen dhe idologjine e Berishes. Megjithate nuk mendoj se do rezultonte produktive hapja e nje fronti kunder Berishes nga lidershipi i ri i Partise Demokratike megjithse nuk ka gjasa tani pasi kontrbuesi me i madh per ringritjen e Partise Demokratike padyshim duhet te jete vete Berisha.
Por kesaje radhe jo me idete mendimet dhe filozofine e tije por me terheqjen menjane me vullnetin e tije te plote.
Te jene te sigurte te tere dashimeres apo jo te z Berisha se nese gjendja aktuale vazhdon duke e mbajtur “repartin ushtarak aktive” sic ka ndollur pas 23 Qershorit Partine Demokratike por duke mos afruar alternative e shprese per shqiptaret rrugtimi i PD ne opozite do zgjasi shume e kundershtia ndaj Berishes do jete i pashmangshem dhe do rritet dita dites deri edhe ata qe sot konsiderohen si skiftere te tije. Si hap i pare per te perbadhuar revanshin e pare te superpushtetit te majte mund te rezultoje pozitive por jo per shume kohe. Ashtu sic humbet krejt lufta me disa beteja mundet te arrihet fitorja me disa beteteja te ndara ne kohe e strategji.
E kunderta do te ndolle nese Berisha terhiqet ngadale dhe e lejon Partine Demokratike te zgjeroje radhet edhe me ata qe dikure jane vetelarguar apo i ka larguar fenomeni apo fryma “Berisha”. Partia Demokratike do te ringrihet shpejt duke pare gabimet e pushtetit e ngathtesine e ekzekutivit se paku gjer tani. Me gabimet per aktin normativ e INUKun e distancimi nga Kryeministri Bler e Administrata Amarikane qeverisja e majte sic duket ka filluar te numroje mbrapsht por askush te mos mendoje se e ka monopol kreun e pushtetit apo te opozites ne nje shoqeri te hapur e sistem pluralist e demokratik.
Une nuk mendoj se vazhdimi i filozofise apo praktikave te opozites se vjeter te pas 97tes mundet te jene te vlefshme per ringritjen e Partise Demokratike sot. Zgjerimi i hapsirave te lirise dhe skicimi e projektimi i nje filozofie te qendres se djathte se bashku me nje program qeverises koherent ne harmoni me filozofine e partise do e kthente Partine Demokratike me siguri ne alternative serioze te superpushtetit aktual te majte.
Nuk duhet mohuar vlerat e qendrestareve heroike e trima te Partise Demokratike mbas 97tes pasi ish-komunistet erdhen me arme ne pushtet gje qe disa preje tyre e paguan edhe me gjakun e jetet e tyre me ne krye te ndierin Azem Hajdarin por pushteti i buzeqeshi Partise Demokratike mbas 2005. Po cfare u krye ndryshe mbas 2005. Hapja e Partise demokratike dhe afrimi i elementeve te rinj qe padyshim i dhane tonin politikes shqiptare pergjate tete viteve te saje ne pushtet se bashku me filozofine e programin atraktiv ndaj biznesit.
Lidershipi aktual i Partise Demokratike eshte kryesisht nga ata qe u afruan nga Berisha ne 2005. Keta lidere qe nuk jane me te rinj pasi kane mbi shpine tete vite qeverisje te Partise Demokratike ne sektore te rendesishem duhet ta shikojne si te domosdoshme afrimin e figurave te reja.
Kohet kane ndryshuar ku teknologjia e komunikimit dhe rrjetet sociale kane zene vend edhe ne jeten e shqiptareve dhe rinovimi i strukturave te Partise Demokratike nuk mundet te realizohen si ne 2005 megjithse per kohen rezultoje e sukseshme. Tani eshte kohe tjeter. Lidershipi i ri mundet te shfrytezoje comunikimin elektronik me te gjithe ata qe mendojne se kane vlera per te ardhmen e Partise Demokratike duke shkuar si nje grup i madh , divers e me me shume vlera ne fillim para antarsise se Partise Demokratike e pastaj perpara shqiptareve.
Une thellesisht besoj se nese Partia Demokratike arrin te perfshije ne radhe e saja te tere ata qe jane larguar nder vite ku shumica e tyre tashme jane ne perendim me nje pervoje dhe eksperience te shtuar duke mos harruar edhe te rinjte e talentuar e energjike shpejt do ti kthehet shkelqimi dhe shpresa e dikurshme.
Zgjerimi i hapsirave te lirise respektivisht shtimi i pjesmarrjes se antarsise ne krejt procesin e demokratizimit dhe zgjerimit te demokracise se brendeshme ne Partine Demokratike do te rezultoje shtegu i sigurte per te ringritur Partine Demokratike. Shpresojme se lidershipi i ri do e kuptoje e praktikoje kete vizion per te miren e Partise Demokratike antareve dhe elektoratit te saje por per te miren e gjithe shqiptareve pasi nje opozite e forte jo vetem eshte alternative e pushtetit por ndikon drejteperdrejte ne mireqeverisjen nga pushteti duke mos e lejuar pushtetin te konsumohet deri ne fund.
Ajet Delaj
New York