Pas ‘Botërorit’, bota po përjeton të atilla ngjarje e tragjedi, sikur të shërbenin për të vërtetuar katërçipërisht se as futbolli, madhështia dhe magjia e kësaj loje, nuk mund ta bëjnë njeriun e botën më të mirë; se me futboll mund të argëtohesh e vuash në kulm, por kurrsesi të edukohesh, të bëhesh më i drejtë, më i dobishëm, më njerëzor. 200 e sa shpirtëra njerëzore u shuan prej ca mendjeve të rrjedhura në tokën ukrainase, e qindra të tjerë, ku mes tyre gra e fëmijë, po shuhen ditë e natë në Gaza.
Termat e zhargonit ftubollistik, ‘sulm’, ‘mbrojtje’, ‘goditje’, ‘shpërthim’, ‘ofensivë’, janë zhvendosur tani për përdorim në sheshet e luftës mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite. Të dalët jashtë me barrelë nga ndonjë dëmtim në gju a kërci në fushat e Brazilit, në Palestinë janë më së shumti masa mishi e kockash të përgjakura, të mbarruara ose gati për të mbarruar. Përlotjet e tifozerive për një “gol”, janë aty klithima e vaje zemrash të coptuara nga tragjedi e që e bëjnë njeriun të mos vlejë as sa një qen rrugësh. Kësaj here nuk po zë vend as teza e njohur e “sulmit për hir të mbrojtjes”.
Dhe ndryshe nga ç`ndodh në futboll, duket se bota po preferon të jetë me humbësin: palestinezët! Tek Izraeli, ajo po sheh potentin, por të pamoralshim; të aftin për gol, por më së shumti hileqarin në garë; të paturit të një uniforme të hijshme, por të një zemre të kalbur; dhe ç`është më e keqja, goditjen e spaktatorit për inat të kundërshtarit në fushë, sipas sintagmës: “nuk ke ç`i bën gomarit dhe i bie samarit”. Perandoritë dhe kombet e fuqishme nuk kanë nisur të bien kur iu është pakësuar forca, por drejtësia.
Dhe si mund të quhet i zgjuar një popull (kështu thuhet për ta, çifutët, hebrenjtë), kur pas kaq e kaq shekujsh histori njerëzore plot mësime përvoja, nuk kanë mësuar kaq pak gjë, që forca qëndron në drejtësi dhe jo e kundërta; dhe se me drejtësi arrihet ngadhënjimi e jo me forcë! Ndryshe, të qënit të zgjuar e dinak, nuk përbën kurrfarë virtyti. Aq më tepër kur shoqërohet dhe me mizori. I zgjuar nuk do të thotë që patjetër je dhe i mençur. Edhe këtë leksion mbi veten, po na jep Izraeli këto ditë në Gaza. / E.H.
Si ishte Hitleri si njeri?
NJE MUT ,I BIRI I MUTIT dhe beri boten me mut sec ishte
Emrin e ke Ermir dhe mbiemrin Hoxhe. Shkrimit tend fundamentalist nuk i vjen aspak ere e mire, per mos te thene se c’ere i vjen…! Mbiemrin qe ti mban e ke justifikuar me shkrimin qe ke bere dhe ndoshta mund te krenohen me ty familja,se fundja nuk je i vetmi ne familje qe po ‘lufton’ per te justifikuar mbiemrin. Beni mire qe familjarisht te hiqni dore nga fundamentalizmi se jo vetem qe HEBREJVE dhe te KRISHTEREVE i merrni te keqen por per me keq akoma ne MUSLIMANEVE shqipfoles na rendoni si mishi i derrit ne ndergjegje. Mos e bej pis gazeten DIta me ideologjite e tua fundamentaliste o Hoxha Er…. !