Ata që kanë qenë së fundmi në Kosovë, mund të bëhen dëshmitarë të nja 2-3 fenomeneve që na “habisin”.
Në asnjë lokal kosovar nuk pihet duhan, dhe nja 6 muaj pas daljes së ligjit antiduhan vazhdon të zbatohet ende me rigorozitet (kujtoj se në qendër të Tiranës ligji u zhbë pas 1 jave, ndërsa në pjesën jo-Tiranë nuk hyri ndonjëherë në funksionim).
Policia kosovare të këput në gjoba për shkeljen më të vogël, dhe deri edhe Rruga e Kombit matanë duket më e mirë se m’kët’ anë.
Një komb, dy qëndrime
Ajo që na habit, vjen që pari prej paragjykimit tërësisht primitiv se ne këtej jemi “më përpara” tyre dhe e dyta, kur jemi i njëjti gjen, si mundet diçka të jetë ndryshe atje?
Paradoksi i vërtetë është që jemi vërtet njësoj. Kemi të njëjtën klasë të korruptuar, destruktive, tribale, hajdute e bizantine (dyshoj që ky term është ende në përdorim veç prej nesh). Kemi të njëjtat sjellje dhe pavarësisht se kemi qenë të ndarë në dy shtete, kemi kaluar një eksperiencë të përafërt politike nën pan-komunizmin.
Atëherë si është e mundur që ligji anti-duhan zbatohet (me ndonjë përjashtim pas mesnate në ndonjë klube majë mali)? Si është e mundur që policia bën thjesht detyrën e vet? Pse është më dyst autostrada matanë?
Breshka nënë dhe breshka bijë
Nga këto gjëra jo dhe aq të vogla, duket se në garën tonë pas bananes evropiane, breshka bijë po ecën më shpejt se breshka që vetë-konsiderohet breshka “amë”.
Pa qenë kompetent për të bërë studim në thellësi, nga sipërfaqja mund të lexoj që uria e breshkës së vogël për të arritur në destinacion është më e madhe.
Një tjetër ndryshim që vërej së jashtmi, është se që në të dy anët e kufirit shqiptar, marrëdhënia me shtetin dhe ligjin në nivel nën-ndërgjegjeje ndryshon. Sigurisht administrimi perëndimor i Kosovës në këto 15 vjet dhe fijet e vjetra të kosovarëve në Perëndim luajnë rol.
Mbase jemi më rebelë, mbase janë më përtacë, mbase jemi më budallenj, mbase janë më të trashë, mbase jemi më mercenarë, mbase janë më të ngulur, mbase dhe tërë kjo analizë sipërfaqësore është e pavlerë, por fakti mbetet, autostrada andej të rrezikon më pak, me policët kosovarë nuk e ha dot, dhe kur pi një gotë në lokalet e Prishtinës nuk mban era qen prej tymit.
Dhe a donit t,a dini nje fakt.Per duhanin: Ne nje Institucion lokal, bashki, filloi te zbatohej i famshmi ligj,por te gjithe e zbatonin,pervec nje delenxhiu, i cili, me bajraktarizm vijonte ta pinte. Dhe kur erdhi nje jeter jo duhanpires, por, sahalepires, sapo i vinte nje mik i forte, shok biznesi, e lejonte te pinte,mundesisht ilonte ehe Ai te lepinte cigare.Mjerim…..
Nuk eshte vetem ligji antiduhan qe nuk zbatohet ne Salistan,jane te gjitha ligjet e Salariut qe hartohen per buje e per nam dhe sapo hyjne ne fuqi ne fletoren zyretare zhduken pa nam e nishan, sepse vete sulltan Salariu çfare thote ne mengjez nuk e thote ne aksham. Neqoftese do te zbatoheshin ligjet nuk do te mundej qe Salariu, gjysma ujk,gjysma çakall, te ngrefosej e te hakerrehej si luan dhe te vinte milonat me femijet, me fisin, me sherbetore e me klan duke u çjerre e ngerdheshur per liri e per vatan.
Titullaret, Kryetaret e Bashkive jane te paret ata qe nuk e zbatojne Ligjin.Ne rastin. Meioerm,ishin pikerisht dy Krye(t)are te cilet nuk e zbatonin Ligjin.
Kosovaret e njohin dhe respektojne ligjin me mire se ne Shqiptaret. Ju bej me dije se Kosova per me teper se 1 dekade ka qene pa shtet dhe ligj funksional (periudha e shformimit te ish-Jugosllavise deri ne 2008-en kur u shpall Republike) e perseri krimi nuk lulezoi.
Edhe duhanxhinjte vet duket sikur e kishin kerkuar nje ligj te tille ne Kosove. Une kam me teper se 1 vit qe jetoj ne Kosove dhe ndihem shume mire…trafik me i disiplinuar, polici me korrekte, me pak vulgaritet ne ambiente publike, njerez me te qete… aq sa nuk kam pare asnje sherr me fjale ne rruge, le krime te tjera ordinere. Ne Kosove jeta e njeriut ka me teper vlere se ajo ne Shqiperi qe vritesh per nje gervishtje makine apo parking.
Te shohesh nje ndeshje futbolli te kombetares shqiptare ne lokal me 100 vete e askush mos ta pije duhanin a e imagjinon kush te ndodh ne Shqiperi?! Po te jesh ne nje dasme me 300 te ftuar dhe askush mos ta pije duhanin brenda ne salle? Ne Tirane edhe ne dasma me 50 veta nuk arrin ta manaxhosh nje gje te tille, pasi jane femrat te parat qe e ndezin dhe as per miresjellje nuk te thone “a ju bezdis?”.
Te jetosh me serbin komshi dere me dere (jo ne menyre metaforike, por reale) e mos kesh konflikte, do te thote qe ke tolerance te madhe qytetare pas gjithe atyre perndjekjeve dhe genocidit qe ushtroi Serbia ne vitet 1998-1999 qe kulmuan me nderhyrjen e NATO-s.
Te lexosh nje gazete te Kosoves “te merzitet” qe ne faqe te pare, sepse nuk ka kronike te zeze, nuk ka arrogance politike ku kryeministri shan nga motra deputetin e opozites ne sallen e Parlamentit, nuk ka gazetare qe hyjne edhe ne krevatin e katundarit me te lodhur te Kosoves per te mesuar se me ke e tradheton gruan apo c’fantazon “miku” i tij per komshien kur mjel lopen.
Gazetat ne Kosove shkruajne per x kryetar komune qe ka harxhuar gjate vitit 1203.25 Euro (numerojne edhe centet) nga parate e taksapaguesve per darka dhe dreka pune. Ne Shqiperi jane me miliona abuzimet e shtetareve tane, por nuk perbejne me lajm per shtypin, aq me teper t’u interesoje taksapaguesve.
Kemi shume per te mesuar prej tyre ne drejtim te te jetuarit ne komunitet, te respektimit te ligjit, te te berit media etj.
Ligjin antiduhan e ka miratuar parlamenti. E c’e pastaj ?! Shkoni ne parlament ,ne korridore e klube dhe shihni , e mos harroni te merrni maske se era ashtu vjen.
Kur ata qe bejne ligjin nuk e zbatojne ne i curremi miletit , se ai e ka fajin ,…
Zbatimi i ligjeve fillon nga lart poshte dhe jo anasjelltas !
Mbase ne jemi aq te mire sa gjithe europianet , por (keto por na hengren) ne mesojme nga ‘paret tane’ qe kemi siper kres.
Une jam çuditur gjithmone me ndryshimet qe ekzistonin ndermjet shqiptareve te Shqiperise me ata te Kosoves. Kur Shqiperia “u hap” prostitucioni dhe banditizmi shpertheu. Ndersa Kosova as kur ishte nen pushtimin serb nuk i nxorren vajzat dhe motrat e tyre rrugeve te Europes, siç bene cubat nga Shqiperia. Kosovaret jane treguar gjithmone me patriote dhe dinjitoze se banoret e Shqiperise. Duam apo nuk duam kjo eshte e verteta.
Kolo, me sinqeritetin me te madh te falenderoj qe ke ngritur kete problem disa. Kam mbi 4 vite qe nuk perdor duhan, pas nje varesie te tmerrshme 15 vjecare nga duhani gjeta me ne fund kurajon e vullnetin te le duhanin. Ishte si nje rizgjim per mua. Nderkohe pa deshiren time gradualisht jam shkeputur nga ambientet qe kam frekuentuar prej vitesh, dhe arsyeja ishte duhani. Kujtoj qe Min. e Shendetesise, instituti i Higjenes dhe Bashkia e Tiranes paten ngritur disa Task Force per te luftuar duhanpirjen ne vendet publike. Ishte nje deshtim spektakolar, fundja si cdo task force ngritur ne Shqiperi, aq sa tani kam bindjen qe “Task Force” ngrihen per te krijuar iluzionin ne publik qe po bejme dicka per probleme ku realisht “politika” nuk ka interes apo vullnet per ti dhene zgjidhje. Fenomeni i duhanpirjes ne Shqiperi per mua ishte dhe eshte nje test se sa seriozisht e ka qeverisja zbatimin e ligjit.
Shkrimi eshte interesant por sipas petlles time ka nje pasaktesi te vockel qe duhet thene , qe eshte se kosova per vite ka jetuar ne nje shtet gjysem liberal(jo demokratik) sic ishte SFRJ e druze TITO-s ku shume orientime ishin pro evropiane qe do te thote hapje ndaj oksidentit.ku mbizoteron ligji dhe edukata plus vete brenda SFRJ-se,qe kerrciste dajaku nga druze(shoku)TITO.