Deri më tani nuk është bërë ndonjë vëzhgim me bazë shifrore mbi efektin ekonomik të Lazaratit.
Nga mbyllja e asaj fabrike gjigante të ardhurash, nuk është thënë se ç`efekte ka patur në terren, sidozot në fuqinë blerëse të disa prej qyteteve të jugut.
Jo për të zhvlerësuar eliminimin e një të keqeje të madhe, siç qe fenomeni Lazarat, por për ta parë çështjen nga të gjitha anët, edhe në atë drejtim ku Lazarati përligjej duke u konsideruar një alternativë me emrin “e keqe e domosdoshme”, në mungesë të çdo të mire; pra çdo burimi ekonomik “hallall”.
Dhe aktualisht, ca indikatorë të thjeshtë sociale të tipit “vëzhgim me sy të lirë”, tregojnë se Lazarati ka dhënë jo pak efekte, ku më kryesorja mbetet ulja e fuqisë blerëse dhe e xhirove ditore në disa zëra tregu, një gjë që jo se nuk ka qenë e pritshme.
Por tek “syri i lirë” futen dhe ca efekte të tjera, jo pa rëndësi.
Përshembull, është ulur numri i fuoristradave nëpër rrugë, duke u zëvendësuar në disa raste dhe me automjete shumë lilipute.
Si shembull mund të thuhet se ka nga ata që pas “mbylljes” së Lazaratit, nga Tuaregu kanë përfunduar në Smart.
Në ambiente publike, janë pakësuar tipat, që siç thuhet, hapen bythësh, si dhe dëgjohen më pak përbetime për t`ia çarë barkun këtij e për t`ja hapur kafkën atij.
Në këtë drejtim, po ashtu dëgjon më pak të thuhet nga syresh se nuk pjerdhin shumë për polici e se nuk u plas…trapi për askënd në këtë botë.
Edhe skenat në rrugë, ku policë patrulle përqafohen, nduken dhe bëjnë muhabet për shtat palë qejfe me cuba në timon, më rrallë sheh.
Thuhet dhe se krem-wisky po konsumohet më pak duke u zëvendësuar me fanta me kanaçe, e në rastin më të keq, me ujë të gazuar.
Në ditët e muajt në vazhdim, pritet dhe rënie në peshë tek një pjesë e popullsisë, një ç`dhmjaosje kolektive, shoqëruar dhe në pakësimi i masës së xhelit në leshrat e kokës.
E pra, i thonë Lazarat, nuk është shaka!
E.H.

Mos pirja e uiskit apo pijeve te tjeraeshte se jemi ne Ramazan dhe muslimanet nuk pijn alkol kete muaj. Une mendoj se diçka e mire eshte pezullimi i makinave te medha dhe atyre me syze siper flokve.
Ne na rane shume lekat per financimet e fushates nuk do kete me mitingashe me autobuza se s’kemi leka ku ti gjejme na mbaruan.S’kemi edhe shume tendera se s’jemi me ne qeverri,as nxenesit nuk do na vijne ne mitingje as mesuesit e as te punesuarit ne na i bene keta kriminelat rreth me kockela.Do i fitoje Rame krimineli zgjedhjet prap se ky popull eshte budalla.