Ca plehra të tjera urbane që duhen pastruar

anazapta

Fitilat prej hekuri që rrijnë të ngrira vertikalisht në shumicën e ndërtimeve në Shqipëri, janë një prej detajeve të masakrës urbane që ka përfshirë në këtë vend ç`prej 20 vjetësh. Ato bartin simbolika të shumta në pasqyrimin e  kaosit brenda kokave tona, duke mos mbetur thjesht një shëmti estetike. Ato përcjellin epshin tonë të pa fre për murre, murre, hapësira, dhoma, kolona, ta kem pse mo ta kem dhe një kat, le të jetë dhe kjo, kushedi e jap me qera, ose e mbaj ashtu, nuk më thotë kush gjë, letrat ja rregulloj, s`ka problem, edhe një kat pse jo, t`i nxjerr dhe dy dhoma, ç`më duhet çatia, ka dhe një arush mbi fitila që mos ma marrë kush m`sysh!

Dikur Shqipëria mbahej si një vend prej qerpiqi, që gjithsesi edhe pse përcillte varfëri, estetikisht ishte më i pranueshëm për syrin. Ndërsa sot, kemi një suprinë fitilash që shtrihet anëkënd Shqipërisë, që nuk është as tregues varfëria e as pasurie, por i një shprishjeje totale të botëkuptimit tonë mbi jetën në përgjithësi, më pas mbi jetën në komunitet, mbi shtetin, mbi të bukurën.

Nëse kjo qeverisje ka marrë përsipër të ndërhyjë fort në imazhin e këtij vendi të shpërfyturuar, në natyrë e mjedisin urban, gjë që duket se e ka nisur me plehrat rrugëve e terreneve publike, atëherë duhet t`u shpall luftë flamës së fitilave të hekurit e godinave gjysëm në ndërtim, me sanksione të rrepta ligjore ndaj poseduevse të tyre. Kjo “luftë” duhet të përfshijë madje dhe avllitë, që shfaqen si një ndër format e drejtpëdrejta të injorimit të shtetit e të përgjegjësive komunitare. Pas fitilave, avllitë janë detaji tjetër i dekorit katastrofik në shëmtinë e përgjithshme të jetës urbane shqiptare. Janë pra plehra më vetë që duhen pastruar. 

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Gjate fushates elektorale PS hapi edhe nje rubrike te vecante per denoncimin e ndertimeve pa leje. U rrafshuan nja 3-4 ndertesa diku neper Shqiperi, me tej heshtje. Me te drejte kushdo mendon se ato rrafshime qene nje “sulm politik”. U denoncuan me 10-tra apo 100-ndra ndertime apo shtesa ne Tirane ne periudhen zgjedhore, por heshtja e qeverise vazhdon. Fakt ky qe po e mbyt shpresen e qytetareve per te ashtuquajturen Rilindje dhe besimin ne qeverine e re.

    • Theofan? Kini të drejtë! Ritmi rilindas mua po më duket tmerrësisht i ngadaltë. Te ngadalësia hapet rruga për kriminelët e cdo lloji te cilet duhet pranuar se janë tepër energjikë. Përfshi dhe kriminelet e llojit qe analizon autori i “plehrave urbanë” qe mua me pëlqen ti quaj “kriminelët urbanë”!? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *