Çadra e vetëpersekucionit

redaktor

Një ditë pasi çadra e një greve urie u mbyll, tjetra përkarshi vijon të mbajë brenda të uritur stoikë. Duhet thënë se fqinjët e tyre, jo vetëm hoqën dorë nga një vetëtorturim fizik i kompromentuar prej prapavijës së dukshme politike, por dhe u rehabilituan deri diku moralisht nga gjesti i tyre i urtë dhe i arsyeshëm.

Nuk i janë bashkuar kësaj fryme disa ish-të përndjekur politikë, ku lajm i vetëm prej tyre, është se nuk po rrijnë aty për para, por se kërkojnë me ngulm dënimin e figurës së Enver Hoxhës. Më mirë të kishin qëndruar për para. Do ishte më e përligjur. Sa për motivin me natyrë ideale e morale, ajo i kompromenton më tepër. Jo se nuk mund të kenë të drejtë, por se nuk ia kanë dhënë hakun të drejtës së tyre, duke e nëpërkëmbur vetë të parët.

Greva që ndërmorrën ishte shembulli më i mirë për këtë gjë. Tashmë, kategori si ajo që është brenda çadrës, ku askush prej tyre nuk përfaqson një emër të bujshëm, një histori të bujshme; askush prej tyre nuk është një personalitet shoqëror, nuk është figurë frymëzuese, nuk është një model i kulluar moral, duhet të mendojnë se si të shpëtojnë fytyrën.

Dhe çështja nuk shtrohet thjesht në rrafshin politik. Epërsia nuk është tek fati, por tek vullnetet e zgjedhura. Fati i bëri të ishin të vuajtur në atë sistem. Ndërsa tek ky tjetri, janë ca vullnete të mbrapshta, që kanë të bëjnë me të drejtën e kërkuar tek njerëzit e gabuar (SB), kohën e gabuar, vendin e gabuar e mënyrën e gabuar, siç aktualisht.

Share This Article
7 Comments
  • *******************************************************************************************************

    …. Pra edhe per denimin e figures “Satrapin-Zog” u dashka hyre gjithe populli ne grve-urje ?

    *******************************************************************************************************

    • Un kom me hy ne greve per Danimin e Karikatures politike Sal N(R)am Berishes,
      Do haj vetem grosh qi ta qelloj me pordhe ,..derisa ta mbyllin ne qeli

  • Kan moral apo nive intelektual ato fytyra qe kerkojne denimin e figures se hoxhes!E tmershme per kete vend kur disa te pa lare edhe se kane marre shume para nga berisha qendrojne ne ate mender greve si fytyra e atij qe i mobilizon.

  • Ermir, mosu merrni me me ata qe hiqen se bejne greve e vene e flene ne darke neper shtepira, hiqen se grevojne dhe hane pica, byreke, gjellera apo pine kafe e kakao ne kafenete rrotull cadrave. Injorojini sepse ata kane injoruar veten qe kur jan futur me urdher te Berishes atje, vetem e vetem te nxisin perendimoret qe te mos jepet statusi ne fundqershor.

  • Une propozoj nje greve urie:
    O popull,te pakten ju 1 milion shpullat,qe i dhate kunder Sali Berishes me 23 Qershor,hyni ne greve urije para Prokurorit te Pergjithshem,derisa ai, te arrestoje dhe kerkoje nga gjykatat te futin ne burg,Saliun,per te gjithe te keqijat qe i ka bere ketij vendi.
    Te jeni te sigurte,se me futjen e Saliut ne burg,punet e qeverise do te shkojne perpara dhe nuk do te kete nevoje per greva te tjera…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *