Eshtë dashur ndihma e të madhit dhe e të ndjerit Eqerem Çabej, për të zgjidhur lëmshin e rradhës në kuadër të reformës administrativo-territoriale, me në qendër Himarën; nëse është apo jo greke; nëse është apo jo labe. Duke folur në mbrojtje të reformës, kryministri Rama ka cituar akademikun e madh kur shkruante që në vitin e largët `36 për një Himarë me rrënjë labe. Por, po të qe pak më i vëmendshëm Rama, meqë është dhe njohës i mirë i kinemasë shqiptare të socrealizmit, ku jo pak herë shfrytëzon për pak gallatë politike, figurat, personazhet dhe batutat e saj, do kishte sjellë si shembull dhe Lilo Laben e famshme, të “Maleve me blerim mbuluar”, të një bregdetasi si Dhimitër Anagnosti. Edhe pse nga fshatrat e Bregdetit, Liloja quhet Labe; dhe është e Petro Labit nga Vunoi, teksa Safa Ymeri e pyet për atësinë. Ndërsa kur gjatë rrugës për në Progonat, atje ku është spitali partizan, ndalojnë në një fshat të Labërisë, ajo gruaja që bën si e para e fshatit dhe e çdo pune të atyshme, kur e pyet Lilon nëse është turke a kaure (nuk e pyet turke apo greke sipas përkatësisë fetare, që përdoret vetëm në rastin e parë me ‘turk’) e Liloja përgjigjet se është nga Bregdetit, nënokja labe i përgjigjet: “Kaurë janë ata, por trima! Marrim e japim; u çojmë fasule dhe marrim vaj!”. Ja pra, që një bregdetas vuniot si Anagnosti, fare mirë e ka zgjidhur me Lilo Laben, atë që Rama desh ta zgjidhte me Eqerem Çabejn. / E.H.

po ca te baj lilo labja more tucmane.
Ka apo s’ka minoritet grek në Himarë? Kjo është çeshtja. Sala thotë s’ka pasur, Edi thotë ka. Ne si t’ia bëjmë?
Me thuaj ti,si tja bej une qe duke qene se kam punuar me tregeti me greket dhe di greqisht,si do te quhem:
1-Minoritare?
2-Grek?
Apo thjesht nje njeri qe per disa arsye ekonomike,mesoi dhe gjuhen Greke.
Edhe emrat qe jane sot aty,e kane nje origjine.Po te shohim,shume shqiptare qe ishin emigrant pas viteve ’90 ne Greqi apo Itali,emrat e femijevete tyre i kane vendosur sipas vendit ku kishin emigruar(dikush Jani dikush tjeter Paola etj etj)
Eshte afer mendesh te mendohet qe ne nje teritor kaq te shkeputur ne thellesi te Shqiperise te dalin ca e ca dhe te thone qe Himara eshte Greqi.
Jo po Fushe -Kruja eshte jugosllavi
Se pari Sala nuk ka thene qe himariotet nuk jane minoritare… Madje para ketyre zgjedhjeve Sala ndihmoi PDNJ qe te fitonte bashkine e Himares me famekeqin Bollano , te cilin edhe e mbrojti vazhdimisht kur u akuzua qofte per shkrimet greke… apo per vizitoret e Partise naziste…..etj…
Se dyti. teoria qe nje komunitet i tere ka mesuar gjuhen per shkak te marrdhenieve tregetare me shtetin fqinj, por duke qene brenda shtetit te tij dhe jo afer vijes kufitare… shkencerisht nuk qendron.. Bota nuk ka asnje shembull te tille. kurse shembuj te kundert: pra duke qene ne mes te nje kombi tjeter te ruash gjuhen tende me shekuj te tere …ka me dhjetra ne bote… po permend arvanitasit, arbereshet e italise dhe madje edhe fshatrat me shqiptare ne Ukraine .
Si ti thuash Prizerenit, Elbasanit, etj. qe flisnin turqisht dikur? Nuk ka pase ngulime turke andej.
Mbaj mend, se u nguliteshin fshataret shqiptar ne Przeren e mbas 5 vjetve flisnin turqisht ne shtepi. Tani, kam degjuar se jane rekonventuar shqiptar prap. Ky fenomen shoqror mund te shpjegohet si shprehje e intersit te dites per keto persona, fenomen i frymizuar nga qarqe sunduese, diku qeveritare e diku fetare.
Qysh ore te ardhka Lilo Labja ne ndihme ty perpara profesor Cabejt qe e njef dhe e nderon gjithe bota Akademike Europiane e shkences se gjuhesise ..?
Hajde gazetar hajde !
Filmi eshte i bukur , dhe natyrisht zoti Anagnosti e ka bere shume te bukur ate film , sidomos figuren e Lilo Labes qe ngjan me gjyshen time labe,
por sidoqofte fjala e Profesorit te shquar i jep vulen e shkences , faktit te Himares shqiptare..
Ndaj Kryeminsitri e ka thene tamam dhe ka bere nje gjetje shume te sakte , -Ne fakt eshte gjetje …..Perfekte
Raimond, je shume i sakte dhe koherent. Filmi nuk eshte prove shkencore, packa se na pelqen ap s’na pelqen ne. Po te fliste Edi Rama me filma, na mori lumi.
Sa per ceshtjen e minoritareve, me vjen ne mend nje thenie e Dashamir Shehit ne nje emision televiziv: ‘Nuk kemi problem me minoritaret (greket) – tha ai – Ne kemi problem me ata qe jane grekofone, te cilet jane shqipetare, por per interesa te vogla nuk e kane problem ta shesin veten si greker.
Edhe ne Himare, mund te kete grekofone, por greker, ne asnje menyre. Eshte nje absurditet qe e ben Vangjel Dulen nje pacavure politike.
More jeni bere BUDALLENJ te gjithe ju qe merreni me DENGLAT e grekut Vangjel!!
Ne se diskutohet per Himaren,qe eshte apo nuk eshte shqiptare,PO CAMERINE PSE NUK E ZENE NE GOJE FARE???
Po 1 milion shqiptare ne Greqi,a nuk duhet te quhen MINORITARE dhe te krijohen fshatra e qytete shqiptare??
Ne Shqiperi nuk ka asnje meter toke Greqi dhe kjo qe kerkojne greket eshte PRETENDIM TERITORIAL per te xhvatur token tone sic bene me DETIN JON!
Me heret keshtu kane bere keta ZAGARE edhe me Turqine:
-Shikoni se sa afer ua kane grabitur turqve ishujt keta greket hileqare,ndersa tani duan temarrin Shqiperine!
NGORDHI Sali Berisha,o Dulle,qe beje ti si te donte bytha!
Tani ka Cecua bicak !!!
Shkrimi oshte ma teper artistik se politik mre çuna.
Kur dikush thote se une jam grek dhe i pelqen te quhet i till ,bujrum te dalin haptas,.ne demokraci nuk ka pse te pengohet. njeri
Pastaj jugu jeton prej vitesh me Pensionet e grekve.
Ene un vjehrren time Dhoren e perzuna ne Greqi,shyqyr se shpetova dhe un dhe ajo.
Ja lash grekve dopje gjasht por jua di per nder dhe kam votu per Dullen.
😉 😉
Himarjotet kane bere tregti me grekun prej qindra vitesh, prandaj ju eshte dashur te mesojne greqishten. Kane tregtuar vaj, mish, kripe, sheqer, vajguri, drithe. Kete e thone vete himarjotet. Ju ka falur Zoti nje natyre te mrekullueshme…
Po ky Edi mos te na bej hartime por pune si kryeminister-se vazhdon te flas dhe bej xheste-si-halabak Tirane……..
Sot kryeministri thote se Himara eshte minoritet grek(!) dhe Berisha,qe nuk qenka kapur te thote se Himara eshyte minoritet Grek( !).Ja cfare ka ndodhur:Me reformen administrative eshte varrosur prfundimisht endrra e nje minoriteti greqisht folesish me gjak shqiptar, per te marre pushtetin lokal ne Himare.Berisha ishte nxitesi,perkrahesi,tutori i tyre.Berisha nuk eshte pjese e qyteterimit shqiptar, familja e tij nuk ka asnje kontribut minimal ne shtet formimin shqiptar,ai kete shtet e grabiti dhe e perdori si placke tregu;nuk ju dhimb deti,varrezat si gure kufiri grek ne kerthize te Permetit,me lejen e tij ne mjedise shqiptare u hapen dhjetra shkolla greke,kisha greke.Kush i mban mend autobuzet me votues,qe niseshin nga Athina me flamuj greke dhe shoqeroheshin deri ne Himare nga policia e Berishes.Me Berishen eshte rrezuar miti i malokut patriot dhe ESHTE RRENJOSUR VERTETESIA E MALOKUT BASTARD;,SALI BERISHA,GJIN GJONI,ZHELAL MZIU E CO.Ne malsi,kur dikush shiste tek hasmi fisin dhe familjen e tij,ishte zakon te rrihej e ema, deri sa te tregonte me ke e kishte ate kopil.Malesori i vertete nuk e shet familjen,fisin,token e atdheut,detin e Shqiperise, tek hasmi.
Minoritare ka gjithandej ne vendin tone. Dhe duhet thene qe historikisht kane ndare me ne te miren dhe te keqen. Mendoj se sjellja jone, si shqiptare por edhe si shtet, me minoritaret ka qene model. Por gjithashtu edhe minoriteti grek ne Shqiperi eshte shquar per atdhedashuri, intelekt e bashkjetese model me ne. Kemi dhene e kemi marre me ta vellazerisht.
Ne keto kohet e reja kane dale ne skene helmatises te ketyre marrdhenieve.
Le ti perballojme me qetesi e dinjitet nxitesit e armiqesive. Jam i bindur qe nuk kane çfare te na bejne.
ti coi bota kufijte ne preveza dhe ta gjeje greku te pabesete shqiptare qe per ca kacidhe behene tradhtare dhe shifeni ka me greker ne shqiperi po kure te gjithe keta qe merene me keto pune jane te blere po re ka dhe shqiptare ska
Te gjitha jene ne vend te vet, vetem gjeni menyren t’i mesoni Panajot Barkes ta kendoje drejt mesuesin e tij Cabejn, te cilit s’do i treten kockat qe mesoi edhe te tille bastarde.
Perderisa permende Dhimiter Anagnostin duhej ne respekt te tyre te permendje dhe emrat e aktoreve qe u dhane jete atyre figurave ne film .Me te rendesishme se batutat jane zotesia e aktoreve per ti sjelle ato