SHËNIM: “Gërveni”, bie pak erë “Shvejk” kjo mesele

redaktor

Jo më kot figura e një ushtaraku njesohet me atë të një njeriu që e ka seriozitetin dhe pedantizmin me tepri, gjë që nga profilet e tjera njerëzore mund të shihet dhe me sy grotesk.

Nuk e di të ketë në ndonjë vend tjetër thënie si kjo që “oficeri është një grumbull rrypash, ky rrypi kryesor është ai vetë!”. Për kë pa, për një ndër “profesionet” (e vë në thonjëza sepse është diçka më e lartë se profesioni), më fisnike e vitale njëherësh; është nder, krenari, prestigj. Dhe ja, në gjurrulldinë e gjërave që shkojnë mbrapsht në këtë vend, vjen dhe lajmi se përfaqsuesi ushtarak i Shqipërisë në NATO, nuk pranon t`i bindet urdhërit të eprorëve e rregullave për ta dorëzuar detyrën e që të kthehet në atdhe. Dhe siç ndodh, çështja nis e koklavitet më tej, ku nga një çështje burokratike mes institucioneve, kthehet dhe në çështje të publikut, që ka jo pak kokëçarje të tjera të sferës ekzistenciale. Së këndejmi shihet se ç`shtet e ç`shtetarë kemi. Mjafton letra e Gërvenit, ku edhe pse pa asnjë rrudhë në ballë  e thinjë në kokë, mendon se pasi ta ketë thithur “qumështin e lopës” së shtetit e karrierës me poste të larta e “jashtë shtetit” , ta heqë një ditë kostumin e gjelbërt; marrë lehtazi me mend, për shkak të ndërrimit të pushteteve. Dhe kjo është më e rëndë se mosbindja e tij për ta dorëzuar detyrën.

Më e bukura e kësaj meseleje, duke anashkaluar anën serioze, ishte se duke qenë krejt në një situatë paqeje, është përcjellë një si atmosferë lufte. Bie pak erë Shvejk kjo punë! Sidomos, nëse detyrohet… vetë NATO të ndërhyjë për t`i dhënë një zgjidhje.

Share This Article
18 Comments
  • Sigurisht qe bie era Shvejk 🙂 Kjo fillon te Ministrja qe dite me pare ja linte fajin presidentit qe “po na bllokon reformat ne NATO” Duke harruar se nen urdherin e Komandatit te Pergjitshem (presidentit) ajo eshte supozuar te coje 10.000 Ushtarake drejt vdekjes (teorikisht/ praktikisht) Nese nuk punon dot me te, jep doreheqje, por mos u anko ne MEDIA! Tani kerkojne qe Kunder-Admirali te penalizohet. Media duhet ta raportoje kete ceshtje taman, jo me “copeza” a me te qeshura; ne ketu poshte dhe bejme gallate, gazetat jo. Psh. nuk sqarohej “kush ishte Arjani” sic dhe eshte e domosdoshme nje biografi e shpejte e Gervenit/ poste etj. Na hengri Kjo, qe ne Shqip. prezumohet se “te gjithe njohin te gjithe” Nejse.

    Kunder-Admiral – mund te duket shaka ne nje Marine pa anije; por ka vlere si grade te pakten formalisht. Ekuivalenti ushtarak eshte Gjeneral-Major ose “Krye-Marshall i Ajrit” Ne Angl quhet Rear-Admiral, ardhur nga Marina Britanike; grade e rendesishme, por ne lartesi s’ka vlere ne beteje-direkte. Admirali qendron ne mes, para tij/pergjate grupit te flotes Vice-Admiral (zv/admirali) ne pas gjithe flotes, nje grup i vogel me anije mbeshtetese, ku rri Kunder-Admirali (rear- d.m.th.-pas mbrapa) zakonisht eshte nje officer pa shume pervoje apo i ri ne grade/detyre.

    Merr rastin e Egjiptit, Turqise, Pakistanit a Banlgadeshit (ky i fundit eshte kontribuesi numer 1 i Kaskave Blu per OKB-ne) dhe ushtria disa here “voton” apo nderhyn direkt, duke garantuat stabilitetin e shtetit; dikush mund e thote qe jane gabim…e kane te drejte; por pika eshte se Ushtria ka respekt ne popull prej disiplines, urdherit dhe rregullit qe projekton.

    Formalisht, Ministria e Brendshme e Admirali po na lene ne Balte (shtetin) Ministria e nje shteti nuk mbahet PENG nga nje ushtarak; qofte ai Field-marshall! Nuk ankohet ne media. Ajo kontakton NATO-n direkt, i heq perfaqesimin. Nje revokim te tille mund ta beje me shpejtesine e DRITES. “Admirali ka thyer nje Urdher” S’ka ushtarak.organizem, te komunikoje me te; jo me NATO. Dhe personeli i NATO-s; i heq Passin e hyrjes, bllokon akcesin e sigurise, revokon cdo te drejte qe ka nje perfaqsues nderkombetare, i kerkon direkt te shkoje ne Shqiperi.

    *Si dhe Admirali, ka te gjitha te drejtat te kerkoje Azil, ose te kundershtoje nje urdher te paligjshem.

    • Korrekte P.A.B! Eshte fare qesharake situata dhe Ministrja humbi rastin te fitonte ca pike me veprimin, ndersa po humb te tjera edhe me dosjen Imami.

      • Ke te drejte celebron, mungesa e formalitetit ben qe cdo nisme te perfundoje ne “humner a ne ajer” Me dosjen e z. Imami kaluan ne karambol procedurial.

  • Ne lidhje me shkrimin kisha nmendim:
    Autori ose nuk e njeh fare ushtrine ose do te beje tituj per te terhequr vemendjen!!
    U be disa kohe qe ne media cdo dite kemi shkrime per shkarkome Gjeneralesh (te ushtrise se vdekur), abuzime nga keta, politizime te shume ceshtjeve etj. Vetem ushtri nuk eshte kjo..Flitet vetem per rryshfete dhe pastrime parash si nga kuadro ushtrie dhe politikane.. Duhet te marre fund kjo gje dhe vete zoti ushtarak karriere BAZO te merret me pune ushtrie e jo me me politike e reklame me Ministren Mrike. keshtu jepet shembulli personal se ata qe ishin me te vertete ushtarake ose kane ikur ose jane shkaterruar se sitemi eshte bere politik….

  • ju SHVEJKUN e keni ne presidence doni te emeroni nje tjeter qe eshte mushketar ngarkim shkarkim samari.si ku Gerdalla qe si bindet ligjit.

  • Shume ushtarake te nderuar, panvaresisht, se jane ne detyre apo jo e dine fare mire, qe urdheri eshte urdher dhe nuk diskutohet.
    Por kur shef nje ushtarak, qe kur shoh veprimet e tij donkisheske, mendoj se ate grade e ka blere me nje perulesi dhe bythleresi.
    Vetem me keto veprime te tij, jam i bindur, se perse ky pseudoushtarak, ishte pjese e pazarit Berisha, ne shitjen e detit, Greqise.
    Po aq jam i bindur, se vendimi i ministres se mbrojtjes, eshte shume i drejte.

  • Urdhni eshte bere ne leter dhe nuk po shkon aty ku duhet
    dergojani urdhnin shtabit te NATO dhe ata ja marrin flet hyrjen ketij barboni
    nuk durohet me gerr verri i sali topallit

  • Kemi ushtri apo FA.Une mendoj qe nuk kemi FA.Atehere ibie te kemi U -Shtri.Qe dote thote nje qenie qe qendron shtrire(u shtri ne bar ,tok ,livadh ,etj.etj.Nga kjo mase thoni ju do te dalin gjeneral .

  • Thjeshte me vetengritjen ne grade, ky kunderadmiral humbi te pakten moralisht te qenit perfaqesues ushtarak i Shqiperise ne NATO. A mund te ndodhe qe nje zvminister ne nje takim nderkombetar te prezantohet si minister? A mund te ndodhe qe nje minister te prezantohet si Kryeminister? Do te thoni njera eshte grade tjetra post/detyre. Sidoqofte ai person vetem me ate vetegradim duhet te largohej menjehere nga ai post sapo vetegradimi u evidentua ne media.

  • gjenerali i pabindur : “urdhri zbatohet, pastaj diskutohet” duhet ta dish ne qofte se je ushtarak ne rast te kunder ke te drejte……………..!!!!!!!!!!!!!!!

  • Shkrim real deri diku, analize konkrete e situates po nje verejtje te madhe kisha ate te permendjes se emrit te Moisiut. Nuk ke moshe ti mor djale as ta gjykosh dhe as ti afrohesh atij pasi vjen nga dere gjeneralesh brez pas brezi.Jo vetem kaq po e ka treguar aspektin e tij pozitiv ne drejtim te vendit 5 vjet duke qene si me i sakti ne 20 vitet e fundit. Trego kujdes here tjeter me etiketime emrash dhe vlerash.Kaq

  • Aq qesharak eshte ky lloj ushtaraku sa ne nje mbledhje qe kishte marre pjese dhe ministria na kishte vene spaleta te nje grade me lart vete.nuk e kuptoje ku e gjejne forcen keta karagjoz.Nuk jam i qart se kush ka te drejt ta largoje nga detyra ministria apo presidenti por si ushtarak ai duhet te kthehej ta sqaronte me ministren dhe presidentin pse ndodh keshtu.

  • Gerveni eshte ashtu sikurse e njohin gjithe shqiptaret, por MIMI me Bazon çfare i bene
    pse po behet njena per Arjanin me qen… a ja vlen e gjithe kjo po a do zini mend o Rilindje me paaftesite dhe qe jeni edhe kaq te percipte

  • Gazetar Ermiri! Shkrimet e tua i kam lexuar dhe pergjithesisht si nje lexues i zakonshme me kane lene nje shije te mire.
    Por ne kete shkrim, te me falesh por , me duket sikur nuk ke goditur siç duhet.
    Shvejku ishte nje ushtar dhe jo ne ushtarak me grada.
    Por Gerveni nuk mund te krahasohet me Shvejkun, sepse me pa te drejte e fyejme kete te fundit. Nese do te ishte ne nivelin e Shvejkut, i cili per çdo rast kishte parathenien etij te fameshme (paçe milmente ose marr guximin), pra çka do te thote se e njihte dhe kerkonte te ishte i perpikte ne zbatimin e rregullores qe me eproret e thjeshte,
    Ky “Kunder” admiral nuk eshte as ne nivelin e ushtarit te luftes se pare botrore ne njohjen dhe zbatimin e kerkesave te rregullores ushtarake.
    Po nuk ka faj driteshkurteri Gerven.
    Ne nje shtet normal, me drejtesi normale, ish admirali i forces detare te ushtrise shqiptare, nuk do te ishte perfaqesues ne NATO nje mandat te plote (dhe kerkon akoma) por me e pakta do te ishte duke shitur banane, per te mos thene prapa hekurave.
    Gerveni eshte ushtaraku qe mbrojti me zell famekeqen Marrveshje Detare me Greqine qe i dhuronte kesaj te fundit 354 km2 det shqiptar dhe qe u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuse.
    Apo e harruat debatin me ushtarakun atdhetar Myslym Pashen?
    Nejse se ketu tek ne çudia me e madhe zgjat tre dite.
    Per mua jo ministrja, por nje ushtarak i nivelit te trete, zedhenes i shtabit te Pergjithshem duhet t’i percjelle ne forme ultimatumi urdherin dhe te mos e lejoje te beje gerr-verrr kete sahanlepires te Berishes, Bashes dhe Bakojanit, te cilet e shpreblyen ne ate detyre.
    Dhe te vije te jape llogari dhe per vetegradimin e tij, pse jo dhe per skandalin e marveshjes detare.

  • ADMIRALI (i vete graduar) GERVERRRI:- Per gjitheshka shkruan Vezhguesi F. nuk ke fytyre te perfaqesosh Ushtrine ne ate Post!!! NATO-ja i di shume mire VEPRAT e tua, qe i denoi Gjykata Kushtetuese:- Je B…Lepires i B..ISHES e BASHES! Koregjohu sa nuk eshte VONE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *