Edhe pse kanë kaluar 23 vjet nga rënia e regjimit komunist, ku pothuajse pakogjë ka mbetur pa u zbardhur; edhe pse në kaq vite, të gjithë përfaqësuesit më eminentë të atij regjimi kanë thënë ç`kanë dashur të thonë, sërish ndonjë emër i përveçëm ngacmon, provokon, grish, tërheq: E veja e diktatorit, Nexhmija, ose nëse do e trajtonim me familjaritet, le ta pagëzojmë si ‘Teto Nexhi’.
Ka folur aq shumë e vijon të flasë, sa na është bërë si një teto, që pak të na mungojë, përmallemi për të dhe “karamelet” e saj të kujtimeve të luftës, e bindjes së patundur se u përpoqën të bëjnë më të mirën për këtë popull, përsa udhëhoqën burrë e grua, krahpërkrah me shokë të tjerë të idealit. Ndër gazetarë të kësaj nahijeje tonës, kush mendon se përbën ndonjë arritje të madhe profesionale realizimi i një interviste me teto Nexhin, thjesht sheh ëndërr.
Ajo është e gatshme të flasë për këto, kurdo e të thotë pa u bezdisur nga vetja, po ato që ka thënë gjithmonë. Risi përbënte vetëm marrja e një prononcimi nga fëmijët e diktatorit, që dhe kjo u realizua pak muaj më parë nga gazeta DITA, ku Iliri foli për herë të parë ekskluzivisht për të përditshmen në fjalë. Nga ç`kanë thënë nënë e bir, është kuptuar qartë së për ta, ai regjim dhe njeriu i tyre që e udhëhoqi, ishte top fare. Bindje e ftohtë apo emotivitet, kjo ndoshta nuk do mund të sqarohet kurrë. Por dhe nëse sqarohet, Shqipërisë e shqiptarëve, në stadin ku ndodhen e kanë mbërritur, fare pak u intereson kjo punë.
Konteksti social e politik ku ndodhemi, por më shumë ai politik, për një gjë do kishte nevojë prej tyre: Të thonin dy fjalë lidhur me fotot ku Sali Berisha relaksohet në verë e dimër pranë gjirit të familjes së tyre. Çdo gjë është sqaruar veç këtij misteri, që ka të bëjë me raportin e dikurshëm të Berishës me familjen e tyre, si dhe përse asnjëherë nuk e përmendin këtë raport?! Përse teto Nexhi druhet të denoncojë emrin simbol të tranzicionit, Berishën dora vetë, në emër të së djeshmes e të sotmes?! A ka një pakt heshtjeje mes tyre, me limite të përcaktuara se deri ku do e zgjasin gjuhën?! Nëse nuk do flasë ndonjëherë për këtë, “karamelet” e zakonshme të teto Nexhit, janë tashmë pa asnjë shije.
E.Hoxha

-nuk dua te ofendoj Ermir por dhe ti je ne kopene e atyre VUVUZELAVE te gazetarise shqiptare qe po perdorni nje 94 vjecare si ushqim per median
-ne kohen e kesaj zonje (apo kucedre sic thojne ish spiunet e saj Fejziu & Balliu) kishte shtet shqiptar biles i forte qe mund te krahasohej me izraelin pamvaresisht se shkelte te drejtat e individit (ndoshta te detyruar)
-dy fjale per berishen: 22 vjet qe kane kaluar jane te bolleshme te kuptoje ermiri se berisha kurre nuk ka qene natyral ne veprimtarine e tij por i telekomanduar te pakten nga 2 prilli 1991 nga bordi serb ne bashkpunim me mergaten e qyqeve ne perendim ku me aktivi ka qene elesh biberaj ne ate kohe….vijon
ty te kam thene une ,qe je rende nga mendja …nuk di as kush te le lapsin ne dore
po sic thoshte Konica : Ne cdo kohe dhe ne cdo rast do gjendet dikush qe do flasi pafundesisht per gjera qe nuk di asgje
do ta trajtojme me familjaritet …
ti themi teto ? {do ngrihet Lubonja dhe do kerkoj peticion per shpalljen e genocidit mediatik}
Teto u themi atyre gjysheve simpatike qe te japin buzeqeshje ,karamele ,sheqerka
kjo eshte personifikimi i Kucedres , shtriges ,hijenes , soj vampirash ,
stadi social dhe politik i sotem eshte fale regjimit te ksaj .
nuk kane asnje lloj lidhje bashke .Kucedra asnjeher nuk e ka dashur …”simpati” vampiresh ,njihen mes llojit .Tjeter kush e futi dhe e la aty ku eshte ….ne nje mase te madhe e lame ne aty shokun Sali ,ashtu si berem me shokun enferr ….
aktualisht sot ,shoku Sali vegjeton rehatshem fale Rames tuaj …dhe 1 milion kokepalareve !
Cattiva.
Akoma e ke me komunistet ?
Kohet kane ndryshuar, te mencurit ndryshojne.
Une po lexoje Marksin, Engesin, Leninin,
Komandantin Fidel……Fatos Lubonjen.
Me pak fjale jame bere komuniste.
Per vedere l’effetto che fa.
finche’ morte non ci separi 🙂
komunist ke qene gjithmone ,ndoshta se ke ditur …”komunist i keq”
ahahhahahahhhaha,
contenta di leggere un ..vecchio amico 🙂
Futja kot, o artikullshkrues. Nexhmija e tha shqeto, qe ate qe s’e bene dot fashistet (debimin me 14 vjet burg) e plotesoi Berisha, kur e denoi me 11 vjet burg. Dhe e ka share disa here Berishen, duke e quajtur fashist.
Ajo eshte mbi 90 vjece, e ka mendjen qiqerr dhe te jep uje me bisht te luges edhe ty, qe nga kumbullat qe heddh ketu, nuk do jesh me shume me 25 vjec. Nuk matesh dot ti me te. Lerua kete ndeshje atyre qe kane tru, eksperience, mendim, moshe, etj. Ti thjesht ke opinion, asgje tjeter. Kaq.
Nga ju shoku E.H dhe vejusha e zeze populli don te mos jua shof bojen.Te pakten te mbydhni sqepin se na shpifet.
pergjigje e sakte mark uk
o mark berisha,po ti te shkruash gjuhen shqipe kush te mesoi,ne shkolle te kujt shkove,ti falesh teto nexhit qe te mesoi te shkrush dhe te lash dhembet e verdhe nga kallamboqi,se te ishte per ty ,ti edhe ushtar qete morri xhaxhi malok shkove dhe malok erdhe.num shahet gjysem shekulli histori sado e keqe te jete eshte vete shqiperia.ate mark uk,dont use it anymore se ofendon anglin qe i shkove me maune si mi dhe i ha qyl benefit.
Une ate Saliun une nuk e qasja tek dera. Por gjeti rastin te hyje nga dritarja. I lepihej Sokolit e gruas se tij. Por kaq…dhe mos u merrni me mua. Beni per Shqiperine aq sa beme ne. Jo me shume. Te pakten mos u hani me ne per shkollim, spitale, hidrocentrale, papunesia zero, bonifikim,…he te keqen teto Nexhi. Pastaj merr penen e shkruaj.
Ajo nje ka qene dhe nje eshte.
Po si t’u thuash lukunive me teta si Jozefina,Mesila,Majlinda, Princeshat e zonjat e para te deputeteve dhe ministrave te cilat harxhojne nga parat e popullit per tualetin e vegles seksuale sa harxhoi Teta Nexhi gjithe jeten e saj.
Bejne dasmat neper kala per te xhiruar filma me koktopat milet.
Mire mo zoteri. Ata mund e duhet te kene nje pakt per te mos e trazuar mutin me shkop. Po pse asnje prej jush, gazetare te medhenj, nuk ia drejtoi asnjehere kete pyetje? Nese vertete doni pergjigje, bejini pyetje te drejtperdrejta. Edhe nese ajo nuk pergjigjet, do te kuptoni shume, e do te kuptojne me shume shqiptaret. Sa per denimin e saj, eshte praktike e njohur te te denojne per vjedhje, qe te shpetosh nga akuza per vrasje.
Une dua llapen tende,,,e ben dot moj shoqe,?
Ajo ka vendin e saj ne histori dhe s’eshte si ju rrembythje qe s’dini c’shkruani.Urrejtja eshte nje gj dhe llogjika me te verteten ,eshte gje tjeter.
Kush s’e kupton keshtu eshte mangut nga trute.Une e urreje komunizmin po jo njeriun qe luftoi per clirimin e Shqiperise dhe per nje ideal se ashtu e ndjente dhe bene epoke.
LIMONI DUHET SHTRYDHUR DERI NE FUND
Edhe pse per shume syresh, perfshire autorin e kesaj esseje, kujtese gerricja e se kaluares ndaj protagonisteve te saj i duket bajate, edhe pse Qafoku medioker ka qene e do te vdese (profesionalisht), edhe kasaj radhe e shqiptarizuara nga Bitolje te Maqedonise tha diçka te re, foli per arin, per arin e anglezeve dhe ate “te grumbulluar”.
Nuk e gjeti Baholli, mbase e moren fshataret duke punuar tokat e pyjeve te Elbasanit, u shpreh ajo me buze renjen e pa evitueshme te te qenurit ne kete bote gati shekullore.
Ari, paraja, dollaret jane keto motivet qe e mbajne te gjalle, edhe pse ne rrjeshtimin e dhembeve te poshtem nje ushtar i mungonte, foli per nipa e mbesa, per sterniper e stermbesa, po nuk foli per Sokolin e aziluar prane bankave zvicerrane. Sikur shqiptaret kane qene edhe pse te pashkolluar (ata qe ajo njohu persepari) idiote e gelltites talljesh makabre.
Kjo monster tradhetie e beses lidhnore, u shpagua me kohe ndaj veseve te bashkendaresit te krevatit martesor. Bindjen e dyshuar me pare e forcojne keto dite edhe publikimi i ditareve kronologjike te Haxhiut te Krojeve enveroxhiane.
E atij qe si ne lufte dhe pas saj e zevendesoi tout-court, ne mungese Xhuglinen e Bitoljes maqedonase. “Me puthi Enveri..” shenon nje dite Xhiushi.
Edhe nje tjeter te re afroi Xhunglini-ja ne interviste, qe prinderit paskeshin rene ne lufte per çlirimin e Shqiperise. Ne nje liste te botuar ne forumet online, te partizaneve te rena ne luten NA-Çl jam ndeshur me emrin Nexhije Xhuglini, gjithnje kam menduar se ishte nje gabim, por pas intervistes kuptova qe behej fjale per te emen e saj.
Qafoku edhe pse u prezantua si ata kalamanet qe shkembejne pulla postare apo figurina, apo qafoke te tjere duhet ti shtrydhin deri ne bulzen e fundit keta limone te demoduar qe na grabiten lirine e djersen tone.
Per aq kohe sa vendi yne nuk ecen perpara dhe shteti nuk funksionon “Teto Nexhi” do te flas se i a kemi dhene vete te drejten.
MIrë do të ishte që të gjykojmë të tashmen dhe atë që duhet të bëjmë për nesër .
Nexhmija , 94 vjeç , dhe akoma ruan dhe shkruan kujtime . Në fund të fundit ajo shleu 11 vjet burg , dhe nuk është pak për një grua , qoftë edhe ajo si nr 2 i regjimit të shkuar ..
Shqipëria , simbas të gjithave gjasave , që jetojmë në këto 23 apo 24 vjetët e fundit , tregon se do të bëhet vetëm ather , kur të bëhen shqiptarët të vetëdijshëm , për atë që kanë kaluar , për çka kanë sot mundësi , dhe çfar mund dhe duhet të bëjnë nesër .
Por me këtë politikë , të urrejtjes , shpifjes , degradimit dhe përjashtimit të së kaluarës , ofendimit dhe çrregullimit të së tashmes , nuk kemi për ta bërë më një Shqipëri tonën , të të gjithëve , por do të jetë e kusarve , maskarenjve dhe jo patriotëve . !
Gazetar ta kane dhene pwrgjigjen njeher ata qe vune Saliun te emisioni i UDB te Fevzo neperka. K9MUNISTAT THA RAMIZI CA GJERA I MARIN ME VETE NE VARRE. KAQ DHE NUK FOLEN ME ATA. ATA MUND TE JENE KRIMINEL E CFARE TE DONI THONI PO NUK JANE E SERES SE MESILES DHE E FEVZOS,QE GJITHE JETEN E KAN PATE FLAMURIN ME GUZHUNJETA
Une u mesova te dua cilindo,qe nuk do Fariu e Fevzo Balliu,a keta balashrit pas tyre, si mark Ukrit e saliut,apo,sekretaret, me dhe pa koke te lare!.. Zoti i madh, di c’ben. Ai krijon shemtira si keta me larte,por dhe bukurosher, si Enveri dhe Nexhmia,(Thjeshte, nje cift pellumbash),Per kafaz te tij… Plasni ju o bicimer,
Zonja Bardhe e ka mendjen qiqer ! Nje bravo kozmike ! Do zoti t’i afrohemi moshes se kesaj
zonje fisnike ! Kaq kisha … !
Dy te verteta kam degjuar nga kjo grua keto 24 vjet.1-Ismail Kadare do te arrestohej vetem po te arrestohej Enveri! 2- Une ate Saliun nuk e qasja tek dera,por hyri nga dritarja.I lepihej Sokolit dhe gruas se tij.Po e marr te mire qene komentuesen -teto Nexhi .