Rikthimi i lobit proserb që mendohej se u shua në qershor ’99 (dhe një “sekret publik” në Kosovë)

redaktor

Vijon nga numri i kaluar

Po bëhen disa muaj që në Kosovë ka një qeveri koalicioni të gjerë, mes dy partive kryesore, të cilat para zgjedhjeve të qershorit të vitit të shkuar ishin të gatshme t’i “nxirrnin sytë” njëra-tjetrës, ndërsa tani kanë marrë përsipër bashkarisht përgjegjësinë për të bërë shtetin e ri dhe modern.

Detyrë paksa e vështirë për një strukturë që ende nuk e di se cili është qëllimi i saj, e po ashtu e rrethuar nga një lob i fuqishëm proserb, që mendohej se ishte shuar që në qershorin e vitit 1999.

Tashmë për askënd nuk është e panjohur se ky fijëzim gjysmë legal dhe gjysmë mafioz është i shtrirë jo vetëm në perandorinë financiare që vetë ata kanë ndërtuar përmes lidhjeve me emra të njohur të botës së biznesit, por edhe në politikën e përditshme ata janë bërë më se të pranishëm.

Është interesant se, deri para pak kohësh, të gjitha proceset hetimore ndaj ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i drejtonte një njeri, emri i të cilit ishte për shumë kohë sinonim i strukturave të shërbimit të fshehtë serb në Kosovë, Fadil Sulejviqi.

Njeriu i cili haptas, në mes të ditës, kishte rrëmbyer e zhdukur më pas njërin nga figurat kryesore të lëvizjes çlirimtare në Kosovë, mjekun Hafir Shala. Më pas, përmes duarve të tij do të hetoheshin ngjarje të rëndësishme, për të cilat ai kishte thirrur në ndihmë “shokët” e vjetër të profesionit dhe është fakt se jo në vetëm një rast, por në disa prej tyre, më i njohuri prej të cilave është proçesi “Kiçina”, me prova të sajuara janë dhënë dënime të ashpra, të cilat rrokin disa qindra vite së bashku.

Ashtu si në raste të tjera, edhe pas viteve hetime intensive nën një burgim të rreptë, të arrestuarit kanë dalë të pafajshëm, por askush nuk e mori përgjegjësinë për vitet e humbura.

Në të vërtetë, infiltrimi i Sulejviqit, deri para pak kohësh në strukturat e larta të UNMIK-ut, është vetëm njëra nga alibitë e përdorura nga mediat vendase, por edhe nga investigimet e bëra nga institute të ndryshme studimore që merren me gjendjen në Kosovë. E vërteta është më e hidhur se kaq, është në kapërcyellin e gjërave dhe, nëse do të ecet me këtë ritëm, mund të vijë një ditë fatale kur shteti serb nuk do të ketë më nevojë të rikthehet përmes armëve, sepse është rikthyer përmes perandorisë financiare që po krijon dhe përmes lobit të tij të pranishëm deri në strukturat qeveritare.

Lista Serbe, e cila bën bojkotin e saj të radhës, e di krejt mirë se edhe pa qenë ajo në qeveri, do të ketë të tjerë që do e bëjnë punën e saj. Disa nga figurat e tashme politike, të ardhura nga bota e biznesit, do të jenë më të devotshëm se sa vetë Lista Serbe, për të pasur një ndërsjellje të fshehtë, përmes të cilës, edhe në të ardhmen, do të kalojnë mallrat e tyre. Ndoshta nuk ishte menduar kurrë, por Serbia është sot partneri kryesor financiar i Kosovës, dhe nesër, me këtë heshtje politike dhe vërshim të lobit serb, mund të jetë edhe partneri i saj strategjik. Jo më kot, pikërisht tani Serbia kërkon me forcë të pazakontë të gllabërojë Trepçën, që në të vërtetë qeveritarët e lanë pas dore, megjithëse ajo është floriri i Kosovës.

Në të gjithë këtë amulli, kur ende gjërat nuk janë në vendin e tyre dhe kur njerëzit e politikës befas po “zgjohen” të pasur deri në marrëzi, në Kosovë dy gjëra kanë tërhequr vëmendjen, të cilat, edhe pse nuk do të duhej ta pranonim si të tillë, përsëri kanë një anë të lidhjes së tyre me atë që ndodh nga prania e lobit serb në Prishtinë. E përsëris, nga njëra anë, sepse nga ana tjetër jemi vetë ne, shqiptarët, që ja bëjmë hyzmetin këtyre ngjarjeve.

Tashmë është sekret publik që nga Kosova mjaft të rinj po largohen drejt një rrjeti radikal islamik, për të përfunduar si pjesë e forcës së ISIS. Provat e bëra për të bllokuar lëvizjen nëpër aeroporte ishin të mjerueshme, por edhe shumë diletanteske. Më shumë se gjithçka tjetër ato ishin prova të qeverisjes, për t’i dhënë një “freskim” rolit të saj dhe për t’i dërguar një mesazh faktorit ndërkombëtar se po merremi me këtë çështje. Në shumë nga xhamitë e Kosovës predikohet hapur pro lëvizjes vehabiste dhe kjo është një gjë që dihet, ashtu si dihen edhe imamët që janë bartës të kësaj lëvizjeje radikale. Nuk është vetëm një emër, si ai i Shefqet Krasniqit, i cili është hapur i afishuar si i tillë; por pas xhybes së tij qëndrojnë mjaft të tjerë, të cilët, pak e nga pak, tinëzisht, përmes fjalës dhe mjeteve të tjera, i bindin të rinjtë të marrin rrugët e luftës. Shpërblimi është 30 mijë euro dhe varfëria nga njëra anë, tundimi fetar përmes trullosjes nga ana tjetër, varfëron Kosovën nga djemtë e saj dhe e vendos atë në listën e vendeve me një lëvizje radikale islame të theksuar.

Të gjithë e dinë këtë dhe të gjithë heshtin. Ndërsa bëjnë sikur alarmohen për largimin e banorëve të saj drejt Perëndimit, (dhe është të vësh kujën ajo që po ndodh), qeveritarët e të dy palëve në pushtet, pak i ha meraku për lëvizjen e të rinjve drejt botës radikale islame.

Kur citova se ne jemi vetëm njëra anë e fajit, është e ditur se ana tjetër është jashtë nesh, por e lënë lirisht të veprojë kundër nesh, shqiptarëve. Faqet më radikale islame në internet apo mjetet e tjera janë të krijuara nga lobime serbe jashtë Kosovës, por që kanë edhe mbështetjen e heshtur ose bashkëpunimin e njerëzve të tyre në Kosovë. Në media janë dhënë emrat e serbëve të implikuar në këtë aferë, sa politike aq edhe radikale, dhe gjithçka është mbyllur këtu, nën këtë qerthull. Në pak kohë, të nxitur dhe me dosje të krijuara nga shërbimi sekret serb, janë botuar disa libra në botën perëndimore, që, si është e kuptueshme, janë krejtësisht të kundërta me të vërtetën e krimit të ndodhur në Kosovë, por shumë nga bartësit e kësaj lufte janë të interesuar nëse në të gjitha këto është apo emri i tyre. Dhe thelbi i këtyre librave, dhe i paraqitjes online është vetëm një: Bota ka ndihmuar një forcë radikale islamike, me theks vehabist dhe ka ndëshkuar të krishterët “e mirë” serbë.

E gjitha kjo ka sjellë një gjendje të re, e cila, pas pak muajve mund të bëhet edhe më e rëndë: Krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës në Kosovë. Tani, kur gjithçka po vendoset, të gjithë protestojnë, janë kundër, bëjnë sikur do të jenë në një mendje, por përsëri tundimi për të qenë jashtë “Listës” është më i ndjeshëm se sa zbulimi i së vërtetës.

Dhe kur e gjitha kjo, herë merr vrull dhe herë zbehet, për fat të keq, në Kosovë përsëritet një aferë, e cila, edhe pse mund të jetë ndryshe, ngjan si dy pika uji me atë që në Shqipëri njihet si çështja “Doshi”. Por nëse në rastin e Tiranës ujërat kanë rrjedhur nga lart poshtë; pra nga Kuvendi drejt një deputeti; në rastin e Prishtinës ujërat janë ngritur nga poshtë lart; kur një figurë e njohur politike si pjesë e lëvizjes çlirimtare dhe autor i disa librave të vyer, akuzohet se ka dashur të vrasë nënkryetarin e parlamentit të Kosovës.

Nga të gjitha ato që kisha menduar se mund të ndodhte me shokët që prej më shumë se 30 viteve kanë qenë pjesë e një organizate ilegale çlirimtare, kjo ishte më e pabesuara. Për fat unë i njoh nga afër të dy, qoftë Xhavit Halitin, nënkryetarin e parlamentit të Kosovës, qoftë Ibrahim Kelmendin, i cili akuzohet se disa vite më parë paska menduar të bëjë një atentat ndaj Halitit dhe për këtë paska qenë i gatshëm të paguajë 250 mijë euro. Ajo që më trishtoi më shumë në gjithë këtë histori është në faktin se dy njerëz, të cilët në të vërtetë para 16 viteve kanë pasur debate me njëri-tjetrin, gjithnjë në strukturat ku kanë qenë pjesë të rëndësishme, asnjëherë nuk kanë qenë të armiqësuar me njëri-tjetrin. Dallime mes njerëzve ka përherë, sidomos në një kohë lufte, kur gjërat ishin të vrullshme dhe konceptet të ndryshme. Jam i bindur se pas gjithë kësaj nuk qëndron vetëm rrëfimi i një njeriu që mendimin e tij e ka veshur me psikopati, por edhe të tjerë të cilët duan të ketë një përplasje të re, pasi, të dy të cituarit tashmë nuk përfaqësojnë më vetëm veten e tyre.

Psikoza “Doshi” , si e kanë quajtur në media, e shfaqur në Kosovë, megjithëse e filluar që në vitin 2013 dhe e ditur që nga kjo datë, nuk gjeti kohën e duhur për të qenë e pranishme në jetën politike të Kosovës. Ajo mund të zgjidhej edhe përmes një takimi mes shokëve të vjetër, kur për më tepër, nga të dhënat e afruara, në dëshminë e një maniaku ka aq shumë sajesa saqë kushdo nga ata që kanë qenë pjesë e lëvizjes çlirimtare, e ka të qartë se diçka tjetër fshihet pas saj. E për më tepër, dy figura që kanë qenë në strukturat e larta drejtuese të saj.

Edhe pa këtë “aferë”, gjërat atje janë në shumicën e tyre të mjegulluara dhe të rrethuara nga një enigmë që mund të bëhet gjithnjë e më e madhe.

Dëshmia se shërbimi sekret serb i ka njerëzit e tij në të gjitha forcat politike që janë aktualisht në Kosovë, duhet të jetë hapi i parë drejt katarsisit politik që duhet bërë, sidomos në ato njësi politike që kanë rrjedhën e tyre nga lëvizja çlirimtare, dhe këto, duam apo nuk duam, janë shumica e partive politike në Kosovë.

Çfarë po ndodh në Kosovë? Atje nuk ka një lëvizje tritoliane të ofruar nga opozita si shfaqje e pasigurisë; dhe nuk ka as duartrokitje sa herë që shpërthen një sajesë e tritolit e vendosur në afërsi të shkollave.

Por atje gjithçka është në një lëvizje, e cila herë pas here kthehet fuqishëm pas dhe është koha e duhur për të lëvizur në drejtimin e duhur.

Share This Article
20 Comments
    • Vertet,.. te mjeret? Cfar jemi ne, komb qaraman? Kush e ben kombein? – ti dhe une. A je ti qaraman? Une jo. Shume te tjere nuk jane. Por te gjite jemi fajtore qe nuk lexojme dhe edukohemi sa duhet. Fol per vehten tende, sa e ndien ti veten Shqiptar dhe sa te zgjuar? Midis perpjekjeve per te ndrequr shtepine tende, dhe brrockullave te nje imami shpirtzi qe te jep nje grusht pare te lesh kockat per Arabi, cfar do te zgjedhesh? Cfar do te zgjedhin te rinjte kokegdhe apo brezi i kafeneve te Kosoves e Shqiperise? Politikanet jane te korruptuar nga natyra – nuk mund te jene ndryshe. Ata jane ne pritjeve te gabimeve tone. Sa me te pashkolluar e trushkulur te jemi ne, aq me mire per ta. Dhe jo vetem ne Kosove e Shqiperi por ne mbare boten. Ndryshimi eshte eshte se jo te gjithe popujt jane qaramane. C’eshte me e rendesishmja jane punetore dhe nuk presin nga qielli

      • Jom dakort me komentin tuaj.
        Nje shqeri injorante prodhon politikan kriminela

  • jam shum i shqetsuar me keto qe po ndodhin ne Shqiptari si ne Kosov Maqedoni mal te zi me Shqiparet ne serbi dhe vet Memen SHQIPERI.Ne vend qe te punojm e te ndertojm Shtetin ton e te shkojm kah bashkimi na dalin lloj lloj matrapazesh qe veten e quajn politikan e slejn gje pa dezinformuar e perqar vetem per interesa vetjake .Mjer KOMBI YN kend e kem pari mjer POPULLI i jon .Si sdul ni Avni Rrustem e mi zhduk ket far te keqe qe na mbyten e sna len me hec per para.

  • Nje sherbim serb i centralizuar vepron ne gjith hapsiren ku banojn Shqiptaret.Pse nuk e ka kombi yne te pakten nje sherbim per mbrojtjen gjithshqiptare , qe do ishte i centralizuar e efikas. Argumentet per ta arsyetu kete jan sekrete publike e mbasi dihet qe serbet nuk ju mjaftojn vetem informacionet por drejtojn veprime konkrete ne deme te kombit , e jan terresisht armiqesore .

  • OR ZOTNI KOSOVAR NUK MJAFTOJ E MIJRA T VRARE QE SU DIHEN VARRET QINDRA VAJZA DHE GRA TE PERDHUNUARA NGA SERBET DHE JU PO I THONI TANI HAJDE NA E HYP DDHE NJEHERE TJETET.HASMI NUK BAHET KURR MIK SHPIE.N.Q.SE KA KOMB ME TE NDYRE NE BOTE ESHTE SERBI DHE ASKUSH TJETER

  • As qe e besoj qe idene e bedri islamit ta bejme te konkretizuar,kur ky ka ne koke islamin e serbet e shqiptaret puro krishterimin!
    Kto jan teza boshe e pseudopatriotizmit fallco te islamikve kosovare apo edhe atyre myslimane te shqiprise!
    Serbia lufton per krishterimin e kulturen europjane ku kerkon edhe ajo te antarsohet!
    Te rroje miqesia mes krishterimit shqiptar e atij serb e italian e grek!

  • Z.Islami nuk tha asgje te re. Keto i din secili shqiptar. Serbi ka bashkepunetor (nga te djathtet dhe te majtet) tani dhe ka pasur edhe me heret.

    • Sipas jush, meqenëse gjërat dihen, s’duhet me fol?
      S’duhet me shkrujt artikuj?
      S’duhet me e rikujtu njerëzinë, që po bien viktima të metodave keqdashëse e të njerëzve qe kanë shit veten për 2 lek?

        • Atë presim të gjithë; Të veprohet! Informim->Sensibilizim->Presion ligjvënësve->Veprim. Kjo është formula e funksionimit në një demokraci. Bedri Islami ka në dorë penën dhe jo ligjin. Ai e kreu detyrën e tij. Të informoi dhe të sensibilizoi. Ti, unë dhe çdokush tjetër na përket të vazhdojmë me pjesën tjetër.
          Nqse juve “ore zotëri” nuk ju pëlqen kjo formë funksionimi, atëhere bujrum jepe mendimin sesi veprohet ndryshe. Interneti ta ka dhënë mundësinë me u shpreh lirshëm.

  • Bedri pas veprimtarise antishqiptare serbe dhe greke , qendron SHBA , Rusi dhe Turqi dhe Arabia Saudite ! Jane ne balle te komplotit edhe Vatikani , Patriarkana dhe qarqet islamike ! Komploti kunder shqiptareve , eshte shume I madh !

    Antishqiptaret vendas jane thjeshte disa vemje qe jane vene ne sherbim te tyre ! I perdorin si vegla kanibaliste , qe te hane njerezit e vet dhe pastaj per kete ndyresi iu japin edhe tituj , si “burra shteti” , apo “yje ne ngjitje” ne qiellin e zi te Shqiperise !

  • Perse nuk eshte me i qarte z. Bedri per spiunin Fadilj Suljeviq? Si eshte e mundur qe ky spiun ( me prejardhje nga rrethina e Medvegjes – Serbi) i cili punoi ne policine serbe te inkuadrohet ne UCK ??? Perse UCK-ja e pranoi kete spiun ne radhet e veta???

  • Si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, dihet se kush Ben lojen ne dobi te shovinisteve serbe. Atehere, perse tolerohet ndaj tyre si edhe behet kompromis me Ta, per plotesim interesash pushteti dhe paraje?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *