Jam i bindur se shumë vetë nuk do të jenë në një mendje me shkrimin tim. Nuk do të jenë në një mendje jo vetëm ata që kanë qenë gjithnjë kundër idesë që do të shtroj më poshtë, por edhe disa nga miqtë e mi, të njohur e të panjohur, të cilët, jo rastësisht, kanë filluar të bjerrin nga besimi që kishin.
Pyetja ime, ose më saktë trazimi im, është krejt i thjeshtë: Të kemi një kryeministër të nënshtruar ndaj medias, servil dhe pa kurriz, apo një shef qeverie që ka të drejtën të kritikojë median, si ka ajo ndaj tij?
Në jetën e tij të deritashme si kryeministër, Edi Rama, dy herë ka pasur tërheqje publike, megjithëse, jam i bindur, të dyja herët ka menduar dhe ka qenë i bindur se ka pasur të drejtë. Është tërhequr nga çështja e nxehtë e armëve kimike siriane, përmes së cilave mendoi se do të gjente më shpejt rrugën drejt anëtarësimit në strukturat më të larta europiane e më tej; dhe ka ndjerë dhimbje në tërheqjen e tij, çka e solli përmes një fjale të menduar mirë. Është tërhequr edhe tani nga ligji i shpifjeve, mgjithëse përsëri në vetdijën e tij është i bindur se askush nuk duhet të godasë jetën e tjetrit apo institucionet e larta pa qenë i binur se fakti është i vërtetë dhe lehtësisht i provuar. Nuk besoj se do të ketë ndonjë shef tjetër qeverie që është goditur më shumë, pa të drejtë, në të gjithë jetën e tij; që nga ajo thellësisht private, me shpifje nga më monstruozet, jo rrallë deri në brezat e shkuar para tij, e deri tek jeta e përditshme.
Opozita e sotme, edhe kur ishte në qeverisjen e vendit, më shumë se me askënd tjetër është marrë pikërisht me Edi Ramën, të cilin edhe e ka gjakosur rëndë përmes huliganëve shikas, ka ngritur në mëngjez akuza ndaj tij të cilat i ka besuar po vetë në mbrëmje dhe i përsërit sot e gjithë ditën; një lukuni e tërë mediale ka qenë ashpërsisht kundër tij dhe kjo ka patur një shkak, që dua të besoj se do të mbetet. Berisha dhe të vetët nuk kanë parë tek ai një njeri si vetja, të kompromiseve të mëdha nëndorë, të lojës së rëndë politike, si të shaj e të shaloj sa të jemi në fushatë e njerëzit do e besojnë, e pastaj, sa të mbarojë fushata jemi përsëri bashkë, si ndodhi me deklaratën skandaloze të Berishës ndaj Fatos Nanos, kur me cinizëm të pashoq deklaroi se budallenjtë i kishin besuar shpifjet e tij, sepse ajo ishte vetëm për fushatë.
Pra, si të duash ta marrësh, Edi Rama ka qenë jo rrallë herë viktimë e shpifjes dhe, po ashtu, ka qenë në shenjestrën e një klani mediatik, ashpërsisht kundër tij dhe të mbuluar fuqishëm nga perandoria financiare qeveritare.
Edhe DITA ka qenë e shpesh është edhe tani kritike ndaj qeverisjes së tashme, ndaj vetë Edi Ramës e ministrave të tij, edhe unë, si pjesë e stafit të saj, jam po ashtu kritik. Po nuk e kemi denigruar figurën e tij, çka është krejt ndryshe nga shpifja. Nuk jemi gëzuar për dështimet që mund të ketë, sepse DITA nuk është pjesë e pushtetit dhe as nuk synon të jetë aty.
Por, le të kthehem tek ideja që hodha në kryeherën e këtij shënimi: pse duhet të themi falë zotit që nuk kemi një kryeministër servil ndaj medias?
Që Edi Rama ka qenë vetë një analist i dorës së parë, kjo nuk do kujtesë të fortë. Kjo është një gjë që dihet. Që Edi Rama është po ashtu, jo pak herë, i ashpër, deri në moskokëçarje ndaj medias edhe kjo është e ditur. Një deklaratë e tij se “nuk e ndjek shtypin”, nëse është vërtet prej tij, është e hidhur dhe mund të them, jo e denjë për një shef qeverie, i cili, nga media mund të mësojë më shumë se sa nga dhjetra raporte qeveritare. Të gjitha këto, së bashku me një dithiramb të gjatë të fjalës së tij, duke e kthyer shpesh herë dialogun në monolog lodhës, nuk i bëjnë nder atij, dhe as staturës së tij kryeministrore.
Media është krahu i djathtë i çdo qeverie. Ronald Regan, prseidenti i ashpër amerikan, para çdo udhëtimi kishte tri pyetje standarde; “Ku do të flemë, kush merret me sigurimin tim dhe, a është e njoftuar shtypi”. Sepse mund të thuash mrekullira, por nëse ajo mbetet në hapësirën e një dhome, kjo është vetëm zhurmë kuzhine. Është koha që koka e Edi Ramës të kthehet më tej drejt mediave, jo vetëm si shef qeverie, por edhe si qytetari më i rëndësishëm i këtij vendi.
Por, unë vazhdoj të mendoj se ndoshta është më mirë që të durohet kapadaillëku i një shefi qeverie se sa servilizmi i tij ndaj mediave dhe nënshtrimi i plotë ndaj shantazhit mediatik.
Media, në fakt, në Shqipëri, nuk është një kënetë, por gjole kënetore ka me bollëk. Nëse shefi i qeverisë u nënshtrohet atyre atëherë shumica e mediave synon drejt këtij moçali. Shembuj ka sa të duash, jo vetëm në tetë vitet e qeverisjes shqupase, por edhe në qeverisjet e mëhershme të socialistëve. Jo pak herë pronarë të fuqishëm medialë kanë qenë zotrit e botës mediatike dhe jo vetëm të saj.
Nuk do të doja kurrë që të kemi një shef qeveritar, i cili, zyrën e tij e bën han për manjatët mediatikë dhe të varet prej tyre. “Laguna blu” është një shenjë jo serioze e pavarësisë qeveritare, por ajo që është më lehtësisht e dukshme është në faktin se shefi i qeverisë, duke u hakërruar, nuk është si paraardhësi i tij, me sqetullat e mbushur gjithëfarësoj. Por, nëse lagunizimi blu do të bëhet pjesë e jetës qeveritare, atëherë besimi do të jetë aq shumë i tkurrur, sa që nuk do të mbesë asgjë prej tij.
Qëndrimi pasiv, të paktën në dukje, i Edi Ramës ndaj mediave, sëmbon të gjithë që janë në këtë strukturë. E natyrshme, ashtu si edhe qëndrimi pa ekuivok dhe pas asnjë përgjegjësi e medias sëmbon ata që sulmohen.
Por unë i kthehem edhe një herë pyetjes sime të parë: çfarë është më mirë: Të kemi një shef qeverie që të përkëdhel kurrizin, të bën pjesë të botës së fuqishme financiare, servil dhe i padinjitetshëm, apo një shef qeverie që ka edhe ai të drejtën të reagojë ndaj medias në përgjithësi?
Unë jam për të dytën, sa kohë që nuk kemi një rrugë të mesme.
Më duhet të shtoj dy gjëra, njërën si pjesë e stafit të DITA-s , e tjetrën për veten time.
DITA nuk ka asnjë kontratë me qeverinë, si janë bërë mjaft të tilla deri më tani; pra, më jep, të të jap. DITA, për ardhjen në pushtet të socialistëve, ka bërë më shumë se sa edhe vetë shumë prej drejtuesve të saj. Nëse ia dinë për të mirë, punë e tyre; në se e kanë harruar, po ashtu punë e tyre. Autori i këtij shënimi, asnjëherë, në mënyrë absolute, nuk ka pasur një qindarkë apo një cend përfitim nga stafi qeveritar, në Shqipëri e në Kosovë, e fatbardhësisht, nuk varet prej tyre. Autori, në këtë rast unë, thashë mendimin tim, që mund të jetë i ndryshëm edhe me pjesë të tjera të stafit të gazetës, por, prandaj është e bukur kjo gazetë, sepse i bën vend bindjeve, edhe kur ato janë të ndryshme, brenda të njëjtit grup.

o aqif qe na shkruan ketu ky gomari qe kemi kryeminister u terhoq per ligjin qe te denonte gazetaret per arsyhe se nuk kisht nr ne parlament jo se u trehoqe gomari qe esht kryeminister se u be pishman prandaj mos ja keput si kau peles o bedri i slami
Media tek ne NUK ESHTE PUSHTET I KATERT,por …PUSHT i katert!
Media ne Shqiperi i ka sherbyer me shume SUNDIMTAREVE duke u bere pale me KRIMIN SHTETEROR!!!
bEDRI SHQIPOT JAN POPULLI MA I MBRAPSHTE NE RROZULLIN TOKSOR!!
Tani,po hyj ne temen qe ti e ke shtruar.Po,ju them se kur e bere,pksh,ne nendorin e 1941,dhe pastaj shqipot u treguan ma katolik se papa,donin te thonin se jan ma marksist se marksi,donin te thonin jan ma komunist se komunistet e rusis dhe te botes,pra tani po jetemundohen te behen dhe thon se jan ma demokrat se demokratet e gjermanis,frances,suedis,danimarkes e me rradhe!!Shqipot tani ne emer te demokracis po mundohen sejcila forc politike me i than se ne jemi ma demokrat se ju,pra te sales po cirren per demokraci,dhe kunder mendimit te rames per shpifjen,pra kta demokratuc duan shpifjen me e fut nen siglen e demokracis,dhe ata qe po shpifin nate e dite pra qe nga basha,sali serbi,ristani,paloqja,dhe muli e tjer,te mos denohen per shpifje.Per kta demokratuca te mutit nuk qenka shpifja e denushme,por pse e denuan ballen gjykatat e sali serbit,a nuk i denuan per shpifjet ndaj zenit e gites se sali serbit?Pra kur jan kta serbet ne pushtet atehere vlen denimi per shpifje,kur jan ne opozit dhe shpifin dite e nate,atehere kerkoin te mos jete e denushme penalishte,shiqo ti kta qerratat e sali serbit sa te mencur jan?!!PO,fajin e kan vet politikanet shqiptare dhe populli shqiptare,ngase presin se cfar doju thot amerika dhe evropa.Kurse per shpifje te denoin edhe ne evrop edhe ne amerik pra nese shpiv hapur ne gazet edhe gazeta denihet,nese shpif me goj po ashtu denohesh,ne demokraturat e dynjas e jo vetem ne komunizem ore bedri gjali.
Respekte Bedri! Por media, drejtesia dhe politika shqiptare duhen te pastrohen! Dhe nuk mjafton vetem uji i Drinit dhe i Bunes apo Vjoses! Duhen eskavatore e fadroma! Berishizmi eshte ulur kembe kryq ne Shqiperi dhe ben ligjin! Ne media, vegjetojne mercenare perverse qe vetem ju bejne jehone atyre shpifjeve te kriminelit Berisha! Ka deputete te PD qe flasin c’fare shpif Berisha! Drejtesia, qe vetem drejtesi nuk eshte eshte e politizuar gjer ne krim! Pra c’duhet bre?! Per mua ti futin ne nje anije dhe ti leshojne ne det te hapur dhe le te shpetojne! Ketu behet fjale per shpifje me qellim disinformimin e publikut, baltosjes te c’do njeriu qe nuk mendon si Berisha! Tani eshte e qarte se kush eshte armiku me i madh !
Bedri Islami,
Nuk ta di moshen por nje kritik i madh ka thene qe nje njeri i ‘letrave’ kulmin e krijimtarise e arrin para moshes 70 vjeç e ketu nuk eshte fjala vetem per ty.Ky shkrim tregon me se miri kete.Ti flet apo ben hartime sikur ketu te kish demoKroaci e jo Mul Sali,Sikur te kish medja e jo Biberaj Fevzi sikur te kish qeverri e jo nje piktor te deshtuar fatzi.
TI A E DI QE KY POPULL GJYSMA ESHTE ARRATISUR E 90 PERQIND E FEMIJEVE E FEMRES SHQIPETARE JANE TE PA NGRENE TE PA PUNE TE NGUJUAR,PERDHUNUAR,PROSTITUTA,LYPSARE,NEPER BOTE….!
Per ke liri shtypi flet ti o ‘shqipetar’ kur ketu mender ‘informacioni’ eshte me i inkriminuar se ‘politika’ se i ka bere reklame krimit e korrupsionit,shperberjes e gjenocidit mesjetar salisajano-ilirjano-nanoisto -Per ke Edvin flet ti si ‘publiçist’ per njeriun e ‘zi’ te RDse se ZEZE te SALIUT te ZI ne vitet ’90!?PLEQERI TE MBARE!
EDI RAMA NUK DON TI DALI BOJA TE KORRUPTUARVE ..SE SHUMICA JEN MIQTE E TIJE NE QEVERI ..DHE TANI DON TI NDALI ME PRESIONE ..ME BURGJE …. NE VEND TE BEJE DETYREN ..TE KONTROLLOJE KORRUPSIONIN … JA VEN FAJIN GAZETAREVE….. EDI ESHTE KALAMA ..
I nderuar z. Islami!
Që në hyrje pohoni se do të jenë të shumtë ata që nuk do të jenë në një mëndje me ju.Një nga ata jam edhe unë.Pohimi juaj më lë të kuptojë se edhe ju nuk jeni i bindur për ato që thoni ose të paktën jeni konfuz.Nuk mund të jem aspak dakort ty që ne si qytetar na duhet të zgjedhim o një k.ministër servil ndaj mediave e pa shtyllë kurrizore ose një shef qeverie që të kritikojë median.Përse të mos kemi një k.ministër aspak servil me mediat,korrekt me to e kritik kur është nevoja?Sa për kompromise mua të paktën nuk ma mbush dot mëndjen se k.ministri ynë nuk na pranoka kompromise.A nuk ishte ky zotëri ai që kokë më kokë me kryekusarin tjetër s. berisha ranë dakort të masakrojnë kushtetutin për interesa të tyre personale,bile me sa mbaj mënd ishte rama inisiator për këtë kompromis që i jepte dorë të diktonte në parti? Më vjen keq që siç duket jeni një nga ata që ende ushqeni iluzione ndaj këtij sharlatani që nuk ka aspak vullnet për të rregulluar gjëndjen në atë vënd se po të kishte dëshirë,po të ishte i pastër moralisht(të mos kish vjedhur e abuzuar) atë se pengonte asgjë për ti bërë punët ashtu si duhet duke filluar nga drejtësia.Përndryshe një njeri i pastër,i sinqert kur ta shihte se nuk mund të realizojë premtimet e bëra del përpara zgjedhëzve e popullit,jep dorëheqje duke spjeguar arësyet pse e bën atë.E keqja është se ka shumë shqiptarë që e besojnë,ka shumë shiptarë që nuk arrijnë të kuptojnë se një kastë pasanikësh nuk mund të sjell në krye të qeverisë një person që nesër do shkojë kundër interesave të tyre,ka shumë shqiptarë që ende jetojnë me mendësitë e kohës së hoxhës e që i konsiderojnë karagjozët e radhës si mbrojtës të ineresave të tyre.
ab-së po i shtoj edhe nje ‘ok’ nga mbrapa.
Mendimi me i sakte, jam e do te jem per te dyten sa kohe qe media tek ne nuk eshte medie serioze, media jone, e shkruar dhe vizive, sic kam dhene mendim edhe diten e djeshme, eshte e kenaqur kur ne vend ka probleme, te qena e te pa qena, kur ka me shume anarki, atehere keta “mediatiket” tone e ndjejne vehten fare komod, dhe nese perballe do te kishin nje “politikan” te variantit te pare, kurriz perkulur, (qe ne Shqiperi jane mbi 90% e tyre) do ta benin fertele, do t’a kishin marfre erzin dhe do ta ndjenin vehten teper te “shqetesuar”, per ato qe po mbrockullis “politikani” perballe. Prandaj duhen politikane te varjantit te dyte.
Z.Bedri ju lumt.Jemi per te dyten.Rama beri gabim qe u terhoq nga versioni pare.Ligji duhet te jet mesepari per medjan,pasi kur del SALIU dhe horrat e tij ne bodjum e gjithandej,MEDJAT u turren nga pas si SERVILA te tmerrshem.Dhe ta dij edhe me idjoti:Nese nuk do filmohej seanca e kuvendit asnje idjot i PD nuk do fliste ne ate menyre,si QEN STANI.Rama i ka duruar shume shpifjet Saliste duke e çorjentuar jo vetem ate por dhe PS ne teresi,duke degjuar dhe denglat e tij:”…PS nuk eshte per punesim te njerzeve..,por ejani te ne…” Kjo eshte nje tallja bajate e nje adoleshenti ne parti,ku LSI po i ze qoshet e ngrota te punesimit.Saliu dhe Medjat pro tij le te bertasin,ligji duhet miratuar duke futur ne burg te gjith shpifsit qe e kan kthyer kete vend ne GRENXA ne helmim te opinionit.Ketu kane pergjegjesi dhe nd/kombetaret qe u hodhen ne krah te Saliut menjeher..dhe Rama u terhoq.Terheqja e tij tregon kulture.Ai nuk eshte Saliu,i cili sulmon perpara me te gjitha armet,vetem BOMBA ATOMIKE i ka ngelur pa e perdorur.ISIS e kemi ketu.Ai eshte SB.Ai ka vrar me shume se ISIS ne FRANCE…!
Problematika e “licensimit” apo jo e te drejtes se kryeminisrit per te kritikuar mediat, ne momente kaq kritike per qeverine, jane tema te rangut dytesor. Keshtu qe per trajtimin e tyre s’eshte nevoja te behen filozofira te teperta.
Autori, jo pa qellim, ka permendur vetem dy nga aventurat vetjake te shefit te kabinetit. Ka permendur vetem ate te deshtimit total te angazhimit te tij personal per asgjesimin ne vend te armeve kimike, si dhe kete te fundit, pra sprapsjen po aq te turpshme me tentativen per te ligjeruar denimin e shpifjes. Tentative kjo, qe ne rast se do te ishte serioze dhe e miremenduar, duhej te shoqerohej normalisht dhe me nje kerkese per miratimin e nje ligji, i cili do te mundesonte ndeshkimin e parlamentareve, te veshur keta qofte dhe me imunitet, per fyerjet, denigrimet dhe rahjet ne sy te botes.
Shefit te qeverise autori mund t’i beje mjaft temená neper shkrimet e tij, por terheqja e tij nga ideja per te ndeshkuar shpifjen, ishte i paraprogramuar. Pse? Sepse te tilla kane rezultuar dhe do te rezultojne te gjitha gafat e bera prej aventuriereve megallomane te politikes. Dhe gafat e Edvinit nuk eshte se kane qene vetem “nja dy”, ashtu si eshte munduar te na binde Bedriu. Gafa e pare me e madhja e tij filloi qysh me 1 prill 2013 qe pa marre mire pushtetin. Dhe te tilla gafa pasuan dhe po pasojne edhe sot e kesaj dite. Shumekush prej nesh ka te ngulitura thelle ne koke dhe mjaft deshtime te tjera, disa prej tyre ndoshta akoma dhe me te turpshme se ato te lartpermendurat.
Ajo cfare une shoh pozitive ne shkrimin e tij eshte, se te pakten e ka kuptuar dhe e pranon dhe vete, qe shume prej lexuesit nuk mund te bien dakort me thelbin e atyre qe shkruan.
E si mund te biesh dakort pshm. me pretendiomin se mediat jane krahu i djathte i qeverise? dhe si krahasim te marresh nga njera ane nje vend me demokraci te konsoliduar dhe nga ana tjeter nje vend qe s’e ka provuar kurre shijen e saj? Mediat jane te shumellojshme – i nderuar z.Bedri. Dhe ato nuk i perkasin vetem qeverise, ashtu sic mund te pretendoje dikush qe e ka fokusuar kendveshtrimin e tij vetem tek simotrat e “Zerave te Partive.”
Ajo cfare une shoh pozitive ne reagimet e komentuesvre tashme te stazhionuar dhe me bagazh eshte shoqeria shqiptare ajo qe ka filluar te ndergjegjesohet dhe mos te bjere pré e manipulimeve mediatike.
Nuk e lexoj dot deri nje fund kete artikull se me mbushen syte me lot.Sa ka vuajtur edvini nuk ka vuajtur Jessus krishti.
I lutem redaksise qe te ma coje me mell Cdo dite nje paragraf nga Kjo perle qe ka nxjerre mendja dhe pena e arte e Bedriut.
Zoti e mbrojte horrin,me falni……Piktorin
Militantizmi partiak si ky i Bedriut me shoke e ka marre ne qafe dhe vazhdon ta marre ne qafe kete vend sepse eshte pikerisht ky shkaku prejt te cilit refuzohet te hapen syte e te shihen gjerat realisht duke i lejuar keshtu politikaneve qe te bejne 1001 te zeza me kete vend.
PERSHENDETJE Z.BEDRI,.POPULLI E KA SHUME TE QARTE SE MOS ZBATIMI I LIGJIT DHE ANARSHIA PERVETSOHET NGA GANGSTERET POLITIK DHE SHARLATAN PA SHKOLLE.KETA SOJSOROLLOPI BEHEN ZAPTUES NE TE GJITHA LLOJET E PASURIVE ,HAJDUTE ,DHE VRASES ME INSTIKTET E FASHIZMIT TE CILET I LENE PESHQESH POPULLIT 1001 TE ZEZAT.LIGJI DHE ZBATIMI I TIJ DUHET TE JENE KOKEFORTE.KETE E KERKON DOMOSDOSHMERISHT RENDI DEMOKRATIK QE E DUAM TE GJITHE.