Isë Boletini, djemtë e nipat e tij, u vranë më 23 janar 1916, në Podgoricë. Të dëbuar nga qyteti i Shkodrës, pas urdhrit të Esat Pashë Toptanit, së bashku më atdhetarë të tjerë të shquar, si Aqif Pashë Elbasani dhe shumë nga pjesëtarët e Komitetit të Kosovës, atij do i zinin pritë forcat ushtarake malazeze, teksa po kalonte urën e qytetit. Thirrjes për të dorëzuar armët, pa ngurrim, ata iu përgjigjën flakë për flakë dhe, si e kishin thënë shpesh herë, zgjodhën rënien e tyre heroike, në vend të qelive të errëta të burgjeve malazeze.
Më 25 janar 1916 u bë varrimi i parë i Isa Boletinit, djemve e nipave të tij. Të gjithë dyqanet e shqiptarëve që jetonin asaj kohe në Podgoricë dhe që përbënin ajkën e qytetit, në nderimin e Isa Boletinit, u mbyllën. “Në varrimin e të vrarëve, më 25 janar, muarën pjesë të gjithë shqiptarët që qenë në Podgoricë, të cilët hoqën edhe shpenzimet e varrimit. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti fjalën e rastit”, shkruan në librin e tij ,”Isa Boletini”, një figurë e shquar e letrave dhe e atdhedashurisë shqiptare, Skënder Luarasi, djali i Petro Nini Luarasit.
Nasuf Dizdari ka qenë i njohur gjërësisht si një figurë e përdalluar atdhetare, publicist, sidomos folklorist, por me lidhje të gjera me qarqet kombëtare të kohës, si ishin përgjithësisht Dizdarët në të gjitha kohërat.
Varrimi i parë i Isa Boletinit u bë në një ditë të ftohtë, jashtëzakonisht të akullt, e megjithatë sheshi ishte tej e përtej me figura të shquara dhe njerëz të zakonshëm. Pas këtij varrimi, eshtrat e Isa Boletinit do të shpërnguleshin edhe më pas, për të ardhur tek dita e sotme, 10 qershor 2015, pas 90 viteve, kur më në fund do të kenë edhe tabanin e tyre të përjetshëm.
Çfarë u tha në varrimin e parë të Isa Boletinit? Enver Dizdari, i biri i atdhetarit Nasuf Dizdari, do e ruante për shumë dekada këtë fjalë historike, fragmente të së cilës po sjellim më poshtë:
“O atdhetar i flaktë dhe trim i trimave të Shqipnisë, o sokol i nanës Kosovë dhe besnik i betuem i atdheut, o fidqar i kombit dhe mik i jem i ngushtë, Isë Boletini. Nuk po më trembin as topat, as pushkët, as bajonetat e gjeneralit katil Vukoviqit, as çetat serbomalazeze, as gjendja shumë e turbullueme që po kalojmë na të syrgjynosun dhe populli shqiptar podgoriçan në këto çaste, për me folun këto pak fjalë, nö emër të syrgjynosunve që ndodhen këtu, n’emnin e shqiptarëve podgoriçanë që kanë mbyllun rrugët e qytetit dhe n’emin e dashamirve të tjerë. Ti me djemt tuj, me dy nipat dhe tre besnikët tuej kosovarë, me 23 të muejit kallnuer 1916, mbas një përleshje të përgjakshme kundër ushtrisë malazeze dhe çateave serbo-malazeze, vetë i teti batë deken me nder të madh këtu tek Ura e Podgoricës. Shumëfish e paguet vedin tuej! Zemra juej shqiptare qe shumë ma e fortë se pushka tradhtare dhe katile e dushmanit. Shqiptari ka luftuem gjithmonë për të drejtën e vet, për nderin e atdheut dhe të kombit, për gjuhën e zakonet e veta. Kurr’ nuk e ka dorzuem e as nuk e ka lakmuem pushkën. Besa, burrnija, trimnija, madhështia, kuvendi yt i matun dhe kyveti i fjalës tande nifen nga të gjithë shqiptarët dhe nga diplomacia evropjane. Për 15 vjet me rradhë braktise familjen, vllazninë, mall e gja, dhe u bane mburoja besnike e vatanit. Nuk u tunde as nga sulltani, as nga krajlat, as nga topat, as nga pushkët. Vrasja jote dhe e trimave tuej asht një hupje shumë e madhe për Shqipninë dhe shqiptarët. U vra në përleshje me dushmanët serbo-malazez biri i Skenderbeut dhe vazhduesi i rrugës së tij. Në këtë çast kaq nazyq, të gjithë shqiptarët përjashta dhe brenda atdheut betohen përpara xhenazeve tueja, se nuk do të prajnë kurr’ luftën kundër të gjithë anmiqve të atdheut e të kombit tonë. Do të luftojmë si Skanderbeg famëmadhi, si Karamahmud pasha, si Ali pashë Tepelena, si Dasho Shkreli, si Hamz Kazazi, si Oso Kukë baroti me dragojtë e luanët e tyre.
Me 28 të muejit Nanduer 1912, tue udhtuemun me javë nëpër male, pyje e fusha, n’at të ftohtë të madh, shkove me djemt, nipet e sokolat tuj kosovarë, nga Kosova në Vlonë, për shpalljen e mosvarësisë kombtare dhe të ngritunit e flamurit kombtar. Në Vlonën kreshnike ti u bane krahu i djathtë ma i afërm i ma i kyvetshëm i Ismail Qemalit, shtylla e mosvarësisë. Me sokolat tuej i dole në pritë urdive të gjeneralit Xhavit Pasha, luftuet randë kundër tyne, sa nuk i latë me hymun në Vlonë.
Me 1913 shkove me Ismail Qemalin delegacion në Romë në Vjenë, dhe në Londër, në konferencën e ambasadorëve, për caktimin e kufijve të Shqinisë. Në bisedë e sypri, ministri anglez pyeti: cili nga ju asht caktuem me folë për kufijtë e Shqipnisë? Kyretari i jonë, ismail Qemali gjegjet: për çështjen kaq të randsishme për fatet e atdheut tonë do të flasë Isa beg Boletini. Si asht e mundun të flasë për një çështje kaq të randsishme për kufijt e Shqipnisë një malsor i veshun me çakçir, me jelek e xhamadan, me qeleshe të bardhë dhe me caruqe? Me nji diplomaci shumë të hollë, kryetari jonë i nderuem i thotë”…Isa beg Boletini që do të flasi këtu në emnin e kombit shqiptar asht biri i Shqipnisë, malsuer i Kosovës nanë, i Kosovës sokoleshë e trimneshë. I Kosovës së djegun e të përvlueme për bashkimin e kombit e të vatanit. Isa beg Boletini aht kryekapidani, kryekalorësi, kryeprijsi i ma tepër se 40 mijë vullnetarëve trima e fidiqar që për 15 vjet rrjesht luftoi pa pra me sokolat e ndihmsat e tij kundra zaoptuesve turq. Me urtinë, zotësinë e burninë e tij të pashoq i bashkoi në një komandë të githa forcat e çetave që luftojnë sot në tanë Shqipninë për këtë qëllim të shejtë.
Ministri anglezu, sër Eduard Grei të vunë përpara hartën. Shikoni të katër kërkesën tuej për kufijt e Shqipnisë. Ti, Isë Boletini ju gjegje: “Zotni Ministër! Merrni mundimin e formoni një komision internacional njerëzish të ndershëm, të zot, të paanshëm, me harxhet tona, më jepni me vedi e me shokët e mij me ju diftuem atyne në vend e me dishmira të gjalla kufijt tonë me Serbinë, Malin e Zi,Greqinë. Çfarë të shohin në vend ky komision njerëzish të ditshëm e të paanshëm, le ta shenojnë në hartë. Kësaj i thonë me ba punë pa hile. Unë dhe ndihmsat e shokët e mij i njohim shumë mirë kufijt e vatanit tonë, sepse i kena përshkue pllamë për pllamë në luftë.
Nuk asht e mundun që nji mbretni e vjetër, si e jueja e me një parlament kaq të moçëm, që mbretni që ka thye e ka zanë rob Napolonin e madh, mbretin ma të kyvetçëm të Europës, ju që keni një hyqm kaq të madh përmbi pjesën ma të madhe të botës, ju qi jeni mbretnesha e detit, të mos e njifni storen e Shqipnisë dhe kufijt e vendeve të saj që ndodhet në zemren e Ballkanit e të Evropës. Ju e dini shumë mirë, ministër se në parlamentin e parë turk deputetët e parë të katër vilajeteve, Shkodër, Shkup, Manastir e Janinë që po të flasim na sot këtu, kanë kërkue me u mbledhë në “Autonominë e Shqipnisë” dhe shkëputjen e Shqipnisë nga Turqia”.
Ishin disa fragmente nga fjala e atdhetarit Nasuf Dizdari. Të mbajtura thuajse një shekull më parë. Por fjala nuk ka mort, kur ajo është në nderimin e figurave të mëdha të kombit. Njëri prej tyre, Isa Boletini, po rivarroset edhe një herë, tashmë në vendlindjen e tij, si një dëshmi e një kohë të re.

hëmo se dhe këtë dueht ta ket shkruar enveri me komunistat e tij!!
mos i dëgjjoni këto fjalime komuniste!!sërbofilët dhe titistët e kosovës e dinë fare mirë se kush ka qënë is buletini!!sipas tyre ai ka qënë një mercenar dhe meskin!!
sërbët e graçaninit dhe titistët jugosllavë janë e vërteta!pa dhënë lejen ata nuk munt të quhet asgjë e vërtetë!!
Keshtu osh jeta plako, kshtu osht kur s’ke pare, buke rone e shalqi ene xhiro me komardare…
po Bardhoshin e Jusuf Gervallen kush i vrau masi koke ne ngjarje ti!?
leona,motra ça ke dash me thon??
Lavdi!
Nderim ketij patrioti te madh,nderm Isa Boletinit.
Te lumte zoti Bedri,qe sjell pasazhe te tilla historike
princi Leka ,nipi i vrasesit te Ises/1
Esat Pashe more tradhtar perse e dorzove ISE BOLETININ tek armiqte ?O’poshtersi e kombit ,o’flliqesire si ka mundesi te dorzoshe nje paterjot kaqe luftetar dhe besnik I kombit?
Se mos prisni qe ta lavderoje Sali Berisha,apo prisni qe Isa te zgjidhej kryetar Bashkie,ai u pre ne bese nga konsulli frances ne Shkoder,nga Esat Pasha ndoshta po te ishte gjalle edhe nga Berisha.Lavdi Lavdi trimit Isa Boletini,i perjetshem kujtimi dhe historia e tij.
Ps.Millan Gjillasi ne kujtimet e tij flet se kur i ati( ushtar malazes) u kthye ne shtepi i tregoi per nagantin e nje njeriu qe kishim frike te shikonim,nje trim absolut,qe edhe i vdekur ne kishim shume respekt.Kaq frike kishim sa asnje nuk shkoi ti kthente te vdekurit,vetem kete nagante e mora per kujtim,thote Gjillasi.
Mirenjohje z. Bedri Islami per artikullin e mrekullueshem ne nderim te martirit kreshnik ne kete dite historike. Lavdi te perjetshme Isa Boletinit!
LAVDIA E ISA BOLETINIT i takonte te VARROSEJ NE KRYE QENDREN E PAVARESISE KOMBETARE,NE VLORE,PERKRAH ISMAIL QEMALIT e jo ne humbetirat e fshatit te tij Boletin,qe askush nuk ka per t’i shkuar per nderim!
Atje ai do HARROHET perfundimisht!
Kjo eshte nje PUSHKATIM I DYTE i Isa Boletinit nga vete kosovaret UDB-ashe!!
komplet gabim roberto
isa boletini është gur sinori!!
ai duhet të varoset atje në vëndlindjen e tij,ku dhe për fat është kufiri verior i shqipërisë!!
ai duhet të jetë pika e referimit,pika që duhet përkujtuar masivisht nga shqiptarët!!jo vetëm njëherë por të paktën tre herë në vit!!ditlindje e vdekje dhe 28 nëntor!!minimumi këto tre data shqiptarët duet të shkojnë e ti vendosin kurora në vvarin e tij!!
kështu bëhet historia,kështu njihen “arat e babait”!!
në vlorë e kemi përkujtuar gjithnjë,nuk ka qënë i ndarë nga ismail vlora asnjëherë dhe kur ka qënë i varrosur në dhe të huaj!
roberto,
Jo te gjithe jane te dehur nga megallomania si ky kryeministri yne dhe ai i Kosoves qe nga inati se nuk u shkoi ne vend deshira injoruan rivarrimin e Isa Boletinit ne vendlindje.
po si nuk u rrihet pa u gricur me Enverin edhe ne momente te tilla ,o copa mishi me dy sy?
o aaaaqoooo
lexoje mirë dhe përpiqu të kuptosh se është ironiiiiiiiiiiiiii!!
FLAMURI U NGRIT NE VLORE JO VETEM NGA URTESIA E NJE PLAKU
TE MENCUR SI ISMAIL QEMALI.,POR EDHE NGA JEHONA E NAMI TRIMIT
LEGJENDAR ISE BOLETINI.
AI FLAMUR E NGRITI KOKEN LART DHE U VALVIT KRENAR
SEPSE GJETI MBROJTJEN NGA TRIMAT E ISE BOLETINIT.
LAVDI ISE BOLETINIT.
JEMI KRENARE PER TRIMERINE E ISE BOLETINIT.
Boll me historit e komunizmit islamik alla shqiptarce te bedri islamikut e ktyre heronjve isa e jasharajt qe luftuan per islam e jo per vatan!
Ben monarko-fashisti grek , qe kujton se te ka ardhur dita , dridhe , dridhe bishtin , por mos harro ate kengen labe :
“Ja ketu ne kembez
une e kam gishtin
mos mu dridh o gjarper
se ta kepus bishtin !”
Ka dicka qe nuk shkon. Lufta e pare boterore ka filluar me 28 korrik 1914 dhe ka mbaruar me 11 nentor 1918. Princ Vidi dhe qeverija e Turhan Pashes u larguan me 3 shtator 1914. Pas kesaj drejtoi qeverija e Esat Pashes e cila ne dhjetor 1915 i shpalli lufte Austro-Hungarise dhe kaloi me Antanten. Esat Pasha eshte i vetmi politikan shqiptar i rreshtuar me Antanten dhe llogjikisht fitues i luftes.
Por qeverija e Esat Pashes nuk ka patur autoritet ne Shkoder e cila qeverisej nga nderkombetaret. Keshtu nuk mund te ndikonte tek asnje debim. Shkodra eshte pushtuar nga Mali i Zi me 15 Qershor 1915 dhe cliruar me 23 Janar 1916 pikerisht kur erdhen trupat Austro-Hungareze. Ate dite Isa Boletini po vinte nga Mitrovica ne drejtim te Shkodres dhe kaloi neper Mal te Zi ku akoma nuk ishte marre nga Austrija qyteti i Podgorices dhe Malazezet i vrane ne kete situate. Me 25 Janar kur eshte bere varrimi Mali i Zi dhe Shqiperia veriore ishin nen Austro-Hungarine. Nasuf Dizdari qe perkujton rastin eshte nepunes i Konsullates Austro-Hungareze ne Shkoder.Ate dite kane dale nga internimi qe ishin qe ne Qershor 1915 ne Cetine Preng Bib Doda,Luigj Gurakuqi,Aqif Pashe Bicakciu,Fejzi Alizoti,Dede Coku te gjith pro austriake ne ate kohe kundershtare te Esat Pashes qe ishte proAnglo-Francez. Artikulli nuk orienton se ne krah te kujt ishte Isa Boletini ne ate moment.
Nga libri i syrja bej Vlores, “Kujtime”, faqe 293,kam shkeputur keto rrjeshta:
“Nje dite para se austraket te pushtonin Shkodren, malazezet zbriten ne Shengjin.Pas shtyses se esat Pashes internuan ne podogorice, Aqif pashe Elbasanin, Fejzi bej Alizotin dhe nje 5 vete te tjere, qe ndodheshin ne Shkoder.Kur austriaket ishin duke hyre ne podgorice, malazezet deshen tu merrnin armet Isa Boletinit me shoke,te cilet ndodheshin ne mes te internuarve. Ata i mbanin armetme urdher te mbretit ( princ Widit) dhe nuk pranuan ti jepnin.malazezet duke marre shkas nga kjo mosbindje, harruan e i lane menjane austriaket..poshterisht hapen zjarr mbi shqiptaret e gjore dhe i vrane.
Mendoj se kjo deshmi autentike.
Jemi dicka te ngjashem ne referenca. Nje gje me bere kurioz ,armet i mbanin me leje te Princ Vidit apo Krajlit Nikolla ? Kuriozitet pasi Vidi kishte kohe qe ishte larguar dhe nuk eshte dicka e pamundur qe Krajli i Malit te Zi qe kishte kundershtime me Mbretin e Serbise te jete leje dhenesi. tung
Ose e ka ndryshu gazeta ose e ka thene gabim ky bejtexhiu punen e autonomise dhe me pas ja ka futur pavarsi nga turqa. Shqiptaret kanne kerkuar te njofin per babe sulltanin dhe kane kerkuar vetem nje autonomi ndaj turqis dhe jo pavarsi.Ne lidhjen e prizrenit eshte vendosur denimi me vdekje i kujdo we lufton kunder turqise
Lavdi njerzeve qe luftuan e u vrane per kete vend, por qe Sali qeni i mohon e ja u ka dhene meritat vrasesve te popullit