Ndodhi ajo që pritej nga një shumicë dhe urohej nga një pakicë të mos ndodhte: Deputeti i PS në veriun e Shqipërisë, njeriu që konsiderohej i domosdoshmi i kësaj force politike në Shkodër e në Malësinë e Madhe, u përjashtua nga Grupi i tij Parlamentar dhe tani do të jetë, ndoshta për një kohë, deputet i pavarur. Së bashku me të nisën edhe premisat e tymnajave të tjera, të cilat, sot është e vështirë të dish se ku ndahet e vërteta nga sajesa dhe në cilën kuti janë hedhur zaret për të gjetur një rrugëzgjidhje. E çuditshme është se analistë të njohur politikë, sidomos analistë që merren me ngjarje të dorës së rëndë, shpejtuan të japin versionin e tyre për një vrasje të mundshme, duke u bërë kështu, dashje pa dashje, pjesë e aktit që ndëshkohet nga ligji, si fshehje e provave dhe e dëshmive parandaluese.
Por çfarë do të mbetet pas kësaj ngjarjeje, e cila, thënë të vërtetën është një pamje krejt ndryshe nga mbledhjet e famshme të KPD-së së dikurshme socialiste dhe që, në fund të fundit, dëshmon një moral të ri politik?
Personalisht do të kisha dashur të gjërat të zgjidheshin para se të ishin “boom” politik dhe shkak ndarjeje. Do të kisha dashur që mes njerëzve të gjenden kurdoherë rrugë të përbashkëta dhe ndarja të ishte sherri i fundit i mërisë politike. Sado që sot të anatemojmë Tomë Doshin dhe sado të kemi “meritën” për ta shpallur atë në gjithfarë epitetesh, nuk mund të mohohet se si rrallë herë, në Shkodër kishte një përmbysje të rezultatit në 23 qershor; por kjo nuk do të thotë që për hir të kutisë së votave të afërta, të humbasin votat e së ardhmes. Më mirë të mos jesh në pushtet dhe të kesh dinjitetin politik për të udhëhequr vendin, se sa të jesh në pushtet dhe të mos kesh moral politik as për t’i thënë dikujt, qoftë edhe rreptësisht, “Të kesh turp…”.
Megjithatë, largimi i Tomë Doshit nga grupi parlamentar socialist nuk do të thotë se i ka zgjidhur problemet, ose se problemi i vetëm ka qenë Tomë Doshi. Në se mendohet kështu, atëherë do të ketë një mendim politik tejet naiv dhe njëkohësisht shumë fëminor.
Dukuria e parë e hapur dhe e çastit, por që do të ketë efekte të mëtejshme, duket se në kampin socialist kanë zënë mend dhe problemet brenda vetes nuk po i bëjnë duke hapur barkun për të tjerët, që pastaj, sapo të mbyllet edhe një herë barku, të grumbullojnë brenda vetes gjithçka nxori bardhaku i mërisë. Kjo, si duket ka marrë fund, të paktën deri sa në drejtimin e PS të jetë Edi Rama.
Ky i fundit ka ndoshta guximin për të bërë katarsis, pa e thënë se është katarsis; por në të njëjtën kohë ai nuk ka as nostalgjinë për ata që e ngritën këtë forcë politike apo që në momente të veçanta u njësuan me të. Tomë Doshi u njësua me PS në qarkun e Shkodrës. Në zgjedhjet e fundit ai ishte më polemisti dhe më agresivi ndaj kampit pëdëist, saqë shumë njerëz filluan të shohin tek ai edhe mbrojtësin e votave, çka edhe ndodhi. Edi Rama nuk e ka luksin që për hir të meritës së një kohe të të përkëdhelë gjithë kohën, ashtu si Tomë Doshi nuk e kishte durimin për t’i zgjidhur gjërat sipas një rendi të duhur, mes liderit dhe atyre që i qëndrojnë pranë.
Dukuria e dytë, e hapur dhe e perspektivës, është se grupi parlamentar socialist, tani e tutje ka një mësim që mund të ketë vlerë, sa më shumë që koha shkon dhe gjërat do të ndërlikohen. Mund të rebelohesh, por nuk mund të shkosh përtej rebelimit. Mund të zemërohesh, por nuk mund të akuzosh nëse gjërat nuk i ke në grushtin e dorës. Të lejohet të jesh opozitë brenda grupit tënd parlamentar, por nuk mund të jesh brenda grupit dhe të shpallësh doktrinën e hedhjes në erë të tij.
Grupi parlamentar i PS nuk është i vetmi që bën përjashtimin e pjesëtarëve të tij. Këto ndodhin kudo në botë dhe nuk është qameti. Jo shumë kohë më parë, Demokracia e Re në shtetin grek, përjashtoi nga radhët e saj njerën nga figurat më të njohura, Dora Bakojanis, ish ministre e Jashtme dhe gjysma e nënshkrimit të marrëveshjes së turpshme të detit, sepse gjysma tjetër ishim vetë ne; dhe nga ky largim, askush nuk u trazua.
Dukuria e tretë, që më shumë se e shfaqur, është e heshtur, qëndron në faktin se pas dukurisë së madhe, aktit përjashtues të Tomë Doshit, shfaqjes së saj agresive, sidomos në media dhe në parlament, veçanërisht një megalomanie që vjen edhe nga ajo që ka arritur, dukuritë e tjera nuk u bënë temë për diskutim. Toma mund të mos ketë asnjë fakt në krijimin e provave për vrasjen e tij të mundshme, kjo është temë e prokurorisë, gjykatës etj, etj… mirëpo ai ngriti edhe disa tema të tjera, të cilat janë të domosdoshme të shtrohen për debat. Ai nuk është i vetmi, edhe jashtë PS-së, por njerëz që e duan atë më shumë se ata që janë brenda këtij grupi, kanë ngritur probleme të thekshme, të cilat koha i ka ardhur të jenë temë e ditës.
Tomë Doshi nuk ishte problemi i Partisë Socialiste. Më shumë se gjithçka, ai ishte e mbetet problemi i vetvetes. Si dhe një provë se nuk mund të ecet në politikë përmes shfryrjes. Në PS, megjithë diskutimin e shefit të qeverisë, gota ka mbetur gjysmë plot, por njerëzit duan të dinë, nëse do të vijë duke u mbushur apo duke u zbrazur. Ata e dinë krejt mirë, ashtu si edhe shefi i qeverisë se, rruga drejt ringritjes ka nisur përmes greminës, por nuk do të thotë se gjithçka është e mrekulluar. Përjashtimi i Tom Doshit nuk i zhduk këto probleme dhe as nuk mbyll ankthin e njerëzve për të parë ndryshe të ardhmen.
Dukuria e katërt është se pas deklaratave të papritura dhe të pazakonta të dy institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare në Shqipëri, dhe si duket pas një koordinimi politik, partitë politike po vihen në sprovën e tyre më të madhe: Krijimin e një klase politike ndershmërisht të besuar, intelektualisht të ngritur dhe politikisht të besueshme. Më shumë se detyrim i sotëm, ai është një përcaktim për të nesërmen.
Dukuria e fundit: Statura politike e Edi Ramës u rrit ndjeshëm, edhe tek ata që nuk e duan dhe që janë të gatshëm të nëpërkëmbin çdo gjë që lidhet me të. Ai dëshmoi se kushdo i ka rrugët e hapura për të akuzuar dhe për të vërtetuar akuzën. Si duket, koha e fjalëve pa hanxhinë, po shkon, dhe nuk do të jetë rastësi që, pasi përfundoi punë me “njërin nga të tijtë”, shkoi të përballej me “tjetrin” që e ka përballë, ose anasjelltas. Në fund të fundit ky është shefi i parë i qeverisë që, paradite të tregon derën, pasdite shkon të mbyllë një derë shpifjesh. Edi Paloka duhet të matet mirë në një ballafaqim ligjor. Si thoshte dikur Bajroni për shqiptarët e hershëm, të cilët kur nuk e falin mikun, si mund të falin armikun?! Dhe megjithëse në politikë nuk ka armiq, por kundërshtarë, lëvizja pëdëiste për pushtet shqupas, që kur është krijuar ka parë përballë vetes armiq që duheshin mundur.
Historia e Tomë Doshit do të zgjatë edhe pak ditë. Si do të rrjedhë më tej, kjo kërkon kohën e saj. Ata që mendojnë se pas kësaj dite Tomë Doshi do të bëjë hatanë, do të mbeten të zhgënjyer. Por edhe ata që mendojnë se pas kësaj ai do të mbyllet në guackën e tij, edhe ata do të jenë të gënjyer.

PYETJE:
-Pse sot, te gjithe ATA qe fajesojne, sajojne, trillojne dhe mashtrojne me “TELENOVELA” te tilla jane vetem VERIORE ?
-VERIORET me kriminelin Berisha jane ATA qe kerkojne destabilizim te Shqiperine si ne 97-ten, per t’i shpetuar Drejtesise dhe Burgut.
-VERIORET e keqia me e madhe e Shqiperise, qe kurre nuk kane “punuar” per te miren e Shqiperise.
-Pse nuk u rrevoltuan keshtu kur vrane per se gjalli XHINDIN, HAJDARIN, OLLDASHIN, TREBICKEN … etj.
Shko tek Psikologu Daku.Bej nje vizite mjekesore se paske shkuar per lesh.Kjo eshte nje arsye qe te vizitohesh me ore te tera.Por mund tekete edhe nje arsye tjeter.Mund te jesh pjese e Asfalise Greke qe c’do here dhe kurdo here kerkon te mbjelle percarje Veri-Jug..Do jesh ndonje spiun i Asfalise Greke, Shqipfoles.Ose je Psikopat,ose spiun i Asfalise.Nuk shikoj alternative tjeter ne perroin tend psiqik
Sa per shkrimin, Toma ka kontribuar per PS-ne dhe kjo eshte e pamohueshme, sikurse eshte e papranueshme qe ate kontribut Toma nuk duhet ta perdorte per te krijuar perfitime personale apo per te marre peng nje prefekture te tere per t’u treguar njerezve se ai ishte i pari i katundit.
Kishte shancin per te rehabilituar figuren e tij te vene ne dyshim nga agjencite e partnereve, por tani nuk ka me kthim prapa, duhet te marre persiper kostot e papjekurise se tij.
Z.Islami.Lexoj c’do artikull te shkruar nga ju.Por kete here,disa gjera nuk i ke thene.Pres ti shkruash ne artikujt e diteve ne vijim.Nuk e di nese Tom Doshi eshte pjese e nje kurthi kriminal per rrezimin e qeverise me arme,apo thjesht pjesmarres ne kete kurth nga pakujdesia dhe mungesa e largpamesise??Eshte pergatitur ky kurth qe nese vihet ne zbatim mund te hedhi ne ere Shqiperine.Tom Doshi eshte apo jo pjese e ndertimit te ketij kurthi ne tavoline??Apo thjesht ka rene ne gracken e ngritur ne SHQUP per gjoja eliminimin e tij fizik dhe te nje deputeti te PD-se??
Cfare rreziku paraqiste Tom Doshi qe duhej “eleminuar fizikisht” dhe jo politikisht? A mund ta thote zoti Islami apo dikush tjeter?
Sikurse duket Toma ka patur synime qe te fitonte favore nga te gjithe Ministrite. Po a eshte kjo ajo qe presin Shkodranet dhe me gjere Shqipetaret nga politikanet e sotem?
Pra ai perpiqej qe nepermjet pushtetit te forconte ekonomine private dhe ta mbante pushtetin duke marre per vete privilegje dhe duke bere privilegje per njezit qe e rivotojne dhe e riciklonjne ate ne pushtet ! Po ata qe nuk e votojne cdo te bejne? Shume driteshkurter ky lloj “politikani”!!!!!!!!!!!!!!!!
Po kete gje ka bere dhe Saliu me ata qe i kane kerkuar me shume se ai mendonte ti jepte.Pse o Bedri I ndan ne thes te vecante.Si Sali Serbi dhe sharlatan piktori duan sundimin dhe jo qeverisjen.
Eshte gje e mire qe Rama po gryhet me banden e vet se deri tani po kercenonte popullin.
PAS TOMES VJEN ELEZ BIBERAJ SALI ARVIZURROSPI QE KESAJ HERE NUK NA THE ASGJE O BEDRI PER SHQIPERI!
Mafja shqiptare do ta mbyll sic mbydhen Meten e arit te
Krrabes.
JU KOLLTUKLEPIRESIT E DITA-S DO THONI FAJIN E KA SALIU.JUVE IU KA NGEC ORA TE SALIU.GAZETARIA TEK NE KA VDEKUR.23 VJET KAM QENE NJE KRITIK I ASHPER I DOKTORIT.POR NJE GJE E KA THENE BUKUR.KJO ESHTE ALEANCE QELBESIRASH.KETU PIKES I KA RENE.ALEANCA BASHKE ME MEDIAT QELBESIRA SI JU.KUR ISHTE SALA NE PUSHTET KISHE QEJF TI LEXOJE SHKRIMET TUAJA,KU JEPNIT FAKTE INTERESANTE.TANI ME JENI BERE SI ZERI I POPULLIT.
PARTI EDVER JEMI GATI KURDOHER
Sa idiote qesharake jeni bere.Nuk keni faj.Nga halli e keni.Ju kane dale llamarinat prej xhveshjes nga boja.
Tom Doshi eshte nje PLEHRE, kriminel, kontrabandist qe i ka bere parate gjate luftes ne ish-Jugosllavi, bashke me padrinon e tij berishen. Duket qe ne surrat qe eshte i lindur per burg! Ai duhej zhdukur nga politika me kohe dhe duhej vene aty ku e ka vendin bashke me saliun: NE BURG!
Pas Tomes,,,,nuk do vije me, nje kandidat i ngjashem me te. Profili i kercenuesit dhe shantazhuesit, i “te fortit” qe flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes, pa e pare te nevojshme kurre, te vertetoje me fakte gjerat qe thote,,, nuk ka me te ardhme ne kete pjese te skenes politike shqiptare qe udhehiqet nga Edi Rama.
Them ne kete pjese te politikes shqiptare, sepse pjesa tjeter, eshte kthyer ne simbolin e gjalle te rrugacerise, te negativizmit dhe te se keqes qe rrezikon kete shoqeri. Nje grup parlamentar qe “drejtohet” nga njerez te formatit Paloka, qe “inspirohet” nga Muli e Ristani dhe qe pallohet me ligjeratat e pafund te nje psikopati vrases si Saliu apo rreshqitjet mendore te nje gafe njerezore si Jozefina Topalli,,,,nje pjese e tille, nuk gjeneron dot ide progresive per tema te tilla qe i perkasin pastertise se figures se deputetit. Ata do te vazhdojne te mbeten, frymezuesit e llumit tritolas ne kete vend,,,,deri kur Shqiperia te kete nje Kryeprokuror qe ben punen e tij me ndergjegje profesionale, qe nuk del nga poturet e ndyra te bajraktareve te politikes, por qe “i falet” vetem kushtetutes dhe ligjit.
Per shqiptaret, eshte nje dite e mire. Pas Tomes,,,,,mund te vijne Tome te tjere, por ata nuk do kene ne Kryeministrine e ketij vendi,,,,,nje dallaverexhi si Saliu por nje shqiptar qe mundohet ti ktheje vendit te tij, nderin e humbur gjate ketyre 25 viteve rrumpalle.
Llumi ne te cilin notojne tipa si Tom Doshi, nuk mund te jete niveli i drejtimit te nje vendi qe aspiron anetaresine ne BE.
Ngjarja e fundit cudiberese zhvillohet si ne nje teater para zgjedhjeve vendore, te cilat jane matesi i rendesishem i gjendjes se vendit dhe i qeverise aktuale. Mua me duket nje intrige e thurur me penje te kuq qe duket sheshit. Cudia e pare: Agim Rama, vellai i Liri Berishes, parapaguhet per te vrare dy deputet-nje Tom Dosh te Ps-se dhe Mehill Fufi (!) te Pd-ese, qw kurrw nuk i eshte degjuar emri per keq as per mire. Te pakten ne Parlament nuk iu ka degjuar zeri as figura e tij.Nuk ka treguar as me fjale as me vepra se sa vlere ka ne PD-ne.. Tom Doshi karagjoz dhe shpesh zhurmaxhi i njohur, biznesmen qe ka hyre ne politike per te forcuar biznesin e tij, sic ndodh ne tere boten, dhe per te forcuar autoritetin e tij. Cudia e dyte, Ilir Meta kryetar i Parlamentit te Shqiperise “merr “persiper qw tw vrase te dy deputetet nepermjet parave qe i derdhe lume. Cudia e trete, kete vrasje ia beson Agim Ramadanit, person “i njohur” me precedent penal dhe kunati i Berishes(!!!). Ky Ilir Meta “i besoka” vellait te gruas se Berishes( !) krejtesisht e pabesueshme nga askush qe ka dy para mend ne koke. Po ashtu krejt i pa kuptim eshte qellimi i Ilir Metes, ku do qw te dale ky me keto vrasje, nje te PS-ese e nje te PD-se; normalisht nje vrasje kryhet per te fituar dicka. Po Ilir Meta cka do te fitonte? Pra eshte krejt i pa besueshem. Askush nuk e ha kete kokerr ulliri. Nga e mori vesh ky Tom Doshi qe rrezikohet te vritet ( e paska takuar Agim Ramadanin????!!!) dhe e kane biseduar kete problem?!Ky “vrasesi” e paska takuar Saimir Tahirin ??? Tom Doshi ngre alibine , celikos veturen dhe shton rojet; njofton te gjithe kreret e shtetit deri edhe Senatin e SHBA-se (Cudia e cudive); Del sheshit me shpate ne dore: Edi Rama o bej si them une, o do te godas aq shume sa do te bjere termet ne Ps por nuk caktoi shkallen e termetit ndoshta 8-9 balle. Z. Bedri e sheh kete ngjarje nga nje kendveshtrimi jo i plote.
Ndoshta Tom Doshi po luan bllofin. Ndoshta eshte thjesht i zhgenjyer qe ka mbetur me gisht ne goje pasi financoi fuqishem fushaten e PS-se dhe theu tabune per fitoren e PS-se ne Shkoder.
Ndoshta nuk eshte i vertete “Tepelenizimi” i Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit. Ndoshta nuk eshte e vertete qe drejtoresha e tatimeve nuk eshte e vendosur ne kete post si qoke e bere nga Rama per ministrin Tahiri. Etj etj…
Por nje gje eshte e vertete: Rama eshte perfundimisht i kapur nga Meta dhe votat e tij ne kuvend. Po ndosh e njejta gje si me Berishen ne vitin 2009: Per hater te karriges se pushtetit po behet pakt me djallin. Dhe ne kete rast djalli eshte i njejti.
Sa gje e shemtuar, sa thrishtim ne kete vend te mbushur me pazare, vrasje, tritol e maskaralleqe. Sa gjynah qe ky vend eshte marre peng nga njerez bosh me delirin e madheshtise. Nuk e di çdo te ndodhe ne ditet ne vijim. Nuk e di nese Doshi do krijoje parti te re, a thua se nuk jane mjaftueshme partite ekzistuese. Por ngjarje te tilla te heqin shpresen per te ardhmen…
0cej, z. Balaj!
Fajin e ka gremina ku eshte katandisur vendi kto 23 vjet rrumpalle dhe mjellje urrejtjesh e konfliktesh , EDI RAMA erdhi si shprese per ngritjen e vendit por eshte e zorshme te ngrihesh kur ke te koka njerezit qe rrenuan gjithçka , Tom Doshi duhej ta mbeshteste Ramen dhe punen e Tije te nisur , Deputetet e Shkodres duhej te qetsonin gjendjen .
Kush do te u dale per zot votave se njerezit votojne ne shumice edhe ne Shkoder per PS dhe Edi Ramen se jane te ndergjegjshem se votojne per ngritjen e qytetit dhe te ardhmen e tyre ..
Kesaj i tnone: Mere me leng se thelat u mbaruan.
Ajo qe me habit eshte hipokrizia e gazetareve dhe komentuesve. Tom Doshi mire apo keq ka qene i till prej shume kohesh. Pse vetem sot, pasi perjashtohet nga PS fillojne ti behen gjyqe morale dhe te ngrihet figura e Rames qe e largoi. Pse nuk e largoi me perpara? Ose me sakte akoma, pse e futi ne politike nje personazh te tille? Hipokrizi gjithandej.
Po Bedri, mbylle partine ne guacke sepse ashtu ben edhe …. Greqia! Nje pike fantastike reference demokracie greke, ajo qe sapo na tregoi se elitat politike kishin pasuri prej qindra milion euro ne Zvicer. Normal qe per te ruajtur keto interesa edhe te perjashtojne nga partia.
Jo o militant partiak, problemi i Shqiperise eshte qe duke filluar pikerisht nga partite nuk ka gare politike po pushtet autokratik. Me thuaj pak cfare hapesirash normale ka sot Partia Socialiste qe ti lejoje dikujt te ngrihet e te sfidoj kryetarin, i cili duhet te te kujtoj po mbush vitin e 10 ne krye te partise.
Act now ! Final solution ! Kryekrimineli i Shqiperise Berishovici ne qeli dhe celsat t’i
hidhen ne Oqeanin Atllantik !!!
Mafia e gjitha ne burg dhe t’i konfiskohet e gjithe pasuria e luajtshme dhe e paluejtshmja !!