Anëtarsimi në NATO dhe Liberalizimi i Vizave, artikulohen nga demokratët si dy ndër arritjet në kësaj force politike në 8 vjet qeverisje. Kjo u potencua fort dhe në një debat në Tops Story të enjten mbrëma nga dy përfaqsues të PD-së. Arritjet e tjera të pretenduara, zakonisht janë artikuluar, ashtu në përgjithësi, pa u shoqëruar me ndonjë bilanc ose me tregues konkretë. Dhe realisht ashtu është: në qeverisjen e PD-së, ndodhi si anëtarësimi në NATO e si Liberalizimi i Vizave, por parë më gjërë, këto janë dy lloj “arritjesh” shumë komplekse, që tejkalojnë meritën e një partie të vetme, pasi janë dhe projekte europiane të zhvilluara në një kontekst gjeopolitik, që nuk ka të bëjë me të qënit të kësaj apo asaj partie në pushtet, mjaft që të zbatohen ca detyrime, të cilat, për hir të së vërtetës, PD-ja i zbatoi. Por të njëjtin shans do ta kishte dhe PS-ja po të ishte në qeverisje.
Arritje tjetër janë ndërhyrjet e shumta në infrastrukturë. Edhe kjo nuk duhet mohuar. Por prapë, edhe këtu ka vend për diskutim, pasi rrugët e PD-së nuk kanë qenë pjesë e zhvillimeve të integruara, duke u vlerësuar për masën e asfaltit, por shumë pak për efekte të dukshme në produktivitet ekonomik. Mjaft të jepet si shembull “Rruga e Kombit”, që përveç afrimit të Shqipërisë me Kosovën, nuk ka realizuar asnjë pritshmëri në bilance financiare të pretenduara. Dhe shembullin më kuptimplotë të llojit të arritjeve, e hasin kur flitet për Arsimin, ku veçohen shkollat e ndërtuara e liberalizimi i arsimit të lartë, e jo ndonjë reformë e thellë në arsim, e cila do mund të sillte në terezi këtë sektor tërësisht të deformuar e degraduar. Arritjet e një qeverie matën vetëm me reformat e thella në sektorë të rëndësishëm, me indikacione të jashtëzakonshme jo vetëm në zhvillim, por më kryesorja në paqe sociale. A solli qeverisja 8-vjeçare e PD-së paqe sociale, përfshirë përveç reformave të thella strukturore, edhe atë në Drejtësi, si dhe zgjodhjen përfundimtare të çeshtjes së pronës?!
Dyshoj se mund të ketë një “po” të mirëargumentuar, përveç një “po”-je që mund të vijë nga tifozllëku politik! / E.H.
HIQI TE TERA ATO TE MIRA QE KE BER VETEM MOS TE SHOIM FYTYREN SE PER CDO ARITJE KE MAR GJYSMEN E PJESES MOR PIS PO DO TA SHOHESH NE DATEN 20 ??
Asnje arritje, e para ne nato nuk u futem se e meritojme ,,,por ishte nje vendim i Amerikes ,,, e dyta: prape liberalizimi i vizave ishte vendim politik, dhe ne nuk e meritonim,, koha e verteton , qe Shqiperia prodhon emigracion dhe kthimet e fundit nga Franca dhe Belgjika e vertetojne mese miri,,, e treta marrim rruget ,, me thoni ne cilin aks te rruges udheton dhe nuk nderpret shpejtesine ne cdo 5-kilometra? Se do dale nje rreth apo , nje stop. Pra cdo gje i ka sherbyer propagandes dhe asgje nuk eshte bere seriozisht apo me nje plan. Programi i pd dhe rezultatet e saj mund te perkthehen me fjalen turke YYYYRRRRYYYYSH
Jane te panevojshme keto merita kur vete perben problemin kryesor destabilizues per shqiptaret .Nuk ka pse te publikohen ne nje situate kur presim destabilizim nga Berisha .
Qe jemi ne Nato eshte deshire e Amerikes per te na dhene doren e te mos na shqyejn te tjeret.
Liberalizini i vizave eshte inisjative Evropjane per te kufizuar tregun e zi Klandestine .Gjithe bizneset e shqiptarve dhe nje pjese e Italise se jugut jane ngritur me djersen dhe gjakun e Klandestinve .91-2008 deti Adriatike po te kete goje do tju tregoje se sa e kemi merituar liberalizmin e vizave .Pervec pagave maramendse te transportin Klandestine kemi dhe kafsherine me qenjet njerzore .Me mijra e qindra perdhunime e mbytje cnjerezorre .Femije e gra me bare te hedhur ne uje ,pleq e plaka qe kane pare ferrin drejt Evropes.Mbytje te qellimshme per kredo politike nga te dy palet. Italjane me Sibilen dhe skafet e politikanve me njerez te thjeshte qe mbysnin shqiptare nga Veriu kur ishte ne pushtet Nanua . Vrasjet ne kufi .Droga qe komandohej nga kupola .Po ti llogarisesh te gjitha keto kane majmur pushtetaret e dy brigjeve dhe ndermjetsit e tyre .Ky na qenka suksesi i qeverise Berisha. Fale Eurodeputetve qe ndalen kete kafsheri njerzore ne shekullin 21 .Mos na i zini ne goje se na vjen te mohojme qenjen njerzore shqiptare .
cfar ka perfitu shteti shqiptare dhe shqiptaret qe hyne ne nato as dhe nje gje te vetme nuk ka perfitu , thane kriminelat se sa te hyjm ne nato do kete siguri dhe investime te huaja ku jane , demokracia si mos me keq hyrja ne nato ishte dhe vrasja e protestusve me 21 janar 2011 keto ishin perfitimet e shqiptareve hyrja ne nato . por po paguj dhe nga ai buxhet qe dhe aq i varfer dhe i vjellur nga keta bandita , po ja japim dhe nja 2 perqind te te ardhurave kombetare per nato , pra ne nato na pranuan ameriknet e bush teksasit per mbyllje goje te gerdecit qe u vrane 26 veta dhe sa u plagosen dhe mbeten sakat dhe sa biznese dhe shtepi u shkatruan , pra ky ishte shperblimi qe na bene amerikane qe na futen ne nato si gomari per te mbajtur noj thes te natos si ata ujguret apo ato organizatat terroriste te iranit qe jane ne irak keto jane beneficet e natos per ne
1) NATO- futi nen obrellen e saj shtete te tera, te cilat nuk kane as potencialin e as stablitetin te jene pjese e kesaj aleance. Megjithese kemi disa ushtare ne 3-4 pika te globit do pohuar se asnjehere nuk jane ne komande te pavarur. Mundesi qe nuk e kane as nga numrat, njohuria e llogjistika. Perhere pjese e Nje Kontigjenti tjeter (gjerman, turk, italian, amerikan, cek) dhe ne detyra ‘ruajtese a mbeshtetese”
Si dhe probleme me rrogat, korrupsioni e pa fund… . Kemi nje ushtri 3x me te vogel nga nje shtet qe nuk eshte shtet- Maqedonia.
Ne NATO nuk na futi PD-ja, por koha dhe ”per gjynah” se asnje parameter nuk e plotesojme.
10.000 Ushtare nuk bejne Ushtri, jane 4 brigada apo nje Division.
70 vjet me pare e me opinga, me shume se kaq i cuan ne viset e Jugosllavise ne lufte me Gjermanet.
10.000 trupa, I mblidhte Isa Boletini ne kohe te vet me nje kushtrim.
10.000 vete, Dede Gjo Luli, me nje miting burrash.
A Elez Isufi ne zonen e Dibres, i bente 10.000 malsore kur rrezikohej kufiri.
Kjo ne nje Shqiperi 6 here me te vogel se sot!
—
Shqiperia nuk ka ushtri, mjaft me llafe.
—
2) Vizat.
PD-ja nuk jep, realizon as fitoi vizat per ne!
Europa arriti ne nje pike qe krijoi ”Geto” Geto si vrima te zeza qe i ndau Qytetaret e saj natyrale, ne te ” bardhe e te zi” nese ”Shteti i PD-se” do ishte gjysme shtet e ta conte Keshillin e Europes ne Gjykaten Europiane per “Diskriminim ETNIK” do e kish fituar gjyqin.
Por PD kurre s’diti te bej shtet, aq me pak te kene dinjitet. I kemi pare si u servilosen Cdo Europiani Irrelevant me buzet-vesh-me-vesh, e kurrizin perulur dri ne toke.
Europa, ju dha viza Bosnjes e Shqiperi. Por jo krejt Europa. Franca/Danimarka e Norvegjia nuk pranuan…e s’ju futen shume kesaj pune se me 1-2 shtete te tjera krijonin ” blocking minority” e ngeleshim pa viza. E pati Franca shume veshtire kete gje?
Apo se 24 shtete te tjera luftuan ”si luane per PD-ne” Jo. Erdhi balta ne fyt. Nuk ngeli kush me pa Viza!
Vizat u moren me default…si tre pikshi kur ekipi tjeter nuk paraqitet. PD-Ja mund te jete rremuje, por jo te marre te shpresojne se ne e besojme kete.
3) ” Rruga e Kombit” ? mos! Nje pjese ku 1/3 parave zhduken ne Abuzime e behet me parate e kredite ne te ardhme qe paguhen-do paguhen nga ne…eshte Deshtim, e per me teper demtim kolosal ne buxhetin e nje shteti te vogel.
—
PD-Ja eshte nje ”aksident i historise” (si dhe ps-ja) qe ne keto kohera te turbullta e cuan Shqiperine drej regresit, papunesise, varferise eksptreme…dhe ja stampuan reputacionin-ne-bote me nje servilizem e injorance te pa-pare.
——-
Ne nje Vend, ku dergesat nga Emigracioni jane me te medha se Buxheti i Shtetit,
… nuk ka as PD-e, as arritje te saj, as SHTET.
Nje qeveri e vleresojne me mire ata qe marrin rrogat ne shtet, pra buxhetoret. Une di nga te njohurit e mi rrogetare shteti se ne 8 vjetet e shkuara jane rritur pagat e tyre nga pak me nga 4%. Kjo nuk eshte gje por kur qeveria Rama thote se nuk ka rritje rroge e pensioni per ca vite, del se paska patur dallim. Kur te beje Rama rritje page e pensioni atehere mund te mburret se ja kaloi qeverise tjeter, ne te kundert mos haje marmallate kot se biznesi e nxjerr vete fitimin e nuk varet nga qeveria por buxhetoret dhe pensionistet jane prova e sukses-deshtimit te qeverise.
cilat jane te mirat e nje bande kriminelesh profesionistesh?
O milet NATO-; BE, nuk hyjme se duam ne, por se na duan ata te medhenjte per qellimet e tyre. ky eshte kolonizimi modern i Europes. RRuga e Kombit eshte rruga qe i duhet Amerikanit per te shkuar ne bazen e saj ne Kosove ne rast zbarkimi ne detin Adriatik. O lumja une per ty o popull injorant e kompetent per gjithshka.