Edhe më shumë shuplaka se në 23 qershorin e dy viteve më parë. Në 21 qershor u bënë tamam 1 milionë, madje edhe më shumë. PD ka pësuar një Waterlo të vërtetë. Demagogjia dhe ulërimat vërdallosëse dhe kanosjet e Lulzim Bashës për largimin deri edhe më dhunë të “të keqes”, nuk kanë mjaftuar për të fituar besimin e shqiptarëve. Eshtë ironike të shikosh sesi Ai që kërcënonte qeverinë, këtë “të keqe që duhet ndalur apo larguar sa më parë” e sheh veten pikërisht në pozicionin e të keqes që mbi 1 milionë vota të shqiptarëve, urdhërojnë se duhet ndalur. Ai që kërcënonte qeverinë Rama se do përmbytej nga një uragan votash, ndodhet sot i përmbytur nga një uragan i pamenduar. Kjo është shuplaka e merituar që merr një arrogance dhe ngrehalucëri shpirtkeqe që vendos gjakimin e pangopur për pushtet mbi arsyen dhe interesin e Shqipërisë.
***
Po kush është Ai? Mos gaboni se e kam fjalën për Lulzim Bashën që, në këtë histori, nuk është agjë më shumë se një altoparlant prapa të cilit flet një gojë tjetër. Luli vetëm zërin dhe figurën ka të vetën. Të gjitha të tjerat, mendimet, sloganet, zërin e ngjirur, kërcënimet, mashtrimet, vendimmarrjet madje, tani së fundi, edhe gjestikulacionet i ka të atij tjetrit që qëndron në prapaskenën e SHQUP-it dhe në Facebook, kinse është larguar. I ka të Sali Berishës. Dhe shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar me kohë këtë tallje. Prandaj i tallën me mbi 1 milionë vota. Sepse e kanë kuptuar teatrin e hipokrizisë dhe mashtrimit që po luhet në skenën dhe prapaskenën e SHQUP-it, që nga 23 qershori kur Berisha bëri sikur dha dorëheqjen për të vazhduar ta drejtojë PD me të njejtën veto të hekurt, si këtu e 25 vjet, me të njëjtin gjakim patologjik për pushtet pa fund. Pra, edhe korrupsion pa fund.
***
Dy vjet më parë, pas 23 qershorit, pati jo pak shqiptarë që e hëngrën gënjeshtrën. Besuan se, më në fund, edhe PD do kish një lidership të ri. Se më në fund, nuk do kishim në politikën shqiptare liderë si Berisha që vijnë që nga koha e Murit të Berlinit. Jo pak të djathtë ju bashkuan e Lulit që i kishte hypur kalit të “ndryshimit”. Por u zhgënjyen shumë shpejt kur panë në vithet e atij kali, stemat e vjetra të berishizmit. Disfata e dytë e 21 qershorit është pikërisht rrjedhojë e këtij zhgënjimi. Më kot përpiqet klani i vjetër në krye të PD dhe kalemxhinjtë e tij të sprovuar të fshehë, me arithetika qeshakrake që e kalkulojnë disaftën si fitore, mesazhin që vjen nga rezultati i zgjedhjeve të 21 qershorit. Ai është i qartë dhe urdhërues: Berisha ik! Ik dhe lere të qetë Shqipërinë, ik dhe lere të ndryshojë Partinë Demokratike, ik që të mos e marrësh me vete në greminën e disfatës personale.
***
1 milionëshi i dytë i shuplakave në 21 qershor, është një provë e pakundërshtueshme se pilafi i berishizmit nuk pi më ujë. Prandaj, për të mbijetuar, PD duhet të shkëputet nga Berisha por mbi të gjitha, nga berishizmi që Berisha kërkon ta lerë nga pas si ai i kalluri litarin. Por shkëputja e PD nga berishizmi është një akti shumë i ndërlikua, shumë i vështirë dhe pothuaj i pamundur. Eshtë njësoj si të shpresosh se një qenie mund të shkëputet nga gjenet e veta, nga ADN-ja e vet. Me intrigat dhe shantazhet, me dosjet e korrupsionit dhe mëkateve, Berisha e ka rrethuar veten me një rreth bashkëpunëtorësh që janë të detyruar ose t’i qëndrojnë besnikë ose të vuajnë pasoja të rënda që shkojnë nga rrënimi i karrierave e deri te ndëshkimet penale. E kush nga ata do braktisë parajsën e përfitimeve për disa parime për të cilat besojnë që vështirë se do t’ia dijë njeri në Shqipëri? Po të shtosh në këtë kazan të SHQUP-it edhe kultin e neveritshëm dhe antidemokratik të “sjellësit të demokracisë”, të liderit të pagabueshëm, të pazëvendësueshëm dhe historik që injoranca dhe lokalizmi e kanë bërë të bllokojë trutë dhe shikimin e një mase të qëndrueshme fanatikësh, atëherë kupton se Berisha e ka degraduar PD në një këpucë që i bën vetëm këmbës së tij. Si këpuca e Hirushes. Askush nuk mund ta veshë atë këpucë përveç Berishë. Gjithkush tjetër duhet të presë ose gishtat ose thembrën.
***
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur me asnjë parti tjetër në Shqipëri edhe pse partitë shqiptare nuk shquhen fort për demokraci të brendshme. E vetmja parti që vazhdon të udhëhiqet nga lideri “themelues” rreth 25 vjet pas themelimit, është PD. Edhe rivalja e saj kryesore, PS, nuk ka më në krye liderin themelues Fatos Nano. Megjithëse nuk hoqi kollaj dorë nga statusi i liderit të pa zëvendësueshëm, megjithëse intrigoi edhe në bashkëpunim me Berishën kundër lidershpit të ri, më në fund Nano u largua realisht. Sot përveç një pakete nostalgjie, ai nuk ka asnjë aksion në PS. Kjo edhe për shkak se, siç provuan kohët, bindja ndaj liderit historik kishte mbytur në PS demokracinë formale por jo rivalitetin që është zemra e demokracisë reale. Ndaj kur dha dorëheqjen, Nano u ndesh me rivalë realë në parti. Gjë që nuk ndodhur kurrë në PD. Gjithkush që ka tentuar të rivalizojë Berishën është shtrydhur pa mëshirë në morsën e kultit të liderit nga njëra anë, dhe egërsisë së fanatikëve në anën tjetër. E kush do të guxonte? Kush do të guxojë? Një situatë mungese lirie që toleron vetëm buratinë si Basha.
***
Prap me Berishën ky? Po Berisha ka ikur me kohë! – do përsërisin avazin fanatikët. Prandaj po e përsëris të vërtetën e hidhur jo vetëm për PD por edhe për Shqipërinë: Berisha jo vetëm nuk ka ikur por është sundimtari, vendimarrësi absolut i PD. Dhe, meqë ra fjala, Berisha ja dedikon karrierën tejet të gjatë për një lider realisht demokrat, tre miteve apo gënjeshtrave që janë thurur rreth tij. E para na thotë se nuk ishte rënia e komunizmit por Berisha ai që solli demokracinë. Në të vërtetë Berisha ka 25 vjet që e saboton, e pengon, e gjymton, e qorrollis demokracinë. Prandaj ajo është kaq anemike. Gënjeshtra e dytë u thur në vitin 2005, kur Berisha po bëhej gati të rikthehej në pushtet me flamurin e antikorrupsionit. Për shkak se ai kish zhyer duart në shumë mëkate por edhe pse kishte dëshmuar gjatë qeverisjes së parë një devocion autokratik në qeverisje, klanet në kokë të PD përhapën gënjeshtrën se Berisha “ka ndryshuar”, se nuk është më ai autokrati i parë që për pushtetin djeg jo vetëm gazetën “Koha Jonë” por edhe Shqipërinë, se nuk është më ai autokrati që organizon deri edhe grushte shteti të armatosura si në 14 shtator 1998. Ca pak zëra kundër, që paralajmëruan shqiptarët për këtë gënjeshtër, nuk u dëgjuan dhe gënjeshtra funksionoi. Jo pak shqiptarë ja dhanë votën përsëri atij që kish toleruar piramidat financiare apo kontrabandën e naftës. Ja dhanë votën dhe ai ja shpërbleu me akoma më shumë korrupsion që kulmoi me megavjedhjen në rrugën Durrës-Kukës, me tragjedinë e Gërdecit dhe me masakranë e 21 janarit. Dhe sot, po ato klane të vjetra e të korruptuara në kokë të SHQUP-it, duan ta mbajnë në lojë Berishën dhe berishizmin me gënjeshtrën e tretë: Berisha ka ikur! Por nuk gënjejnë më dot njeri përveç atyre që ose duan ose nuk mund të mos gënjehen. Disfata e 21 qershorit nuk është e Bashës por e Berishës. Prandaj dhe mesazhi i saj është: Berisha ik! Që të shpëtojë jo demokracia shqiptare por PD. Se sa për demokracinë, duhet ditur se për të nuk ka as liderë dhe as parti të pazëvendësueshme!

ateher ishte shuplak tash ishte grusht
Knockout-i fatal i 21 qershorit asht pasojë e krejt lidershipit PD, Salës, Lulit, Mulit, Rulit,etj. Pa largimin e kësaj bande famëkeqe nuk ka PD dhe opozitë konstruktive.
pd-ja nuk ka qene kurre nje opozite konstruktive. Ideali (berishist) i saj eshte mbrojtja nga ligji i banditeve te shqup-it. Cdo veprim i saj eshte projeksion i ketij ‘ideali’.
Vertet renie e madhe e PD, qysh nga krijimi, as 20 perqind te votave tamam. Por per aq sa ka bere Berisha dhe qe fatkeqesisht do t’i marre ne kurriz PD, prape jane shume. Qe te ringrihet nga e para ajo duhet rrezuar fare ajo ngrehine e kalbur. Ndryshe PS-lSI do te qeverisin gjate per fat te keq, sepse dhe ata nuk janejn engjej. Mbeten dy alternativa: rithemelimi i PD , duke denuar berishizmin , ose votimi i alternativave te reja qe jane cfaqur ne mjedisin politik shqiptar , ose qe do te shfaqen. Zgjedhjet e 2017 nuk jane larg, pra edhe keto dy alternativa duhet te nxitojne. Ne te kundert demokracia do te ngelet a opozite.
Tobe strafkulla
e tobe jarebi
ci ndodhi keshtu
menderit Salì ??!!
Babagjysh germuq
fytyre shemtuar
hatane qe ka ndodhur
a e ka kuptuar? !
I ka ardhur koha
plakut zgjebarak
tè mos lehe si qen
sokak né sokak.
Nje milione grushta
I rane né fytyre
Per t’a shporrur fare
Kete rrace tè ndyre!
Ky qen i zgjebosur
do vene né zinxhire
ndryshe do perhape
zgjebe dhe kellire.
Verdiktin me vote
qe ka dhene Sovrani
duhet t’a kuptoje
dhe Bujo Nishani.
Ta lere drejtesine
t’a thote ajo fjalen
dhe tè mos vazhdoje
né nje zgjedhe me Salen !
Edhe bazretin ne foto e keni si te djallit ……………………………………….pa le me punet.
Ju zente mortaja e 25 viteve jete qe i keni marre ketij populli.
Kjo tregon qe Berisha eshte komunist i vertet, pasi ata nuk i tradhetojne idealet e parimet, ata nuk luajne nga istikami.Nuk zbret maloku nga kali po nuk e qelluat me plumb ka thene Namik Hoti i PKSH
Plaku zgjebarak kerkon shkak per tu bère dèshmor dhe tè varroset te Azem Hajdari.Kèrkon te ngelet nè histori pèr mire njè ndyresirè krimineli qè ka diegur dhe shkatèrruar kombin,ka vrare dhe shitur e blere spiunè ñe favor te interesit personal,ka vjedhur pasurinè e shtetit ku kulishi i tij i transferoi me valixhe jashte shtetit.Ky èshte bastardi ,sadisti,kanibalisti me i madh i te gjitha kohrave.Duhet zhdukur qe tè mos gjendet kurrè si arka e Noes.
Jam plotesisht me Andrean per konkluzionet qe shkruan! Populli shqiptar eshte i mallkuar ! U be fushe beteje per romaket ,turqit osmanllinj,serbet grekun apo Zogu me te tjeret,Hoxha e pastaj me krimineli dhe tradhetari Sali ! Sa me shpejt te ngordhe berishizmi aq me shpejt shqiptaret do te hyne ne mendesine europiane!
I krishteri Stefan ,mos u shqeteso per Sline por per ate qe 25 vjet nuk ka EGZISTUAR,informacionin e demokracine.
Pd dhe lidershipi i saj edhe sikur te ishin ‘subjekt politik’ pas 25 vjetesh do kishin ikur e jo qe erdhen si bande e do kene fundin e BANDES.Problemi eshte i juaji i informacionit qe vetem gazetare te lire e te pa varur nuk kini qene dhe tani kerkoni ‘gjahtaret’ e radhes qe tu hedhin ndonje kocke si ZAGARET.JU PO KERKONI TE NDERRONI EMRIN E TE BEHENI FEVZINJ po jo te sales por te like floririt e te LALES.
Ju nuk u intereson e as e kini merak qe ky vend u shperbe dhe fjala demokraci e pluralizem ishin idjotesira te shpikura nga biberajt e ‘burrat e shtetit’.Ju ini miope dhe fatkeqesija me e madhe e popullit qe nuk dini te spjegoni as nga e kini krahun e menjgjer e te djathte pa le te argumentoni ‘subjektet politike’!
RAMIZ ALIJA QE ‘EMEROJ’ SALEN TE DJATHTE E TOSIN TE MAJTE KA VDEKUR BASHKE ME DEMOkROACINE TANI KUSH DO ‘PAGEZOJE’ LIKEN DHE RAMEN KUSH DO JETE DASHI I MENGJER E DASHI I DJATHTE QE ATA SHQIPEARE FATKEQ E ATA MILITANTE PA TRU DO ‘ I NDJEKIN SI DHELPRA PAS KOQEVE TE DASHIT’
Jua shpjegoj duke perdorur njohurite nga astrologjia dhe feng shui…se pari me feng shui…shqupi si godine mbart nje ngarkese te madhe negative sepse ish ushtaraket jane perdhunuar shpesh me ligje te padrejta…dhe kur perdhunuesi vendoset ne seline e te perdhunuarve rezultati alkimik eshte fatal…se dyti mbi shqup projektohet pingul konstelacioni i gomarit gjate sezonit te veres keshtuqe zgjedhjet keshillohet te mbahen vetem ne dimer…gjithashtu kreret e kesaj partie nuk duhet te shkojne per konsultim njekohesisht tek orakujt e sarisalltikut dhe shen andoit sepse perfaqesojne dy pole te kunderta energjie kozmike dhe bejne mase te forte…i keshilloj te konsultohen me shume me gazetarin Artan Hoxha te xhungles (pasi ai di gjithcka/po num diti gjithcka atehere nuk ka ndodhur akoma gjithcka)…si edhe te konsultohen me Zaloshnjen po ne prani te Artuj Zhejit…vetem ky i dekripton shifrat dhe parashikimet e Zaloshnjes…ahh te mbeshteten me pak ne konkluzionet e Tan Hoxhes analistit se ka semundje profesionale spin-in dhe nuk ben dallimin ndermjet publikut dhe shefave…
Eshte koha qe Lulzim Basha ta hedhi ne koshin e plehrave ” b e r i s h i z m i n “dhe ne baze te nje analize te thelle,jashte euforise qe disa analiste e shprehin pa pike llogjike me: ..”Pd ka ritje ne votues, Pd ka fituar ne bastione te te majtes..” e brockulla te tjeraEshte koha qe PD te shkundet nga themeli dhe e mira e te mirave eshte qe analizen ta beje pa pjesemarjen e Sali Berishes, ketj persoazhi qe aq deme i ka sjelle vendit e PD-s.
fred:Po per ish kooperativistet qe merr 30 leke per dite pune nese e bente normen kur do flasesh.
fred:Po per ish kooperativistet qe merrte 30 leke per dite pune nese e bente normen kur do flasesh.
Andrea stefani mos i bin nje te ngordhuri ne qafe, per mua je nje gazetar me shume i majte, por vetem po to kujtoj se Rama u be dy vjet ne pushtet dhe ne qoftese ekonomia nuk ngrihet ne dy vitet ardhshme atehere Do te kemi nje ngritje te PD.Keshtu ndodhi edhe me Nanon prandaj Rama mos te merret vetem me korrupsionin por paralel me kete edhe me Ekonomine.
Bjeri bishes kurrizit,se per plumb kane vdek burrat.PD le ta mbaj ne garderobe,kush ja duron grahmen!Mua me behet qejfi qe kane vendosur te ngordhin me gjithe bishen,se dua ta shoh te kalbet bashke me ngordhjen.Ne 2017 perfundon me 10%,si parti e Nard Ndokes njehere.
Ore Mark qe te cafte ujku,,,c,lidhje kane kooperativat me kete shkrim. Duhet pa tjeter te largohet me cdo kusht nga skena politike dhe shoqerore shpellari dhe ne krye te parties tende te vijne njerez me mentalitet te ri te shkeputur nga e vjetra.Nuk po I degjon te gjithe kreret e partive qe kane dale fitimtare nga keto zgjedhje?,,fitova thote PSja me te drejte,,,fitova thote edhe PDja ,,,LSIja,,,PRja,,,Camet,,,FRDja,,,G99,,,po kush humbi?,,Por NQS edhe ti mendon se ke fituar atehere per nje parti me mentalitet te tille nga qendra ne baze rinovim nuk do te kete dhe PDdo vazhdoje te firoje e te humbase.
Atehere ishte “shuplake” tani eshte rruspull…
Vetem nje gje nuk me pelqen ne keto zgjedhje dhe ato qe do vijne:gjithe hajdutet dhe servilet e pd-es por dhe te partive tjera po i bashkohen partise hajdute LSI!
Z.STEFANI,ju pergezojme per analize.Edhe shume komentues ju admirojne.Por SALIU NUK IK!!!!Pesre:Nuk iken vet por nuk e len edhe te tjeret pas tij.1-Nuk iken vet se menjehere do i turren te gjithe ata qe AI u ka vrare,vjedhur,shitur,shkaterruar,shume-shume,oh sa shume.Dhe kundershtaret me te shumt ai i ka nga vend-lindja e tij.2-Nuk e len te tjeret,pasi ai i di shpuren qe e ka mbeshtetur ne paudhesit e tij.u ka sajuar dosjet.Dhe po iku,AI do ti dekonspiroi te gjithe dhe ata do perfundojne ne deren e drejtesise(NQS do behet drejtesi) ose do ja mbathin.Po kush do ngelet ne PD?? Luli vodhi , vrau dhe shiti detin.Ndaj Sala e emroj kryetar qe te zbatoi urdherat e tij ndryshe…ne burg.Dhe luli çirret,mashtron…i detyruar prej tij.Pra PD ka marr fund.Ajo shpeton prej tij,poe edhe shqiperia, nese SALIU VDES nga perendia. Dhe qeveria perseri do fajsohet per vdekjen e tij natyrale..!
Ky person eshte gazetari me llogjike dhe kurajo te hekurt . Kete e deshmion me c’do shkrim . Lexon dhe nuk eshte mendjemadh . I. Foto
*****P.D-ja s S.Berishes dhe L.Bashes per shqiptaret e ndershem ka qene dhe eshte nje parti bandite te gjithe jane e duhet te jene ne ndjekje penale per vjedhje ,tradhti ndaj atdheut dhe per droge,kondrabande armatimi e municionesh,hajdut votash,vrases me pagese ,vjedhje fondesh ne permasa te mdha ,perdoruesit e fjalorit me rrugaqror ,shpifsit e falsifikator te rrezikshem te histories ,tani nje parti gjithmone ne zhdukje,mos I mbifte fara ketyre plehrave .Ke para me kete parti futesh ne pune ,s’ ke para s’ je kerkushi.Ideali per keta nuk eshte demokracia por eshte paraja ,krimi ,droga , shpifja dhe vrasja pas shpine.Eshte knaqesi qe tani populli eshte zgjuar dhe e ka hedhur ne gremine .Vetem hajdutet ,vrasesit e mashtuesit I shkojne mbrapa.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~##