Infot më të shpëlara të këtyre dy ditëve, deri krejt të panevojshme në këtë klimë acari politik dhe një stresi social deri në makth, janë ato mbi vizitën që po bën Presidenti Nishani në SHBA. I ftuar për “Mëngjesin e Lutjeve”, një rit kortezial tradicional i organizuar nga Uashingtoni, që në vite ka pësuar një zhvlerësim të dukshëm si lajm (kryeminsitri Thaçi nuk preferoi të shkonte, paçka ftesës), siç kanë pësuar zhvlerësime ca takime krejt korteziale deri në rëndomsi që realizohen në të tilla raste me senatorë a kongresmenë, prej së cilave, dalin ca deklarata, aq zyrtare e të thata, sa lajmi që i përmban të duket se vlen vetëm për të plotësuar një minutazh të caktuar të hapësirës informative. I vetmi lajm që ishte tentuar të prodhohej nga vizita e Nishanit në SHBA, ishte ai mbi alarmimin, medemek të Uashingtonit për qeverisjen e majtë, afërmendsh e një gazete të opozitës, i vlefshëm si lajm ndoshta për vitin 1994 , por jo për 2014. Nuk marr përsipër të them se atë që mendoj unë për Presidentin në zëra të përgjithshëm, e mendojnë të gjithë shqiptarët. Por në një zë, e kam një pretendim të tillë: në atë që Presidentin do donim të kishim pak më ndryshe, në kuptimin që jo thjesht e kushtetueshmërisht të ishte përfaqësues i unitetit të popullit, por që të linte gjurmë në popull me rolin e tij, fjalën që thotë, iniciativat që merr, që mos ngjajë si i punësuar në Presidencë, por si një President, i cili, edhe në mos pastë shumë kompetenca kushtetuese, të ketë autoritetin e duhur për të përçuar unitet. Një President i duhur në këto kohë të trazuara politike dhe prej politikës, do ishte ai që do mund të pajtonte politikën, të ulte gjakrat e ndezur, e të bëhej garant i një kompromisi mes palëve, që edhe mes halleve të mëdha, të paktën njerëzit të mos torturoheshin dhe nga animalizimi i gjuhës politike, që u kumbon ndër veshë çdo çast. Ja ta tilla lajme do donim. Nëse Presidenti nuk na i mundëson dot, as ne e as vetes, të mos na trazojë stomakun me lajme të tipit “lëtyrë e pangrënshme” me vizita jashtë shtetit, Qoftë dhe në SHBA. / E.H.
nje sakate injorante qe injoroi gjithe shqiperine dhe shqiptaret
Po car na plas trapi per kete palo president,ky eshte president i familjes se huliganit berisha mjafton te shohesh menyren sesi u zgjodh dava rraketiku,ky nuk eshte per veten e vet e jo me per popullin..
Ulok nga trutë, ulok nga këmbët, president leshi.
Po ky Pressident eshte nje servil e sahanlepires i Saliut sikuader dhe letyre si intelektual. Prandaj edhe nuk duhet pretenduar se mund te ket lajm mga Amerika, sepse ate e presin vetem ca qojtexhi.
KY NUK ESHTE PRESIDENTI I SHQIPETAREVE POR I FAMILJES SHPELLAR VUCITOLIT…BEJENI ME REFERENDUM E DO E SHOHIM NESE E DO NJERI KETE HAJVANIN PER PRESIDENT
Te na rroje e na lente te gjitheve mbrapa.
Nje nga menyrat me efikase per te konsumuar taksat tona me efektivitet…
mani mer mretin se u xeru.
Presidentin Nishani dhe Kryeministrin Thaci i ftojne ne SHBA, kurse Ramen jo. Keto jane pasojat e atyre deklaratave qe bene Kerry dhe Moore e qe PS nuk i komentonte. Por keto jane mesazhe amerikane e Rama te shtrengoje bY… se ata ” flasin ” edhe me ftesa te munguara.
Ka nje proverb shqiptar : “Miun nuk e nxen vrima merr dhe kungull me vete ” . Ky ka marre me vete dhe Mediun , qe kushdo e di , qe ka orkestruar Gerdecin , per interesa korruptive .
Shqiptaret presin te reformoi drejtesine , ky president , qe ka thene : “Drejtesija do te vetsherohet ” .Drejtesija le te vetsherohet dhe ky me kriminele potenciale te lutet , qe te dali ndonje rruge tjeter diku ne planet , per t’u argetuar , sepse nga puna qe I eshte besuar e ka mbledhur mendjen . I. Foto
Une do te doja te dija se cfare ka ngrene per mengjez.
Pastaj, ky eshte MUSLIMAN, atje lutjet behen ne menyren e KRISHTERE.
Me duket ky ja ka fut kot, ka thene, jam qe jam, meqe me kane ftuar tja fus nje rruge andej nga Amerika, meqe me doli edhe qari….
Keshtu eshte kjo pune; Qari, Jari, Zari, .. ari, e pa mabrim.
Nga foto duket se ka bere shurren ne breke…gjynah, sakat hesapi!
As më interesoi dhe as e ndoqa këte vizitë. E pashe vetem kalimthi ne nje stacion me nje kryetar shoqate shqiptaro amerikane. Gjeja e vetme qe me vajti ne mendje ishte “pse te mos sajojmë dhe ketu një mengjez lutjesh që burrat te na behen me mustaqe si jari “?
Xhoni e porositi Nishanin qe te ruaje Mediun si nje thesar te rralle dhe ti transmetoje Saliut pershendetjet me te thella.Pa Mediun e Saliun shqiperia do te ishte e panjohur dhe Jo demokratike.Lutuni me ne ju burrat e shtetit se shpenzimet Jane te arrant miletit.
President magjyp … Nga Bujar Mehmeti e beri Bujar Nishani … E tani Bujar Mustaqemiu… I duket vetja burre se ma mustak. Ore po me gruan e tij si ja del ky? Apo me gishta 😉