Ja, erdhi koha kur dhe çobenërit anëve tona, nuk janë aq të paqëm. Në folkun tonë gjenden shumë krijime për ta, e populli u ka kënduar më ëndje; ndërsa në repertorin e Ema Qazimit, ndodhet dhe një këngë kushtuar kësaj figure, që për shkak të mirësisë, nuk i është vënë kurë në dukje rëndomësia, e përfaqsuar nga morrat me shumicë dhe era e qelbur që u vjen nga bashkëjetesa me bagëtitë. Tek kënga e Emës, vërtet që çobani bie në dashuri me një vajzë që shkon tek kroi për të mbushur ujë, por nuk shkon t`ia shqyejë rrobat e ta përdhunojë atë. Por ja që, çobenërit e sotëm e bëkërkan një proçkë të tillë kriminale. Dy personat e arrestuar nga policia e Fierit me akuzën e grabitjes dhe përdhunimit të një çifti muaj më parë në pyllin e Semanit, pretendojnë se kanë qenë duke kullosur bagëtitë, kur teksa kanë parë një “film pa pare”, i janë dorëzuar tundimit për t`iu sulur çiftit si ujqërit mbi tufën e deleve. Por ç`ndodh: në sendet e sekuestruara, nuk ka as fyell, as krrabë, as torbë buke, e as ndonjë këmborë; por ka maska krimi! E pra, çfarë si t`i quash: Çobenër të përvëluar, kriminelë të fshehur nën guna çobenjsh, apo thjesht “bagëti” e trallisur për seks (meqë e përdhunuara ka deklaruar se qelbeshin era bagëti)?!/E.H
